|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
26-01-08, 17:28
|
#1
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Kundėr kryengritėsve u hodhėn forcat ushtarake tė bashkuara tė sanxhakbejlerėve tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Shkodrės, por edhe kėto nuk arritėn ta pėrmbushnin urdhrin e sulltanit pėr tu dhėnė fund njė herė e mirė trazirave nė Shqipėri. Kryengritjet vazhduan edhe pas vitit 1565, kur u bėnė mė tė pėrgjithshme, meqenėse u shtrinė edhe nė Shqipėrinė Jugore.
Dy vjet mė vonė (mė 1567) ngritėn krye pėrsėri malėsorėt e Labėrisė. Forcat ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Janinės hynė nė thellėsi tė krahinės, ku ndėshkuan disa fshatra, duke i plaēkitur e djegur, por lėvizjen nuk mundėn ta shuanin. Kryengritėsit u hakmorėn menjėherė, siē thuhet nė njė dokument bashkėkohės, duke sulmuar lėmin e luftės tė sanxhakbeut tė Janinės, tė cilin e thyen, e vunė nė ikje, e plaēkitėn dhe vranė mė shumė se 800 turq.
Nė nėntor tė vitit 1568, banorėt e disa fshatrave tė sanxhakėve tė Dukagjinit dhe tė Ohrit, veēanėrisht ata tė krahinave tė Dibrės sė Poshtme, Lumės, Mirditės, Mysjes u hodhėn pėrsėri nė kryengritje, vranė pėrfaqėsuesit e pushtetit osman dhe refuzuan tė paguanin xhizjen. Gjendja nė vend nuk ishte qetėsuar aspak. Pushteti osman nė njė varg krahinash u pėrmbys dhe kryengritjet vazhduan tė shpėrthenin dhe nė vitin 1570, kur me krijimin e njė gjendjeje tė jashtme ndėrkombėtare tė favorshme, arritėn kulmin e zhvillimit tė tyre.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė sė vet. Epėrsia e saj ushtarake qėndronte jo vetėm nė forcat tokėsore, por edhe nė fuqinė e madhe detare, me tė cilėn rrezikonte ishujt e deteve Egje e Jon, qė ishin kryesisht nėn sundimin e Republikės sė Venedikut. Mė 1570 njė flotė e madhe osmane sulmoi ishullin e Qipros. Hyrja nė veprim e kėsaj fuqie tė rėndėsishme detare shqetėsoi Venedikun dhe shtetet e tjera mesdhetare evropiane. Si rrjedhim, u formua njė koalicion nga shtetet pjesėmarrėse kundėr Perandorisė Osmane. Spanja, Papati e Venediku ishin mė tė interesuar nė shpėrthimin e kryengritjeve shqiptare, me tė cilat synonin ti gozhdonin osmanėt nė Shqipėri. Venediku kėrkonte tė mbronte me anė tė kryengritjeve zotėrimet e veta tė Ulqinit e tė Tivarit si dhe ishullin e Korfuzit. Pranė krerėve kryengritės u dėrgua si pėrfaqėsues i koalicionit princi roman Prosper Kolana. Krerėt e lėvizjes kryengritėse shqiptare u vunė menjėherė nė lidhje me koalicionin e shteteve evropiane, duke shpresuar tė gjenin te ky koalicion njė aleat tė jashtėm, qė do ti ndihmonte pėr ta hequr qafe zgjedhėn osmane. Prandaj me shpėrthimin e luftės midis Perandorisė Osmane dhe koalicionit tė shteteve evropiane, lėvizja kryengritėse shqiptare, qė nuk ishte ndėrprerė, mori hov mė tė madh dhe karakteri i saj ēlirimtar doli nė plan tė parė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:29
|
#2
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Lėvizja mori njė hov tė tillė sidomos nė krahinat e sanxhakėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit. Pėrveē malėsorėve u hodhėn nė luftė edhe banorėt e rrethinės sė Shkodrės, tė cilėt kishin vendosur lidhje me garnizonet e fortesave tė Tivarit dhe tė Ulqinit. Nė shkurt tė vitit 1570, 7 000 deri 8 000 kryengritės shqiptarė, tė bashkuar me forcat e kėtyre garnizoneve, sulmuan pėr tri ditė rresht qytetin e Lezhės, por nuk arritėn ta ēlironin. Pasi u bashkuan me malėsorėt dukagjinas, ata ēliruan Ishullin e Lezhės. Ndėrkohė ngritėn krye edhe banorėt e Mysjes, tė Kurbinit e tė Krujės, tė cilėt i shtrinė sulmet deri nė kėshtjellėn e Lezhės. Pas ēlirimit tė Ishullit tė Lezhės, forcat e kryengritėsve nė bashkėveprim me forcat venedikase iu drejtuan Shkodrės dhe sulmuan qytetin. Mbrojtėsve tė Shkodrės u erdhi nė ndihmė ushtria e ejaletit tė Rumelisė, ndaj sulmi nuk pati sukses. I alarmuar nga pėrpjesėtimet e mėdha qė mori kryengritja, pushteti qendror osman dėrgoi forca tė mėdha ushtarake dhe mundi ta kufizonte atė vetėm nė viset malore.
Ndėrkohė vazhduan luftimet veneto-osmane nė bregdetin shqiptar e dalmat. Nė qershor tė vitit 1570 flota e Venedikut u pėrpoq tė pushtonte Durrėsin, por garnizoni osman mundi ta pėrballonte sulmin. Pas kėsaj flota mori rrugėn drejt bregdetit tė Himarės, ku banorėt prej kohėsh ishin hedhur nė kryengritje. Nė bashkėpunim me stratiotėt qė erdhėn me anije, himariotėt shtinė nė dorė kėshtjellėn e Sopotit dhe ēliruan tė gjithė krahinėn e Himarės. Por edhe kjo fitore nuk zgjati shumė. Forcat e sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Delvinės, tė pėrkrahura nga trupa tė shumta jeniēere, qė erdhėn me flotėn osmane, e shtypėn kryengritjen dhe vendosėn pėrsėri pushtetin e tyre.
