|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
27-05-08, 12:16
|
#1
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Shtrati i dashnorėve
Shtrati ynė do tė jetė i parfumuar
e divaneve pėr rreth,tė thellė si varre
stolisur plot lule tė rralla
mbledhur enkas nėpėr qiej.
Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do tė bėhen pishtare
e do hedhin njė dritė tė dyfishtė
nė zemrat tona si dy pasqyra binjake.
Nė njė mbremje nė rozė e blu mistike
ne do tė reflektojmė tė njeten dritė
pėrzier plot vaj,rėnkime e lamtumira.
Pastaj njė engjull
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallė
e flakėt e shuara do rimarrin jetėn
besnik e tė lumtur....!
|
|
|
27-05-08, 12:17
|
#2
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Syte e tu....
Here me mbysin ,here me ngjallin
Here me shuajn ,here me kallin
Here me shtangin,here me dridhin
Here me cmendin ,here me lidhin
Here sa embel me qetesojn
Here sa ashper me terbojn
Here sa bukur dine te flasin
Here sa tmerrshem dine te vrasin
Here me bejn te te dua
Here te te urrej deri ne pa fund
Here te te kem kudo me vete
Here te te mos shoh kurr ne jet
Edhe te bukur edhe te rrezikshem
Edhe te kendshem edhe te frikshem
Edhe lule edhe therre
Edhe drit edhe terr
Shum te quditshem megjithate
Perulju Zotit per ket dhurat
Se rrall jan ata qe mbajn
Sy qe syve tu u ngjajn............
|
|
|
27-05-08, 12:18
|
#3
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
BINJAKE SHPIRTERORE
Qė ditėn kur tė njoha ty
Mė nuk jam i vehtes sime...
E tash e tutje nuk jemi mė dy
Por vetėm nje o zemra ime.
Pėr ty,orė e ēast mendoj unė
Dhe ti nė ēdo sekondė pėr mua.
Unė nė stuhi tė jam si njė gunė
Dhe ti nė shkretėtirė mė je krua.
Dy "binjakė shpirtėrorė" o shpirti im.
Tash e tutje,unė jam ti e ti je unė.
Ti Mėngjez i bukur e unė Agim,
Nuk na tremb as Stuhi e as Furtunė...
Njėshi nuk do qe asgjė o shpirti im
Dhe te dyshi unė ty tė gjeta,
Tė paēa binjake tė shpirtit tim
Sa te jenė Dielli, Ajri, Uji e Jeta !
|
|
|
27-05-08, 12:18
|
#4
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Ē'ESHTE DASHURIA?
Le te isha me I zgjuari I botes
le te flisja te gjitha gjuhet e saj
po ti mungonte dashuria botes
do te isha nje motorr pa vaj.
Ne se profet do te isha bere
te dija cdo mister ne bote,
te levizja nje mal te tere
pa dashuri do te ishte e kote.
Nese trupin do tua falja
gjithe te varferve per ushqim
Pa patur nje dashuri te madhe
gjithecka nuk kishte kuptim.
Nese do te gezohesha une
ne hare e lumturi pa cmire
perseri nuk eshte pune
pa dashuri do isha pus me hirre.
Nese do te duroja gjithemone
ligesite e botes pa perjashtim
dhe po te fluturoja si shqiponje
pa dashuri jeta s'ka kuptim.
Pa dashuri nje kumbim do te isha
I nje daulle bosh pa akordim
qe nuk pushon as dite as nate
ne kaos tingujsh pambarim.
Dashuria jo kurre nuk rri vetem
vella ka besimin e moter shpresen.
Te na thote te verteten kush e di,
pa dashuri a do ta deshem jeten?
|
|
|
27-05-08, 12:19
|
#5
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Takimi i Dashurisė sė parė
Unė kurrė nuk kam qėnė aq i lumtur
Sa nė takimin e parė tė dashurisė sime.
Erė ėmbėla nė c'do qelizė mė qe futur
Dhe rrėmbeu pėr tėre jetėn zemrėn time.
Fytyra ime mu zverdh nė atė ēast,
Kėmbėt refuzuan tė shkojnė tutje,
Ndjeva si miliona tė humbura nė bast
Dhe nuk e di pse pata njė si ngutje.
Kujtoj qė gjaku mė vėrshoi nė fytyrė,
Sytė mu errėn,u ndjeva i zėnė nė faj.
Ajo,kopėsht i bukur nė shėmbėlltyrė
Dhe unė i tronditur,kopshtar i saj.
