|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
22-01-08, 00:50
|
#1
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Beteja e Kaēanikut
Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.
Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.
Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur ti rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.
Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.
Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini?, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy netė rresht u zhvilluan atje luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti ti rrethonte kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė pėr tu rėnė prapa krahėve kryengritėsve.
Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn, qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:54
|
#2
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Mbrojtja e Carralevės (8-10 maj)
Pas pushtimit tė Grykės sė Kaēanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke u vėnė nė krye tė operacioneve, urdhėroi tė marshohej nė drejtimin Shtimje-Carralevė. Ai ndau ushtrinė nė tri kolona, tė mbėshtetura nga artileria malore.
Grykėn e Carralevės e mbronin tre mijė kryengritės, qė treguan guxim dhe aftėsi luftarake. Por pozita e tyre u vėshtirėsua kur u dolėn nė shpinė forca osmane tė prira nga udhėrrėfyes serbė dhe nga ndonjė turkoman prej parisė shqiptare. Me porosinė e konsullatės serbe nė Prishtinė, mėsues, klerikė dhe banorė serbė qenė vėnė nė shėrbim tė ushtrisė turke.
Mėsymjes sė forcave osmane kundėr kryengritėsve u parapriu edhe kėtu nė Carralevė, sikurse nė Kaēanik, goditja me artileri jo vetėm e pozicioneve tė luftėtarėve shqiptarė, por edhe e fshatrave tė pambrojtura.
Mė 7 maj 1910 u zhvilluan pranė Jezercės luftime tė pėrgjakshme. Forcat osmane mundėn tė ēanin pėrpara vetėm pasi u erdhėn pėrforcime tė tjera.
Me gjithė trysninė e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane dhe tė goditjeve tė zjarrit tė fortė tė artilerisė, mbrojtėsit e Grykės sė Carralevės qėndruan me trimėri. Edhe pse u gjendėn pėrballė njė armiku qė kishte epėrsi nė njerėz e nė armatime, shqiptarėt vijuan qėndresėn nė kėtė pikė disa ditė me radhė. Por mungesa e municionit dhe e ndihmave qė priteshin nga ēasti nė ēast, e bėnė tė pamundur pėrballimin e mėtejshėm tė sulmeve tė forcave osmane. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i talentuar ushtarak.
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Pas luftimesh tė rrepta, tė mbėshtetura nga artileria, qė nuk kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosovės e pas tij edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqėruar nga Shefqet Turgut pasha dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hynė nė qytetin e Prizrenit. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė.
Ministri i Luftės u detyrua tė pranonte para parisė sė Prizrenit se, ndryshe nga kryengritjet e mėparshme, kryengritja e tanishme ishte e pėrgjithshme edhe mė e organizuar. Ai deklaroi gjithashtu se tani kishte nėn komandė njė forcė tė pėrbėrė prej 50 mijė ushtarėsh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme tė vijonte operacionet ushtarake pėr nėnshtrimin e plotė tė shqiptarėve. Ai ndėrmori masa terrori nė Prizren dhe nė rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake dėnuan me vdekje disa dhjetėra kryengritės. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe shqiptarėt qė i kishin bėrė ndonjė shėrbim komandės osmane. Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato ditė se krimet dhe barbarizmat qė po kryente regjimi xhonturk nė Kosovė, qė ishte bėrė Vendi i litarit, ishin aq tė mėdha, sa nuk mund tė pėrfytyroheshin nga opinioni publik evropian
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:58
|
#3
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Qėndresa e kryengritėsve nė Qafė-Morinė dhe nė Qafėn e Agrit
Nė qershor ushtria osmane vijoi veprimet luftarake nė zonėn e Drenicės dhe pėrreth saj. Por paqėsimi i Kosovės nuk qe i lehtė e u shoqėrua me humbje tė mėdha. Pėr kėto humbje dėshmon edhe mbajtja e qindra ushtarėve tė plagosur nėpėr hekurudhėn Mitrovicė-Selanik. Marshimi i forcave qeveritare nė Kosovė, nėn drejtimin e ministrit tė Luftės, u shoqėrua me terrorizimin e me poshtėrimin publik tė kryengritėsve qė nuk iu bindėn autoriteteve osmane. Sheshet e qyteteve Prizren, Rahovec, Gjakovė, Pejė e tė tjera u kthyen nė arena tė keqtrajtimeve tė banorėve tė Kosovės.
Bastisja e shtėpive dhe arrestimet nė masė u bėnė nė bazė tė urdhrit pėr dorėzimin e armėve brenda 12 orėve. Burgjet u mbushėn me tė burgosur, qė u nėnshtroheshin torturave. Edhe krerėt, si Shaban Binaku, qė do ti besonin faljes sė shpallur nga autoritetet xhonturke, u ekzekutuan me varje.
Pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe sidomos qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve, repartet osmane, tė riorganizuara nė dy divizione, vijuan, gjatė muajve qershor-korrik 1910, operacionet edhe nė zona tė tjera, nė perėndim tė Rrafshit tė Dukagjinit pėr tu hedhur mė pas nė Shkodėr dhe drejt Lumės dhe Dibrės. Kėto forca dolėn nga Rugova nė Plavė, bllokuan tė gjitha shtigjet e kufirit malazez, pėr tė penguar kalimin e kryengritėsve nė Mal tė Zi. Nėntė batalione ushtarėsh, pasi kaluan Qafėn e Prushit, u hodhėn nė zonėn e Hasit.
Njė divizion tjetėr Shefqet Turgut pasha e nisi nė drejtim tė Malėsisė sė Gjakovės, ku ndeshi nė qėndresėn e kryengritėsve tė kėsaj treve. Malėsorėt e Gashit dhe tė Krasniqes, me rreth 2 000 forca, tė komanduara nga Bajram Curri, Abdulllah Hoxha, Zeqir Halili e Shaban Binaku, zunė pritė nė Qafė tė Morinės pėr tė ndalur depėrtimin e ushtrisė nė Malėsi. Ata i bėnė ballė njė divizioni tė tėrė (prej 15-18 batalionesh kėmbėsorie, disa skuadrash kalorėsie dhe 5 baterish artilerie), duke i shkaktuar atij humbje tė rėnda. Kryengritėsit e lėshuan Qafėn e Morinės pėr ti shpėtuar rrethimit dhe asgjėsimit.
Kryengritėsit u bėnė pritė gjithashtu forcave osmane qė vepronin nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Qafė tė Kolēit, ku 200 malėsorė u pėrleshėn me to duke u shkaktuar humbje tė mėdha. Malėsorėt kryengritės, tė komanduar nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash Delia, u qėndruan ushtrive armike shtatė ditė e shtatė netė. Ata zunė qafat e shtigjet pėr tė mos lejuar depėrtimin e forcave turke nė Dukagjin, nė luginėn e Shalės dhe tė Thethit.
E pakalueshme pėr Shefqet Turgut pashėn u bė Qafa e Agrit, ku ushtria e tij u bllokua pėr disa ditė me radhė, u thye dhe u detyrua tė tėrhiqej. Megjithatė, Shefqet Turgut pasha nuk arriti tė futej nė Shkodėr, siē kishte parashikuar, pėrmes Dukagjinit. Ai hyri nė Shkodėr pėrmes Pukės mė 24 korrik 1910.
Edhe nė Lumė e nė Dibėr trupat turke hynė pasi thyen qėndresėn e popullsisė vendase, qė ishte mė e fuqishme sidomos nė rrethinat e Dibrės sė Madhe.
Kudo qė kalonte, ushtria osmane rrafshonte fshatrat ku gjente njė qėndresė sado tė vogėl, ndiqte e terrorizonte familjet qė kishin mbėshtetur e kishin pėrkrahur kryengritėsit. Ndėrkohė, gjyqet e jashtėzakonshme vepronin kudo. Reparte tė veēanta tė specializuara tė ushtrisė qenė ngarkuar pėr ēarmatimin e popullsisė. Kėto reparte siguronin gjithashtu veprimtarinė e komisioneve qeveritare pėr regjistrimin e popullsisė dhe tė pasurisė, tė shtėpive, tė tokave, tė bagėtisė etj. Sipas kėtij regjistrimi, mblidheshin detyrimet tatimore, duke pėrfshirė edhe ato tė prapambetura, dhe bėhej rekrutimi i tė gjithė meshkujve qė i pėrfshinte detyrimi ushtarak.
Pėr tė pėrforcuar pushtetin e tyre nė vilajetin e Kosovės, autoritetet xhonturke, krahas tė ashtuquajturave reforma, siē u quajtėn masat ndėshkuese, vendosėn tė bėnin kėtu edhe disa ndryshime administrative. Kėshtu, u shndėrrua nė nėnprefekturė (kaza) krahina (nahija) e Ferizajt dhe u krijuan disa krahina (nahije) tė reja, si nė Drenicė, nė Llap, nė Malėsi, nė Rekė, nė Podgor, nė Moravė tė Epėrme dhe tė Poshtme etj.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 01:00
|
#4
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Shtrirja e terrorit xhonturk nė viset e tjera
Pas shtypjes sė kryengritjes sė Kosovės ekspedita ushtarake e komanduar nga Shefqet Turgut pasha u shtri edhe nė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme.
