Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-08, 23:42   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KTHEHUNI

Jem“ shpernda nė t“katėr anėt
Ja kem“ kthye shpinėn NANĖS,
S“po kėndojmė ma si dyllendyshet
N“ēerdhe tona vajtojnė qyqet.
Jo nuk kem“ tjetėr Atdhe
Veē Kosovėn ku kem“ le,
Kthehuni burra, pėr liri
Se ende i thonė po Dardani.
Kush nuk kthehet kur bie kushtrimi
Do ta quajmė tradhėtar trimi,
Kush nuk kthehet nė Atdhe
I ka ndrrue komb e fe.
Kthehuni burra ju th“rret Shqipnia
Ju th“rret Tetova ju th“rret Gusia
Ju th“rret Presheva e Toplica,
Ju th“rret Sharri, ju th“rret Galica.
Kthehuni burra nė Atdhe
Nė ato troje ku kemi le,
Kthehuni gra e kthehuni femijė
Se na kanė shkelė k“ta shapkali.
Nuk a kohė tė asimilohemi
Erdh“, koha tė mbrohemi,
T“kapim pushkėn per atdhe
Se s“ka kush me e kap“ pėr ne.

Bruksel,1993.

KTHEHU TI MOJ RINI

Kah po shkojnė k“ta trena t“zi
Ku po e qojnė gjith kėtė rini?
Kah flutrojnė k“ta aeroplan“ ,
Kėtė Kosovė po kujt ja lanė?
Kujt ja lanė nanė e babė,
Qe n“pleqni n“shpi i kan“ lanė?
Kthehuni Ju moj rini
Se Kosova nuk asht Serbi.
Kthehuni Ju nė vendin tuj,
Se Kosova nuk asht e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Nuse t“reja nė shtatzani
Nė kurbet po lindin fėmijė
Po lindin n“Evropėn plakė,
Fėmijė pėr t“huej e t“pa nafakė,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s“harrohet dot Kosova!
Kthehuni pra gra, pleq, e tė ri
Mos ta lamė Kosovėn n“Serbi
Kthehuni ju nė vendin tuj
Se Kosova s“bahet e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovės tradhėti
Ju kolona, n“kurbet qe shkoni,
Pse Kosvėn po e tradhėtoni.
Kthehuni ju djel tė ri
Ta bajmė luften me Serbi,
Kthehuni Ju n“vendin tuej
Se Kosova s“bahet e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Kujt ja lini Ju kėtė prag
Qė shkjau na e lau me gjak,
Kah po shkojnė po vlla e motėr
Kujt ja lanė plang e votėr?
Kurrė n“Kosovė lule s“ēelin ma
Far e gjakut pa u ra,
Lulja n“Kosovė s“mund pip“ me qitė,
Gjak i ri, tė mos i ujitė,
Kur kjo tokė sot lėngon
Plis e huta n“shpi i keni lanė.

Kthehuni Ju more tė rinj
Ta bajmė luftėn me Serbi
Kthehuni nė vendin tuej
Se Kosova s“bahet e huej,
JO KURRĖ MOR JO!


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-08, 23:43   #2
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

LULJA E BUKUR E SHARRIT

Lulja e bukur e Sharrit,
Ajo me kunorė
Po i ban tė fala lules,
Qė rritet n“Kosovė.
Rritu, e lulėzo,
Se motėr tė kemi,
Nji ujė na ujit,
E tė nji dheu jemi.
Lulja e bukur e Rugovės,
Ajo qė lėshon erė,
Pėrshėndet lulen kosovare:
Oj, lule, qofsh me nderė.
Rritu e lulėzo,
E shtatin me lėshu“,
Se do tė vijė pranvera
Bashkė kem“ me lulėzu“.
Veē lulja n“saksi,
E mbyllun ka mbetė-
S“ka kush e ujit,
Me dorė kush s“e prek.
I humbi aroma,
Qė e pat dikur.
Ēonju, vllazėn, ēonju,
Ja qesim pak ujė.
Tani po qajnė lulet,
Tė bjeshkės e tė fushės,
Pėr lulet e mbylluna,
Qė kurrė s“u banė nuse.
Njana rri n“dritare,
Tjetra kėqyr kah dera,
Vesin njana-tjetrėn:
Kur do t“vijė pranvera?

Janjevė,1975.

