Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-08, 00:51   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Permbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit
-Perpjekjet e para per percaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe.
Te ketilla jane parimet:
a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,
c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…

d. Asnje popull nuk ka te drejte te perzihet ne punet e brendshme te pop. Tjeter.
f. Traktatet jane te shenjeta dhe te pacenueshme


Shumica e autoreve permendin 5 te D-themelore te shtetit te cilave u pergjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- e drejta e sovranitetit dhe pavaresise
- e drejta per ekzistence (mbrojtje)
- e drejta e barazise
- e drejta per t’u rrespektuar
- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.

LLOJET e SHTETEVE
Bashkesine nderkombetare per shume kohe e kane perbere shtetet sovrane , shtetet gjysem-sovrane ( sh.vasale, sh. nen protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine nderkombetare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.


Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:
- madhesise se territorit: ( shtete te vogla , shtete te medha )
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim )
- potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te medha)
- rendit te brendshem ekonomik - (kapitaliste , socialiste)

Per te drejten, rendesi ka klasifikimi qe ka per baze poziten juridike te shteteve:


1. Shtetet unitare-thjeshta
2. Shtete te perbera
: ( a) Bashkimi personal, b) Bashkimi real , c) Konfederata d)Federata ).


BASHKIMI-PERSONAL-bashkesi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetem personi i sundimtarit (monarku i perbashket )
. Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter….Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:


1. ne planin e brendshem ruajne:( a) organin ligjdhenes; b) organet gjyqesore; c) organet administrative )
2. ne planin e jashtem: ( a) vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta ; b) mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera).
BASHKIMI REAL -bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.

Shtetet antare te bashkimit-real ruajne:
1. Ne planin e brendshem:(
autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura org. ligjdh, admin dhe gjyqs
.)
2. ne planin e jashtem ne competence te B-R, si teresi lihet:(
a) Politika e jashtme; b)Ushtria , c) Finansat )

Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

KONFEDERATA-lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj.

Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet antare. – Organ kryesor, e shpeshehere i vetem, eshte DIETA, (pastaj Kuvendi i pergjithshem, Kongresi i delegateve)… Detyrat e ketij organi jane:
1. Te zgjidhe mosmarreveshjet mes antareve
2. Ndalon luften mes antareve, ne marredheniet nderkombetare
3. permbushe vendimet e Dietes.

Shtetet antare te confederates e ruajne pavaresine e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashte.

FEDERATA-bashkesi e me shume njesive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute).

Politika e jashtme: ( a) dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike ; b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; c) mbrojtja e sigurise se shtetit dhe d) finansat) jane ne competence te federates si teresi.

QEVERIA – eshte person ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.

Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.
Akt-Juridik -konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.
Akt-Politik- i njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.
Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi )
Mund te jete: - (De jure , De facto)

COMMONĖEALTH - eshte bashkesi (Sui generic)..Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.

Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne: (konsultimet, diskutimet dhe bashkepunimin ).

FORMAT e VARESISE -varesia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Mardhenie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nenshtrohet atij vullneti.

1. Vazaliteti- forme e varesise politike, qe perfaqeson raportin midis shtetit me te fort (suzerenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)
2. Protektorati- forme e mardh midis nje shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobet. Ky krijohet me marveshje nderkombetare, e cila perkufizon mardheniet midis paleve.
Mandatet (gati jane zhdukur) etj.



__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-07-08, 00:59   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

SHTETET NEUTRALE - jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :
  • Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
  • Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
  • Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.
Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte.
Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper t’i dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.

PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE

Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

Elementet e pergjegjesise se shteteve - pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
3. per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

Llojet e Pergjegjesise (politike, materiale, morale )
Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj s’ka as pergjegjesi penale , kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nese do t’i mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do tem und te shpallej fajtor )…Keshtu kunder shtetit si teresi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne banken e te akuzuarve . Perkunder kesaj net e D-Ndk flitet per pergjegjesine penale te individeve dhe personave juridik.

Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.

Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.



a) Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdheneseEkziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. lejon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.

b) Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin - shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.

c) Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore - pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.

d) Bazat e pergjegjesise nderkombetare - per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
  • Teoria subjective- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Kete detyrim e mbajne ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi.
  • Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- per ekzistimin e pergjegjesise nuk ka rendesi a eshte kryer delikti nderkombetar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia/
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 01:15   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

PASOJAT E PERGJEGJESISE -si rezultat i veprimit te paligjshem (i shkeljes se detyrimit), lind nje raport mes shtetit qe eshte fajtor per ate akt dhe shtetit ndaj te cilit s’eshte plotesuar detyrimi, nga e cila gje del se pala fajtore duhet te jap shperblimin.
Pergjegjesia Penale net e D-Nderkombetare E-D-N ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve Ndk (treg. me skllever, pirateria, tregetia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e pergjith.njerzore.
Gjykata e Perhershme Penale Nderkombetare
Me 17. korrik. 1998 ne konferencen diplomatike te mbajtur ne Rome eshte miratuar dhe nenshkruar nga perfaq e 139 shteteveStatuti i Romes i Gjykates Penale Nderkombetare.. Gjykata e re do te jete kompetente per denimin e pers pergjegjesper krime kunder njerezimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit… Gjykata ka 18 gjyqtaredhe do ta kete seline ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 eshte siguruar nr i mjaftueshem i ratifikimeve per te hy ne f uqi… Administrata e Bushit e kundershton themelimin e kesaj gjykate dhe e ka terhequr nenshrkimin e bere me 1998 nga administrate e pres. Klinton.

TERRITORI SHTETERORE -territori shteteror eshte hapesira qe gjendet nen sovranitetin e nje shteti. Eshte element qenesor per ekzistimin e shtetit. Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen kete siperfaqe dhe ajri mbi te.

Territori ujor perbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shteteror (ujerat kombetare) dhe ujerat e nje brezi detar (ujerat territoriale) per ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombetare hyjne: ujerat e lumenjeve kombetar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri perbejne pjeset e verteta (reale) te nje shteti.
Nocioni dhe natyra juridike e territorit shteteror
Me territory shteteror nenkuptohet hapesira mbi te cilen nje shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shteteror eshte nje element qenesor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe eshte i percaktuar sakte me kufijte shteteror. Ushtrimi i pushtetit mbi nje territor njihet si supremacion territorial.



Ndarja e territorit kalon neper tri faza:
1. Pergatitja
2. Ndarja
3. Shenimi i kufijve

Mundesite e percaktimit te kufijve ne lumenje jane:
1. Bregu i majte
2. Bregu i djathte
3. Mesi i lumit
4. Thalveg, ose vija e thellesise me te madhe.

Kufijte ndahen ne:
1. natyrore… shkojne pergjate ujerave, bjeshkeve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)
2. artificiale… s’kane mbeshtetje ne relief (shenohen me shtylla, gure, mure etj) dhe
3. astronomik… shkojne paraleleve ose meridianeve.

Ndalimi i marrjes se territorit shteteror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti jane sendertuar me perdorimin e forces (me pushtim ose nenshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbeshtetet ne parimin e rrespektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonje territor me perdorimin e forces.
Menyrat e lejuara te marrjes se territorit shteteror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtes nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinere (burimore) dhe derivative (te prejardhura).
CEDIMI (Cessio) - Eshte menyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi eshte transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka per object bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjeter.
Okupimi paqesor - Eshte vendosja e sovranitetit te nje shteti mbi ndonje territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnje shteti tjeter. Okupimi paqesor behet ne baze te aktit te njeanshem.
Shtimi (Zgjerimi)-derisa cedimi arrihet me marreveshje nderkombetare, shtimi (acesio) eshte rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punes njerezore.

Parashkrimi - ne te drejten nderkombetare mund te perkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi nje territor perms ushtrimit te vazhdueshem dhe te papenguar te sovranitetit ne nje periudhe te caktuar te domosdoshme per te krijuar bindje te pergjithshme se gjendja ekzistuese eshte ne pajtim me rendin juridik.
Per te qene i vlefshem parashkrimi eshte e domosdoshme qe asnje shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje.

Hapesira detare-hapesirat ujore te deterave dhe oqeaneve mbulojne mbi 70 % te siperfaqes se rruzullit tokesor. E drejta e detit - eshte zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtes se detit eshte bere pas luftes se II boterore.
Ujerat detare ndahen ne:
1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe
2. Ujera te lira.

1.a Ujerat e brendshme detare -perfshijne ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelageve, detet e brendshme, hapesirat ujore mes vijes se batices me te larte dhe zbatices me te ulet si dhe deltat e lumenjeve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetem nqs brigjet e gjirit i takojne nje shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjeresi me te madhe se dyfishi i gjeresise se ujerave territoriale.
1.b Ujerat territoriale-perfaqesojne nje pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijen e bregut ne nje largesi te caktuar dhe jane burim i rendesishem i pasurise detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtese nga ana e detit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 01:17   #4
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Sipas Konventes se Gjeneves, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale.
Brezi i jashtem-paraqet pjesen e detit te lire dhe perfshine hapesiren detare qe shtrihet jashte ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largesi te caktuar. Brezi i jashtem fizikisht dhe juridikisht eshte pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetem disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta nderkombetare. Keto te drejta kane te bejne me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtes se peshkimit.