Synimi i qeverisė xhonturke dhe i qarqeve ushtarake mė tė larta tė Perandorisė ishte tė shtypte jo vetėm qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve, por edhe vatrat e organizmat e lėvizjes kombėtare. Klubet e organizatat e tjera kombėtare shqiptare u fajėsuan si nxitėse tė lėvizjes sė armatosur. Anėtarėt e klubeve, mėsuesit e gjuhės shqipe, madje edhe ata qė ndiqnin kurset e gjuhės shqipe, u bėnė objekt i njė terrori tė paparė, njėlloj si pjesėmarrėsit e kryengritjes sė armatosur tė Kosovės.
Pėrgjithėsisht terrorit iu nėnshtruan gjithė veprimtarėt e lėvizjes kulturore e arsimore kombėtare, edhe pse kjo ishte njė veprimtari e ligjshme.
Pre e terrorit xhonturk u bėnė edhe qytetet, si Shkodra, Tirana, Elbasani e vise tė tjera, qė nuk qenė pėrfshirė nė kryengritje. Edhe nė kėto treva u arrestuan, u burgosėn dhe u internuan nga gjyqet speciale qindra atdhetarė. Pėr ti poshtėruar nė sytė e popullit dhe pėr ta frikėsuar atė, kėta nė fillim i rrihnin publikisht nėn tingujt e bandės ushtarake. U gjykuan dhe u dėnuan nė mungesė shumė atdhetarė tė arratisur, tė akuzuar pėr veprimtari antishtetėrore.
Me vendim tė qeverisė u mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave nė gjuhėn shqipe. U pushuan nga puna mėsuesit e gjuhės shqipe tė shkollave shtetėrore, si dhe nėpunėsit shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė lėvizjen kulturore e arsimore kombėtare. Ndjekjeve iu nėnshtruan edhe elementėt e moderuar. Deputetėt shqiptarė u akuzuan si pėrkrahės tė kryengritjes dhe pėr lidhje tė fshehta me kryengritėsit.
Veprimtaria e ēetave tė armatosura vijoi edhe pas kalimit tė forcave osmane, tė komanduara nga Shefqet Turgut pasha, nga Kosova nė Shqipėrinė e Veriut e tė Mesme, madje edhe kur nė Kosovė u vendosėn pėrsėri forca tė shumta ushtarake. U bėnė tė shpeshta pėrleshjet ndėrmjet ēetave shqiptare dhe ushtrisė osmane. Pėrleshje tė tilla tė armatosura ndodhėn mė 15 shtator 1910 afėr Mitrovicės dhe mė 28 shtator afėr Pejės. Mė 15 tetor valiu i Manastirit njoftonte Stambollin pėr pėrpjekjet e ushtrisė me ēetat kryengritėse tė Dibrės. Po nė tetor valiu i Shkodrės njoftonte qeverinė se ushtria ishte demoralizuar krejtėsisht dhe se kishte rrezik tė bashkohej me kryengritėsit. Mė 9 nėntor valiu i Kosovės informonte qeverinė pėr sulmet e shqiptarėve kundėr postkomandave ushtarake nė nahijen e Beranės.
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ushtroi ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė tjerė, tė Maqedonisė dhe tė Arabisė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 01:02
|
#5
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
3. QĖNDRIMI I FAKTORIT NDĖRKOMBĖTAR
NDAJ KRYENGRITJES SHQIPTARE Qėndrimi i shteteve ballkanike
Duke qenė se nuk mundėn tė gjenin aleatė tė jashtėm nė luftėn e tyre kundėr Perandorisė Osmane, krerėt e kryengritjes sė Kosovės u pėrpoqėn tė siguronin tė paktėn krahėt nga sulmet e pritshme tė armiqve tė jashtėm. Pėr ta nuk qenė tė panjohura synimet shoviniste tė qarqeve politike tė shteteve fqinje, qė mund tė shfrytėzonin luftėn shqiptaro-osmane pėr plotėsimin e qėllimeve tė tyre. Megjithatė, krerėt e kryengritjes u kėrkuan autoriteteve shtetėrore tė vendeve fqinje ndihmė ushtarake, madje u bėnė edhe propozime pėr aleancė.