KUR UNĖ SHKOVA NE KURBET
N“prehen t“grues e lashė qikėn
Kur unė shkova nė kurbet,
Tash asht rritė e asht ba nuse
Nuk e njeh babėn e vet.
Zemra e shpirti mu kanė tha
Syt“ as flokun pa ja pa.
Lidh per djepi e lashė djalin
Kur unė shkova nė kurbet,
Ka ba dasmė e ka marrė nuse
Pa nji pushkė tė babės t“vet.
Hej ē“mu tha zemra prej mallit
Pa e g“zu dasmėn e djalit.
N“kry duvakun ja lashė motrės
Tuj ja prit krushqit nė derė,
Pa ja pa unė fėmijt rreth votrės
Mu mbush zemra helm e vner“.
Ē“mė dhemb zemra, ma ngrit gjakun
Pa ja puth motrės duvakun.
Nė sy nanės ju ngri loti
Nė kurbet kur shkova s“pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhėt
Vorrin tash ja ka mblu bari.
Hej ē“mu tha zemra mu ngri
Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.
Unė n“kurbet baba nė pritje
Ju ba mjekrra bardh si borė,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa mė prek ma e tija dorė.
Zemra e shpirti mu kanė tha
Edhe nji herė o babė me t“pa.

Vien,1992.

EDHE VDEKJA T`GJEN N`KURBET

Shum“ tė zeza haj na ranė nė kokė,
Ngryset qielli haj gjemon kjo tokė,
Gjėmojnė fushat, kodrat legjendare,
Tė Kosovės haj t“Kosovs“ krenare,
Rrjedhin lotėt sikur t“bie shi
Tuj pėrcjell“ bijt po n“kurbet tė zi.
Na ranė t“zezat edhe morėm ikėn
Ne dikr kujt s“ja kishim frikėn,
Nė Kosovė e lamė qiellin, tokėn...
Me trastė nė krah sot e morėm botėn,
Tuj kerkue shpetim prej vdekjes
Tuj i shtue t“zezat e jetės.
Morėm fėmijėt nėpėr kambė,
Shkollė e banka n“Kosovė tue i lanė,
Morėm vajet dhe kujtimet
Kangė t“kurbetit dhe vajtimet,
Tue i shkrue kujtimet n“letėr,
E tuj kėrkue ni vdekje tjetėr.
Tue ik“ vdekjes morėm malet
Porse vdekja s“mund tė ndalet,
Se me vdekun per atdhe
Asht sikur pėrsėri me le,
E n“kurbet po me ndrru“ jetėn
Ajo ka nji emėn tjetėr.
N“kurbet vdekjen pra me mendue,
Sa t“jem gjall“ vendit me i ndihmue
Pėr Kosovė ēdo gja me dhanė,
Sot, se nesėr bahet vonė,
Vendin tonė na me qitė n“dritė
N“dash tė vdekun mirė me t“pritė.
Nji kafshat sot kush s“mund me nda
Vend pėr vorre n“Kosovė nuk ka
Ka me e nemė gjaku i lirisė,
Qė u derdh n“lule t“rinisė,
Ka me e nem toka e dheu
As te vdekun s“ka me dashtė atdheu.
Zagreb,1990.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:44   #3
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

NUK VAJTON ZANA

Po ku je, moj Zana e Malit,
Qė s“po del ti me vajtu“
Pse s“ja thu“ edhe njherė vajit,
Siē vajtojshe prru“ mė prru“ .
Vaji yt bante me kja,
Lisa, trungje dhe livadhe,
Pėr ēdo t“vramė sa shumė vajtojshe,
Edhe lot“ derdhshe me t“madhe.
More, djalė, ti qė po flet
Unė jam nji zanė prej malit,
Kurrė s“vajtoj ma pėr tė gjallė,
Kur vret hasmi bij t“shqiptarit.
Kam vajtu“ unė kurrė pa ndalė,
Lotė e mi kanė rrjedhė pa pra,
Porse djeltė e shqiptarisė,
Ndėrmjet veti kur janė vra.
A s“po sheh a s“po t“bajnė sytė
Qė sot shqipja ashtė pajtu,
Se dhe zogjtė e ēdo shpendi
Me nji ēerdhe donė me rrnu“.
Sot i biri i nanės shqipe
Nuk del kurrė ma me vra vėlla,
Kundėr hasmit nat“ e ditė-
Me luftue don pa ia da.
Mjaft nė jetė ke vajtu“ ,
Lotėt tanė po kurrė s“janė ndalė,
Sepse shqipja shumė kohė
Ndėrmjet veti na janė vra.
Se ka pa qė gjithė anmiku
Na ka shti me u pėrēa,
Mos me ditė ēka asht i yti
Tu“u vra vėllau me vėlla.
Sa e ēmon sot Zana shqipen,
Se nuk del ma me vajtu“,
Nat“ e ditė do t“knojė e t“qeshi,
Sepse shqipja u bashku“.
E kuptoi i madh shqiptari,
Se pėrēamja ashtė e hu“j
Do t“jemi gjithmonė t“bashkum,
Tė, pėrēamė ma kurrė e kurrė.
1990-Lubjanė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:45   #4
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT - NĖ HAJME TĖ EVROPĖS

