Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-08, 17:06   #1
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e ndriqoj Boten e posaqerisht Evropen feja Islame ?

Si e ndryshuan botėn zbulimet e muslimanėve?



Prej kafes nėpėrmes ēeqeve e deri te "racioni trepjesėsh", bota islame na ka ofruar shumė inovacione dobiprurėse, e qė ne perėndimorėt i marrim tė gatshme.
E enjte, 19 Korrik 2007 15:51

1. Legjenda thotė se Arabi me emrin Halid i dėrgonte dhitė nė kullosė nė rajonin Kaffa, e cila gjendet nė Etiopinė Jugore. Ai vėrejti se dhitė pėr njė moment u bėnė tepėr gjallėruese pas konsumimit tė kokrrave nga disa bimė tė caktuara.
I vloi disa kokrra nė ujė tė nxehtė, dhe kėshtu provoi kafen e parė nė histori. Shėnimet e para qė tregojnė pėr pėrdorimin masiv tė kafesė na bėjnė me dije se eksporti i kokrrave tė kafesė nga Etiopia drejt Jemenit, ku kjo pije ėshtė pėrgatitur nga lėnda e pėrmendur e qė sufit shėrbeheshin me qėllim tė largimit tė gjumit dhe kalimit tė natės nė lutje.
Deri nė shek 15 kjo pije arriti ne Meke dhe Turqi, prej ku nė vitin 1645 ėshtė bartur pėr nė Venecia.
Nė vitin 1650 pija e kafesė ėshtė sjellur nė Angli. Atė e solli Turku me emrin Pasqua Rosse, dhe ishte Rosse i pari qė hapi kafenenė nė Londėr nė rrugėn Lombard. Fjala arabe pėr pijen e kafes "qahwa" nė gjuhėn turke ėshtė shėndrruar nė "kahva", nė Itali kėtė e emėrtuan "caffe", ndėrsa nė gjuhėn angleze "coffee".

2. Grekėt e lashtė mendonin se sytė tanė emetojnė rrezet e dritės, krahas laserit, dhe pėr kėtė edhe mundė tė shikojmė. Personi i parė qė kuptoi se drita depėrton nė sytė tanė, e nuk del nga ato, ishte matematikani, astronomi dhe fizikani islam Ibėn el – Haithem.
Ibėn el – Haithemi e zbuloi pėr herė tė parė "Camera Obscura" – fjala kamerė nga gjuha arabe "qamara pėr dhomėn e errėt ose tė ndarė"
Ibėn Haithemit, pėrveē tjerash, i takon merita edhe pėr vendosjen e fizikės si shkencė nė kuptimin modernė tė fjalės "fizikė" (shkencė e mbėshtetur nė eksperiment) dhe ekzekutimin e saj nga rrethi i filozofisė.


3. Njė lloj i shahut ėshtė luajtur nė Indinė e lashtė. Loja e shahut nė formėn si e njohim ne sot ėshtė zhvilluar nė Persi, prej nga nė shekullin 10 nėpėrmes arabėve tė Spanjės ėshtė zgjeruar nė Evropė dhe Lindje deri nė Japoni. Fjala "rook" (fjalė e anglishtes pėr figurėn e shahut tek ne e njohur mė emrin "top") rrjedh nga fjala Persiane "rukh" – karrocė – pajton.

