|
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi. |
20-07-08, 01:23
|
#1
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
E drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare percaktojne shprehimisht cilat jane organet
veprimet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare. Ketij grupi i perkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cileve shkaktojne pasoja juridike nderkombetare per shtetin e tyre dhe personat qe veprojne kryesisht ne pune te jashtme jashte shtetit
E-D-N kerkon qe cdo shtet te kete nje ose me ogane , aktet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare
Organet Qendrore
1)Kryetari i shtetit-eshte organi me i larte i perfaqesimit te jashtem, mirepo nuk eshte ne cdo rast edhe organi me i larte shteteror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varesisht sipas sistemit te vendit. Cdo akt i kryetarit te shtetit ne marredhenie nderkombetare si akt i shtetit.
2)Ministri i puneve te jashtme-pjesemarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne ceshtje te jashtme, pergjithesisht kufizohet me ceshtje te rendesishme politike.
Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat nderkombetare kryesisht eshte ceshtje e ministrit te puneve te jashtme. MPJ eshte njefare ndermjetesuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjeter. Sipas rregullave nderkombetare komunikimi mes qeverive behet perms MPJ dhe perfaqesuesve diplomatic te akredituar ne ate shtet.
Organet e Jashtme
Perfaqesuesit diplomatike - Jane te derguar me autorizime qe ta perfaqesojne shtetin jashte. PD ne koherat me te vjetra jane konsideruar sit e shenjte. Jane derguar per pune te caktuara mirepo pas kryerjes se atyre pėuneve ka marre fund misioni i tyre. PD ndahen ne perfaqesues te rregullte dhe te rastit, qe dergohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.
Nocioni i diplomacies
Diplomacia eshte aplikim i inteligjences dhe taktit te rregullimin e marredhenieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Eshte shkence e puneve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinen e ka nga greqishtja e vjeter: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i eshte dhene kryesuesit te misionit dhe ka permbajtur instruksione per qellimet e misionit.
Gjuha Diplomatike
Sendertimi i gjuheve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohes se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atehere fillon te imponohet gjuha fringe edhepse nuk ka nje rregullate te se drejtes nderkombetare.
E drejta e legacionit -Krijimi i perfaqesive te perhershme paraqet ne praktike sendertimin e se drejtes se legacionit.
E drejta per te derguar perfaqesues diplomtike quhet e drejte active e legacionit. E drejta per te pranuar perfaqesues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.
E drejta diplomatike - Regullat qe i referohen perfaqesuesve diplomatike jane krijuar si rregulla zakonore te se drejtes nderkombetare diplomatike. Ato i kane karakterizuar nje perdorim constant dhe uniform.
Pas L-II-B komisioni i se drejtes nderkombetare, ceshtjen e kodifikimit te se drejtes diplomatike e ka perfshire si ceshtje te rendesishme dhe ne baze te projektit te tij me 1961, eshte miratuar Konventa mbi Marredheniet Diplomatike
.Me 1963 Konventa mbi marredheniet konsullore dhe me 1969 Asambleja e Pergjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventen mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene eshte miratuar Konventa mbi Perfaqesimin e shtetit dhe marredheniet e tyre me organin nderkombetar te karakterit universal.
Vendosja e marredhenieve diplomatike
Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike eshte akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marredhenie diplomatike me ndonje shtet tjeter dhe a do te kete ne te mission te perhershem.
Klasifikimi i personelit diplomatic
Konventa e Vjenes e ndan personelin diplomatic ne keto kategori:
1. Personeli diplomatic (shefi i misionit, keshilltaret, sekretaret dhe atashete).
2. Personeli admin dhe teknik (arkivistet, personeli per mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).
3. Personel sherbyes (portieret, punetoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.
Perfundimi i misionit diplomatic
Misioni diplomatic mund te perfundoje me:
1. Kryerjen e detyres se misionit
2. Kalimin e afatit per te cilin eshte derguar
3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka derguar ose mund te jete shkaktuar me doreheqjen e perfaqesuesit per shkak te transormimit ne tjeter pozite
4. Ngritjen e perfaqesuesit diplomatic ne klase me te larte, por ne kete rast misioni teknikisht perfundon dhe perfaqesuesi diplomatic merr letra te reja kredenciale
5. Nderprerjen e marredhenieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve
6. Vdekjen e perfaqesuesit diplomatik.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:25
|
#2
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
KONSUJT - ndahen ne konsuj professional (consules missi) dhe konsuj nderi (consules electi)
1. Konsujt professional-jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetem
2. Konsujt nderi- rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.
Konventa Vjenes , te gjithe shefat e konsullatave i ndane ne kater klase:
1). Konsuj te pergjthshem
2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)
3). Nenkonsuj (emerohen nga ministri i puneve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).