(Satirė)
NĖ KURBET NA DOLĖN EDHE VAJZAT

E kem pasė ne gjithmonė nji dert
Kur djemt ma t“mirė shkojshin n“kurbet,
Shum na i merrte kurbeti i zi
Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy.
Tash na erdhi nji tjetėr adet
Edhe ēikat po shkojnė n“kurbet,
T“u i lanė n“Kosovė shtėpitė tė thata,
E nė dhe tė huj po shkojnė gra e plaka
Po shkojnė nxanės, shkojnė profesoresha,
Nuse tė reja edhe studentesha.
Ah! Po e lanė sot Kosovėn thatė
Ku ke pa mor n“kurbet me na shkue gratė?
Pėr arat tona urrė pa u merzitė
Rrugėve t“Evropės tash tuj u shetitė.
Prej qė na hyni kjo demokraci
Pak si tepėr grat na kan marrė liri,
Se me ba burri me e nguc graninė
Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinė
Shpejt vinė milicia me sirena tu“ fishkllu,
Me nda gruen prej burrit, hajmin me ua ndrru,
Se me u ba nder burrave hiē s“u shkon ndermend,
Burrat rrinė te dera, grat nė t“parin vend
Ju qesh fytyra pse burrat rrinė te dera
Tani janė tė lira tė kenė dhe “shvalera”,
I zgjedhin dashnorėt t“zi a ndoj arap
Se janė ma tė fort duken si tarak,
Burrit shpesh ja bajnė: ēka je ba si morri
Dil pak me shėtitė se vjen “haus-majstori”.
Mori gra shqiptare ju vraftė perėndija
Si humbet k“shtu deri,si humbet njerzia,
S“janė per krejt shqiptaret kto fjalė qė po i kėndoj
Edhe me kėt“ kangė due tė kritikoj
Ju lutem tė gjithave mos me marrė pėr veti
Le ti marrin ato qė kanė mitė mbas veshi.
Se n“lokale t“natės se ka shqiptaresha vendin
Me shitė nder me pare nuk e kemi rendin.
Kemi mjaft ne ēuna, shqiptar djel tė ri
Qė tė lidhet jet“ e tė ēohet dashuni,
Pastaj, gra tė reja me tre-katėr fėmijė,
Burrat i lanė n“shpi, vet dalin n“kurvni
Ose i lanė burrat e i lanė fėminė,
Me agjensi tė ndryshme marrin arratinė.
Shkojnė e na shkruhen azil n“Gjermani
Diku nė Evropė a Skandinavi
Nėpėr “hajme” tė ndryshme strehohen kto gra,
Ju binė n“dorė mafive sa keq sa hat.
E disa prej tyne s“tregojnė se janė shqiptare
Thonė jemi tė Bosnės k“tu kem ardė pa qare
Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fėmija
Qė pa gru e nana na kanė mbet tė shpija,
Ēupėza e vogėl thėrret: ku je nana ime?
-Üse shkone n“kurbet e mė lė jetime,
Edhe ēuni vogėl nanėn e thėrret;
-Pse ma ndave gjinin nanė e shkove n“kurbet?
E disa vasha t“reja qė s“kanė obligime
Kur vinė nė kurbet shumė na bahen trime,
Jemi thonė tė pastra si gurra t“Rugovės,
Tuj u martu“ me t“huj i ndihmojmė Kosovės,
Se Kosovėn tonė e lamė nė mjerim
Tuj i marrė tė tjerėt po bajmė informim.
Po edhe me e marrė shqiptarin pėr burrė,
-Vallahi moj motėr nuk po ka kulturė,
Merre naj t“Afrikės a naj Italian,
Kanė motėr kulturė, pėr burrė janė taman.
Na lavdojnė n“Kosonė naj bajnė aferim
K“shtu nė diasporė bajmė informim,
Nuk tė rrahin kurrė e s“shohin me sy
N“dash shko n“kafene e nė dash n“kurvni
-Pse erdhėt n“kutbet?- ivet, na pėrgjigjet bija:
-Shuj vllaēko, shuj: m“kan rreh milicija,
E disa gra tjera nga fshati e nga malsija,
Dimitė dymbdhjet“ metra edhe me sargija,
Dymbdhjet“ metra gat“ i kanė leshu ne tokė
E kujt asht“ kjo veshje?-po pyet kjo botė.
Po mė tregon nji ditė nji ēun i ri
-Ma kanė qitė nanėn nė fotografi!
Se nana ime, e veshun n“dimija
Asht“ patriote e ka ndjek Serbia,
Vetshin gazetarėt:-Kėtė veshje kush e mban?
-Jemi tė osovės e na thonė Alban!
Por e kontrollun nanėn, milicėt para fmive,
Dhjet aparata ja gjeten, nė palė t“dimive!
Kėshtu shumė prej neve i ikėm Serbisė,
I tregojmė Evropės dhe Skandinavisė,
Se me vjedhė e me u prishė ndėrveti,
Beli ma trima ma smund i gjan n“gjeti.
Por mblidhni mendjen ori motrat tona,
Kultura e huej nuk bahet e jona,
Kujtoi dėshmorėt qė ranė pėr liri
Pėr Kosovėn nanė e jo pėr Gjermani.
Rueni motra nderin e rame moralin,
Me shitė nder e besė nuk na e la i pari,
Kujtoni heroinat qė ranė pėr atdhe,
Vend s“ke nė kurbet po atje ku ke le,
Banu motra pilote, kėngėtare, balerinė...
Me punė tė ndershme madhnoje Shqipninė,
Po erdhe n“kurbet fillo me u shkollu“ ,
Keq e kemi Kosovėn duhet me i ndihmu.
Banu shqiponjė mali, fluturo nga Kosova,
Se sot me nder e dije pushtohet Evropa.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:46   #5
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