Kėshtu, krerėt e qėndresės sė armatosur nė Llap e nė Shalė, sapo nisi kryengritja nė muajin prill, kėrkuan tė mėsonin nga konsulli i Serbisė nė Prishtinė nėse Beogradi ishte i gatshėm ti ndihmonte me armatime e municione dhe ti strehonte nė rast se do tė ishin tė detyruar tė tėrhiqeshin nga lufta kundėr forcave osmane. Nė pėrputhje me udhėzimet qė kishte marrė nga ministri i Jashtėm Millovanoviē, konsulli Rakiq u tha shqiptarėve se nė rast nevoje mund tė gjenin strehim nė Serbi, ndėrsa kėrkesėn e tyre pėr armatime e kundėrshtoi nė mėnyrė tė prerė, me pretekstin se shqiptarėt e kishin mbajtur tė fshehtė nga Serbia pėrgatititjen e kryengritjes.
Qėndrimi negativ i qeverisė serbe ndaj kėrkesave tė shqiptarėve pėr ndihmė diktohej nga marrėdhėniet e mira qė Serbia kishte nė atė kohė me Turqinė, tė cilat kushtėzoheshin nga interesat ekonomikė, politikė dhe ushtarakė tė ēastit. Kryengritja kundėrosmane nė Kosovė filloi nė kohėn kur mbreti Pjetėr I, N. Pashiqi dhe Millovanoviēi, pas vizitės sė tyre nė Petrograd, shkuan edhe nė Stamboll. Qeveritarėt serbė shpresonin atėherė se do tė mund tė siguronin koncesionin e hekurudhės sė Adriatikut.
Nga ana tjetėr, Bullgaria bėnte pėrpjekje tė lidhej me qarqet politike shqiptare pėr ta pėrdorur luftėn e tyre nė tė mirė tė synimeve tė veta. Pėr kėtė qėllim qeveria bullgare dhe vetė mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga krerėt shqiptarė. Ndėrkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Disa prej tyre i shikonin ngjarjet nė Kosovė si fillim i fundit tė sundimit osman dhe kėrkonin tė pėrfitohej nga gjendja e krijuar pėr tė ndėrhyrė nė Maqedoni. Grupe tė tjera politike bullgare, duke i vlerėsuar ngjarjet nė Shqipėri si kalimtare, kėrkonin qė Bullgaria tė mbante qėndrim korrekt kundrejt Perandorisė Osmane. Megjithėkėtė, si qarqet oborrtare tė Sofjes tė kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do ti jepte njė goditje tė fortė regjimit xhonturk, parashikonin tė nxirrnin pėrfitime prej saj. Shtypi zyrtar bullgar shkruante pas fillimit tė kryengritjes, se Bullgaria, si fqinjė e mirė e Turqisė, dėshironte qė qeveria osmane tė vendoste qetėsinė e rregullin nė viset e pėrfshira nga kryengritja, por nė rast se kjo kryengritje merrte pėrmasa tė mėdha dhe shndėrrohej nė njė tė keqe qė mund tė cenonte paqen nė Ballkan e tė sillte pasoja tė rėnda pėr bullgarėt e Maqedonisė, atėherė qeveria bullgare nuk mund tė rrinte duarkryq.
Pėrfaqėsuesi diplomatik serb nė Sofje u pėrpoq tė bindte kreun e qeverisė bullgare, se ishte nė interesin e shteteve ballkanike ti liheshin Turqisė duart tė lira pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare.
Shqetėsimi se kryengritja shqiptare mund tė shfrytėzohej nga Vjena, si pretekst pėr ndėrhyrje nė Ballkan, pėrbėnte njė arsye mė shumė qė Serbia tė tregohej e rezervuar ndaj lėvizjes sė armatosur nė Kosovė. Kėto zhvillime rrezikonin planet e saj tė kahershme pėr ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e shtynin edhe mė shumė qeverinė serbe qė tė kėrkonte shtypjen e kryengritjes sė Kosovės. Sendėrtimi i tyre vlerėsohej nė Beograd si njė pengesė shumė mė e madhe pėr projektet e Serbisė, sesa pushteti i Perandorisė Osmane mbi trevat shqiptare. Fati i kėsaj Perandorie tashmė ishte pėrcaktuar. Ajo po i afrohej me shpejtėsi fundit tė saj.
Millovanoviēi shprehu mendimin se ishte nė interesin e Serbisė dhe tė vendeve tė tjera ballkanike qė konflikti i armatosur i shqiptarėve me xhonturqit tė ishte sa mė i pėrgjakshėm, nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė dobėsoheshin sa mė shumė. Sipas parashikimeve tė tij, kėshtu do tė arrihej qėllimi i dyfishtė: nga njėra anė, dobėsimi i Perandorisė Osmane do ta lehtėsonte luftėn e ardhshme tė Serbisė e tė Bullgarisė kundėr saj; nga ana tjetėr, shqiptarėt e mposhtur nga ushtria osmane do tė arrinin nė njė gjendje tė tillė sa tė pranonin tė viheshin nėn Serbinė.
