Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer
Prologu i krijimtarise se Becquerit eshte nje mrekulli me vete. Majfton te lexosh ate dhe kupton se per cfare do flasi vargu dhe proza e tij.
Ai vdes 34 vjec dhe ne kaq pak vite ka mundur te shkruaj pothuajse gjithcka. Mendoj se eshte nder te rrallet qe kaq shpejt ka mundur te bej kaq shume.
Mua me ka rrembyer kjo krijimtari dhe shpresoj e uroj te mund te percoj te njejten ndjesi tek te gjithe qe do ta lexojne te perkthyer nga une.
BRENDIA SIMFONIKE
Neper kende te frikshme te trurit tim, te kruspullosur dhe te zhveshur, flene femijet ekstravagant te fantazise sime, flene neper te turbulluarit cepa te trurit, te kruspullosur dhe te zhveshur, duke pritur ne heshtje qe Arti tu japi shikimin e fjaleve, dhe te mund ti paraqes me dhjetevjecar ne skenen e botes.
Fekondohet , si qumshti i dashurise se Mizeries, dhe ju ngjan atyre prinderve qe krijojne me shume femije nga cmund te ushqejne, Muza ime percepton dhe shfaqet ne faltoren misterioze te kokes, populluar nga krijime pa numra, per te cilat as aktiviteti im dhe as gjithe vitet qe me ngelen per te jetuar nuk mjaftojne per tu dhene forme.
Dhe ketu, brenda, te zhveshur dhe te deformuar, te kthyer dhe te perzier ne nje konfuzion te pa pershkrueshem, i ndiej ndonje here te acarohen dhe te jetojne me nje jete te erret dhe te huaj,shembelltyra te atyre shikimeve qe vlojne dhe tendosen ne nje ankth te perjetshem, brenda vragave te tokes sime, pa takuar forza te mjaftueshme per te dal ne siperfaqe dhe per tu shnderuar, ne puthjen e diellit, ne lule dhe fruta.
Me mua ikin, te destinuar te vdesin me mua, pa mundur qe prej tyre te mbetet fytyre tjeter pervec asaj qe le nje enderr ne mesnate, qe ne mengjez nuk mund te kujtohet.Ne disa raste, dhe para kesaj ideje te tmershme, zgjohet tek ta instikti i jetes, dhe duke u shqetsuar per te tmerrshmen , edhe pse te qete dhe te lengesht, kerkojne nje shteg nga ku mund te dalin ne drite nga erresirat ku jetojne.Por ,AJ,qe mes botes se ideve dhe formes ekziston nje gremine, dhe prej saj vetem fjala mund te shpetoje, dhe fjale, e turpshme dhe dembele , qe nuk deshiron te perdori forcen e saj per ti shpetuar . Memec, te erret dhe te pafuqishem, pas luftes se kote kthehen dhe bien ne brazden e udhes qe kishin, ashtu si bien gjethet e verdha mbasi pushon era.
Keto veprime te femijeve rebel te imagjinates shpjegojne disa nga ethet e mia; ato jane shkaku, te panjohura nga shkenca, i shperthimeve dhe i pakurajos sime. Dhe keshtu, edhe pse keq, vij duke jetuar deri ketu, duke kaluar neper indiferencen e kesaj furtune te heshtur ne koken time. Keshtu jetoj; por te gjitha gjerat kane nje fund, dhe ne fund jam une qe vendos pikat mbi i.
Ne Pagjumesi dhe ne Fantazi vazhdojne te krijojne mostra. Krijimet e tyre, ju ngjajne bimeve rakitike, godasin per te shfaqur ekzistencen e tyre fantastike, duke shtyre atomet e kujteses si ne nje loje me token sterile.E nevojshme eshte tju hapesh rruge ujrave me te thella , qe shkaterruan digen, duke rritur prurjen e tyre te gjalle perdite.
Ikni tani; ikni dhe jetoni te vetmen jete qe mund tju jap! Inteligjenca ime do tju ushqej mjatueshem qe te mund te jeni konkret. Do tju vesh edhe pse me zhele, mjaftueshem do jete qe te mos turperohet lakuriqesia juaj. Une do doja te shtroja per cdo njerin nga ju nje strof te mrekullueshme mbushur me shprehje te embla, ne te cilen te mund tju rrethoja me krenari, si ne nje veshje te purpurte. Une do doja te mund te gdhendja strofen qe ju duhet te keni, njesoj si te gdhend nje kupe prej ari ne te cilen do ruhet nje parfum i shtrenjte. Me shume eshte e pamundur!
Mjaft me, kam nevoje te pushoj; kam nevoje, ne te njejten menyre sic trupi per gjakun qe kalon neper vena duke shtyre fort, te shplodh trupin, nga mbajtja e kaq shume absurdeve.
Jeni, te dorzuar ketu, si ylli i mjegulluar qe shenon kalimin e nje komete te panjohur; si atomet e humbura ne nje bote ne embrion qe shperndan ne ajer vdekjen perpara se Krijuesi te kete mundur te shqiptoje Fiat Lux (Le te behet Drita) qe ndan qartesine nga hijet.
Nuk dua qe ne netet e mia pa endrra te ktheheni duke me kaluar perpara syve, ne nje zhvillim ekstravagant, duke me kerkuar me gjeste dhe perdredhje pse ju nxorra ne jeten reale, nga skuta ku jetonit te ngjajshem me fantazmat pa lidhje.Nuk dua qe me prishjen e kesaj harpe te vjeter te humbasin edhe notat e mohuara qe kishte.Dua te merrem pak me boten qe me rrethon, nese mundem, te ndaj syte e kesaj bote qe kam brenda ne koke. Me kushton pune te di cfare gjerash kam enderruar dhe cilat me kane ndodhur; dhembshurite e mia ndahen mes fantazmash te imagjinates dhe personazheve real; kujtesa me sjell emra femrash dhe data e dite qe nuk kane ekzituar pervecse ne mendjen time. Me e sakte eshte te mbyll nje here e pergjithmone peshtjellimet qe kam ne koke.
Nese te vdesesh eshte te flesh, dua te fle ne paqe ne netet e Vdekjes, pa ardhur ju, qe te jeni makthi im , duke me mallkuar qe ju kam denuar me asgje perpara se te lindni. Ju duhet te ikni, me pas, nga bota, ne te cilen kontakt i saj ishit dhe te rrini ne nje komo ku te tregoni per qenien qe takuat ne nje shpirt qe kaloi ne toke me gezimet dhe dhimbjet e tij, shpresat dhe luftrat qe beri.
Njehere, shume shpejt do jete, duhet te bej gati canten per udhetimin e madh; nga njera ore ne tjetren mund te ndaj shpirtin nga materia ime per ta vendosur ne vende me te pastra. Nuk dua, kur kjo te ndodhi, tju marr me vete, si ekuipazh shumengjyresh te nje shitesi endacak ne nje anije, apo si thesarin e fshehur dhe apo si zhelet qe ka mbledhur fantazia ime ne trurin e bute.
Perktheu Meri Lika
|