Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-08, 17:07   #1
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e ndriqoj Boten e posaqerisht Evropen feja Islame ?

pjesa e dytė.


11. Ventilimin gjithashtu e kanė menduar myslimanėt pėr tė gjetur ujin nga thellėsia e zemrės duke e ujitur tokėn e thatė nė shkretėtirė. Nė shkretėtirat e Arabisė kur thahen lumenjtė nė sezonin e nxehtė, uji mundė tė gjendej vetėm thellė nėn tokė. Pėr tė bėrė shpimet e thella pėrdornin ventilimin me anė tė erės qė frynte nė drejtimin e njėjtė me muaj.
Ventilimet kishin 6 deri nė 12 vela tė cilat ishin tė mbuluara me pėlhurė ose me fleta tė hurmės. Ventilimet janė pėrdorur nė botėn islame 500 vite para se ventilimi i parė tė prodhohej nė Evropė.

12. Vaksinėn nuk e kanė shpikur Jeneri apo Pasteri, por ishte Perėndimi qė e mori nga bota islame dhe e barti nė Evropė nga Turqia. Kėtė e bėri gruaja e ambasadorit Britanik nė Stamboll nė vitin 1724. Fėmijėt nė Turqi bėnin vakcinimin kundėr "fruthit tė madhe" duke pėrfituar nga qelizat e dobėta ose tė vdekura "tė fruthit tė madh" nga trupi i infektuar i kafshėve vendore, sė paku 50 vite para se kjo metodė tė pėrdorej nė Perėndim.

13. Lapsin me ngjyrė ėshtė shpikur me kėrkesėn e sundimtarit tė Egjiptit nė vitin 953, pas kėrkesės sė tij pėr tė shpikur lapsin qė nuk do tė pėrlyej duart dhe rrobat e tij. Ky laps kishte rezervarin me ngjyrė, ngjashėm sikur lapsat kimik modernė, ngjyra lėshohej nga maja e lapsit me kombinimin e gravitacionit dhe dallimit nė shtypje.

14. Sistemi i numrave tė cilin sot e pėrdorim sigurisht se ėshtė me prejardhje nga India, por stili i numrave ėshtė arab dhe pėr herė tė parė shfaqen nė pėrdorim nė veprat e matemantikanit tė madh tė botės islame el – Hevarizmi dhe el – Kindi ne vitin 825..
Algjebra ėshtė emėrtuar sipas njė libri tė el – Havarizmit "al – xhabėr ve al – muqabila", shumica e pėrmbajtjes sė saj pėrdoret edhe sot. 300 vite mė vonė matematikani Italian Fibonacci i solli kėto vepra nė Evropė dhe i pėrktheu. Algoritmi si dhe shumica e trigonometrisė vinė nga bota islame. Zbulimi i Al – Kindiut gjithsesi se janė themelet e kriptologjisė.


15. Ali ibėn Nafi, i njohur me pseudonimin Zirjab (zogu i zi) nė shekullin e nėntė erdhi nga Iraku nė Kordovė dhe solli me vete konceptin e "tre racioneve" para gjella (supa), pas sė cilės pason gjella kryesore (peshku ose mishi), e mė pastaj vijon ushqimi me desert (pemė). Gjithashtu pėrhapi edhe pėrdorimin e gotės sė kristaltė (tė cilėn e patė zbuluar Abbas ibėn Firnasi pas eksperimentit qė e bėri nė kristalin e gjetur nė gurė)