Pastaj flota osmane kaloi nė ujėrat e Ulqinit pėr tė bashkėvepruar me forcat ushtarake qė vepruan kundėr kryengritėsve nė sanxhakėt e Shkodrės e tė Dukagjinit. Pasi ishin ēliruar tashmė nga pesha e madhe e kryengritjes sė Veriut, forcat osmane rrethuan garnizonin venedikas tė Ulqinit qė qėndroi gjatė dhe u dorėzua vetėm nė gusht tė vitit 1571. Sanxhakbeu fitimtar e la tė lirė garnizonin venedikas tė shkonte nė Raguzė, kurse popullsinė vendase shqiptare e ndėshkoi me egėrsi tė madhe. Njė pjesė tė qytetarėve i kaloi nė shpatė, kurse pjesėn tjetėr, sidomos gratė e fėmijėt, i mori me vete si skllevėr.
Pak mė vonė forcat e sanxhakbeut tė Shkodrės rrethuan Tivarin, mirėpo garnizoni venedikas e dorėzoi qytetin pa luftė. Kėshtu kaluan edhe pjesėt e fundit tė truallit shqiptar nėn zgjedhėn osmane.
Nė tetor tė vitit 1571, flota e koalicionit tė shteteve evropiane e shpartalloi flotėn osmane nė gjirin e Korintit, nė afėrsi tė Lepantit. Por kjo fitore e madhe nuk u shfrytėzua, sepse kontradiktat qė lindėn midis pjesėmarrėsve tė koalicionit ēuan shpejt nė prishjen e tij. Republika e Venedikut, duke mos pasur mė frikė nga epėrsia osmane nė det, u shkėput nga aleanca dhe lidhi paqe me Stambollin (1573).
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:30
|
#3
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Shpresat qė kishin shqiptarėt pėr tė gjetur te Venediku njė aleat tė jashtėm, qė do ti ndihmonte nė mėnyrė aktive nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, morėn fund kur venedikasit lidhėn marrėveshje me osmanėt dhe i braktisėn kryengritėsit nė fatin e tyre. Nėn presionin e forcave tė mėdha ushtarake tė sundimtarėve osmanė, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Ishulli i Lezhės pėr tu mbrojtur nė malet e tyre (1574).
Me ekspeditat e shpeshta ushtarake qė ndėrmorėn mė vonė, sundimtarėt osmanė arritėn tė pėrforconin pushtetin e tyre tė lėkundur dhe mė sė fundi tė futnin spahinjtė nė tė gjitha krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit. Depėrtimi i spahinjve nė kėto malėsi ishte i pėrkohshėn.
Lėvizjet kryengritėse nuk pushuan edhe gjatė viteve 80-90 tė shek. XVI. Ato u shtrinė nė krahinat e Kuēit e tė Kelmendit, Piprit, nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit. Me 1586 qindra kryengritės kishin zėnė Grykėn e Kaēanikut, pasi kishin vrarė kadiun sė bashku me familjen e tij. Pėrpjekja pėr tė vjelė xhizjen nė krahinėn e Matit (1590) u bė shkak pėr kryengritjen nė krahinat e Ohrit, tė Dibrės e tė Tetovės. Kėtu, sipas burimeve bashkėkohore, vepronin 10 000 kryengritės shqiptarė. Megjithatė kryengritjet dėshtuan.
Pėr shtypjen e tyre u pėrdorėn njė sėrė masash: forcat e armatosura dhe dhuna, ndėrtimi i kėshtjellave tė reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copėtimi i sanxhakėve tė mėdhenj nė mė tė vegjėl, shpėrngulja me forcė e kryengritėsve nga zonat malore nė ato fushore, kundėrvėnia e qytetarėve kundėr fshatarėve, duke i falur nga disa taksa shtetėrore, vrasjet, djegiet deri nė marrjen rob tė grave e tė fėmijėve. Si pėrfundim i njė vargu ekspeditash ushtarake, spahinjtė u vendosėn edhe nė krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe atij tė Dukagjinit.
Fitorja e Lepantit u tregoi shteteve tė ndryshme tė Evropės se ushtria osmane nuk ishte e pamposhtur. Prandaj Fuqitė e Mėdha evropiane projektuan organizimin e ekspeditave tė tjera ushtarake kundėr Perandorisė Osmane, nė tė cilat njė rėndėsi tė posaēme do tė kishin edhe kryengritjet nė Shqipėri. Spanja, Papati dhe pak mė vonė Austria, u orvatėn tė vendosnin lidhje me kryengritėsit shqiptarė, ato dėrguan nė Shqipėri misionarė tė huaj dhe shqiptarė, me anėn e tė cilėve pėrpiqeshin tė afroheshin me krerėt shqiptarė.
Interesimi i kėtyre shteteve gjeti njė pritje tė mirė nė Shqipėri. Krerėt e krahinave tė ndryshme e shfrytėzuan rastin pėr tė kėrkuar nga shtetet e huaja ndihmė nė armė e nė mjete tė tjera lufte, duke shpresuar, njėkohėsisht, se do tė gjenin tek ata aleatė nė luftėn e pėrbashkėt kundėr osmanėve. Mė 1577 dhe 1581 himariotėt i kėrkuan papės tu jepte ndihmė nė tė holla pėr tė blerė armė kundėr osmanėve. Si Papati, ashtu dhe Spanja e Austria, zakonisht u pėrgjigjeshin shqiptarėve me premtime dhe kėshilla qė tė prisnin kohė mė tė mira pėr tė filluar luftėn kundėr sundimtarėve osmanė.
Ndryshe nga kėto, Republika e Venedikut mbajti njė qėndrim tė hapur armiqėsor ndaj kryengritjeve shqiptare. Pas paqes qė lidhi me turqit mė 1573, ajo nuk kishte mė interes ti prishte marrėdhėniet me Perandorinė Osmane. Me shkatėrrimin e flotės osmane nė Lepant, kjo nuk e kėrcėnonte mė epėrsinė e Venedikut nė det. Senati venedikas i trembej mė tepėr fuqisė sė madhe detare tė Spanjės dhe sidomos kalimit tė saj nė bregdetin shqiptar e ballkanik. Pėr ti dalė para kėtij rreziku, ai u pėrpoq qė tė asgjėsonte ēdo lidhje tė shqiptarėve me Spanjėn, duke mbytur qė nė lindje ēdo kryengritje tė tyre. Pėrveē disa krerėve dhe prelatėve qė ishin nėn ndikimin e tij, senati pėrdori ēdo mjet qė nga korruptimi me tė holla e deri nė komplotet e armatosura pėr tė bėrė qė shqiptarėt jo vetėm tė mos fitonin lirinė me ndihmėn e ndonjė shteti tjetėr, por tė bėheshin nė njė tė ardhme shtetasit e tij. Venedikasit, shkruante Gjergj Vlladenji, njė personalitet shqiptar i njohur i shek. XVII, meqenėse pretendojnė tė bėhen njė ditė zotėr tė Shqipėrisė, nuk lejojnė tė ēlirohet ky vend nga duart e tė tjerėve, madje kur u bie nė vesh ndonjė marrėveshje e tillė, ua zbulojnė vetė turqve, siē vepruan nė vitet e kaluara kur qe fjala pėr tė shtėnė nė dorė Shkodrėn. Njė qėndrim tė tillė mbajti Republika pėr gati 70 vjet (1573-1644).