N`MAJE T`BJESHKĖS M`LINDI NANAN“majė t“bjeshkės m“lindi nana
Baballartė i kam azgana,
Krejt ne shalla e nishana
Janė tė pasun e pareli
Veēse janė o pak tė zi,
E kam vendlindjen n“Suedi
Edhe shqipen hiq s“e di
Pėr Kosovė s“kam ndie kurrė
Hiq s“e di ēka jam bre burrė.
N“maje t“bjeshkės, n“majė t“botės
Kapuq e shallė qė i vnoj kokės,
M“ka thanė nana nuk je vetė,
Tre vllazni n“Kosovė t“kanė mbetė
Veēse janė tė bardhė si bora
S“janė tė paqtė edhe kanė morra
Po kėshtu mė ka thanė nana
S“janė si ti po janė Albana.
Baba im kėtu n“Suedi
Asht i madh e asht i zi
I ka flokėt dredha, dredha,
E tė forta sikur therra
Asht i urtė si delja rudė,
S“ban pantoll po ban bermude
Po ban kmish e po ban t“lina
Pi veē kola e molina
Kur m“qillon mue baba ngat
Prej kėrkuj s“kam frigė aspak,
Une e di qė asht arap
A nana i thotė e kam tarak
N“Suedi po nuk jam vetė,
Se kam shokė dy tre mijė vetė,
Unė kam shokė edhe n“Danimarkė,
Norvegji edhe Finlandė,
Po kam shokė edhe n“Gjermani
Po nė Zvicėr e Austri,
Gjysa t“bardhė e gjysma t“zi
Tjera ngjyra turli, turli,
Vllazni e motra jem pėrzi
E n“kulturė besa kem hi,