Funksioni i konsujve - Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.
Perfundimi i funskioneve konsullore / perfundon me :
1. Notifikimin e shtetit te emerimit shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.
2. Terheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.
NENEPUNESIT NDERKOMBETARE
Lidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.
AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njeanshme -Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , te varura (oferta, pranimi, rezerva ) te perziera.
Aktet e nje anshme juridike- te varura :
1) Notifikimi (Lajmerimi) - eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.
2) Njohja (Pranimi)-deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj)
Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.
3) Protesta-eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4)Heqja dore - Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:26
|
#3
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni)
Me traktat nderkombetar konsiderohet cdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose nderprerjes se ndonje raporti juridik reciprok, ose marreveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shteterore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime per palet. Sipas disa autoreve, marreveshjet nderkombetare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetem ne kete menyre mund te konstatohet pajtimi i vullneteve.
Emerimi i traktateve
Llojet e ndryshme te dokumenteve nderkombetare te hartuara me shkrim paraqeiten me emra te ndryshem. Me se shpeshti quhen marreveshje ose tractate nderkombetare mirepo perdoren edhe emertime te ndryshme sic jane: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.
Traktatet: pretendojne te perfaqesojne marreveshjet me te rendesishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj).
Paktet: jane marreveshje shume solemne qe i referohen ceshtjeve te ndryshme politike.
Konventat: perfaqesojne marreveshjet me te cilat percaktohen raportet mes shteteve ne ndonje lemi te caktuar. (psh: Konventa Hages- mbi rregullat dhe zakonet e luftes).
Deklaratat: perfaqesojne marreveshjet ligj, me te cilat palet kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do tu permbahen disa rregullave te sjelljes.
Karta dhe statuti: perfaqesojne marreveshje mbi krijimin, organizimin dhe percaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve nderkombetare.
Termi AKT: perdoret per marreveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo conference nderkombetare psh. Akti Perfundimtar i Kongresit te Vjenes- 1815 etj.
Protokollet: jane marreveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marreveshjeve plotesuese per interpretimin, vazhdimin ose nderrimin e marreveshjeve tjera.
Kompromisi: marreveshje mbi zgjidhjen paq esore te ndonje konflikti qofte nepermes arbitrazhit ose ndonje gjykate tjeter nderkombetare
Kartele: jane marreveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqesite, per te shkembyer roberit, te plagosurit, nderprerjen e luftimeve etj.
Konkordate: jane marreveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozites se kishes katolike ne shtetin e caktuar.
Termi MODUS VIVENDI: perdoret per marreveshjet e perkohshme per te cilat pritet qe net e ardhmen te zevendesohen me nje traktat ose konvente.
Llojet e marreveshjeve nderkombetare
Traktatet nderkombetare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme:
1. Sipas formes (me shkrim + me goje)
2. Sipas menyres se lidhjes (solemne + te thjeshta)
3. Sipas hapesires gjeografike (pergjithshme + regjionale)
4. Sipas mundesise se aderimit (hapura, gjysem te hapura, te mbyllura)
5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)
Palet kontraktuese -mund te jete cdo subject i se drejtes nderkombetare. Kete te drejte e kane shtetet, organizatat nderkombetare dhe kryengritesit nqs jane te pranuar si pale nderluftuese.
Pajtimi i vullnetit - Ne te drejten nderkombetare sikurse edhe ne te drejten e brendshme kerkohet qe pajtimi i vullnetit ne cdo rast duhet te perputhet me vullnetin e vertete te subjektit nderkombetar dhe te jete dhene lirisht
. Neqoftese ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atehere vjen ne dyshim ligjshmeria e vet lendes se traktatit.
Per kete arsye cdohere supozohet se akti nderkombetar, eshte i vlefshem, perderisa nuk deshmohet ekzistimi i mungeses e cila e bent e pavlefshem.
Dhuna - Gjate lidhjes se marreveshjes nderkombetare, dhuna mund te perdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si teresi. Shumica e autoreve konsiderojne se perdorimi i dhunes kunder personit qe e lidh e ben marreveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nenshtrohet anulimit.
Lajthimi - dmth mosnjohje ose perfytyrim i gabuar i ndonje fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojne si forme te manget te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vleren e marreveshjes se lidhur.