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:31
|
#4
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Edhe shtetet e tjera evropiane, tė interesuara pėr shpėrthimin e kryengritjeve nė Shqipėri, u pėrpoqėn ti pėrdornin kėto nė interes tė planeve tė tyre luftarake. Kur pėrgatiteshin tė hynin nė luftė kundėr Perandorisė Osmane, ato u premtonin kryengritėsve shqiptarė ndihma dhe i nxitnin tė intensifikonin luftėn. Por, kur lidhnin paqe me tė, i linin pa ndihma dhe tė vetėm pėrballė ekspeditave ndėshkimore osmane. Nga ana tjetėr, secila fuqi evropiane, nė rivalitet me tė tjerat, duke dashur ti lidhte krerėt shqiptarė pas politikės sė vet, shkaktonte me anėn e premtimeve dhe mjeteve propagandistike qė pėrdorte, pėrēarjen e forcave tė kryengritėsve vendas. Si rrjedhim, nė fund tė shek. XVI, krerėt himariotė dhe njė pjesė e atyre tė Shqipėrisė sė Veriut e tė Mesme me peshkopin e Stefaniskės (Shqipėria e Mesme) nė krye, Nikollė Mekajshin, anonin nga Papati dhe Spanja. Tė tjerė krerė tė veriut nėpėrmjet peshkopit tė Zadrimės, Nikollė Bardhit, mbanin anėn e Venedikut. Nga mbarimi i shek. XVI disa krerė tė veriut dhe personalitete tė Shkodrės, tė Lezhės, tė Durrėsit, tė Prizrenit, filluan tė orientoheshin edhe nga Austria. Ndėrsa kryepeshkopėt e Ohrit, nė jug tė vendit, anonin nga Moska.
Nė kėto rrethana nuk u realizua detyra e rėndėsishme, nuk u ndihmua lufta e popujve tė Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė e popullit shqiptar pėr tu ēliruar nga sundimi osman. Pėrmbushja e kėtij objektivi, siē vinin nė dukje shpeshherė pėrfaqėsuesit e kryengritėsve shqiptarė, ishte edhe nė interes tė popujve dhe shteteve tė Evropės.
Kryengritjet e armatosura tė shek. XVI dėshtuan. Ato nuk u zhvilluan nė tė njėjtėn kohė, nė mėnyrė tė organizuar dhe nuk ia dolėn tė shkriheshin nė njė kryengritje tė vetme. Pushteti osman ndoqi politikėn pėrēa e sundo. Krerėt shqiptarė civilė e klerikė nuk kishin njė unitet mendimi sidomos pėr zgjedhjen e aleatit tė jashtėm. Sė fundi, mungoi edhe ndihma konkrete nga jashtė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:33
|
#5
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
2. KUVENDET SHQIPTARE Kuvendet e shek. XVI
Depėrtimi i spahinjve nėpėr malėsitė e vetėqeverisura, pėrhapja e sundimit osman, rritja e detyrimeve ndaj fshatarėsisė shqiptare, shkaktuan njė qėndresė mė tė fuqishme tė malėsorėve, gjallėruan lėvizjen e pjesės tjetėr tė fshatarėsisė shqiptare, si dhe pėrpjekjet e krerėve shqiptarė laikė e fetarė pėr ti shndėrruar kryengritjet e veēanta tė armatosura dhe pakėnaqėsinė e shqiptarėve nė njė lėvizje tė pėrgjithshme pėr ēlirim, me njė organizim mė tė lartė e mė tė gjerė se deri atėherė.
Pėrvoja luftarake e dėshtimi i kryengritjeve tė shek. XVI u tregoi kryengritėsve malėsorė se mbrojtja e vetėqeverisjes dhe lufta pėr ēlirim nga zgjedha osmane mund tė arriheshin duke bashkuar forcat e tyre me ato tė krahinave tė tjera, dhe me forma organizative mė tė pėrshtatshme. Njė formė e tillė u bė nė kuvendet shqiptare, qė ishin njė institucion i ri politik me karakter ndėrkrahinor, njė bashkim forcash mė i lartė e mė i gjerė, i cili u arrit mbi bazėn e kuvendeve krahinore ekzistuese. Nė kuvendin shqiptar, pėrveē krerėve tė krahinave tė vetėqeverisura malore, morėn pjesė pėrfaqėsuesit e krahinave tė tjera. Me kėto kuvende u bashkuan edhe njė varg prelatėsh katolikė e ortodoksė, interesat e tė cilėve, sikurse ato tė fshatarėsisė, nuk pajtoheshin me sunduesit osmanė.
Kalimi nė kėtė formė tė re organizative prapa sė cilės qėndronte fshatarėsia dhe krerėt e saj laikė e klerikė, e ngriti luftėn nė njė shkallė mė tė lartė, mė tė gjerė e mė tė ashpėr, e futi atė nė njė fazė tė re. Malėsitė shqiptare, tė favorizuara edhe nga terreni malor, u bėnė tani qendrat e shtabeve drejtuese dhe vatrat kryesore nga shpėrthyen dhe u pėrhapėn nė pjesėn tjetėr tė vendit lėvizje kryengritėse tė papara deri atėherė pėr gjerėsinė e forcėn e tyre.
Pėrvoja e luftės i mėsoi krerėt shqiptarė tė pėrqafonin njė formė tė re lufte pėr ti bėrė ballė mė me sukses fuqisė sė madhe tė pushtuesve: tė bashkonin e tė drejtonin nėpėrmjet kuvendeve shqiptare tė gjitha vatrat e qėndresės shqiptare, dhe tė bashkėrendonin luftėn e tyre pėr liri me atė tė popujve tė shtypur tė Gadishullit Ballkanik e me luftėn e shteteve evropiane pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa.