Zona ekskluzive ekonomike -Eshte institute i ri juridik dhe nenkupton te drejten qe i eshte dhene shteteve bregdetare qe te zgjerojne te drejten sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne nje hapesire detare dhe nen det, pertej vijes se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largesi prej 200 milja.

Shtrati continental-perfaqeson fundin e detit dhe nentoken e detit te hapet e cila vazhdohet jashte detit territorial deri ne thellesi te caktuar.
Deti i hapet-hapesirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashte ujerave bregdetare, perfaqesojne detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqesor).
Koncepti dhe perkufizimi i detit te hapur
Deti i hapur mund te perkufizohet si pjese e oqeanit jashte nje vije qe shkon paralelisht me bregun ne nje largesi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti eshte i hapet per te gjithe popujt dhe asnje shtet nuk mund te pretendoje qe te veje cfaredo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi kete pjese vlen parimi i “lirise se detit te hapur”.
Deti i hapet ka statusin e “detit te lire” mbi te cilin vlen rregulla e “Lirise se detit”.
Lirite e detit te hapur jane:
1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes
2. liria e peshkimit
3. liria e venies se kabllove nendetare
4. liria e fluturimit mbi detin e hapur
Konventa e re ua ka shtuar edhe:
5. lirine e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e DN
6. lirine e kerkimeve shkencore.

Pirateria-ne kuptimin e saj original dhe te ngushte “pirateri” eshte cdo akt i paautorizuar, i kryer me dhune nga ndonje anije private ne detin e hapet kunder anijes tjeter me qellim te plackitjes.

Servitutet Nerkombetare -perfaqesojne restriksione (kufizime) te jashtezakonshme te sovranitetit territorial te nje shteti te imponuara me marreveshje, me te cilat nje pjese ose tere territori i nje shteti duhet te sherbeje per disa qellime ose interesa te caktuara te shtetit tjeter.

Llojet e servituteve (nderkombetare)
1.Servitude Aktive- jane ato me te cilat i ipet e drejta nje shteti qe te ndermarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjeter.
2.Servitute Negative- jane ato me te cilat i jepet e D nje shteti qe te kerkoje nga nje shtet tjeter qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne ceshtje te caktuara.
3.Servitute Ushtarake- jane ato me te cilat nje shtet ka te D te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjeter, e drejta e fluturimit te aeroplaneve ushtarake mbi territorin e shtetit tjeter dhe aterimit per qellime teknike.
4.Servitutet ekonomike jane ato servitute te fituara per qellime komerciale dhe te komunikacionit, sic jane: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjeter, prerja e drunjeve, shfrytezimi i kullosave, shfrytezimi me uje ose me rryme etj.


Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si jane krijuar ; dmth me marreveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit per te cilin jane krijuar:

1)Me doreheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
2)Me bashkimin e territorit shteteror qe ka perfituar dhe territorit te shfrytezuar.
3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 01:23   #5
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE

E drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare percaktojne shprehimisht cilat jane organet… veprimet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare. Ketij grupi i perkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cileve shkaktojne pasoja juridike nderkombetare per shtetin e tyre dhe personat qe veprojne kryesisht ne pune te jashtme jashte shtetit… E-D-N kerkon qe cdo shtet te kete nje ose me ogane , aktet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare

Organet Qendrore
1)Kryetari i shtetit-eshte organi me i larte i perfaqesimit te jashtem, mirepo nuk eshte ne cdo rast edhe organi me i larte shteteror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varesisht sipas sistemit te vendit. Cdo akt i kryetarit te shtetit ne marredhenie nderkombetare si akt i shtetit.

2)Ministri i puneve te jashtme-pjesemarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne ceshtje te jashtme, pergjithesisht kufizohet me ceshtje te rendesishme politike.
Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat nderkombetare kryesisht eshte ceshtje e ministrit te puneve te jashtme. MPJ eshte njefare ndermjetesuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjeter. Sipas rregullave nderkombetare komunikimi mes qeverive behet perms MPJ dhe perfaqesuesve diplomatic te akredituar ne ate shtet.

