Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-08-08, 13:35   #5
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Pastertia ne Islam.

2. PAPASTERTITE (NEXHASET)

Fjala “nexhese” ka tė bėjė me lėndėt e papastra, tė cilave muslimani duhet t’u largohet dhe t’i lajė nėse ato ndotin rrobat, trupin e tij etj. Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ
“Dhe rrobat e tua pastroji!”. (El-Muddethir, 4)
Nė njė varg tjetėr kuranor, Allahu thotė:
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
“Vėrtet Allahu i do shumė ata tė cilėt i kthehen Atij me pendim dhe ata tė cilėt e pastrojnė vetveten”. (El-Bekare: 222)
Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit”.Muslimi 533, Tirmidhiu 3517, Darimi 1/132, Ahmedi 4/250, 5/342.



Llojet e papastėrtive

Papastėrtitė mund tė jenė ose konkrete si urina dhe ujėt e trashė, ose jokonkrete por qė konsiderohet si papastėrti, si gjendja e personit pas ejakulimit.

A. Kafshėt e ngordhura

Ky lloj i papastėrtive lidhet me rastin kur kafshėt ngordhin nga “shkaqe natyrore”, d.m.th. jo me mėnyrėn e duhur tė therjes islame. Ky grup pėrfshin edhe ēdo gjė qė hiqet nga njė kafshė e gjallė. Ebu Vakid El-Lejthi ka treguar se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Ajo ēka ėshtė hequr nga njė kafshė e gjallė, konsiderohet e ngordhur”.Hadith Saih. “Gajetul Meram” 41. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2858, Tirmidhiu 1480, Ibėn Maxheh 3216, Ahmedi 5/218, Bejhakiu 1/23 (Pra, quhet kafshė e patherur nė mėnyrėn e duhur). Ky hadith transmetohet nga Ebu Daudi. Tirmidhiu e klasifikon atė si hasen dhe thonė se dijetarėt veprojnė nė bazė tė tij.
Nga ky rregull pėrjashtohen:


1- Kafshėt e ngordhura tė detit

Ibn Umeri tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshėsh tė ngordhura janė tė lejueshme pėr ne. Dy llojet e kafshėve tė ngordhura janė peshqit dhe karkalecat. Ndėrsa, dy llojet e gjakut janė: gjaku i mėlēisė dhe ai i shpretkės”.Hadith Sahih. “Es Sahiha” 1118, “El Mishkat” 4142. E ka nxjerrė Ahmedi 2/97, Ibėn Maxheh 3314, Bejhakiu 1/254, Darakutni 4/270, Begaviu nė “Sherhus Suneh” 3/185.Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Shafiu, Bejhakiu dhe Darakutni.
Mė parė mėsuam thėnien e Pejgamberit (a.s.) nė lidhje me detin kur thotė: “Uji i tij ėshtė i pastėr dhe ngordhėsirat e tij janė tė lejueshme”.Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė sipėr.

2- Kafshėt e ngordhura qė nuk kanė rrjedhje gjaku si: bletėt, milingonat etj.

Ato konsiderohen tė pastra. Nėse bien nė ndonjė lėndė dhe ngordhin, ajo lėndė nuk ndotet.
Ibn El Mundhir ka thėnė: “Nuk di tė ketė ndonjė kundėrshtim pėrsa i pėrket pastėrtisė sė njė uji tė tillė, me pėrjashtim tė asaj ēfarė ėshtė transmetuar nga Shafiu. Dihet fare mirė qė ai e shihte kėtė ujė si tė papastėr. Sidoqoftė, ai nuk shqetėsohet nė rast se diēka e tillė bie nė ujė dhe nuk e ndryshon atė”.

3- Kockat, brirėt, putrat, leshi, pendėt dhe lėkura e kafshėve tė ngordhura

Tė gjitha kėtokonsiderohen tė pastra, ngase nė tė gjitha kėto merret parasysh pastėrtia nė parim dhe nuk ka argument pėr tė gjykuar mbi papastėrtinė. Pėrsa i pėrketkockave tė elefantit e tė tjera tė ngjashme me to, Zuhriu ka thėnė: “Kam takuar disa nga dijetarėt e hershėm selefė qė i pėrdornin objekte tė tilla si krehėra, enė pėr vaj dhe nuk e shihnin kėtė gjė si tė gabuar”.E transmeton Buhariu.
Ibn Abasi ka thėnė: “Shėrbėtores sė Mejmunes iu dha njė dele si lėmoshė dhe ajo ngordhi. I Dėrguari i Allahut (a.s.) kaloi pranė saj dhe tha: “Pse nuk ia heq lėkurėn, ta pėrpunosh atė dhe ta pėrdorėsh?” I thanė: “Ajo ėshtė e ngordhur!”. Profeti (a.s.) i tha: “Vetėm ngrėnia e saj ėshtė e ndaluar”. Transmeton “Grupi”, porBuhariu dhe Nesaiu nuk e pėrmendin pėrpunimin e lėkurės. Buhariu 1492,2221,5531, Muslimi 804, Ebu Daudi 4120,4121, Nesai 4235,4236,4237, Ibėn Maxheh 3610, Ahmedi, Bejhakiu 1/15.

Transmetohet se Ibėn Abasi ka pėrmendur ajetin kuranor:
قُلْ لاَ أَجِدُ فِي مَا أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ
“Thuaj (O Muhamed): “Unė nuk gjej nė atė qė mė ėshtė shpallur mua ndonjė gjė tė ndaluar pėr ngrėnie pėr atė njeri qė dėshiron tė hajė prej tyre, pėrveē kafshėve tė ngordhura, gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre) ose mishit tė derrit (nė cilindo gatim tė tij)...” (El En’am: 145).
Pastaj ai ka thėnė:“Ajo ēfarė ndalohet, ėshtė mishi i saj. Kurse lėkura, enėt e bėra prej saj, dhėmbėt, kockat dhe leshi janė tė lejuara”.Darakutni 1/46,47, Bejhakiu 1/23.

Po ashtu, edhe qumėshti e mullėza konsiderohen tė pastra. Kjo bazohet nė faktin se kur sahabėt hynė nė Irak, ata hėngrėn djathin e adhuruesve tė zjarrit, i cili ishte bėrė me mullėz, edhe pse kafshėt e tyre tė therura konsideroheshin sikurse “tė ngodhurat”.
Konfirmohet nga Selman El Farisi se kur u pyet nė lidhje me djathin, gjalpin e kulluar si dhe lėkurėn e kafshės, ka thėnė: “E lejuar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė tillė nė Librin e Tij dhe e ndaluar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė ndaluar nė Librin e Tij. Atė qė nuk e ka pėrmendur, Ai e ka bėrė mėshirė pėr ju”.
Mėsohet se ai u pyet edhe pėr djathin e adhuruesve tė zjarrit, sepse nė atė kohė Selmani ishte mėkėmbės i Umerit nė Medain nė Irak.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.