Nė kuvendet shqiptare u hartuan njė sėrė projektesh. Ato iu drejtuan shteteve evropiane pėr ēlirimin e tė gjitha tokave shqiptare. Nė promemorjet tregohej gatishmėria e shqiptarėve pėr luftė, sasia e luftėtarėve, strategjia dhe taktika qė do tė ndiqej pėr ēlirimin e vendit, duke pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunimin e kryengritėsve me rojtarėt e kėshtjellave, tė cilėt kishin prejardhje shqiptare. Aty bėheshin pėrpjekje pėr ti bindur qeveritė e shteteve evropiane tė ndėrmerrnin njė aksion kundėr Perandorisė Osmane, i cili do tė bashkėrendohej me veprimet luftarake tė kryengritėsve shqiptarė dhe ballkanikė. Njėkohėsisht kuvendet kėrkonin prej tyre edhe armė zjarri, meqenėse me shpatat, heshtat e shigjetat, kryengritėsit shqiptarė gjendeshin nė kushte inferiore nė krahasim me forcat osmane.
Nė periudhėn midis viteve 1590-1620 u organizuan njė varg kuvendesh tė tilla. Qendra ku u zhvilluan kėto kuvende u bė krahina e Matit. Lufta e kryengritėsve tė krahinave tė veriut e arriti kulmin e vet nė vitet 1590-1595, kur 10 000 kryengritės tė krahinave malore tė sanxhakėve tė Ohrit e tė Dukagjinit i dėbuan autoritetet e pushtetit osman nga malėsitė dhe i shtrinė sulmet nė krahinat fqinje. Kryengritja ushtroi njė ndikim tė madh brenda dhe jashtė kufijve tė tokave shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė ajo gjallėroi luftėn ēlirimtare tė popullsisė maqedone.
Nė flakėn e kėtyre kryengritjeve, mė 7 nėntor tė vitit 1594, u mblodh nė manastirin e Shėn Mėrisė nė Mat njė kuvend i pėrgjithshėm i krerėve shqiptarė pėr tė hartuar projektin e kryengritjes dhe tė ēlirimit tė krejt vendit. Krerėve shqiptarė, Tom Plezhja e Mark Gjini, tė cilėt mbanin edhe titullin e kalorėsit, si dhe ipeshkvit Nikollė Mekajshi, iu ngarkua detyra tė hynin nė bisedime me papėn pėr zbatimin e projektit tė kryengritjes. Fshehtaz Republikės sė Venedikut, qė nuk donte tė prishte paqen me Stambollin, projekti iu paraqit delegatit tė papės nė shkurt tė vitit 1595. Kėrkesat e pėrfaqėsuesve shqiptarė nė Romė pėr tė siguruar armė nuk dhanė asnjė fryt. Papa i kėshilloi shqiptarėt qė tė prisnin mbasi nuk kishte ardhur koha e duhur. Nga ana tjetėr, Venediku, mundi ti pėrēajė radhėt e pjesėmarrėsve tė kuvendit duke shfrytėzuar ndikimin e vet mbi disa krerė. Nė qershor tė vitit 1595 kur nė Shqipėri u mor vesh formimi i koalicionit evropian kundėr shtetit osman, krerėt shqiptarė njoftuan papėn se shqiptarėt katolikė e ortodoksė ishin gati tė fillonin kryengritjen sapo tė niste lufta.
Nė tė njėjtėn kohė edhe nė krahinat e Shqipėrisė Jugore u bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar armė e mjete pėr kryengritjen nga shtetet evropiane. Mė 1595, patriku i Ohrit, pasi u kthye nga Moska, shkoi nė Butrint dhe, me anėn e qeveritarit tė Korfuzit, i kėrkoi senatit venedikas ndihmė pėr kryengritjen. Por senati e hodhi poshtė kėrkesėn e tij.
Armė iu kėrkuan edhe Papatit e Spanjės (1596), por Papa nuk dėrgoi asnjė ndihmė, duke paraqitur si pretekst shpenzimet e mėdha qė bėnte nė Hungari pėr luftėn e kėtij vendi me Perandorinė Osmane. Oborri i Spanjės premtoi dhe nisi njė kontingjent tė vogėl ushtarėsh. Gati 10 000 kryengritės tė armatosur me jataganė e shigjeta e tė nisur nga krahinat rreth e qark Vlorės, e sulmuan ushtrinė osmane nė qytet me shpresė se nė portin e Vlorės do tė vinin ndihmat spanjolle. Por kjo ndėrmarrje shkoi kot, se edhe ato armė qė ishin nisur u sekuestruan nė det prej venedikasve.
Ky qėndrim i shteteve evropiane dhe i Vatikanit, i dėmtoi kryengritjet nė Shqipėri, por nuk mundi ti ndalte pėrpjekjet pėr pėrhapjen e tyre nė shumicėn e krahinave. Mė 1598 u organizua Kuvendi i dytė ndėrkrahinor nė Blinisht tė Zadrimės. Ai iu drejtua pėr ndihmė perandorit austriak. Venediku kapi pėrfaqėsuesit e kuvendit dhe sabotoi aleancėn. Megjithatė ideja e organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme u pėrhap nė krejt tokat shqiptare. Njė rol pėr pėrhapjen e saj luajtėn klerikėt e prelatėt. Me krerėt e prelatėt e krahinave tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit u bashkuan edhe shumė krerė tė krahinave tė tjera veriore, tė mesme dhe jugore. Me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė tyre nė vitin 1601 u mbajt njė kuvend i madh pranė kishės sė Shėn Lleshdrit (Aleksandrit) nė fshatin Dukagjin. Nė punimet e tij, qė vazhduan edhe mė 1602, morėn pjesė 2 656 delegatė laikė e fetarė tė ardhur nga 14 krahina tė Shqipėrisė (nga Malėsia e Shkodrės, Zadrima, Dukagjini, Kosova, Lezha, Kurbini, Mati, Dibra, Petrela, Durrėsi, Elbasani, Shpati e nga Myzeqeja). Kuvendi u drejtua nga Nikollė Mekajshi, Nikollė Bardhi dhe Gjin Gjergji. Ai mori vendimin ta fillonte luftėn pėr ēlirimin e vendit. Kėtė vendim historik e nėnshkruan 52 krerė kryesorė, 4 nga secila krahinė. Por mbeti si problem sigurimi i aleatėve dhe i armėve.
Pėr tė larguar dyshimet e Venedikut dhe pėr ta tėrhequr atė nė anėn e vet, kuvendi vendosi kėtė radhė ti drejtohej mė parė Republikės sė Shėn Markut pėr ti kėrkuar ndihmė dhe armė. Pėr kėtė qėllim dy pėrfaqėsues, Nikollė Bardhi dhe Pal Dukagjini u dėrguan nė Venedik. Por edhe kėtė herė senati i pėrcolli pėrfaqėsuesit shqiptarė me porosinė e zakonshme pėr tė pritur pasi nuk kishte ardhur koha pėr luftė kundėr turqve.