Mashtrimi- ndikon ne vleren juridike te marreveshjeve nderkombetare. Marreveshja e lidhur me mashtrim nuk eshte juridikisht e vlefshme, psh nese nje shtet me rastin e lidhjes se nje marreveshje nderkombetare perdor harten gjeografike.
ORGANIZATA NDERKOMBETARE- jane bashkesi te perhereshme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te nje marreveshje nderkombetare (karata, statutiose ndonje document tjeter konstituiv) me qellim te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuarame ato dokumente.
Nga kjo del qe org. nderkombetare krijohen me vullnetin e shteteve:
a) Themelues te organizatave , ndrk jane shtetet sovrane (kur org eshte nder-shteterore)
b) Ato krijohen me tractate nderkombetare
c) Veprimtaria e org. ndk shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me marveshje
d) Financimi i org. ndk behet me ane te kontributeve te shteteve anetare.
Klasifikimi i Organizatave Nderkombetare
a) Sipas shtrirjes Organizata globale (universale) dhe Regjionale
b) Sipas funksioneve te Pergjitheshme dhe Specializuara
c) Sipas anetareve Ndershteterore & Joqeveritare
d) Sipas autorizimeve rekomanduese & mbishteterore
e) Sipas kohezgjatjes- - te perkoheshme & perhereshme
ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )
OKB eshte krijuar nen ndikiin e qendrimeve kunder luftes qe kishte shkaktuar Lufta II Bot
Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhe president ii SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Ėinston Churchill nė Karten e Atlantikut me 14 gusht 1941..
Keta dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te tire, respektimi it e cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrefare zgjerimi territorial, se nuk miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat sdo te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojne te drejten e cdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas perfundimit te luftes do te vendoset paqja.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:27
|
#4
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
Me 30 tetor 1943 perfaqesuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kines- kane shprehur nevojen e krijimit sa me pare te nje organizate te pergjitheshme nderkombetare per ruajtjen e paqes dhe te sigurisenderkombetare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazise sovrane te te gjitha shteteve paqedashese dhe do te ishte e hapur per te gjithe shtetet e tilla , te medha ose te vogela.
Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne conference merrnin pjese perfaq. e 50 shteteve. Pas nje pune mjaft intensive , me 26 qershor 1945 perfaq e 50 shteteve e firmuan Karten e Organizates se Kombeve te Bashkuara, sipas rendit te shteteve me alfabetin anglez, por se pari shtetet e medha e pastaj shtetet tjera.
Sipas nenit 1 te Kartes , KB- kane kater qellime kryesore:- Te ruhet paqja dhe siguria nderkombetare
- Te zhvillohen midis kombeve mardhenie miqesore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazise dhe te drejtes se tire per vetevendosje
- Te realizojne bashkepunimin nderkombetare me kkarakter ekonomik, shoqerore, intelektual, humanitar etj.
- Te jene qendra ku do te harmonizohen perpjekjet e te gjitha kombeve per sendertimin e qellimeve te permendura
Anetaresia e OKB-se- perbehet nga dy kategori shtetesh: antetare themelues dhe anetare e pranuar me vone
Anetare themelues te OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencen e Sanfranciskos, ose qe kane nenshkraur me pare Deklaraten e Kombeve te Bashkuara 1 janar 1942.
Sipas Kartes KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet ti plotesoje 4- kushte :- Te jete paqedashes
- Ti pranoje detyrimet nga Karta ;
- Te jete i afte dhe i gatshem per tpermbushur ato
OKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botse .
Perfundimi i anetarsise ne OKB- Terheqja- Karta e OKB-se lejone mundesine qe cdo shtet anetare te terhiqet nga org, por me pare duhet ti paraqes arsyet e terheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojne vendimin.
- Perjashtimi neni 6 i Kartes se OKB-se ka parashikuar qe sicili anetare i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartes se OKB-se mund te perjashtohet nga organizata.
- Pezullimi - neni 5 i Kartes se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilesine e anetarit te org, ne rast se ndaj nje anetari te org. eshte marre ndonje veprim shtrengues ose parandalues.
