Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-06-08, 17:11   #4
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ADELINA si POP ICON ....

20-Kisha pasur shume deshire te marre nje opinion te Adelines se si mendon rreth tipave gay. Si do te reagonte Adelina nese nje mik apo shok i saj i thot se eshte gay? (Leo nga Barcelona)

20-Tung Leo.Pyetje interesante,te falenderoj qe me bere te mendoj mire e mire para se te pergjigjem.Une absolutisht nuk kam kurrfare paragjykimi rreth afeksionit seksual te askujt,mos harro ne Kosoven e pavarur eshte e lejuar edhe martesa mes dy njerezve te gjinise se njejte.Perderisa dikush e ndjen veten mire dhe nuk me rrezikon mua me menyren e jeteses se vet,nuk kam asgje kunder.Une kam pasur nje shok gay i cili fatkeqesisht me nuk eshte ne kete bote.Kur me tregoi qe eshte gay,reagimi im ka qene:"Sigurohu te jesh i lumtur,gay ka pasur edhe do kete gjithmone".Pra harrojeni qe une jam kunder qe dikush te beje ate qe e ndjen perderisa nuk ka rrezik aty.Besoj qe me aprovimin e nenit 24 ne Kushtetuten tone,cdo politikan kosovar pajtohet me mua.

21-Eshte e vertete qe ka filluar te te bojkotoje RTV21-shi i cili ne kengen kushtuar Kosoves nuk te kishte ftuar ty , Zanfinen edhe shume kengetare te tjere qe te pakten e kishin meritu te jene aty? Kishte persona qe ndoshta nuk e meritonin te jenin aty por vetem si statista i kishin vendosur.Mos valle ka qene prezenca e Leonora Jakupit ne mos pranimin e fteses nga ana jote apo dicka e ngjajshme? Te lutem sinqerisht... (nga Jehona)

21-Jehones pershendetje.Kete pyetje duhet ta besh ne TV21,sepse do te me ndihmosh edhe mua qe ta kuptoj se cfare ka ndodhur.E them shume seriozisht.Dhe te falenderoj nga zemra per nje pyetje kaq te qelluar.Beje per mua,pyet cfare po ndodh, betohem qe nuk e di.Me lejo qe te perqafoj se paku nga largesia qe bere kete pyetje.

22-A do te jete Adelina Ismaili ne ceremonine e dhenies se cmimeve “Video Fest Muzikor” ne Kosove? (nga Adelina nr 1)

22-Sa me pelqen kjo pyetje hihihi.Asnjehere nuk do te me shohesh ne Videofest,qe nga viti 2004,kur e kam braktisur.Nuk e percmoj aspak kete eveniment,por e percmoj si "festival"sepse nuk jam e vetmja qe e kam braktisur,ka shume artiste meritor qe jane fyer madje edhe ne prezantime e komentime ne kete ngjarje.Ju kujtohet kur "ELITA 5" braktisi sallen ne momentin e fundit?Une duhet ti prezantoja,dhe ngela me zarf ne dore.Nuk di pse ndodhi qe ne sekondin e fundit atyre te iu merret cmimi!Ka dhe shume te tjere.Por ata nuk humben asgje,publiku i do dhe me shume.E shume te tjere dhe aspak nuk me imponon ecja neper qilimin e kuq,sot mund ta blej nje te tille,ta ve ne shkallet e baneses sime dhe do te ndjehem si nje "yll" hihiihi.Shkoj aty ku realisht vleresohet puna e dikuj dhe e imja.