4. Njė mijė vite para vėllezėrve Wright, poeti Islam, astronomi, muzikanti dhe inxhinieri me emrin Abasė bin Firnas, tentoi tė konstruktoi makinėn e parė fluturuese me tė cilėn njeriu do tė ngjitej nė hapėsirat e ndritshme krahas zogjve.
Nė vitin 852 sipas Isės a. s. duke u shėrbyer me pėlhurėn e madhe e formuar me njė konstruksion tė lashtė, kėrceu nga minarja e Xhamisė sė Madhe nė Kordovė tė Spanjės. Mendonte se me anė tė rrezeve do tė fluturonte sikur zogjtė. Mirėpo nuk pati fat. Pėlhura e ngadalėsoi rėnien e tij, dhe ky ishte parashuta i parė nė historinė njerėzore. Abbas ibėn Firnasi gjatė rėnies fitoi disa plagė tė vogla.
Ky njeri i madh, pionier i aviacionit nuk u ndal me kaq. Vazhdoi me hulumtimet e tij duke e perfeksionuar konstruksionin e makinės fluturuese dhe nė fund tė vitit 875, nė moshėn 70 vjeēare, e pėrsosi edhe mė shumė konstruksionin dhe dizajnin e makinės fluturuese, e cila ishte e punuar nga mėndafshi dhe puplat e shqiponjės. Sėrish tentoi tė arrij ėndrrėn e vazhdueshme tė njeriut pėr tė fluturuar. Kėtė herė ėshtė ngritė nė lartėsi nga maja e maleve. Fluturoi pėrafėrsisht nė njė lartėsi dhe qėndroi rreth 10 minuta. "Aterrimi" nuk shkoi edhe aq lehtė. Erdhi deri te njė ngufatje e vogėl, sepse Ibėn Firnasi, makinės sė tij fluturuese nuk ia kishte vendosur bishtin, qė nė rast fluturimi do tė shėrben pėr tė ruajtur ekuilibrin. Aeroporti ndėrkombėtarė nė Bagdad dhe krateri nė Hėnė bartin emrin e viganit tė madh tė botės Islame.

5. Larja dhe pastrimi janė obligime fetare pėr myslimanėt. Pikėrisht, ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse myslimanėt pėrsosėn prodhimin e sapunit, ashtu si e pėrdorim ne sot. Egjiptianėt e lashtė dinin pėr njė tym qė quhej sapunė, po ashtu dhe romakėt kėtė sapunė e pėrdornin nė vend tė brilantinės (yndyrė pėr lėkurėn). Ishin tė parėt myslimanėt qė kombinuan vajin tė fituar nga pemėt me sodium hidroksidin dhe gjėrat aromatike.
Njė nga karakteristikat kryesore e cila ėshtė e ndjeshme dhe e rafinuar, me aroma tė pėrshtatshme me tė cilat ishin mėsuar myslimanėt, e qė kishte lėnė mbresa te kalorėsit krishterė, ėshtė se krishterėt pėr dallim nga myslimanėt nuk pastroheshin dhe kundėrmonin. Shaponin nė Angli e solli myslimani i cili ne bregdetin e Brightonit e hapi banjėn (hamamin) nė vitin 1759. Pronari i kėsaj banje kishte pėr detyrė tė kujdeset rregullisht pėr pastrimin e monarkėve Britanik, Mbretin Georg IV dhe Wiliamin IV.


6. Distilimi, metoda e ndarjes sė lėngshmėrisė nė bazė tė pikave tė ndryshme tė mbylljes, ėshtė zbuluar pėrafėrsisht rreth viteve 800 nga ana e shkencėtarit elitar islam Xhabir ibėn Hayyanit, qė transformoi alkiminė nė kimi duke zbuluar shumė nga proceset bazė tė kimisė (kristalizimin, distilimin, oksidimin, filtrimin …) dhe veglat e punės tė cilat edhe sot e kėsaj dite pėrdoren nė mbarė botėn nė laboratorėt kimik.
Zbuloi acidin sulfurik dhe nė bazė tė eksperimentimit dhe zbulimeve qė i bėri Xhabiri ishte nė gjendje tė bėjė parfume ēfarė i pėrdorim edhe sot.
Ibėn Hajani ėshtė themelues i kimisė moderne.

7. Crank – Shaft ėshtė mjeti qė shpien lėvizjen qarkore nė vijė tė drejtė, dhe bazė e shumicės sė makinave moderne, si dhe motorit me djegie tė brendshme. Si njė nga shpikjet mė tė mėdha nė mekanikėn moderne ėshtė zbulimi i inxhinierit gjenial islam me emrin al – Xhazari, i cili do tė bėjė tė mundur shpejtimin e ujitjes sė rajoneve tė thata. Nė librin "Veglat mekanike" e vitit 1260, ka treguar edhe shpikjet tjera te veta, si dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Ka zbuluar orėt e para mekanike qė i lėvizte uji. Al – Xhazari ishte babai i robotikės. Nė mesin e 50 shpikjeve tė tija gjendet edhe brava me kombinime (shifrore).