Kuvendi vendosi qė ti niste pėrsėri dy pėrfaqėsuesit e vet nė Venedik pėr ti deklaruar senatit se po tė mos e ndihmonte lėvizjen e armatosur, tė 40 mijė kryengritėsit shqiptarė do tė ishin tė shtrėnguar ti drejtoheshin mbretėrisė tjetėr evropiane, duke pasur parasysh Spanjėn, rivalen e Venedikut. As kėto kėrcėnime nuk e bindėn Republikėn, e cila mė shumė se kurdoherė donte tė ruante paqen me osmanėt, pėr arsye se nė kėtė kohė midis Stambollit dhe Vjenės kishin filluar bisedime pėr paqe. Edhe kėtė herė Republika veproi aty pėr aty pėr tė mbjellė farėn e pėrēarjes nė radhėt e udhėheqėsve tė kuvendit me qėllim qė tė mėnjanonte rrezikun e afrimit tė shqiptarėve me Spanjėn. Ajo mundi tė korruptonte me ar dhe tė bėnte pėr vete Nikollė Bardhin e Pal Dukagjinin, si dhe disa krerė tė tjerė.
Kėshtu pėrpjekjet pėr tė siguruar njė aleat tė jashtėm aktiv si dhe armė, nuk dhanė asnjė fryt. Situata politike ndėrkombėtare nuk ishte e pjekur pėr veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane, sepse, tė nisura nga interesat e tyre pėr tė ruajtur paqen me Stambollin, shtetet kryesore evropiane nuk u dhanė shqiptarėve ndihmėn e kėrkuar.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:34
|
#6
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Dėbimi i spahinjve nga malėsitė
Krahas kuvendeve nė Shqipėri shpėrthyen edhe njė varg kryengritjesh. Sipas letrės sė Nikollė Mekajshit drejtuar papa Klementit VIII nė vitin 1603, dukagjinasit vazhdonin tė ishin nė kryengritje. Pėrveē zonave autonome kryengritja u shtri edhe nė zonėn e timarit. Njė lėvizje e tillė qe kryengritja e vitit 1607, e drejtuar nga Andrea (Idar) Manesi. Ai shpalli se do tė bėhej njė Skėnderbe i dytė. Thirrjes pėr luftė tė Andrea Manesit iu pėrgjigjėn 3 000 veta. Ai pretendonte se zoti i kishte besuar Perandorinė Osmane pėr tė ndėshkuar tė kėqijat qė ndodhnin nė tė. Pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e fshatarėve ai zbriti madhėsinė e taksave nė 3/4 e tyre. Andrea Manesi ishte pėr tė qeverisur me drejtėsi, prandaj u bėri thirrje kadilerėve nė rast se do tė kryenin me ndershmėri detyrėn, do ta mbanin atė, nė tė kundėrt, do tė ndėshkoheshin. Shumė qeveritarė braktisėn detyrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, numri i kryengritėsve u rrit shumė. Kryengritja pėrfshiu krahinat e Dukagjinit, tė Kthellės e tė Selitės. Kjo kryengritje ishte me mbulesė fetare dhe kėrkonte rivendosjen e drejtėsisė ligjore islamike. Sulltani e thirri nė Stamboll Andrea Manesin pėr tė vėrtetuar profecinė e tij. Andrea e kuptoi se ftesa ishte njė kurth pėr ta eleminuar, prandaj nuk u paraqit nė pallat. Atėherė sulltani mobilizoi forca tė shumta pėr ta shtypur kėtė kryengritje qė zhvillohej krahas atyre tė malėsive dhe qė mund tė pėrhapej nė tė gjitha zonat fushore dhe mė tej nė gjithė vendin. Megjithatė, udhėheqėsi i saj, bashkė me ndjekėsit e vet mė tė afėrt, arriti tė shpėtonte dhe u strehua nė Dukagjin. Prej kėndej ai zbriste kohė mė kohė nė krye tė ēetės sė vet nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė Mesme, duke mbajtur gjallė njė lėvizje kaēake gjer mė 1610. Andrea hyri nė lidhje me mbretin e Spanjės dhe kėrkoi ndihmėn e tij, por nuk mori pėrgjigje. Kryengritja u shtyp mė 1610.
Nė vitin 1608 nė zonėn e Tivarit e tė Ulqinit, fshatarėt u ngritėn kundėr grabitjeve tė bėra nga sanxhakbeu i Shkodrės gjatė njė vizite nė atė krahinė. 3 000 shqiptarė e rrethuan atė dhe e detyruan tė mbyllej nė kėshtjellėn e Shkodrės. Numri i kryengritėsve para qytetit tė Shkodrės arriti nė 10 000 veta. Tre vjet mė vonė, shqiptarėt qė ndodheshin nė Malin e Zi e pritėn me armė sanxhakbeun, i cili kishte shkuar pėr tė vjelė haraēin, dhe e vranė atė sė bashku me spahinjtė qė e shoqėronin. Qeveria osmane dėrgoi kundėr tyre pashain e Bosnjės nė krye tė 10 000 ushtarėve.
Gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shek. XVII edhe lėvizja ēlirimtare nė malėsitė erdhi duke u rritur. Kryengritja e malėsorėve, e udhėhequr nga krerėt e tyre pjesėmarrės tė kuvendeve, filloi me thyerjen e sigurisė sė rrugėve dhe u zhvillua me sulme plaēkitėse kundėr karvaneve tregtare nė rrugėt Shkodėr-Prizren e Shkodėr-Podgoricė-Pejė dhe me operacione kundėr kėshtjellave e qytezave tė fortifikuara, tė mbrojtura nga garnizone ushtarake. Me gjithė varfėrinė e tė dhėnave rreth kėsaj kryengritjeje, dokumentet dėshmojnė pėr faktin se njėri pas tjetrit u dėbuan tė gjithė spahinjtė dhe vojvodėt e vendosur nė krahinat malore tė sanxhakėve tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit.
Fitorja e kėsaj kryengritjeje ishte shumė e rėndėsishme. Spahinjtė u dėbuan e nuk mundėn tė fitonin pozitat e humbura dhe kėto krahina u bėnė vatrat kryesore tė luftės kundėr sundimit osman. Pas kėtyre fitoreve tė viteve tė para tė shek. XVII, malėsorėt kryengritės u derdhėn pėr njė kohė tė gjatė edhe kundėr fushave qė rrethonin malėsitė e tyre, duke dėmtuar nė radhė tė parė bazat ushtarake dhe ekonomike tė sunduesve osmanė nė tokat shqiptare dhe nė viset fqinje.