23-Pse Adelina nuk pranon mu fotografu me nje adhurus.Mua personalisht me ka ndodhur se kam prit me sa ORE me be nje foto dhe ti s’ke pranu.A nuk po don vet a nena jote nuk po te lejon.Pse? (nga Lora)

23-Pershendetje Lora.Do te ishte per mua shume mire te shpjegoje me detajisht pse nuk shkruan te verteten,sepse deri me sot asnjehere nuk kam refuzuar te fotografohem me fans!Vetem ne raste kur kam qene e semure apo ndoshta ndonje e papritur ku evakuohem nga sigurimi te cilet bejne punen e vet ne menyre profesionale.Kjo qe po e thua eshte totalisht e pavertete,me keqardhje te them.Nese je kengetare,eja moj fotografohemi kur te duash,mami im te garanton qe ajo do te na fotografoje,sepse gjithmone ajo me ben fotot me fansa ;)Nga kjo ide e "quditshme" qe mami im perzihet ne keto gjera?Hihihi,e bukur kjo.Nick-u yt,duket si shkurtese e nje emri te hmm...interesant ;) Eja te bejme foto kur te duash ne koncertin tim e dashur.

24-Si e ke ndjere veten ne emisionin "Top Rtk",kur ke kuptuar qe gjysma e kengeve tua dhe imazhit kopjohet nga serbet dhe bullgaret? A krenoheni apo pendoheni qe jeni model edhe per kengetaret ballkanase,perderisa disa kengetare tona kopjojne kryekeput serbet dhe bullgaret? (Nga ElbinoFan)

24-Tung Elbino-Fan (sa i lezeqem ky nick:).Po kaloj ne teme.Te them te drejten,nuk e ndjeva veten aspak mire! Por ngushellohesha me faktin qe kopjohem nga "fqinjet rajonal" dhe kjo do te ndikoje ne "marredheniet bilaterale" hahaha.E them kete batute qe se paku tjeret ti bej te qesh,sepse personalisht aspak nuk jam e lumtur qe me kopjojne "ato".Vertet nuk krenohem qe kengetaret sllave kopjojne dhe pas ca vitesh propagojne stilin tim sikur te ishte i tyre.Dikur nuk flisja per keto tema,tash nuk do te hesht me.Si kolege e cila ka perjetuar shume ne skene,une lus me dashamiresi kengetaret shqiptare asnjehere te mos kopjone,se paku nga ata qe me shekuj na shkaterruan kulturen,sepse ne kemi kulture e cila eshte shume me e nivelit sesa e cdo populli ballkanas.Nuk eshte kjo folklorizem patriotik,por nje realitet.

25-Meqenese Adelina eshte nje kohe te gjate prezente ne skenen shqiptare, dhe gati eshte e pamundur te dihet se sa kenge e ka Adelia. Mund te na tregoni se sa kenge i keni deri tash? Pyetja e dyte… Ku e keni bere videoklipin e kenges "Ushtarit tim"? (nga Teuta)

25-Pershendetje Teuta dhe falenderime per pyetjet.Me vie keq qe as vet nuk e di sa kenge i kam,lufta me mori shume informata,por qe nga mosha 6 vjeqare besoj te jene diku mbi 600 kenge solistike.Sepse kisha 4 albume edhe si femije.Klipi i kenges "Lavdi ushtari im" eshte bere ne fshatin Isniq ne Kosove,dhe pas realizimit kur e pash nenen qe po qante,morra vesh qe gjyshi im kishte lindur ne ate fshat.Perveq krenarise qe e para kisha realizuar klip per nje ushtar te zakonshem,me nje embleme te lavdishme,u gezova qe jeta me dergoi mu ne fshatin ku kishte lindur gjyshi im,pa e ditur fare.Dhe kete klip ia kushtova gjyshes sime te ciles qetniket ia vrane burrin,pra gjyshin tim nga Isniqi.