Organet e OKB-se
1. Asambleja e Pergjitheshme- eshte org.qendrore; ate e perbejne perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare te OKB-se
Cdo shtet anetare ne Asamble mund te kete me se shumti 5-perfaqesues. Sesionet- e veta i mbane nje here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojne te marten e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kerkesen e KS ose shumices se anetareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtezakonshme.. Mbledhjet e ketilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditesh prej castit kur eshte bere kerkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshtje te sigurise Ndk dhe carmatimit, b) qeshtje ekonomike, c) qeshtje sociale, humanitare,kulturore , d) qeshtje te shkolonizimit , e)qeshtje administrative buxhetore , f) qeshtje juridike , g)
2. Keshilli Sigurimit (KS) perbehet nga 15 anetare , nga te cilet 5- jane anetare te perhereshem (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndersa , 10- tjera jane ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikes Latine , 2 vende Evropes- P)
. Sesionet KS mbane sesione kurdohere qe teshte nevoja. Per kete arsye cdo anetare i KS, eshte i detyruar t kete gjate tere kohes nje perfaqesues ne seline e OKB-se
Funksionet-KS eshte organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes dhe sigurise nderkombetare.
3. Keshilli Ekonomik-social- eshte krijuar me qellim qe te kontribuoje per sigurimn e paqes perms krijimit te kushteteve te stabilitetit dhe mireqenies qe jane te domosdoshme per mardh,paqesore midis popujve\
4. Sekretariati personelin e KB (sekretariatin) e perbejne 16.000 nenepunes nga mese 150 vende te botes, te cilet punojne ne seline e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes
Sekretari i pergjithshem mbane pergjegjesine per punen e pergjitheshmete Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblese se Pergjitheshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizates.
5. Keshilli i Kujdestarise sistemi nderkombetare i kujdestarise i OKB-se eshte krijuar per te zevendesuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqesdhe sigurise, perparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullesie se territorit nen kujdestari;Sistemi i kujdestarise duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II Bot , c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen kete regjim nga shtetet qe kane pergjegjesi per administrimn e tire.
6. Gjykata nderkombetare e Drejtesise.
Pakti Veriatlantik NATO ( North Atlantic Treaty Organization)
NATO- eshte krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga 10 shtete te Evropes-P ( Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia , Luksemburgu , Holanda, Norvegjia, Portugalia, dhe UK ) dhe SHBA e Kanada , kurse me vone i jane bashkangjitur Greqia dhe Turqia (1952) , Gjermania (1955), Spanja (1982), Hungaria dhe Cekia (1999).
Nato eshte organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropes dhe Amerikes Veriore qe eshte krijuar ne periudhen e luftes se ftofte dhe ndarjes se ashper te botes ne dy sisteme antagoniste ; per te penguar agresionin komunist , siq deklaronin krijuesit ose per te penguar perhapjen e socializimit sic deklaronin disa autoret komuniste.
Shtetet anetare jane obliguar se te gjitha mosmarveshjet do ti zgjedhin me mjete paqesore (ne pajtim me rregullat e Kartes se OKB-se) se do te rezervohen nga kercenimi ose nga perdorimi i forces ne mardheniet nderkombetare ; se do te ndihmohen ndermjet vetes ; qe cfaredo sulmi i armatosur kunder nje anetari apo disa anetareve , do te konsiderohet si sulme kunder te gjitheve etj.
Organet e e NATO-se : Keshilli ; Komiteti Mbrojtjes ; Sekretari i Pergjitheshem ; Komitetit Ushtarak dhe Komandat.
TRAKTATI (pakti) VARSHAVES
Eshte krijuar si kunderpergjigje e BRSS-se dhe shteteve te demokracise popullore per ekzistmin e paktit NATO dhe per hyrjen e Gjermanise net e ; gje qe sipas shteteve te Evropes-Lindore kishte shtuar dukshem rrezikun e luftes dhe ka qene rrezike per sigurine e shume shteteve
Duke u nisur nga keto , shtetet socialiste te Evropes-Lindore ( ne perjashtim te Jugosllavise), ne mbledhjen e tire ne Varshave (11-14maj 1955)kane aprovuar Mareveshjen mbi miqesine, bashkepunimin dhe ndihmen e perbashket , me se eshte krijuar nje structure politike-ushtarake , qe eshte dashur te sherbeje si kunderpeshe perballe NATO-se . E qe ne thelb beri realitet ndarjen e Evropes ne dy grupe te shteteve antagoniste.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:29
|
#5
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE
Mosmarreveshjet jane situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme per ndonje ceshtje te caktuar
. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne tractate, behet dallimi midis mosmarreveshjeve te natyres juridike dhe natyres politike
Te natyres juridike- perkufizohen si mosmarreveshje net e cilat kerkesat ose kundershtimin e vet , palet i bazojne mbi rregullate pranuara te se drejtes nderkombetare
Mosmarreveshjet tjera jane mosmarreveshje politike ose mosmarreveshje te natyres juridike, a thjesht konflikte te interesave.
