Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-12-07, 07:44   #1
luan_i
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Postime: 1,846
luan_i e ka pezulluar reputacionin
Gabim A po eksperimentohet edhe mė tej me Kosovėn

Nė njė dokument sekret tė pėrpiluar nga ekspertė juridik tė BE-sė, qė tashmė po qarkullon nėpėr duar tė zyrtarėve tė Brukselit, konstatohet se “Rezoluta 1244 do tė mbetet nė fuqi edhe pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės”, sepse sipas interpretimit tė tyre “ 1244 nuk e parandalon shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės”(!!!).

Psh. Nė parimin 5 tė Aneksit 2 tė Rezolutės 1244 thuhet (po citoj):“ 5. Vendosja e njė administrimi tė pėrkohshėm pėr Kosovėn si pjesė e pranisė ndėrkombėtare civile nė bazė tė tė cilit populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, autonomi qė do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė...” etj...,etj...

A mund ta paramendojmė Pavarėsinė e Kosovės me Rezolutėn 1244? Unė, pėr veten time, jo!


luan_i Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-12-07, 10:23   #2
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po eksperimentohet edhe mė tej me Kosovėn

Eksperimentet e metejme do te ndodhin,ne Kosove do te ket vezhgues ne te ardhmen e jo administrues qfar kemi tash.
Pamvarsimi do te behet ate e lejon Karta e Kombeve te Bashkuara-; veshtro te drejtn e Vetvendosjes.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-07, 15:35   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po eksperimentohet edhe mė tej me Kosovėn

Rezoluta 1244 nuk parandalon pavarėsinė e Kosovės, thuhet nė njė dokument tė ekspertėve evropianė

Bruksel, 17 dhjetor - Nė njė dokument tė pėrpiluar nga ekspertėt juridikė evropianė dhe i cili ka karakter sekret, janė paraqitur tė gjitha argumentet kyēe legale, sipas tė cilave rezoluta 1244 nuk parandalon pavarėsinė e Kosovės. Elementi mė diskutabil nė Rezolutėn 1244 ēėshtja e integritetit territorial tė Jugosllavisė e mė pas Serbisė, sipas kėtij dokumenti i referohet vetėm periudhės tranzitore gjatė pėrcaktimit tė statusit. Nė dokument thuhet se referenca e integritetit territorial pėrmendet vetėm nė preambullėn e Rezolutės 1244. Preambullat e rezolutave tė KS nuk janė legalisht obliguese, thuhet nėl dokument. Nė letrėn sekrete qė qarkullon tek vendet anėtare tė BE sė theksohet mė tutje se pavarėsisht nga dokumentet ndėrkombėtare joparaqitja e njė etniteti sipas tė drejtės ndėrkombėtare, mund tė merret vendim politik pėr njohjen. Shtetėsia, thuhet nė dokument varet nga njohja e mė shumė se njė shteti. Bashkimit Evropian i rekomandohet qė tė pajtohet nė parim tė njohė pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa t'ua lėrė vendeve anėtare qė tė vendosin pėr aspektin kohor dhe procedurat tjera nė lidhje me kėtė veprim. Sa i pėrket misionit tė BE sė nė Kosovė, qė kontestohet nga pala serbe dhe ruse, ekspertėt ligjorė evropianė e shpjegojnė me faktin se Rezolut 1244 parasheh praninė civile e cika nuk e specifikon nėse kjo duhet tė jetė eksluzivisht e Kombeve tė Bashkuara. Shpjegimi mė i thjeshtė i kėtij dokumenti i referohet KFOR it i cili edhe ashtu vepron me mandat 1244 it. Sipas kėtij dokumenti reomandohet qė autoritetet kosovare pas shpalljes sė pavarėsisė t'i bėjnė thirrje Misionit tė BE sė qė tė instalohet nė Kosovė dhe KFOR it qė tė mbetet nė vend dhe nė kėtė mėnyrė i jepet edhe njė bazė e fuqishme ligjore.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-07, 05:25   #4
luan_i
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Postime: 1,846
luan_i e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po eksperimentohet edhe mė tej me Kosovėn

Se ēfarė pengesash ka paraqitur dhe paraqet rezoluta 1244 nė aspektin e ndėrtimit dhe funksionimit tė “institucioneve tė Kosovės”, kjo tashmė dihet nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por edhe nga faktorėt relevant ndėrkombėtarė. Pėr kėto tetė vjet e ca tė administrimit nga UNMIK-u, nė tė vėrtet tė sundimit tė tmerrshėm nė tė gjitha sferat e jetės nga kjo ngrehinė tutorėsh tė KS tė OKB-sė, nė Kosovė janė bėrė shumė eksperimente politike, ekonomike etj etj., ndėrsa “institucionet e Kosovės” edhe pse kishin dalur nga zgjedhjet “verdikti i popullit”, nė kontinuitet do tė demonstrojnė vullnetin dhe gadishmėrinė pėr t“i shėrbyer interesave gjeopolitike - strategjike tė faktorėve tė ndryshėm jashtė Kosovės, se sa vetė qytetarėve tė Kosovės!


Pse ka ndodhur dhe pse ndodhė kjo?!

