|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
17-10-07, 21:17
|
#1
|
BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Titulli: Ismail Kadare
Kercenimi
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|
|
|
17-10-07, 21:19
|
#2
|
BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Titulli: Ismail Kadare
Llora
-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.
-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.
-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.
-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.
-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.
-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?
-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.
-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.
-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.
-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.
-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!
-XII-
Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|
|
|
17-10-07, 21:20
|
#3
|
BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Titulli: Ismail Kadare
Pa ty
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|
|
|
18-10-07, 00:22
|
#4
|
Anėtarėsuar: 03-07-06
Vendndodhja: Nė vend tė tė rreshurave
Postime: 21
|
Titulli: Ismail Kadare
Mall
Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...
Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"
Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
|
|
|
18-10-07, 07:51
|
#5
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Ismail Kadare
Kinema e Vjetėr
Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohėsh mė s'lozin filma tė pėrsėritur,
Ku s'bėjnė mė zhurmė njerėzit me karriget,
Ku nė pushimet e seancave
S'shesin kikirikė.
Ekrani me njolla,
Megafonėt prishur,
Stolat janė boshe si radhė tė pashkruara;
Kėtė poemė stolash tė gjatė, tė braktisur
Nga dera e vėshtroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fėminisė,
Kinema e rrėmujės,
Kam parė aq vende,
Kam parė aq salla,
Por n'asnjė prej tyre s'kam hyrė me aq bujė,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakė,
E rralla!
Mė mirė asgjėkund veten s'e kam ndier,
As nė sallat luksoze me kadife qė shndrit,
Megjithėse nė to me leshverdha kam qenė,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekė, lekė,
Tė mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gėzuar nė biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafė e Pazarit
Tė shkruara nga vetė portieri Qani. Pėr tė njėjtin film tek njėra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punė s'i prishte.
T'i falnin ty tė gjitha,
E dashura,
E vjetra.
Nė atė copė ekran,
Pėr herė tė parė,
Njė copė tė botės sė gjerė ne pamė.
Nė gjashtė metra katrore.
Bota fund s'kish e anė,
Bota ngjante e shkėlqyer,
Ndonėse ekrani ish me arna.
Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bėrrylat, shtetet ishin me arna.
Por nė sytė tanė
Kish tė tillė dritė,
Qė nuk e patėn kurrė
Mė tė ndriturat ekrane.
Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Stola ku janė ulur varg
Ditėt e fėminisė,
Cicėronjėse gjithmonė
Si njė rresht zogjsh
Mbi njė tel telefoni.
Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Stola tė rėndė, tė gjatė, tė vithisur.
Nė ēdo moshė qė tė hyj,
Nė ēdo vend qė tė vete
Si hamall kėto stole
Do t'i marr me vete.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
18-10-07, 14:17
|
#6
|
-Shum i Thjeshte-
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
|
Titulli: Ismail Kadare
Mall
Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr ty unė befas ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet,
Dhe rrallė shihemi sa rrallė. Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.
Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,
Kurse tė fjeturit janė veē".
Nė ē'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall
__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
|
|
|
18-10-07, 14:57
|
#7
|
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
|
Titulli: Ismail Kadare
Ismail Kadare
LAMTUMIRA E FUNDIT
Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithė lule, gjithė yje;
Dhe sytė tė pėrlotur me trishtim
Dhe pamje e rėndė zije.
O shokė! Pėr tė fundit herė sot,
Babanė po pėrcjell turm e pasosur
Me dhėmbje tė kulluar e me lot,
Me zemėr tė plagosur.
Dhe ja tani, mes heshtjes, nė eter,
Njė zė i njohur, qartė po dėgjohet.
Nė emėr tonė sot, shoku Enver,
Pėrpara tij betohet.
Nė gjysmė-shtiz flamurėt era tund,
Gjėmime topash ndihen nė hapėsirė;
I jep Stalinit turma e pafund,
Tė fundit lamtumirė.
Pra, lamtumirė mik i madh, baba!
Ēdo zemėr i thotė sot lamtumirė.
Sė bashku me Leninin krah pėr krah
Ay ka pėr tu shtrirė.
Pushon tashti Ay nė qetėsi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon tė rrojė!
Dhe fjal e tij e urtė pėrsėri
Pėrpara do na ēojė!
|
|
|
18-10-07, 20:14
|
#8
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Ismail Kadare
Tė Huaj Jemi
Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė. Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.
Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.
Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:59.
|
|