Sipas tire mosmarreveshjet e natyres-juridike zgjidhen me perdroimin e procedurave gjyqesore, kurse mosmarreveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike.
Hapi me i rendesishem ne drejtim te krijimit te nje procedure detyrimore per zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare eshte bere me aprovimin e Konventes mbi zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare (Hage 1899 e 1907).
E-D-N , njef tri lloje mjetesh per zgjidhjen paqesore te mosemarreveshjeve nderkombetare:- Mjetet Diplomatike (bisedimet , sherbimet e mira, ndermjetsimi, hetimi , pajtimi)
- Mjetet Gjyqesore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqsore).
- Mjetet qe ofrojne inst.nderkombetare ( mjetet diplomatike , gjyqesore te posaqme)
MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarreveshjes).
1)Bisedimet jane nje nder menyrat me te thjeshta , me te rendesishme e me te perhapura te zgjidhjes se mosmarreveshjeve midis shteteve
. Bisedimet mund te jene dypaleshe (kur zhvillohen vetem mes shteteve te interesuara drejtperdrejt) , shumepaleshe- ( kur zhvillohen ne konferenca tjera nderkombetare nese ne mosmarreveshje bejne pjese disa shtete)
Ato mund te zhvillohen me goje ne takime te drejtperdrejta te perfaqesuesve te shteteve te interesuara , ose me shkrim-(kembimi i notave, letrave, memoareve etj).
2) Sherbimet Mira dhe Ndermjetesimi- ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt nderkombetare te mos mund ti shfrytezojne bisedimet diplomatike , pershkak se nuk kane kontakte te drejtperdrejta diplomatike, pershkak te mardhenieve te keqija qe kane..
E-D-N per keso rastesh ka parashikuar qe nje pale e trete qe ka ndikim moral mbi palet , tu ndihmoje shteteve ne konflkikt , per gjetjen e zgjidhjes . Ne kete grup te mjeteve hyjne sherbimet e mira dhe ndermjetesimi midis te cilave veshtire qe mund te terhiqet kufiri i sakte.
a)Sherbimet e Mira- me sherbime te mira nenkuptohet veprimi i nje pale te trete mike , qe ndihmon ne gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore te nje mosmarreveshje (grindje, konflikti) . Sherbime te mira mund te ofroje nje shtet ose nje grup i shteteve e edhe org. nderkombetare , si (OKB , EU) .
b) Ndermjetesimi- konsiston ne aksionin e nje shteti te trete, te nje grupi shtetesh ose ndonje personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e nje konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne cilesine e ndermjetesuesit, merr pjese ne bisedime midis paleve , perpiqet tu jap atyre kontakteve kahe per zgjidhjen paqesore , jep keshilla, sugjerime, i percjelle kerkesat dhe pergjigjet nga njera pale te tjetra
Ndermjtesimi eshte fakultativ , pos nese eshte parashikuar me marreveshje ; qe dmth: a) ndermjetesuesi seshte i detyruar te ndermjetesoj , b) kjo vlen edhe per shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojne ose ta refuzojne ndermjetesimin
Ndermjetesimi duhet ta gezoje domosdo besimin e te dy paleve ne konflikt.
3) Hetimet- Konventa e Hages mbi zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve nderkombetare , ka parashikuar qe ne cdo rast te mosmarreveshjes ndk qe nuk prek nderin dhe interesat vitale te shtetit, dhe qe eshte rezultati mospajtimit lidhur me vleresimin e gjendjes faktike , do te krijohet nje komision hetues , nese pajtimi nuk eshte arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta lehtesoje zgjidhjen e msmarreveshjes , duke i ndriquar faktet me hetime (ankete) asnjanese dhe te ndergjegjshme.
4) Pajtimi eshte menyre paqesore e zgjidhjes se mosmarreveshjeve nga nje komision i zgjedhur , i cili ka per detyre ti shqyrtoje dhe ti ndriqoje te gjitha aspektet e mosmarreveshjes
dhe ne fund (pas raportit) tu propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt .
MJETET GJYQESORE
1) Arbitrazhi ka per qellim zgjidhjen e mosmarreveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palet ne baze te respektimit te se drejtes
Arbitrazhi eshte nje mjete qe zbatohet me pajtimin e paleve .
a) Kompromisi- zgjidhja mosmarreveshjeve perms arbitrazhit varet ne cdo rast nga pajtimi i paleve.. Sipas mendimit te gjykates asnje shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarreveshjet e tij me shtete te tjera tia nenshtroje ndermjetesimit, arbitrazhit, ose cilesdo menyre te zgjidhjes paqesore
Duke u nisur nga kjo, palet qe kane vendosur qe mosmarreveshjen tia besojne arbitrazhit per zgjidhje , duhet te lidhin marreveshje speciale
b) Zgjidhja e Arbitrave- percaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e paleve. Shtetet vendosin lirisht se a do ti besojne zgjidhjen e rastit nje arbitri apo disa arbitrave
Me sshpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona , numri i te cileve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) .
c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqesore. Shtetet me kompromis mund ti percaktojne rregullat e procedures ne hollesi ose vetem te japin udhezime per perdorimn e rregullave te pergjitheshme te procedures
d) Vendimi Arbitrazhit- eshte definitive dhe i paapelueshem (perfundimtar dh ei pakundershtueshem).
GJYKATA NDERKOMBETARE
a) Themelimi i Gjykates- hap i pare drejt themelimit te nje gjykate nderkombetare te perhershme eshte bere me themelimin e Gjykates se Perhereshme te Arbitrazhit ( Hage 1899) .. Si e ketille kjo gjykate nuk ka qene e perhereshme ne kuptimin e plote te fjales, ngase trupin e arbitrave ne shumicen e rasteve e perbenin personat e ndryshem , varesisht nga zgjidhja e paleve
Themelimi i nje gjykate nderkombetare u be realitet perfundimisht ne fund te Luftes I Boterore.. Keshtu neni 14 i Statuit te Lidhjes se Kombeve parashikonte qe Keshilli i Lidhjes, te bente propozimin per themelimin e nje gjykate te perhereshme nderkombetare
Perfundimisht Statuti i Gjykates , i perfshire ne nje protokoll , eshte hapur per nenshkrim me 16 dhjetor 1920 dhe ka hyre ne fuqi me 1 shtatore 1921.
Gjykata e Perhersheme e Drejtesise Nderkombetare ka funksionuar prej vitit 1922 deri 1940, kur gjermanet okupuan Holanden
b) Zgjedhja e gjyqetareve , perberja , organizimi i gjykates
Gjyk. Ndrk.Drejtsise perbehet prej 15 gjyqtareve. Zgjedhjen e gjyqtareve e bejne KS , Asambleja Pergjth. KB, pavaresisht nga njeri-tjetri
..Kandidimin e gjyqetareve e bejne grupet kombetare te Gjykates se Perhereshme te Arbitrazhit ; per shtetet qe skane perfaqesues ne te, kandidimin e bejne grupet e caktuara posaqme
Cdo grup kombetare mund te propozoj me se shumti 4- kandidate, prej te cileve vetem 2- mund jene shtetas te vet.
Konsiderohen te zgjedhur kandidatet qe kane fituar shumicen absolute te votave ne Asamble dhe KS
Nga 15 anetaret e gjykates statute percakton qe ne asnje rast nuk mund te jene 2- gjyqtare nga nje shtet
Ne rast se me vota fitojne me shume se nje shtetas i nje shteti, konsiderohet i zgjedhur kandidati me i vjeter. Gjyqtaret zgjidhen per 9-vjet dhe mund te rizgjidhen perseri .
Per te siguruar kontinuitetin e Gjykates eshte parapare qe per cdo 3-vjet te zgjidhen nga 1/3 e gjyqetareve. Gjykata e zgjedhe kryetarin dhe nenkryetarin ne cdo 3 vjet, ata mund te rizgjedhen. Selia e gjykates eshte ne Hage, mirepo gjykata mund te mbaje mbledhje dhe te ushtroje funksionet e veta edhe tjeterkund, kurdo qe kete e konsideron te dobishme
Gjykata detyrat i kryen ne perberje te plote, mirepo per kuorum mjaftojne -9 gjyqtare.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:30
|
#6
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
c) Kompetenca e Gjykates- detyre kresore ka zgjidhjne e mosmarreveshjeve qe ia parashtrojne shtetet Sipas nenit 34, vetem shtetet mund te jene pale te perpara gjykates. Kete te drejte e kane te gjitha shtetet qe jane palee Statutit te Gjykates Nderk. te Drejtesise. Sipas nenit 93te Karts, shtetet anetare te OKB-se ane ipso-facto pale e Statutit-Gjykatse-Nderk- Drejtesise
Parimisht juridiksioni i gjykates eshte facultative (por mund tjete edhe i detyrueshem).