Nė atė moment nuk kuptova asgjė
As si unė i nxorra dy fjale:"Tė Dua"!
Rruga ku ishim mu duk krejt pa gurė
Se tė gjithė gurėt ranė mbi mua.
Lulen nuk e shikonja por i ndjeja erėn
Megjithėse ishte mezi i dimrit,janar
Thithja erėn e majit,jetoja pranverėn,
Ndihesha si kopshtari qe ka bėrė zarar.
Ju betohem qė ne s'folėm asnjė fjalė.
E ē'mund tė flitet nė njė takim tė parė
Kur takohet vajza e bukur me njė djalė?
Mbaj mėnd qė e bukura vetėm ka qarė.
Fytyrėn e saj e kam parasysh pėrherė,
Erėmirė,aq tė ėmbėl si Djelli nė agim.
Ē'do takim tjetėr kurrė s'ma dha atė erė,
Zemra ime edhe sot ėshtė nė atė takim.
|
|
|
27-05-08, 12:20
|
#6
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Dashuria e Parė
Oh Zot, sillma atė pėrsėri kėtė ditė,
Atė zjarrmi vibrante e aq tė ngrohtė
Qė mė mbushte ē'do ditė me dritė,
Atė Dashuri tė Parė si Hena e plotė.
Kur mrekullia e dashurisė pėrrallore
Beri zemrėn time tė pėrmbytet nga ty
Dhe ditėt e mija njė parajsė tokėsore
Sepse ne u deshėm kaq shumė tė dy!
Isha tepėr i pasur dhe shumė fukara
Dhe asgjė nuk mund ta fshija nga ty
Kur nė ty mė shndrohej gjithėcka...
Dhe asgjė pas teje s'mė hynte nė sy!
Ti ishe Bota,Lumturia dhe parajsa,
Asgjė s'ekzistonte pėrmatanė teje,
Oh dashuria e parė sapo un' tu qasa
Ti mė pėrmbyte si lumė nė deje!
Oh,pushtoma zemrėn time pėrsėri,
Pėr kėtė lutja ime do tė jetė pėrherė
Qė tė bie nė atė tėnden magji,
Lė tė vdes, po tė kem edhe njė herė!
|
|
|
27-05-08, 12:21
|
#7
|
GjaKoViLLe
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
|
Titulli: Vargje Pėr Ty
Lotėt..
Lotet ne faqe rrodhen ngadale
-Te lutem,- te thashe,
-mos e thuaj ate fjale.
Perse kerkon shpirtin te ma brengosesh,
zemren te ma copetosh?
Kaq e veshtire eshte per ty.....valle
qe ta lesh zemren te lire dhe te dashurosh?
Mos e mbaj zemren ,te mbyllur ne kuti
lere te dashuroje ashtu sic zemra ime
te dashuron ty!!!!
Tani pyes veten pse diten me duken ndryshe
Tani qe jam kaq larg nga ty
Kujtoj te kaluaren ndihem vetem
Kurre me nuk mund te jemi te dy
Ne duelin e ndjenjave te dashurise dhe urrejtjes
kjo ndjenje do te triumfonte perfundimisht
dashuria u lodh,fryma e fundit mbaroi
valle ishte enderr apo vertet jetoi
Kurė tė them qė tė DUA..
Kur te them qe te dua..
Ta them me emer..
Mendoj dhe mendoj..
Dhe ta them me gjith zemėr..
Te dua-Te dua..
Me loqk e me shpirt..
Te dua- Te dua..
Per shkak dashuris..
Dot doja te isha Pikloti..
Te rrshisja ne faqen tende..
Dot doja te isha..
Loti ma i paq ne botė..
Por nuk doja te lotoja..
Per djalin qe e DUA fort..
Sjam xheloze..
As tradhetare..
Por jam Vajza e MITROS..
Me zemer shqiptare..
As nga qjelli..
As nga Deti..
Por nga Djenja..
Dhe lezeti..
Puthjen e par kur ta dhash..
Me gjith zemer e ke marr..
Me shith shpirt e pranove..
Por kur me the Jeta ime..
At'here me tranove..
E pa fat zdi qte bej..
Djalin qe dashuroj ne zemer me lendoj..
Larg ne mergim unė kam qillu..
As fatit tim nuk muj me i ndihmu..
Jam ni engjull i liris..
Kerkoj fatin e rinis..
Kerkoj zemra ne vetmi..
Tju ndihmoj ne dashuri..
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:06.
|
|