Qeveritarėt osmanė, duke vlerėsuar humbjet qė kishin pėsuar nga lėvizjet kryengritėse tė malėsorėve, organizuan ekspedita ndėshkimore veēanėrisht kundėr vatrės kryesore tė kėtyre lėvizjeve - malėsive tė Dukagjinit. Nė mėnyrė tė veēantė ndėrprerja e rrugės Shkodėr-Prizren i shtyu sundimtarėt osmanė tė ndėrmerrnin ekspedita tė fuqishme. Njė ekspeditė e parė prej 1 500 ushtarėsh, e komanduar nga Ahmet bej Kuka, sulmoi kryengritėsit nė krahinėn e Iballės, por nuk arriti ta hapte rrugėn dhe dėshtoi krejtėsisht. Prandaj sanxhakbejlerėt e Shkodrės dhe tė Prizrenit, me tu kthyer nga fronti i luftės me Austrinė, morėn masa tė rėndėsishme pėr tė hapur kėtė rrugė tė domosdoshme qė lidhte bregdetin me viset e brendshme tė Shqipėrisė dhe me ato tė Gadishullit Ballkanik.
Gjatė kėsaj periudhe si nga vetė shqiptarėt, ashtu edhe nga tė huajt, u hartuan projekte pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė krejt Ballkanit nga sundimi osman. Kalorėsi boshnjak Bertuēi hartoi dhe u pėrpoq tė vėrė nė jetė njė projekt tė vetin pėr ēlirimin e Shqipėrisė e tė Ballkanit. Pėr vite me radhė ai u end nėpėr kryeqytetet e Evropės si udhėheqės i njė ushtrie kryengritėsish prej 30 000 shqiptarėve dhe 50 000 boshnjakėve. Mbreti i Spanjės dhe zėvendėsmbreti i Napolit nėpėrmjet kalorėsit Dofisti dhe personave tė tjerė, u pėrpoqėn tė hartonin nė bashkėpunim me Nikollė Mekajshin, Lala Drekalin etj. njė plan pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Anton Kaboja dhe Aleksandėr Kastro u paraqitėn kėtyre disa projekte tė tjera. Por edhe kėta u ftohėn nga ky plan kur panė qėndrimin e shqiptarėve, tė cilėt mė mirė pranonin sundimin osman sesa tė kalonin nėn sundimin spanjoll. Nė vitet 1609-1610 Nikollė Mekajshi i paraqiti mbretit tė Spanjės, Filipit II dy relacione. Por tė gjitha projektet mbetėn nė letėr.
Mė 1610, ushtritė e dy sanxhakbejlerėve, tė nisura njėra nga Shkodra dhe tjetra nga Prizreni, hynė nė luginėn e Drinit. Malėsorėt, duke mos siguruar nga jashtė asnjė lloj ndihme dhe duke qenė tė armatosur vetėm me armė tė vjetra, nuk mundėn tė ndalonin marshimin e tyre. Kėto dy ushtri pėrparuan gjatė rrugės, vendosėn garnizone nėpėr qytezat e kėshtjellat dhe u takuan te Vau i Dejės. Duke u vėrsulur nė brendi tė krahinave pėrreth rrugės, repartet osmane u shkaktuan dėme tė ndjeshme malėsorėve, por nuk mundėn tė vendosnin kontrollin e tyre nė thellėsi.
Kjo ekspeditė e tronditi mjaft rėndė vatrėn e qėndresės nė malėsitė e Dukagjinit. Vendosja e garnizoneve bėri qė Dukagjini ta humbiste rėndėsinė e vet si vatra kryesore e qėndresės sė malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore. Njė vatėr e re qėndrese tashmė u bė Mirdita. Duke u nisur nga njė krahinė e vogėl fillestare qė mbante kėtė emėr, qėndresa pėrfshiu nė kėtė periudhė edhe nahijet e Fanit tė Madh dhe Fanit tė Vogėl. Pak mė nė jug midis krahinave malore tė Shqipėrisė sė Mesme u krijua njė bashkim politiko-ushtarak me emrin Lidhja e Arbėnit. Por, vatra mė e rėndėsishme e qėndresės sė malėsorėve u bėnė krahinat nė veri tė lumit Drin. Nga malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit, qendra e kryengritjeve kaloi nė malėsitė e sanxhakut tė Shkodrės. Krahinat e Kastratit, Shkrelit, Hotit, Kuēit, Piprit, Vasojeviqit, Palabardhit etj., tė cilat njihen me emrin e pėrbashkėt Malėsia e Madhe ose Malėsia e Mbishkodrės, u lidhėn midis tyre nė luftėn kundėr tė njėjtit armik dhe formuan njė bashkim politik e ushtarak qė njihet nė dokumentet e kohės me emrin Malet shqiptare. Nė kuvendet e pėrbashkėta, krerėt e tyre lidhėn besėn se do tu bėnin ballė me ēdo kusht ekspeditave ushtarake, se do tė luftonin bazat e kėtyre ushtrive nė viset fqinje dhe se do ta mbronin vetėqeverisjen e vet, pėr tė mos lejuar tė vendoseshin pėrsėri nė trojet malore pushteti osman dhe spahinjtė. Nėn drejtimin e kėtyre kuvendeve, malėsorėt filluan sulme tė shpeshta, duke dėmtuar veēanėrisht pronat e spahinjve nė Plavė dhe nė krahinat e Bosnjės dhe tė Maqedonisė.
Qeveritarėt osmanė i drejtuan tani sulmet e tyre kundėr kėsaj vatre tė re tė qėndresės sė malėsorėve. Mė 1612, nė krye tė njė ushtrie prej 25 000 vetash, qė u grumbullua nė Podgoricė, ata filluan ekspeditėn ndėshkimore kundėr Malėsisė sė Madhe.
Pėr tre muaj rresht kėto forca luftuan rreth shtigjeve kryesore pėr tė depėrtuar nė brendi tė kėsaj malėsie, mirėpo nuk ia arritėn qėllimit. Pasi dogjėn vetėm Palabardhin, ato u detyruan tė tėrhiqeshin duke lėnė 300 spahinj tė vrarė.