Procedura gjyqesore mund te filloj para gjykates edhe vetem me njeren pale, me kusht qe pala ose palet e tjera ne mosmarreveshje te pranojne juridiksionine gjykatesper ta zgjidhur rastin e caktuar - (me ane te nje deklarate formale, ose ne forme te heshtur duke iu pergjigjur fteses se gjyqit dhe d uke marre pjese ne process
.Juridiksioni i gjykats eshte i detyrueshem net e gjitha rastet e parapara posaqerisht me traktatet dhe me konventat qe jane ne fuqi
d)Vendimet e Gjykats- merret me shumicen e votave te gjyqetareve te pranishem. Ne rast se votat jane te barabarta , atehere vendos vota e kryetarit ose personit qe e zevendeson ate
Vendimi shpallet ne séanca publike pasi te jene lajmruar agjentet ne forme te caktuar . Nga nje shembull i vendimit i nenshkruar nga kryetari dhe sekretari dhe me vulen e gjykates , i dorzohet secils nga palet .
e) Veprimet e Gjykates- prej vitit 1946 deri ne vitin 19955 Gjykata ka leshuar 60 vendime dhe 21 mendime consultative
Rasti i pare qe ka zgjedhur Gjykata pas Luftes II Boterore , ka qene rasti i Kanalit te Korfuzit rasti anglo-shqiptare.
E DREJTA LUFTES eshte pjese e drejtes nderkombetare publike , qe permban rregullat juridike zakonore dhe kontraktuese, me te cilat rregullohen maredheniet midis subjekteve nderkombetare ne kohe lufte dhe ne lidhje me luften.
Lufta-eshte konflikt i armatosur ne mes dy a me shume shteteteve , kurse veprimet ne te synojne nenshtrimin e kundershtarit
(Lufta nuk eshte akt i nje anshem)
NOCIONI LUFTES sipas drejtes nderkombetare klasike del se :
1) Lufta eshte konflikt midis dy shteteve
2) Lufta eshte konflikt me forca te armatosura (pers. civil nuk marrin pjese ne lufte..)
3) Lufta ka per qellim nenshtrimin e nje pale nga pala tjeter.
Russo ne vepren Kontrata shoqerore shkruane se : lufta seshte raport i njeriut ndaj njeriut, por i shtetit ndaj shtetit , ne te cilin individet behen armiq vetem rastesisht si ushtar , e jo si qytetare.
Ne literaturen e re nocioni i luftes zgjerohet , ngase gjithnje e me shpesh me lufte nenkuptohen armiqesite midis shteteve ose edhe brenda nje shteti, a nje territori qe zhvillohet me forca te armatosura
Sepse lufte nuk konsiderohet me vetem armiqesite e armatosura midis shteteve , pore dhe armiqesite brenda nje shteti, te shkaktuara nga kryengritja ose nga revolucioni
Marksi luften e trajton si nje dukuri klasore dhe si kategori historike- qe i ka rrenjet ne rendin ekonomik te sistemit eksplatues
(sipas tyre lufta paraqitet ne nje shkalle te zhvillimit shoq., kur paraqitet prona private, ndarja e shoqerive ne klasa dhe kur krijohen shtetet ) .
Lenini Lufta eshte vazhdim i thjeshte i politikes me mjete tjera.
Lufterat e Drejta dhe Lufterat e Padrejta
Perpjekjet e para per tbere dallimin e luftrave te drejta dhe te padrejta i hasim qysh ne antikitete.. Shprehjen lufte e drejte e ka krijuar Aristoteli me qellim qe te siguronte paqen midis poliseve greke dhe per ti ruajtur ato nga shkatrrimet e luftes.. Por me kaq mbyllej rrethi ,sepse ndaj pop, tjere vlenin norma tjera.
Nga paraqitja e krishterimit e deri me sot , eshte bere dallimi midis lufrave te drejta dhe te padrejta.. Teorine mbi lufterat e drejta e kane zhvilluare teologet e kishes katolike ( Shen-Augustini, Toma Akuini, Vitoria, Suaresi etj ). Augustini konsideronte se lufta eshte e lejueshme nese eshte e drejte
L. te drejta jane: ( luftrat per mbrojtjen e shtetit nga armiqet e jashtem, lufta per denimin e padrejtesive
Heqja Dore nga Lufta- deri ne miratimin e Statutit te Lidhjes se Kombeve , lufta konsiderohej nje mjet i ligjshem per zgjidhjen e mosmarreveshjeve , ose per arritjen e objektivave kombeare.