Me shumė baba e t“ni nanės,
I thomė vetit jemi tė samės.
Se nuk jemi besa nacista
Edhe kurrė s“jem kanė racista,
Nji familje me shumė ngjyra,
Kjo asht puna ma e mira
Po nė Evropė shpejt kemi me hi
Do si sorra do si korba t“zi.
Po qyshė rr“nojmė n“kurbet me ju tregu,
Nėper hajme jemi tubu
E me krejt racat e botės,
Se jem t“Zotit e jem tė tokės
Na i binė, Biblat n“gjuhė tė botės,
Me turli turki e tartar;
Paj me Rus edhe Bullgar
Tė Adis-Abebės e Tunis- Marokit,
Besa t“shnosh si gjylja e topit
Pėr me hangėr e me pi,
Kemi sa t“dush more zotni
Edhe majna pastėrti,
Po me rend hajmin tue fshi
Kemi rush e kemi molla,
Na rrinė nanat me Haus-majstora
Nana m“thot lumja unė e mjera
Nė kurbet mu ka shtue pjella.
Kur mė qet n“gjumė nana mu,
Ajo nisė ninulė me knu
Fli o bir mu bafsh zotni,
Se t“ban nana ty shum vllazni
Edhe motra vjet pėr vjet
T“rriti n“shtrat e jo nė djep
Si i pata rrit tjerėt n“djep tė drunit
Mu bafsh i shehrit jo i katunit.
E lshum Kosvėn erdhėm n“dynja
Po shumė shqiptarė more hata,
Do prej zorit e do prej qefit
Do prej lezeti do prej kijameti
E n“Ēeki, n“Pilzen, n“Teplicė,
Na bajnė rrasht e kalanicė,
Aty asht stacioni i parė
Pėr me dhanė tatim n“shiptarė
Nji mijė marka ti me ia dhanė,
N“Gjermani po ndash me dalė

I jep paret si zotni
Tė qojnė malit drejt n“polici.
T“zanė gjermanėt e t“kthejnė n“Ēeki,
Tė bamė rrasht e kalanicė
Si me kanė ne Mitrovicė
E tuj fol shqip sikur n“Drenicė
Po kajnė robėt e po kajnė fmija,
Si me t“hy n“shpi policija
Kshtu punon sot shqiptarija.
Na kan“ dal shum patriota
Pareli me ide t“forta
S“don me ndi pėr Qeveri
Pėr Kosovė as pėr Shqipni
Naj kanė ba po shum parti
Kryetar turli-turli,
N“Kosovė punojshin me Serbi,
Pėr Kosovė nuk pagujnė kurrė,
I thonė vetit unė jam burrė,
Jam ma i meē se Ibrahim Rugova
Djalė si mu nuk ka Kosova.
Por mblidhni mendt more shqiptarė,
T“rrimė si njerėz jo si gomarė
Mos t“ju nemė toka e juej
Mos t“ju nemė ai Skenderbeu
Mos t“ju nemė gjaku i shqiptarit,
Qė u derdhė prej shkaut e tradhėtarit
Se dheu i huej s“bahet i yti,
E kurbeti ne na mbyti;
T“mendojmė pak pėr Kosovė t“mjerėn,
Qė na lindi e na e dha jetėn,
E nanė Kosova na ka rritė
Me i ndihmue kur asht n“rrezik.
(Düren, 1993)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:46   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

TEZET AZILANTE

Po flasin nji ditė
Nja dy teze t“mia:
-A ke ni moj motėr
Po na kthejnė te shpia?!
-Shuj Hajri qyqe!-
Po ia kthen Hata,
Gjermani me Serbin
Kanė llafe tė gata.
Ēka tha Bratisllava
Jo, nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarėt
Jo as n“Rumani.
Veē me ba moj motėr
Me na kthy n“Kosovė,
Naj prishin lezetin
Qė kem“ n“Diasporė.
Kėqyri nji herė hejmat
Me djem t“bardhė e t“zi,
Turli afrikani,
Kurdė e turqeli.
O gjithė natėn burrat
Raki tuj pi,
Tanė ditėn tuj fjetė-
Gratė sallamadi.
Tuj hangėr turli mishi
Pėrditė rrush e molla,
Gue m“gu po rrimė moj
Me Hauzmajstora.
Ani tash me ba
N“Kosovė me na kzhy“,
Qysh m“i desh hellonkat
E me veshė dimi?!
Se n“Kosovė nuk kemi
Kurrfarė afrikani,
Tuj nejtė burrat n“shpi
Tybe bahet nami!
Shuj, Hato, shuj
M“shtine me t“ba be,
Kam me shti Hajdarin
Letra falls me ble!
Le t“i pagujė t“shtrejta
Le t“pagujė me mija,
Veē le tė shkruajnė:
-I ka rreh policia!
Ma mirė mori Hato
Me krisė kjameti,
Se m“u kthy n“Kosovė
Me na u prish lezeti.
-Qitma Hajri kafen
Se i bahet qare,
Edhe n“Gjermani azili
P“u blejke me pare.
Avokat Nellesit
Ja jep nja 10 mi“,
Pasaportė gjermane
Ki me shti nė gji.
Nuk kthehna n“Kosovė
Kurrė me veshė dimi,
Ma mirė asht moj motėr
Me dekė n“Gjermani.