8. "Futrovimi" – metoda e qepjes e materialit izolues nė mes dy copave tė holla tė pulhurės. Nuk ėshtė e sigurt se a ėshtė ky zbulim i botės Islame apo bota islame kėtė metodė e ka pėrvetėsuar nga India ose Kina, pėr ta pėrsosur edhe mė shumė.
Megjithatė, ėshtė e sigurt se metoda e pėrmendur ėshtė bartur nė Perėndim nga ana kryqtarėve gjatė kohės sė luftės sė kryqėzatave, ku patėn rastin tė shohin se si luftėtarėt mysliman pėr duke pėrdorur kėtė metodė shėrbehen me kashtėn e futur nė mes dy copave tė pėlhurės. Pastaj, kėtė e pėrdornin nė vend tė metalit tė rėndė tė blinduar.
Metoda ėshtė treguar jashtėzakonisht e suksesshme, duke ofruar pėrveē lėvizjes edhe mbrojtje ideale nė betejat kundėr kryqtarėve. Gjithashtu, ėshtė dėshmuar se ofron jashtėzakonisht izolim tė mirė dhe tė nxehtė. Prandaj edhe nė Perėndim, ku dominonte klima e ftohtė, metoda e "frutimit" pėr shkak tė karakteristikave tė saja qė ofronte izolator tė nxehtė, shumė shpejt u pėrdorė gjatė prodhimit tė pajtoneve.

9. Nė arkitekturė harku sipas tė cilit e njohim stilin Gotik, e qė ėshtė edhe karakteristika elementare e ndėrtimit tė katedraleve impresive nė stilin Gotik, natyrisht se ėshtė e arritur arkitektonike e botės Islame. Harku Gotik ėshtė shumė mė i ashpėr se sa ai roman me tė cilin shėrbeheshin Romakėt dhe Normanėt, e qė ishte i domosdoshėm dhe mundėsonte ndėrtimin e objekteve tė mėdha impresive.
Krahas kėsaj Perėndimi nga myslimanėt ka marrė xhamllėkun dhe teknikėn e ndėrtimit tė kupolave. Kėshtjellat Evropiane janė kopje a atyre nė botėn islame, me prerjen pėr shigjetat, sė bashku me bedenat dhe kullat. Kullat nė formė tė katrorit patjetėr duhej tė tėrhiqeshin para ndėrtimit mė tė lehtė tė kullave mbrojtėse me formė qarkore. Arkitekti qė e ndėrtoi kėshtjellėn e Henrit V ishte mysliman.

10. Shumica e instrumenteve moderne nė kirurgji janė kopje tė sakta tė instrumenteve nga shekulli i 10 tė pėrdorura nga kirurgu mysliman al – Zahravi. Neshterėt (brisqe nė med. shėn i pėrkthye) e tij, sharrat e eshtrave, piskrrat gėrshėrėt qė i pėrdorte para operacionit, si dhe shumicėn e 200 instrumenteve qė ka projektuar, edhe sot janė pjesė pėrbėrėse e kirurgjisė moderne.
Ishte i pari qė u shėrbye me materialin zbėrthyes pėr qepjen para operacioneve tė organeve tė brendshme. Nė shekullin e 13 njė mjek tjetėr nga bota islame me emrin Ibėn Nefis paraqiti pėrshkrimin e saktė tė qarkullimit tė gjakut nė organizmin e njeriut, 300 vite tė plota para William Harvejit.
Mjekėt mysliman gjithashtu, zbuluan anestetikėt duke bėrė pėrzierjen e opiumit dhe alkoolit. Ata zhvilluan pėrdorimin e gjilpėrave gjatė nxjerrjes sė pezmatimit tė syrit. Teknikė e njėjtė para kurimit tė pezmatimit tė syrit pėrdoret edhe sot.

vazhdon


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-07-08, 17:07   #2
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e ndriqoj Boten e posaqerisht Evropen feja Islame ?

pjesa e dytė.