Njė vit mė vonė, forcat e bashkuara ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Prizrenit dhe tė Elbasanit, nėn komandėn e Asllan Pashės, ndėrmorėn njė ekspeditė tė re kundėr Kelmendit, qendrės kryesore tė lėvizjes, pėr ta shkatėrruar njė herė e mirė dhe pėr tė vendosur kėtu mė nė fund sundimin e sulltanit. Pas dy javė luftimesh, edhe kjo ekspeditė dėshtoi. Meqė nuk mundėn tė thyenin luftėtarėt malėsorė, kėto forca ushtarake u mjaftuan me shkatėrrimin e njė vargu fshatrash tė braktisura dhe me robėrimin e njė numri grash e fėmijėsh. Gjatė rrugės sė kthimit, ato u sulmuan rreptė nga ēetat e kryengritėsve dhe pėsuan humbje tė rėnda nė njerėz, nė kafshė, nė ushqime dhe nė veshmbathje, qė i lanė nė fushėn e luftės, nga ikėn tė shpartalluar.
Fitorja e arritur kundėr kėtyre dy ekspeditave, si dhe nevoja pėr tu bėrė ballė tė tjerave nė tė ardhmen, e rritėn autoritetin e Lidhjes sė Maleve dhe e fuqizuan luftėn ēlirimtare. Ishin krerėt e malėsorėve tė Kelmendit dhe tė Kuēit ata qė do tė luanin tani e tutje rolin kryesor si udhėheqės tė kuvendeve tė Lidhjes dhe qė u njohėn si tė tillė edhe nga pėrfaqėsuesit e krahinave tė tjera pėrreth Malėsisė sė Madhe. Lufta qė bėnė malėsorėt me forcat e veta tė kufizuara nėn udhėheqjen e kuvendeve kushtonte shumė shtrenjtė. Prandaj ata nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė fituar aleatė dhe pėr tu lidhur me kryengritjet antiosmane edhe tė vendeve fqinje, ku luftimet dhe fitoret e kryengritėsve shqiptarė patėn njė jehonė tė madhe. Nė disa raste malėsorėt shqiptarė ndėrmorėn veprime luftarake tė pėrbashkėta me kryengritėsit fqinjė, veēanėrisht me malėsorėt malazezė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
26-01-08, 17:35
|
#7
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Jeta politike nė Trojet SHqiptare Kryengritja e Armatosur SHEK.XVI-XVIII
Kuvendet ndėrballkanike
Nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XVII, lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi nė njė fazė mė tė lartė, qė karakterizohet nga pėrpjekjet pėr tė bashkėrenditur lėvizjet ēlirimtare tė vendeve tė veēanta. Njė rol tė dorės sė parė nė kėtė drejtim luajtėn krerėt shqiptarė, tė cilėt u bėnė nga organizatorėt mė tė rėndėsishėm tė luftės sė popujve tė shtypur. Fryt i pėrpjekjeve tė tyre ishin mbledhjet e disa kuvendeve ballkanike qė u mbajtėn nė Kuē, nė Prokuplje dhe nė Beograd. Mė 13 dhjetor 1608 nė manastirin e Moraēės, pranė liqenit tė Shkodrės, nėn drejtimin e patriarkut tė Pejės, u mblodhėn krerė serbė, shqiptarė, bullgarė, boshnjakė, hercegovinas e serbė ku u diskutua pėr dėbimin e osmanėve dhe iu kėrkua ndihmė dukės sė Savojės. Kjo mbledhje shėrbeu si pikėnisje pėr organizimin e disa kuvendeve ballkanike.
Kuvendi i parė u mblodh mė 1614 nė Kuē, nė zemrėn e Maleve shqiptare, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve tė Shqipėrisė, tė Malit tė Zi, Bosnjės, Hercegovinės, Serbisė dhe tė Maqedonisė. Ai u zhvillua nė dy sesione, njėri nė korrik e tjetri nė shtator. Nga tė gjashtė krerėt kryesorė ballkanas tė kėtij kuvendi dy ishin shqiptarė, Gjergj Bardhi i Mirditės dhe Lala Drekali i Kuēit, kurse nga 44 pėrfaqėsuesit ballkanas njė e katėrta vinin nga vatrat e qėndresės shqiptare.
Nė sesionin e dytė tė kuvendit u hartua plani i operacioneve luftarake. Rėndėsi e veēantė pėr pėrgatitjen dhe fillimin e veprimeve ushtarake nė Gadishullin Ballkanik iu kushtua vatrave malore kryengritėse shqiptare. Nė kėto vatra do tė dėrgoheshin pėr ndihmė nga tė gjitha krahinat ballkanike 12 000 luftėtarė, tė cilėt do tė pajiseshin me armė dhe, sė bashku me kryengritėsit shqiptarė, do tė shpėrthenin prej andej sulmet kundėr garnizoneve osmane. Nga Himara do tė kryhej sulmi pėr ēlirimin e Vlorės, nga malėsitė e Dukagjinit do tė zhvilloheshin operacionet pėr ēlirimin e Krujės, nga Malėsia e Madhe do tė fillonte sulmi pėr ēlirimin e Shkodrės; po kėshtu edhe nga Mali i Zi do tė sulmohej Kastelnovo nė Grykėn e Kotorrit. Nė themel tė kėtij plani qėndronte gatishmėria pėr luftė si dhe pėrvoja shumėvjeēare e kryengritjeve tė deriatėhershme tė popujve tė Ballkanit, e veēanėrisht ajo e shqiptarėve. Nė kryengritje do tė merrnin pjesė edhe mitropoliti i Durrėsit e peshkopėt ortodoksė tė Janinės e tė Artės.
Nė kėtė sesion u shtrua pėrsėri si ēėshtje kryesore ajo e sigurimit tė armėve. Tė dėshpėruar nga dėshtimet e mėparshme, pjesėmarrėsit morėn njė vendim tė ri, qė ishte njė goditje e rėndė pėr princat katolikė, tė cilėt i kishin mbajtur deri tani me fjalė pėr organizimin e kryqėzatave dhe nuk kishin dhėnė ndihmė efektive nė armė. Kuvendi ngarkoi tė dėrguarin e vet diplomatik, shqiptarin Gjon Renėsi, qė tė deklaronte nė oborret katolike tė shteteve italiane se kuvendi nuk do tė ngurronte tu drejtohej pėr ndihmė shteteve protestante, si Anglisė, Holandės dhe princave tė tjerė protestantė tė Gjermanisė.
