Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit
Thesari i panjohur i popullit tonė
Edhe nė librat e juaja tė shkruara shumė mė herėt, sidomos tek ato me tregime dhe anekdota, shprehet kjo frymė nė formė porosish, shprehen kėto vlera jashtėzakonisht tė fuqishme e madhėshtore tė mendimit pozitiv. A do tė thotė kjo, se gjeniu unė popullorė e ka njohur kėtė dhunti inspirative shumė kohė para se ajo tė proklamohet si zbulim epokal nė fund tė viteve tė 90-ta (bashkėdyzim i njohurive mentale tė Lindjes dhe tė arriturave shkencore Perėndimore)?
Daut Demaku: Pyetje e mrekullueshme. Faleminderit.
Gjatė vitit tė parė tė studimeve shkuam me Ēun Lajēin (ai ishte student i aktrimit) nė Festivalin e Folklorik nė Drenicė, qė vazhdon tė mbahet edhe sot. Ēuni ishte nė program, kėndonte ėmbėl nė lahutė kėngėt e vjetra tė Rugovės. Para fillimit tė programit shkuam tė shoku im i ndjerė, Osman R. Gashi, dritė pastė. Nė banesėn e shokut tim, Ēuni mori lahutėn dhe tia krisi Osa Kukės. Kur e kreu, i thashė: Ēun, brenda mureve tė banesės ėshtė lehtė ta kėndosh Osa Kuken, por nė tė mbajtė kėndoje nė Festival. Ēuni edhe ma i krisur se unė nė Festival, sa e mbaroi kėngėn pėr njėfarė Kaēurreli tė Rugovės, pa pritė e kujtua ia krisi Osa Kukės. Kur i tha vargjet: ēonu ju, mori shkina, mblidhni eshtna nėpėr Vranina ndodhi ēudia. U ēua profesori, Anton Ēetta, me dorėn e vet i mbylli perdet e binės dhe e ndėrpreu Festivalin. Eu, thashė vetmevete, po njeri i poshtėr qenka kyfarė profesori! U mbyll kjo ngjarje dhe vazhduam nė fakultet. Pesė-gjashtė ditė ma vonė (meqė ma nuk i flisja profesorit), pas ligjėrate, profa me zuri pėr krahu dhe mė futi nė kabinet. I thashė: ēka do ti me mua, profesori qė e kam dashtė unė - ka vdekur atė natė nė Gllogovc, sytė nuk dua me ti pa ma
Profa me njė qetėsi mė tha: a e di ti kush e ka themeluar Festivalin e folklorit nė Drenicė? I thashė: nuk e di dhe nuk dua ta di! Mė tha: Atė festival e ka themeluar UDB-a. E ka ditur se qėllon njė krisur sikur ti, qė e motivon njė tė krisur edhe ma tė madh, si Ēuni, ai e kėndon njė kėngė kombėtare, ndizet publiku UDB-a regjistron publikun dhe, pastaj njė nga njė nė tortura dhe nė burg. Festivali i folklorit nė Drenicė ėshtė dritare e UDB-es qė ta sheh Drenicėn nga brenda. Nuk jeni fėmijė, ēilni sytė, bėhuni mė tė menēur
Eh, dritė pastė legjenda e quajtur Anton Ēetta. Kėtu nisi shoqėrimi im me profesorin (Ēuni si ka fol pesė-gjashtė vjet, madje edhe provimin para tij e ka dhėnė duke shikuar anash
) E shoqėroja, pastaj Profesorin kur mblidhte folklor nėpėr Drenicė dhe, ndėrhyja, sepse i shėnonte gabim fjalėt likura, shloje etj. E Ai mė thoshte: po ti je rritė nė kullė, me urtinė popullore pse nuk merresh me kėtė punė? Por, sinqerisht, mendjemadhėsia dhe mosdija ime e asaj kohe mė thoshin: kurrė nuk do tė merrem me folklor, sepse unė do tė bėhem shkrimtar i madh, folklori ėshtė pėr muze.