11. Ventilimin gjithashtu e kanė menduar myslimanėt pėr tė gjetur ujin nga thellėsia e zemrės duke e ujitur tokėn e thatė nė shkretėtirė. Nė shkretėtirat e Arabisė kur thahen lumenjtė nė sezonin e nxehtė, uji mundė tė gjendej vetėm thellė nėn tokė. Pėr tė bėrė shpimet e thella pėrdornin ventilimin me anė tė erės qė frynte nė drejtimin e njėjtė me muaj.
Ventilimet kishin 6 deri nė 12 vela tė cilat ishin tė mbuluara me pėlhurė ose me fleta tė hurmės. Ventilimet janė pėrdorur nė botėn islame 500 vite para se ventilimi i parė tė prodhohej nė Evropė.

12. Vaksinėn nuk e kanė shpikur Jeneri apo Pasteri, por ishte Perėndimi qė e mori nga bota islame dhe e barti nė Evropė nga Turqia. Kėtė e bėri gruaja e ambasadorit Britanik nė Stamboll nė vitin 1724. Fėmijėt nė Turqi bėnin vakcinimin kundėr "fruthit tė madhe" duke pėrfituar nga qelizat e dobėta ose tė vdekura "tė fruthit tė madh" nga trupi i infektuar i kafshėve vendore, sė paku 50 vite para se kjo metodė tė pėrdorej nė Perėndim.

13. Lapsin me ngjyrė ėshtė shpikur me kėrkesėn e sundimtarit tė Egjiptit nė vitin 953, pas kėrkesės sė tij pėr tė shpikur lapsin qė nuk do tė pėrlyej duart dhe rrobat e tij. Ky laps kishte rezervarin me ngjyrė, ngjashėm sikur lapsat kimik modernė, ngjyra lėshohej nga maja e lapsit me kombinimin e gravitacionit dhe dallimit nė shtypje.

14. Sistemi i numrave tė cilin sot e pėrdorim sigurisht se ėshtė me prejardhje nga India, por stili i numrave ėshtė arab dhe pėr herė tė parė shfaqen nė pėrdorim nė veprat e matemantikanit tė madh tė botės islame el – Hevarizmi dhe el – Kindi ne vitin 825..
Algjebra ėshtė emėrtuar sipas njė libri tė el – Havarizmit "al – xhabėr ve al – muqabila", shumica e pėrmbajtjes sė saj pėrdoret edhe sot. 300 vite mė vonė matematikani Italian Fibonacci i solli kėto vepra nė Evropė dhe i pėrktheu. Algoritmi si dhe shumica e trigonometrisė vinė nga bota islame. Zbulimi i Al – Kindiut gjithsesi se janė themelet e kriptologjisė.


15. Ali ibėn Nafi, i njohur me pseudonimin Zirjab (zogu i zi) nė shekullin e nėntė erdhi nga Iraku nė Kordovė dhe solli me vete konceptin e "tre racioneve" para gjella (supa), pas sė cilės pason gjella kryesore (peshku ose mishi), e mė pastaj vijon ushqimi me desert (pemė). Gjithashtu pėrhapi edhe pėrdorimin e gotės sė kristaltė (tė cilėn e patė zbuluar Abbas ibėn Firnasi pas eksperimentit qė e bėri nė kristalin e gjetur nė gurė)