Midis burrave tė shtetit tė Evropės Perėndimore, qė filluan tė inkurajonin kryengritėsit ballkanas me shpresė se fitorja do tu jepte atyre mundėsi tė vinin dorė mbi tokat e ēliruara, ishin duka i Parmės nė Itali dhe duka i Neverit nė Francė, prapa tė cilėve qėndronte nė fakt Spanja. Duka i Parmės pranoi ta ndihmonte me armė kryengritjen e projektuar dhe nisi njė anije tė ngarkuar me furnizime pėr nė brigjet shqiptare, por kjo u sekuestrua rrugės nga venedikasit. Atėherė kuvendi vendosi tė bashkėrendiste kryengritjen me ekspeditėn qė pėrgatiste duka i Neverit pėr tė zbarkuar nė Gadishullin Ballkanik. Mirėpo edhe pėrpjekjet e kėtij princi frėng dėshtuan pėr shkak tė kontradiktave politike evropiane.
Meqenėse hapat e parė nuk dhanė rezultatet e dėshiruara, pas kuvendit tė Kuēit u bėnė pėrpjekje pėr njė kuvend tė ri. Mė 11 nėntor 1616 nė Prokuplje morėn pjesė, siē thotė njė burim bashkėkohės, zotnitė kryesorė tė mbretėrisė sė Bosnjės, tė Kosovės, tė Serbisė, tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė dhe tė Arkidukatit tė Hercegovinės. Pėr shkak tė kushteve tė reja qė ishin krijuar me rritjen e rolit tė Austrisė si kundėrshtari kryesor i Perandorisė Osmane, kėtė herė kuvendi nxori nė plan tė parė si detyrė pėr tė ēliruar sė pari Bosnjėn, meqenėse kishte mundėsi mė tė mėdha tė ndihmohej nga ana e Austrisė. Megjithėkėtė edhe nė kėtė kuvend u pa i nevojshėm njė zbarkim nė Shqipėri, sepse kryengritjet shqiptare mbanin vazhdimisht tė hapur njė plagė nė anėt mė tė dobėta tė Perandorisė Osmane. Nė bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rrugėt drejt viseve tė brendshme tė Ballkanit dhe se, - siē thuhej nė vendim, - njė pjesė e popullit tė kėtij vendi nuk i bindet sulltanit dhe jeton i lirė (siē janė shėn. i aut.) zotnitė e Dukagjinit, e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe tė Malit tė Zi. Prandaj nė ēdo plan ushtarak, si mė pėrpara edhe tani, Shqipėria zinte njė vend nga mė tė rėndėsishmit. Me tė zbarkuar flota evropiane nė brigjet shqiptare, 10 000 burra do tė bashkoheshin me forcat hercegovinase. Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi e nga Mali i Zi do tė merrnin kėshtjellėn e Shkodrės e prej andej do tė shkonin drejt Sofjes, ku do tė bashkoheshin me forcat e tjera pėr tė parashtruar planin pėr marrjen e Stambollit. Projekti mbeti pėrsėri nė letėr. Duka i Neverit e zgjati shumė pėrgatitjen e ekspeditės. Nė pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftės me shtetin osman.
Njė dėshmi tjetėr e lėvizjes ēlirimtare ballkanike u bė kuvendi i Beogradit, qė u mblodh mė 18 nėntor 1620. Aty u shqyrtuan mė me hollėsi planet e dy kuvendeve tė mėparshme dhe u theksua nevoja e ēlirimit tė Shkodrės nga kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe dhe tė malėsive tė Dukagjinit, si dhe ēlirimi i Krujės nga banorėt e malėsive tė Shqipėrisė sė Mesme.
Nga tė 24 krerėt e kuvendit tė Beogradit, qė nėnshkruan planin e luftės, mė tė rėndėsishmit ishin Lala Drekali i Kuēit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe Vuk Gjeēi i Kelmendit, pas tė cilėve vinin krerėt e tjerė tė ardhur nė kuvend nga malet shqiptare. Tė bashkuar nė Lidhjen e Arbėnit, Dukagjini, Pipri e Kelmendi do tė nxirrnin 14 000 luftėtarė. Tė gjithė do tė grumbulloheshin nė Pejė, ku do tė krijohej njė ushtri prej 50 000 kėmbėsorėve e 30 000 kalorėsve prej forcave tė Shqipėrisė, Maqedonisė e Serbisė. Edhe kėtė herė kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renėsi si njėrin nga tė dėrguarit e vet pėr nė oborret evropiane. Por, ndihma e kėrkuar me armė dhe zbarkimi nė brigjet shqiptare nuk u siguruan as kėtė herė.
Kuvendet ndėrballkanike nuk arritėn tė organizonin njė aksion tė pėrbashkėt pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa. Popujve ballkanas e nė radhė tė parė kryengritėsve shqiptarė iu desh tė luftonin me forcat e veta. Shkaqet e dėshtimeve tė pėrpjekjeve pėr organizimin e njė aksioni tė pėrbashkėt ballkanik qėndrojnė kryesisht nė kontradiktat midis shteteve evropiane, tė cilat ishin nė rivalitet me njėra-tjetrėn nė zotėrimet osmane.
Gjatė periudhės sė kuvendeve ballkanike u hartuan mjaft projekte. Patriku i Ohrit, Athanasi, hartoi njė projekt mė 1615-1616. Ai kishte vėnė nė lėvizje peshkopė e klerikė tė tė gjitha rangjeve. Si njohės shumė i mirė i gjendjes nė Ballkan, krahas kulturės teologjike, Athanasi kishte njohuri edhe nga arti ushtarak, aq sa ishte nė gjendje tė hartonte planin e kryengritjes. Ai kishte hyrė nė lidhje me dukagjinasit, kelmendasit dhe pastroviqasit dhe shqiptarėt e tjerė, tė cilėt prisnin ndihmėn nga Spanja e Napoli.
Nė vitin 1621, Pjetėr Budi hartoi njė relacion me tė cilin pėrkrahte projektin e Bertuēit dhe kėrkonte vėnien e tij nė jetė. Sipas tij, 30 000 shqiptarė tė krishterė e myslimanė, ishin gati tė rrėmbenin armėt. Shqiptarėt kishin nevojė pėr armė, municione dhe pėr njė princ pėr ti udhėhequr. Koha mė e pėrshtatshme ishte viti 1621, mbasi forcat ushtarake osmane tė tokave shqiptare kishin shkuar nė luftė kundėr Polonisė. As relacioni i P. Budit nuk gjeti pėrkrahje.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:56.
|
|