26-Neper internet qarkullon nje video me disa foto qe ndoshta e ka bere ndonje fansi yt, por se bashku me videon eshte edhe nje kenge "S'kam faj" cila eshte e verteta e asaj kenge dmth a eshte kenge e jotja dhe pse asnjehere nuk eshte perfshi ne ndonje album tendin ? A perdor internet dhe a komunikon me fansat nepermjet internetit ( disa profile psh: hi5.com, myspace.com etj etj qe jane me emrin tend a thua vertet je ti apo dikush tjeter? (nga Fiona)

26-Tung Fiona.Nuk jam ne dijeni per ate klip,por lus Zotin te jete i bukur.Kenga "S'kam faj" eshte njera nder kenget e mia me te preferuara e cila u punua mjeshterisht nga Naim Krasniqi per festat e fundvitit dhe vertet krenohem me ate kenge.Fatkeqesisht,nuk eshte e publikuar askund,TV21 e ka ne prone dhe nuk me lejohet ta publikoj.Internetin nuk e perdor shume,gati fare,vetem per ndonje interviste sepse nuk kam kohe,por ndoshta edhe jam pak "Tip tradicional" :))Per fat te keq kjo me pamundeson kontaktin virtuel me fansat,prandaj vendosa qe te sakrifikoj shume dite prane komjuterit qe te arrij sadopak virtuelisht te komunikoj me fansat nepermes albaniac.com. Ato profile asnjera nuk jane te miat dhe kushdo qe i ka bere e lus qe mos i keqperdorin.Une per fansat jam ne koncerte,intervista,albume.Ndoshta nje dite kur te filloj karriera te me shkaterrohet do te rri tere diten ne internet dhe do te shkruaj mire e keq :)) Pak shaka,mos me keqkuptoni ju lutem,e them me sinqeritet nuk preferoj internetin,merr shume kohe te cilen e shfrytezoj per pune.

27-A do ta shohi ndonje her kete YLL te muzikes ne nje interviste apo shfaqje se bashku me Leonoren? Adelina je si nje shpirt lumja nena Mon qe te ka! (Pa emer)

27-Pershendetje Pa Emer.Nese e ke fjalen per Leonora Jakupin,mund te them qe ne kishim shfaqjen me interesante te show-biznesit shqiptar ne fund te vitit 2003,shfaqje e cila tundi mediat mbareshiptare.Dhe vendosa qe asnjehere me mos ta permend ate shfaqje,sepse kishte arritur popullaritet shume te madh.Kurse une nuk doja nje popullaritet te tille qe ta permend edhe sot e kesaj dite,punoja kenge.Vendosa te bej kenge hite qe do te permendeshin me shume se shfaqja.Dhe shfaqja per mua u harrua ,sepse frigohem qe do te behem e popullarizuar ne tere boten,si Luan Krasniqi :))))).Tash me lejo qe te falenderoj nga shpirti per urimin qe me bere dhe faleminderit me zemer per fjalet e bukura.

28-A eshte zeri i Adelines kaq i mire per shkak te ndimave te studios apo eshte dhe live keshtu;) Tung te dua! (nga Ina)

28-Tung Ina.Te puq synin qe ma ke mbyllur :))) Studio eshte moj studio,ne cdo koncert une ngreh studion pas vetes,e mbaj lidhur ne koke :))))Eja ne nje koncert,me degjo duke kenduar live, dhe vleresoje vet.Ose s'do,mos eja.Tash une po e mbyll syrin dy here vetem per diturine tende mbi studiot dhe zerat ;) ;) E tash pa shaka.Te falenderoj nga zemra qe zerin tim e cileson si ze te bukur,te perqafoj shume.

29-Eshte thene se heshtja juaj ne muzike erdhi edhe per promovimin e motres tuaj Zanfiza.Sa e vertete eshte kjo? (nga Visi)

29-Tung Visi.Paj,le te thone bre :))) Jo i nderuar,njeriu promovohet vet,publiku te pranon apo nuk te pranon.Edhe po te hesht tere bota kur njerezit nuk duan ta degjojne dike,hmm...nuk e degjojne :)Une jam me fat qe kam moter qe ka suksese te lakmueshme muzikore,perkunder faktit qe popullariteti im gjithmone ia ka rrezikuar karrieren.Por,vet e deshi :))) Uh, te tregoj dicka!"Eshte thene" qe Zanfina pas klipit "Nga 1 tek 10" hesht per te lene qe te promovohet Adelina,motra e saj hahaha.Pak shaka,pa keqkuptime,mua me kenaqin keto thashetheme.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.