Diplomatėt serbė ndiqnin me kėnaqėsi ēarmatimin e shqiptarėve nga autoritetet ushtarake osmane. Pėrfaqėsuesi i Beogradit nė Stamboll e siguronte ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se Serbia ishte e gatshme ti bėnte Turqisė shėrbimet e nevojshme pėr tia lehtėsuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe Porta e Lartė e priti me kėnaqėsi gatishmėrinė e Beogradit pėr tė ndihmuar nė qetėsimin e Kosovės.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 01:04
|
#6
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Pas rėnies sė Grykės sė Kaēanikut, kur ushtria osmane filloi marshimin nė drejtim tė Carralevės, konsulli serb nė Prishtinė mori udhėzime pėr ti dhėnė ekspeditės turke ēdo pėrkrahje. Me porosinė e tij fshatarėt e mėsuesit serbė u vunė nė shėrbim tė Turgut Pashės. Sipas udhėzimeve qė morėn nga oficerėt e shtabit turk nė Ferizaj, ata mblidhnin tė dhėna pėr gjendjen, organizimin e vendndodhjen e forcave kryengritėse dhe pėrhapnin lajme tė rreme rreth marshimit tė forcave tė mėdha osmane pėr tė shkurajuar shqiptarėt.
Nė kundėrshtim me premtimin qė u kishte bėrė shqiptarėve nė fillim tė kryengritjes, Serbia nuk pranoi ti strehonte kryengritėsit. Beogradi pranoi tė strehonte nė Serbi vetėm disa prej krerėve, si Hasan Hysen Budakovėn, Zejnel Beun nga Gjilani, Shaqir Ēavdarbashėn nga Peja dhe bajraktarin e Ostrozubit, duke shpresuar se mund ti pėrdorte nė shėrbim tė politikės serbe. Qeveria serbe i ofroi strehim edhe Idriz Seferit, por ky nuk e pranoi dhe qėndroi nė malet e krahinės sė vet, nė Karadak.
Ndryshe nga Serbia, Mali Zi, edhe pse nuk e pėrkrahu kryengritjen shqiptare, nuk mbajti qėndrim armiqėsor kundrejt saj dhe u dha strehim kryengritėsve.
Kryengritėsit e anės veriperėndimore tė Kosovės nė fillim u vendosėn nė Bjeshkėt e Namuna. Por mungesa e ushqimeve dhe fillimi i tė ftohtit e bėri tė pamundur qėndrimin e tyre tė mėtejshėm nė ato anė. Nė kėto rrethana, Isa Boletini, nė emėr tė tė gjithė krerėve tė kryengritjes, kėrkoi nga Cetina qė ti strehonte nė Mal tė Zi. Kjo kėrkesė u pranua nga qeveria e Malit tė Zi, e cila formoi njė komision tė posaēėm pėr strehimin e emigrantėve. Ata u vendosėn nė Cetinė, nė Podgoricė, nė Shpuzė, nė Nikshiq dhe nė Ulqin.
Por pas deklaratave tė princ Nikollės pėr motivet humanitare qė e shtynė tė mbante kėtė qėndrim, fshihej synimi i tij pėr tė bėrė pėr vete krerėt shqiptarė, duke shpresuar se me ndihmėn e tyre do tė kėnaqte lakmitė territoriale ndaj tokave shqiptare qė shkonin deri nė Mat e mė gjerė, ndėrsa populli malalez i priti miqėsisht refugjatėt e ardhur nga territoret shqiptare
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 01:05
|
#7
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Kryengritja e Kosovės dhe Fuqitė e Mėdha
Fuqitė e Mėdha, duke respektuar politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė Perandorinė Osmane, nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme e Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr shtypjen e kryengritjes.
Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė pėrdori ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njėjtė. Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė Lartė pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte Stambollin qė tė mos shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj shqiptarėve.
Tė njėjtin qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane. Nėpėrmjet pėrpjekjeve diplomatike qė bėnė pranė qeverisė xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn vėrejtjen asaj pėr masat e tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit se ndjekja e kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do tua lehtėsonte shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as Berlini, as Vjena.
Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė, San Xhuliano, nėpėrmjet ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė kujdesshme e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke nė Shqipėri; ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn simpatinė pėr kryengritjen shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr tė qeverisė xhonturke kundrejt shqiptarėve. Nė kėto qėndrime tė dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbėresh.
Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i propagandės qė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe komitetet bėnė nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Njė vend tė veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Boston.
*
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:27.
|
|