Heqja Dore nga Lufta (Pakti Brian-Kellog)
Perpjekjet e per ndalimn e pergjithshem te luftes jane kurorzuar me lidhjen e Traktatit Brian-Kellog, qe ndalonte te gjitha lufterat agresive dhe ne kete pikepamje perfaqesonte nje hap te madh perpara ne krahasim me Statutin e Lidhjes se Kombeve.. Lufta konsiderohej edhe me tutje e ligjshme nese : a) zhvillohet per mbrojtjen e vetvetes ; b) nese zhvillohet kunder nje shteti qe ka shkelur traktatin
Heqja dore nga Lufta me Karten e OKB-se
Karta e OKB-se jo vetem qe ndalon e luftes , por per me teper ndalon forcen dhe kercenimin me force, si edhe percaktojne masa te efektshme per pengimin e luftes
Neni 2, parg.4 i Kartes : anetaret e OKB-se ne mardheniet e tire nderkombetare heqin dore nga perdorimi i kercenimit ose nga perdorimi i forces kunder teresise territoriale ose kunder pavaresise politike te cdo shteti , ose ..
Autoret e Kartes, ne vend te nocionit lufte kane perdorur fjalet kercenim ose perdorim i forces qe duhet te eliminojne mundesine per cfaredo mosmarreveshje.
FILLIMI LUFTES
1) Me shpalljen formale te luftes ( eshte e detyrueshme me Konventen e 3 te Hages).
2) Me deshtimin e perpjekjeve te shtetit qe te realizoje plotesimni e kerkesave nga ultimatumi
3) Me shpallje , ose veprimin qe tregon se nje shtet e konsideron veten ne lufte me nje shtet tjeter.
4) Me fillimn e aksioneve armiqesore .
Efektet e Fillimit te Luftes- me fillimin e luftes perfundon periudha e mardhenieve paqesore, dhe qe nga ai moment mardheniet midis shteteve te konfrontuara rregullohen me rregullat e se drejtes ndrk. te luftes.
Palet ne Konflikt (pers qe marrin pjese ne lufte/armiqesi);
1) Pjestaret e forcave te armatosura
2) Forcat jo te rregullta (milicia, njesite vullnetare )
3) Kryengritja pop, qe shfaqen spontanisht nder popullsi te territorit akoma te paokuparum me kusht qe mbajn armet haptazi dhe ti respektojne rregullat e drejtes se luftes
4) Levizjet rezistence qe veprojne ne territore te okupuara dhe kane per qelim te shqetesojne okupusin
5) Levizjet clirimtare qe i perbejne personat qe luftojne per zhdukjen e sundimit kolonial.
TEATRI i LUFTES- E-D-N percakton dallimin midsi zons se luftes dhe teatrit te luftes. Zone e Luftes- konsiderohet hapesira tokesore dhe ujore e nje shteti qe eshte ne lufte, ujerat e tij detare dhe hapesira ajrore mbi to .
Teatri Luftes-perfshine hapesiren tokesore, detare dhe ajrore net e cilen zhvillohen aktualisht armiqesiste.
Personat e mbrojtur ne konflikt te armatosur : 1) te plagosurit, 2) te semuret , 3)anijethyerit, 4) roberit e luftes, 5) pop. Civile, 6) pers.mjekesore, fetare, 7)kryqi kuq
Objektet e mbrojtura ne konflikt : 1) spitalet , 2) objektet civile, 3) objektet kulturore
PERFUNDIMI LUFTES:
1) Nderprerja thjeshte e armiqesise
2) Nenshtrimi- zhdukja e nje pale nderluftuese ne lufte nga pala tjeter, permes pushtimit dhe fitores.
3) Armepushimi- mareveshje mes forcave nderluftuese per nderprerjen e perkoheshme te armiqesive
4) Kapitulimi-nenkupton marveshjen me te cilen comand,ushtarak meren vesh per dorzimin e nje locait te cakt
5) Traktati paqes
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
16-09-08, 15:42
|
#7
|
Anėtarėsuar: 16-09-08
Postime: 14
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
@Labi
Shum flm per kto shkrime ne lidhje me te drejten nderkombetare por nese i ke te gatshme me word te shkrume gjitha ktoo ather mi dergo ne email se ky provim me ka mbet te Zejnulla Gruda dhe shumm vshtir osht me kalu edhe pse landa nuk esht shum e vshti por profesori po e ben te veshtir.......pershendetjeee
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:14.
|
|