16. Qilimat gjatė kohės kur nė Evropė vazhdonte shekulli i mesėm, nė botėn islame konsideroheshin vepėr e xhenetit, nė rėndė tė parė duke iu falėnderuar progresit qė myslimanėt arritėn nė zhvillimin e thurjes, pastaj zhvillimit e sensit pėr modelet dhe arabeska tė cilat paraqitnin bazėn e artit islam i cili nuk pranonte nė gjirin e vet figurat e njerėzve dhe kafshėve.
Nė tė kundėrtėn e kėsaj, podiumet nė Evropė ishin tė zhveshur, pėr tė mos thėnė tokė e zhveshur, gjithnjė pėrderisa qilimat arab dhe Persian nuk u sollėn nė Evropė. Pėr podiumet e Anglisė, Erasmo ka shėnuar se : "ishin tė mbuluar me hedhurina tė llojllojshme, nga njėherė tė pėrtrira nė atė mėnyrė sa qė gjatė tėrė podiumit tė vjetėr (me hedhurina tė shumta) vetėm se vendosej shtresė e re, duke mos e ndėrruar apo pastruar nga njėherė edhe mė shumė se 20 vite, gjatė kėsaj kohė mblidheshin hedhurina tė tjera, vjellje, urinime te qenve dhe njerėzve, mbeturina tė ushqimit dhe peshqve, si dhe ndyrėsi qė nuk na bėnė nderė t"i pėrmendim". Pėr shkak tė gjitha kėtyre, qilimat shumė shpejt gjetėn vendin e tyre nė Evropė.

17. Ēeqet gjithashtu rrjedhin nga bota islame. Fjala ēek vjen nga fjala arabe "saqq" dhe paraqet vėrtetimin e shkruar, ngarkesė pėr pagimin e mallit tė porositur, pėr t"i ikur transportit tė parave nėpėr zonat e rrezikshme. Nė shekullin nėntė njė biznesmen mysliman udhėtonte nga Kina deri nė Detin Mesdhe duke u shėrbyer me ēeqe nė vlerė tė parave.

18. Deri nė shekullin e XI shkencėtarėt mysliman ishin pajtuar se toka ka formė sferike. Argumentin tė cilin e paraqiti astronomi ibėn Hazmi ėshtė "se dielli gjithnjė ėshtė nė pozitė vertikale nė raport me pikėn e caktuar nė tokė". Kėto argumente u shfaqen 500 vite para Galileut.
Llogaritė tė cilat i paraqitėn astronomėt mysliman rezultuan aq tė sakta sa qė kur bėnė llogaritjen e madhėsisė sė Tokės, llogaritėn se madhėsia e Tokės bartė 40 253 kilometra dhe nuk ishin tė saktė vetėm pėr 200 kilometra. Nė vitin 1139 al – Idrisi mbretit tė Sicilisė Roxherit ia dhuroi njė glob tė tokės.


19. Edhe pse Kinezėt ishin ata qė shpikėn barutin i cili ishte shumė i papastėr dhe i dobėt. Ata e pėrdornin pėr fishekzjarrė. Myslimanėt arritėn ta bėjnė efikas duke bėrė qė baruti mė ndihmėn e natriumit dhe nitratit mundė tė pastrohet dhe tė fitoj fuqi shtesė sa edhe tė pėrdorej pėr nevoja ushtarake. Arma e zjarrit e bėrė nga myslimanėt e dalur nga kėto zbulime ndikoi qė t"i futet frika deri nė palcė luftėtarėve nė luftėrat e kryqėzatave.
Deri nė shek. XV myslimanėt konstruktuan raketėn tė cilėn e quajtėn "veza djegėse vetėlėvizėse", dhe projektilin torpedo qė nė maje ka shigjetėn e cila do tė depėrtonte nė anijen e armikut dhe pastaj tė eksplodonte.

20. Evropa mesjetare posedonte kuzhina dhe kopshte me bimė, mirėpo myslimanėt zhvilluan idenė mbi kopshtin si vend pėr pushim dhe bukuri tė ndryshme. Kopshtet e para mbretėrore nė shekullin e XI janė hapur nė rajonin e Spanjės Islame. Nė mesin e luleve tė shumta qė rrjedh nga kopshtet myslimane ėshtė edhe tulipani.

Ky tekst ėshtė botuar nė Independent

Pėrktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi


http://mesazhi.com/news_detail.php?id=667


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.