Organet e Jashtme
Perfaqesuesit diplomatike - Jane te derguar me autorizime qe ta perfaqesojne shtetin jashte. PD ne koherat me te vjetra jane konsideruar sit e shenjte. Jane derguar per pune te caktuara mirepo pas kryerjes se atyre pėuneve ka marre fund misioni i tyre. PD ndahen ne perfaqesues te rregullte dhe te rastit, qe dergohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.
Nocioni i diplomacies
Diplomacia eshte aplikim i inteligjences dhe taktit te rregullimin e marredhenieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Eshte shkence e puneve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinen e ka nga greqishtja e vjeter: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i eshte dhene kryesuesit te misionit dhe ka permbajtur instruksione per qellimet e misionit.
Gjuha Diplomatike
Sendertimi i gjuheve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohes se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atehere fillon te imponohet gjuha fringe edhepse nuk ka nje rregullate te se drejtes nderkombetare.

E drejta e legacionit -Krijimi i perfaqesive te perhershme paraqet ne praktike sendertimin e se drejtes se legacionit.…E drejta per te derguar perfaqesues diplomtike quhet e drejte active e legacionit. E drejta per te pranuar perfaqesues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.

E drejta diplomatike - Regullat qe i referohen perfaqesuesve diplomatike jane krijuar si rregulla zakonore te se drejtes nderkombetare diplomatike. Ato i kane karakterizuar nje perdorim constant dhe uniform.

Pas L-II-B komisioni i se drejtes nderkombetare, ceshtjen e kodifikimit te se drejtes diplomatike e ka perfshire si ceshtje te rendesishme dhe ne baze te projektit te tij me 1961, eshte miratuar Konventa mbi Marredheniet Diplomatike….Me 1963 Konventa mbi marredheniet konsullore dhe me 1969 Asambleja e Pergjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventen mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene eshte miratuar Konventa mbi Perfaqesimin e shtetit dhe marredheniet e tyre me organin nderkombetar te karakterit universal.
Vendosja e marredhenieve diplomatike
Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike eshte akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marredhenie diplomatike me ndonje shtet tjeter dhe a do te kete ne te mission te perhershem.
Klasifikimi i personelit diplomatic
Konventa e Vjenes e ndan personelin diplomatic ne keto kategori:
1. Personeli diplomatic– (shefi i misionit, keshilltaret, sekretaret dhe atashete).
2. Personeli admin dhe teknik – (arkivistet, personeli per mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).
3. Personel sherbyes – (portieret, punetoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.

Perfundimi i misionit diplomatic
Misioni diplomatic mund te perfundoje me:
1. Kryerjen e detyres se misionit
2. Kalimin e afatit per te cilin eshte derguar
3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka derguar ose mund te jete shkaktuar me doreheqjen e perfaqesuesit per shkak te transormimit ne tjeter pozite
4. Ngritjen e perfaqesuesit diplomatic ne klase me te larte, por ne kete rast misioni teknikisht perfundon dhe perfaqesuesi diplomatic merr letra te reja kredenciale
5. Nderprerjen e marredhenieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve
6. Vdekjen e perfaqesuesit diplomatik.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 01:25   #6
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

KONSUJT - ndahen ne konsuj professional (consules missi) dhe konsuj nderi (consules electi)
1. Konsujt professional-jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetem
2. Konsujt nderi- rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.

Konventa Vjenes , te gjithe shefat e konsullatave i ndane ne kater klase:
1). Konsuj te pergjthshem
2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)
3). Nenkonsuj (emerohen nga ministri i puneve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).

Funksioni i konsujve - Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.
Perfundimi i funskioneve konsullore / perfundon me :
1. Notifikimin e shtetit te emerimit – shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.
2. Terheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.

NENEPUNESIT NDERKOMBETARE

Lidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.
AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njeanshme -Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , te varura (oferta, pranimi, rezerva ) te perziera.
Aktet e nje anshme juridike- te varura :
1) Notifikimi (Lajmerimi) - eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.
2) Njohja (Pranimi)-deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj)
Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.

3) Protesta-eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4)Heqja dore - Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 01:26   #7
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni)
Me traktat nderkombetar konsiderohet cdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose nderprerjes se ndonje raporti juridik reciprok, ose marreveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shteterore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime per palet. Sipas disa autoreve, marreveshjet nderkombetare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetem ne kete menyre mund te konstatohet pajtimi i vullneteve.
Emerimi i traktateve
Llojet e ndryshme te dokumenteve nderkombetare te hartuara me shkrim paraqeiten me emra te ndryshem. Me se shpeshti quhen marreveshje ose tractate nderkombetare mirepo perdoren edhe emertime te ndryshme sic jane: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.

Traktatet: pretendojne te perfaqesojne marreveshjet me te rendesishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj).

