Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-06-08, 15:42   #3
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Objektivi i zanierit: dezintegrimi i shtetit tė Kosovės

Prishtina e rezervuar ndaj hetimeve pėr trafikimin e organeve
26.06.2008
Albana Isufi
Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kėrkojnė qė tė mos ketė politizim rreth akuzave tė ish-kryeprokurores sė Tribunalit tė Hagės, Carla Del Ponte, se kinse luftėtarėt shqiptarė i kanė vrarė disa dhjetėra serbė dhe i kanė shitur organet e tyre gjatė luftės.

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės vazhdojnė t’i konsiderojnė tė pavėrteta akuzat qė kinse pjesėtarėt e UĒK-sė kanė qenė tė pėrfshirė nė trafikun e organeve tė dhjetėra tė burgosurve serbė gjatė luftės.
Ndėrkohė, qeveria ende nuk ka marrė ndonjė qėndrim rreth vendimit tė Kėshillit tė Evropės pėr dėrgimin nė Kosovė tė senatorit zviceran, Dick Marty, pėr tė hetuar dhe mė pas pėrpiluar njė raport pėr kėtė ēėshtje. Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, kėrkon qė kjo ēėshtje tė mos politizohet.
“Mendoj se pėr kėtė ēėshtje do tė duhej tė merreshin institucionet pėrkatėse hetimore. Vendimi i Kėshillit tė Evropės ndoshta ėshtė marrė pėr shkak tė influencės sė ndonjė shteti apo vendi. Sido qė tė jetė, do tė shohim diēka mė konkrete se si do tė jetė kjo”.
“Duhet ēmuar interesimi i deputetėve evropianė pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje, por assesi qė kėto ēėshtje t’i trajtojmė politikisht, nga kushdo qofshin ato. Me kėtė ēėshtje duhet tė merren institucionet pėrkatėse hetimore”, tha Zenun Pajaziti.
Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Evropės miratoi kėrkesėn e njė grupi prej 17 parlamentarėve, qė ky kėshill tė nisė hetime rreth akuzave tė Del Pontes, tė bėra nė librin e saj “Gjahu”.
Prishtina zyrtare ka hedhur poshtė akuzat e Del Pontes, duke konsideruar se po tė kishte ndonjė nė tė vėrtetė, ajo vetė do t’i pėrfshinte kėto nė aktakuzat qė i ka bėrė kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė nė kohėn sa ka qenė kryeprokurore e Tribunalit tė Hagės.
Drejtori i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, Behxhet Shala, dyshon se Kėshilli i Evropės do tė mbajė qėndrim tė paanshėm gjatė pėrpilimit tė kėtij raporti.
“Pėr ne ėshtė gėnjeshtėr ordinere, por meqė institucionet e Kosovės po heshtin, ėshtė lejuar njė hapėsirė qė tė implikohet Kėshilli i Evropės. Kur kihet parasysh fakti se KE ka njė qėndrim refuzues ndaj pavarėsisė sė Kosovės, atėherė ne mendojmė se kėtu do ketė probleme dhe po bėhen pėrpjekje pėr t’u zhvendosur problemi nga pozicionet reale nė ato imagjinare”, tha Shala.
Ndryshe, kohė mė parė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka deklaruar se pohimet e zonjės Del Ponte, pėr trafikimin e organeve tė tė rrėmbyerve serbė tė Kosovės, janė "frustruese, qėllimkėqija dhe tendencioze" dhe kanė pėr qėllim ta dėmtojnė imazhin e Kosovės pas pavarėsisė.
Akuzat i ka hedhur poshtė edhe ish-bashkėpunėtorja e afėrt e Del Pontes, Florence Hartman, duke i cilėsuar si tė papėrgjegjshme dhe jodinjitoze. Ministri Zenun Pajaziti shfaq shqetėsimin se Kėshilli i Evropės po synon tė hetojė akuza tė pabaza.
“Mendoj se dyshimet e bazuara tė saj, nėse janė tė njė institucioni pėrkatės, duhet tė trajtohen me aktivitetet pėrkatėse hetimore. Del Ponte do tė ishte mirė qė tė merrej me kėto ēėshtje sa ka qenė nė detyrė”.
“Kėto ēėshtje tashmė nuk po i ngrit Gjykata e Hagės, por deklarata e Del Pontes. Kėshtu qė janė shqetėsuese, sepse ne konsiderojmė se njė gjė e tillė as qė ka ndodhur dhe as qė ėshtė pėrmendur dhe askush nė Kosovė nuk ka dėgjuar akuza tė tilla, pėrpos nga Del Ponte”, tha Pajaziti.
Javė mė parė, Human Right Watch ka kėrkuar nga autoritetet e Kosovės tė hetojnė pretendimet e ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės.
Ndėrkohė, Qemal Minzhozi, deputet i zonės sė Matit nė Kuvendin e Shqipėrisė, zonė ku Del Ponte pretendon se janė kryer krimet, ka deklaruar se ka ngritur njė padi penale kundėr Del Pontes, e cila do tė drejtohet nga njė zyrė ligjore nė Zvicėr. Edhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Lulėzim Basha, ka thėnė se akuzat e Del Pontes janė tė pavėrteta dhe me absurditete(Radio Evropa e lirė).

E shihni se si ėshtė kėthyer kėshilli i evropės nė tribunal! Po kush i jep atė tė drejtė kėtij kėshilli ?!
Prishtina nuk duhet tė jetė e rezervuar me maskarenjė tė kėtij kėshilli po u duhet bėrė shumė e qartė se nuk ėshtė roli i tyre tė bėjnė anketa nė vend tė tribunalit tė Hagės.
Kėshilli i evropės nuk i kupton "rezervat" e "moderimet" se ka bashkėpunuar gjatė, shumė gjat me mikun e vetė serb, millosheviē.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.