(Köln, 1996)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:47   #7
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

LETRA E KUNATES

Ēoi letėr Dudia te Kunata n“Llap
A kujtojshe bijo se mun“ u m“ban zap,
A kujtojshe bijo se tė baj nė shpinė
Herė me gatu n“magje herė me kqyr baēinė.
A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti
E kam burrė Hakifin s“ka njeri ma i zoti,
A kujtojshe bijo s“muj dal n“Gjermani
Me t“i lanė te shpija bija e vjehrri.
Bija e vjehrri kopengj me t“i lanė
Me mushė ujė me kofe me krah me bajtė sanė,
Tuj i kqyr bullicat pėrditė tuj gatue
As pėr ditė t“Bajramit n“opēinė mos me shkue.
N“Gjermani kunatė moj jam sikur n“xhenet
Po rrnoj si gigutka a po t“vjen siklet,
A po t“vjen siklet moj a po t“kris ty zemra
A e din kur t“thojsha s“un vjen as te themra.
Tuj punu Hakifit-o hiē nuk i del dita
Se kur vjen ashami del lun me ēibrita
E bjen nji grusht marka do sinxhirė dukati,
I qes kos e fli moj pa u ba sahati.
Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki
Dal e pėrvloj ēajin moj fisin s“e koriti,
Dal e pėrvloj ēajin dal e ngjeshi bukėn
Fund e kry“ Frankfurtit moj s“ja kemi kuj tutėn.
N“dash me ta plasė barkin, o pasha Kuranin,
Si dikur sulltanat e majmė Ramazanin,
Tana punve mirė moj ja u qesim kararin
Me fiq e me hurme e presim iftarin.
Tespitė n“dor Hakifi me do turqeli
Nuk e prish avdesin dek ter n“taravi
Tash moj Kunatė zeza s“po di shka me t“shkrue
Veē nja 100 marka pėr bukė me t“i ēue.

Pėrgjigje nga Llapi

Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati
E rroku kalemin kunata prej Llapi,
Nisi m`i qit shkrolat sikur me tėrfurk
Me ja shprazė inatin Dudijes n`Frankfurt.
Ani moj kunatė moj keq ishe mashtrue
Qat letrėn me kungja qi ma kishe shkrue,
Qat letrėn me kungja n`ta me 100 marka
Qė tash n`Podjevė qaq po kushton darka.
Ato buz’t e trasha mos i qaravesh
Edhe kėtu farmerkat po i veshim shpesh,
I veshim farmerkat nuk bajnė za vjehrria
Veē ty pėr kerrname t’ i rujmė do dimia.
Prej luftės e knej s“kemi gajle hiē
Edhe rreth Tetovės tash kem zanė shumė miq,
N’ desh pėrbej n’Kuran n’desh pėrbej n’xhami
Ma mirė rrnojnė gratė n`Llap sesa n`Gjermani.
Tana janė me errz te tana me namuz
Si ti nevojtore s`lajnė si me topuz,
Pėr dollarė e marka kurrė s’e kemi zorin
Mos me pasė shumė gajle n`derė e kemi KFOR-in.
Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi
Shpijat e gjermanve me rub n`dorė tuj fshi,
Se prej durve tua s“hahet kurrė ma flia
Kur e di shka ban tug po m“ēon gėrdia.
Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit
Me ta ēu kadal kangėn para xhamit,
Me ta ēu kadal me pasė shka me ni
Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani.
Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrėn
Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrėn,
Kur e ban krej skllotė kur e ban pėrshesh
N`telefona t`dorės kėtu po marrim vesh.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:45   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Agim Gashi

kam pas rastin me njoft rrapsodin e njohur Agim Gashin e pershendes
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.