16. Qilimat gjatė kohės kur nė Evropė vazhdonte shekulli i mesėm, nė botėn islame konsideroheshin vepėr e xhenetit, nė rėndė tė parė duke iu falėnderuar progresit qė myslimanėt arritėn nė zhvillimin e thurjes, pastaj zhvillimit e sensit pėr modelet dhe arabeska tė cilat paraqitnin bazėn e artit islam i cili nuk pranonte nė gjirin e vet figurat e njerėzve dhe kafshėve.
Nė tė kundėrtėn e kėsaj, podiumet nė Evropė ishin tė zhveshur, pėr tė mos thėnė tokė e zhveshur, gjithnjė pėrderisa qilimat arab dhe Persian nuk u sollėn nė Evropė. Pėr podiumet e Anglisė, Erasmo ka shėnuar se : "ishin tė mbuluar me hedhurina tė llojllojshme, nga njėherė tė pėrtrira nė atė mėnyrė sa qė gjatė tėrė podiumit tė vjetėr (me hedhurina tė shumta) vetėm se vendosej shtresė e re, duke mos e ndėrruar apo pastruar nga njėherė edhe mė shumė se 20 vite, gjatė kėsaj kohė mblidheshin hedhurina tė tjera, vjellje, urinime te qenve dhe njerėzve, mbeturina tė ushqimit dhe peshqve, si dhe ndyrėsi qė nuk na bėnė nderė t"i pėrmendim". Pėr shkak tė gjitha kėtyre, qilimat shumė shpejt gjetėn vendin e tyre nė Evropė.

17. Ēeqet gjithashtu rrjedhin nga bota islame. Fjala ēek vjen nga fjala arabe "saqq" dhe paraqet vėrtetimin e shkruar, ngarkesė pėr pagimin e mallit tė porositur, pėr t"i ikur transportit tė parave nėpėr zonat e rrezikshme. Nė shekullin nėntė njė biznesmen mysliman udhėtonte nga Kina deri nė Detin Mesdhe duke u shėrbyer me ēeqe nė vlerė tė parave.

18. Deri nė shekullin e XI shkencėtarėt mysliman ishin pajtuar se toka ka formė sferike. Argumentin tė cilin e paraqiti astronomi ibėn Hazmi ėshtė "se dielli gjithnjė ėshtė nė pozitė vertikale nė raport me pikėn e caktuar nė tokė". Kėto argumente u shfaqen 500 vite para Galileut.
Llogaritė tė cilat i paraqitėn astronomėt mysliman rezultuan aq tė sakta sa qė kur bėnė llogaritjen e madhėsisė sė Tokės, llogaritėn se madhėsia e Tokės bartė 40 253 kilometra dhe nuk ishin tė saktė vetėm pėr 200 kilometra. Nė vitin 1139 al – Idrisi mbretit tė Sicilisė Roxherit ia dhuroi njė glob tė tokės.


19. Edhe pse Kinezėt ishin ata qė shpikėn barutin i cili ishte shumė i papastėr dhe i dobėt. Ata e pėrdornin pėr fishekzjarrė. Myslimanėt arritėn ta bėjnė efikas duke bėrė qė baruti mė ndihmėn e natriumit dhe nitratit mundė tė pastrohet dhe tė fitoj fuqi shtesė sa edhe tė pėrdorej pėr nevoja ushtarake. Arma e zjarrit e bėrė nga myslimanėt e dalur nga kėto zbulime ndikoi qė t"i futet frika deri nė palcė luftėtarėve nė luftėrat e kryqėzatave.
Deri nė shek. XV myslimanėt konstruktuan raketėn tė cilėn e quajtėn "veza djegėse vetėlėvizėse", dhe projektilin torpedo qė nė maje ka shigjetėn e cila do tė depėrtonte nė anijen e armikut dhe pastaj tė eksplodonte.

20. Evropa mesjetare posedonte kuzhina dhe kopshte me bimė, mirėpo myslimanėt zhvilluan idenė mbi kopshtin si vend pėr pushim dhe bukuri tė ndryshme. Kopshtet e para mbretėrore nė shekullin e XI janė hapur nė rajonin e Spanjės Islame. Nė mesin e luleve tė shumta qė rrjedh nga kopshtet myslimane ėshtė edhe tulipani.

Ky tekst ėshtė botuar nė Independent

Pėrktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi


http://mesazhi.com/news_detail.php?id=667
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.