Tė gjitha kėto momente i thashė pėr tė dalė tek pėrfundimi: dy-tri javė para se tė vdiste profesor Antoni, me shokun tim, Mehmet Kajtazin, dritė pastė, ia bėmė njė vizitė. Atė ditė profesori tha: ama njė letėr, ta shkruaj njė amanet pėr kėtė kryefortin e Drenicės, tia la amanet me shkrim qė ta ngris tregimin shqiptar. Por, mė tha profa, mos i banė dy gabimet e mia:
E para: titulli le tė jetė Tregime shqiptare, e jo sikur unė Tregime tė Drenicės;
E dyta: ngriti nė letrarishte, sepse bota shqiptare nuk po e kupton tregimin tonė. Dhe tė vazhdosh Tregime shqiptare 1, 2, 3,... 20
I thashė: deri kur kėshtu, prof? Mė tha: derisa tė mbushet GOJA GJAK edhe ty sikur mua sot dhe, me gjak nė gojė, tia lėsh amanet dikujt tjetėr ta vazhdojė kėtė punė. Ktheva kokėn anash, mė rridhnin lotėt e nuk doja tė mė shihte Antoni legjendė, dhe, kur e mora veten i thashė: Po, do ta bėjė, profesori im, mė i miri nė botė!
Dashuria ndaj kėtij burri tė madh tė kombit, amaneti i tij, mė detyruan tė thellohem nė studimin e vėrtetė tė menēurisė kombėtare. Dhe, a dini ēka ndodhė? Gjej se mendja shqiptare ėshtė aq e thellė, aq e begatshme, aq e panjohur (edhe pėr ne) sa nuk kemi ēka kėrkojmė nėpėr metropole tė botės, kemi thesarin tonė, shumė tė pasur dhe mahnitės, prej tė cilit duhet tė mėsoj bota. Shihni shembullin e Kanunit tonė qė Luisi (amerikan) e quajti bazė e kushtetutės amerikane.
Ndoshta e teprova, por po kam dėshirė tė them edhe diēka: gjatė kėtyre studimeve mė rrėzoi pėrtoke njė NJOHJE. Fjalėn e kam pėr njė kėngė qė e kam urrejtur shumė: e kėndonin nė Gjakovė, fillonte me do vargje qė, pėr mua, tė paditurin, ishin vargje bosh: trandofili i ēoj fjalė karanfilit. Kėngė boshe. E kotė. Kur, duke studiuar mė thellė gjej se kjo kėngė iu kushtohet njerėzve tė parė tė Lidhjes sė Prizrenit. Populli i menēur dhe i dashur, pėr tiu kėnduar burrave tė atdheut dhe pėr tė mos e kuptuar armiku, Abdyl Frashėrit i thotė Trėndafil, Ymer Prizrenit i thotė Karafil. A ėshtė e mundur, o Zot? Parinė e vet, njerėzit mė tė mirė tė shqiptarisė i nderon ME EMRA TĖ LULEVE. Sepse, me tė vėrtetė ata ishin LULET MĖ TĖ BUKURA TĖ TOKĖS SHQIPTARE.
Dhe tash, tė kthehem tek pyetja e juaj, nuk ka teori tė Mendimit Pozitiv, tė ligjeve themelore tė mendjes, qė nuk mund tiu gjendet ekuivalenca nė thesarin shqiptar. Udhėtimi mė i gjatė nė botė fillon prej vetvetes deri tek vetvetja. Nėse e nxjerrim nė dritė njė pjesė tė menēurisė shqiptare do ti zbėrthejmė tė gjitha Ligjet e jetės qė sot lexohen nė gjithė botėn nė miliona e miliona ekzemplarė, po ato ligje gjenden nė traditėn kulturore shqiptare. Librin e parė e botova, Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv 1 fillova me shumė vonesė ta pėrmbushi amanetin e profesorit tim, por fillova. Mos e merrni pėr reklamė, sepse ky libėr shitet pa kurrfarė reklame, por ata qė do ta lexojnė, jam i bindur qė mė loēkė tė zemrės do tė thonė: faleminderit. Por falėnderimet nuk mė takojnė mua, falėnderimet i takojnė NJERIUT qė udhėhoqi Pajtimet e gjaqeve, qė pajtojė mijėra e mijėra zemra shqiptare. (Bekimi dhe mėshira e Zotit qoftė me shpirtin e tij). Mė falni qė u zgjata tepėr, ama amaneti ėshtė amanet dhe unė kam qenė i DETYRUAR ta them njė ditė publikisht dhe kjo ėshtė hera e parė qė e them.
|