Paktet: jane marreveshje shume solemne qe i referohen ceshtjeve te ndryshme politike.
Konventat: perfaqesojne marreveshjet me te cilat percaktohen raportet mes shteteve ne ndonje lemi te caktuar. (psh: Konventa Hages- mbi rregullat dhe zakonet e luftes).
Deklaratat: perfaqesojne marreveshjet – ligj, me te cilat palet kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u permbahen disa rregullave te sjelljes.
Karta dhe statuti: perfaqesojne marreveshje mbi krijimin, organizimin dhe percaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve nderkombetare.
Termi AKT: perdoret per marreveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo conference nderkombetare psh. Akti Perfundimtar i Kongresit te Vjenes- 1815 etj.
Protokollet: jane marreveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marreveshjeve plotesuese per interpretimin, vazhdimin ose nderrimin e marreveshjeve tjera.
Kompromisi: marreveshje mbi zgjidhjen paq esore te ndonje konflikti qofte nepermes arbitrazhit ose ndonje gjykate tjeter nderkombetare
Kartele: jane marreveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqesite, per te shkembyer roberit, te plagosurit, nderprerjen e luftimeve etj.
Konkordate: jane marreveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozites se kishes katolike ne shtetin e caktuar.
Termi MODUS VIVENDI: perdoret per marreveshjet e perkohshme per te cilat pritet qe net e ardhmen te zevendesohen me nje traktat ose konvente.
Llojet e marreveshjeve nderkombetare
Traktatet nderkombetare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme:
1. Sipas formes (me shkrim + me goje)
2. Sipas menyres se lidhjes (solemne + te thjeshta)
3. Sipas hapesires gjeografike (pergjithshme + regjionale)
4. Sipas mundesise se aderimit (hapura, gjysem te hapura, te mbyllura)
5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)

Palet kontraktuese -mund te jete cdo subject i se drejtes nderkombetare. Kete te drejte e kane shtetet, organizatat nderkombetare dhe kryengritesit nqs jane te pranuar si pale nderluftuese.



Pajtimi i vullnetit - Ne te drejten nderkombetare sikurse edhe ne te drejten e brendshme kerkohet qe pajtimi i vullnetit ne cdo rast duhet te perputhet me vullnetin e vertete te subjektit nderkombetar dhe te jete dhene lirisht…. Neqoftese ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atehere vjen ne dyshim ligjshmeria e vet lendes se traktatit.
Per kete arsye cdohere supozohet se akti nderkombetar, eshte i vlefshem, perderisa nuk deshmohet ekzistimi i mungeses e cila e bent e pavlefshem.
Dhuna - Gjate lidhjes se marreveshjes nderkombetare, dhuna mund te perdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si teresi. Shumica e autoreve konsiderojne se perdorimi i dhunes kunder personit qe e lidh e ben marreveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nenshtrohet anulimit.
Lajthimi - dmth mosnjohje ose perfytyrim i gabuar i ndonje fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojne si forme te manget te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vleren e marreveshjes se lidhur.
Mashtrimi- ndikon ne vleren juridike te marreveshjeve nderkombetare. Marreveshja e lidhur me mashtrim nuk eshte juridikisht e vlefshme, psh nese nje shtet me rastin e lidhjes se nje marreveshje nderkombetare perdor harten gjeografike.

ORGANIZATA NDERKOMBETARE- jane bashkesi te perhereshme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te nje marreveshje nderkombetare (karata, statutiose ndonje document tjeter konstituiv) me qellim te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuarame ato dokumente.
Nga kjo del qe org. nderkombetare krijohen me vullnetin e shteteve:
a) Themelues te organizatave , ndrk jane shtetet sovrane (kur org eshte nder-shteterore)
b) Ato krijohen me tractate nderkombetare
c) Veprimtaria e org. ndk shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me marveshje
d) Financimi i org. ndk behet me ane te kontributeve te shteteve anetare.
Klasifikimi i Organizatave Nderkombetare
a) Sipas shtrirjes Organizata globale (universale) dhe Regjionale
b) Sipas funksioneve – te Pergjitheshme dhe Specializuara
c) Sipas anetareve – Ndershteterore & Joqeveritare
d) Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishteterore
e) Sipas kohezgjatjes- - te perkoheshme & perhereshme
ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )
OKB – eshte krijuar nen ndikiin e qendrimeve kunder luftes qe kishte shkaktuar Lufta II Bot… Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhe president ii SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Ėinston Churchill nė “Karten e Atlantikut” me 14 gusht 1941..
Keta dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te tire, respektimi it e cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrefare zgjerimi territorial, se nuk miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojne te drejten e cdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas perfundimit te luftes do te vendoset paqja.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.