Kjo ka ndodhur dhe ndodhė, sepse vetė sistemi i administrimit nė Kosovė i ndėrtuar mbi bazėn e rezolutės 1244, prej ku kanė gjeneruar pastaj “korniza kushtetuese”, qindra rregullore e “urdhėrash ekzekutiv” etj., kanė bėrė qė gjithė superstruktura pushtetore nė Kosovė (vendore dhe ajo ndėrkombėtare) tė pėrqėndrohet tek sovrani UNMIK!


Prandaj, kur kihen parasysh kėto fakte, ėshtė i ēuditshėm, vėrtet shumė i ēuditshėm interpretimi i ekspertėve ligjor tė BE-sė, se rezoluta 1244 nuk e parandaloka shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės (!!!)


Sa pėr ilustrim, po i referohem pjesėve tė kėsaj rezolute.


Nė pikėn 10 tė rezolutės 1244 tekstualisht thuhet, (po citoi): ”10. Tė autorizojė Sekretarin e Pėrgjithshėm qė me ndihmėn e organizatave pėrkatėse ndėrkombėtare tė vendosė njė prani ndėrkombėtare civile nė Kosovė pėr tė siguruar njė administrim tė pėrkohshėm pėr Kosovėn nėn tė cilin populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, prani qė do tė sigurojė njė administrim kalimtar ndėrkohė qė edhe do tė themelojė institucionet e pėrkohshme demokratike vetėqeverisėse si dhe do tė mbikėqyrė zhvillimin e tyre pėr tė krijuar kushtet pėr njė jetė paqėsore e normale pėr tė gjithė banorėt e Kosovės;”


Pastaj “Aneksi I” i rezolutės 1244 - parimi i gjashtė i G8-tės ndėr tė tjera saktėson (Po citoi): “Njė proces politik drejt arritjes sė njė marrėveshjeje pėr njė kuadėr politik tė pėrkohshėm qė do tė sigurojė njė vetėqeverisje substanciale pėr Kosovėn duke marrė plotėsisht parasysh marrėveshjen e Rambujesė dhe parimet e sovranitetit dhe tė integritetit tokėsor qoftė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, qoftė tė vendeve tė tjera tė rajonit, si dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė;”


Ndėrkaq nė parimin 5 tė Aneksi 2 tė kėsaj rezolute thuhet (po citoi): “ 5. Vendosja e njė administrimi tė pėrkohshėm pėr Kosovėn si pjesė e pranisė ndėrkombėtare civile nė bazė tė tė cilit populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, autonomi qė do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė...” etj etj


Pėr mė tepėr nė kėtė rezolutė specifikohen edhe modalitetet shtesė ( pėr rikthim tė forcave serbe), pėrfshirė kėtu rolin dhe funksionet e personelit jugosllav/serb nė Kosovė, saktėsisht, pėrcaktohen (po citoi): “ Pajisjet qė bashkėshoqėrojnė personelet qė do tė rikthehen; Referenca e kushteve pėr pėrgjegjėsitė e tyre funksionale; Grafiku kohor i rikthimit tė tyre; Konturimi i zonave gjeografike pėr operacionet e tyre; Rregullat qė qeverisin raportet e tyre me praninė ndėrkombėtare tė sigurisė dhe me misionin ndėrkombėtar civil.”...(!!!) ( Pėr mė tepėr lexoni tė plotė rezolutėn).

Kjo besoj nuk do koment tjetėr.

Pa u futur nė elaborimin e zhvillimeve tė shumta qė kanė ndodhur ditėve tė fundit nė Kosovė dhe rreth saj, me kėtė rast vė nė spikamė vetėm njė ngjarje ogurzezė: hapjen e zyrave nga Qeveria serbe nė Mitrovicėn veriore, nė enklavat e sforcuara serbe ( edhe me pakon e Ahtisarit) si dhe nė Sharr ( ish – Dragash) nga komuniteti goran pro-serb, e cila tregon qartė se kah po shkon Kosova.

Mė 10 dhjetor me rastin e hapjes sė zyrės nė Mitrovicėn veriore, ministri pėr Kosovė nė qeverinė serbe Sllobodan Samarxhiq, pati deklaruar se Serbia do tė “instaloi njė paralelizėm tė plotė institucional nė Kosovė" .

Se ėshtė kėshtu shihet edhe nė dokumentin qė po qarkullon duarve tė zyrtarėve tė lartė tė BE, qė tashmė nuk ėshtė sekret, nė tė cilin autorizimet

Edhe misioni i ri qė pritet tė instalohet nė Kosovė, e qė do tė monitorohet nga BE, do tė jetė edhe mė i fuqishėm dhe mė i rreptė nė kopmpetencat qė do ti ketė. Pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar do ta ketė fuqinė dhe tė drejtėn qė ta pėrjashtoj secilin zyrtar tė zgjedhur me votėn e qytetarit tė Kosovės. Gjithashtu ai do tė ketė tė drejtė qė ti ndryshoj dhe anulojė ligjet qė miratohen nė Kuvendin e Kosovės nga tė zgjedhurit e popullit. Kėto kompetenca, si dhe plot tė tjera, gjithsesi tė disfavorshme pėr Kosovėn, flasin qartė pėr pavarėsinė qė pritet ta kemi.


luan_i Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.