Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-12-08, 23:07   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Muzakajt e Beratit, zotėrit qė themeluan Voskopojėn

Muzakajt kundėr pushtuesve serbė



Nė vitet 1346-1355 nė Shqipėri vendoset pushteti serb. Por, diku rreth vitit 1350, despoti Andrea ia merr me luftė Beratin, Jovan Komnenit, i cili thėrret pėr ndihmė nė vitin 1355 kunatin e tij perandorin serb, Stefan Dushanin. Trupat serbe do tė nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre dėshtoi, sepse gjatė kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashkė me tė, merr tė tapjetėn edhe perandoria e tij: "sllavo-bizantine-shqiptare". Njė vit mė vonė, pasardhėsi i Stefanit, Uroshi, organizoi fushatėn e dytė serbe, pėr tė marrė nėn kontroll Beratin. Nga njė shėnim historik pėr kėtė fushatė thuhet: "Serbėt erdhėn nga Tomorica, duke sulmuar Beratin me egėrsi, i varnin njerėzit nė tė dyja anėt e rrugės jashtė kalasė". Ndėrkohė, pasi dogjėn lagjet e jashtme tė qytetit dhe nuk e morėn dot kalanė, serbėt u larguan pa arritur qėllimin, duke lėnė pas vetėm "tokė tė djegur". Koha i krijoi mundėsi Andrea Muzakės qė tė zgjeronte principatėn e tij. Nė vitin 1365 ai mori edhe Vlorėn, duke u bėrė zotėrues i territoreve Durrės-Ohėr-Kostur-Himarė. Kėto vende ai i mori duke luftuar me serbėt, tė cilėt i kishte armiqtė e tij tradicionalė. Nė vitin 1365, Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndėrs nė aleancė me Balshajt mundi mbretin serb, Vukashinin. Pak kohė mė vonė despoti Andrea goditi edhe tė birin e tij, Mark Krajleviēin. Pas kėsaj fitoreje tė bujshme, perandori bizantin Joani V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dėrgoi si dhuratė stemėn perandorake bizantine, tė pėrbėrė nga shqiponja me dy krerė dhe me njė yll gjashtėcepėsh nė krye.

Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nėpėrmjet lidhjeve martesore dhe miqėsore me familjet feudale tė fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj dhe me tė tjera familje fisnike me pozite mė tė vogėl. Me zgjuarsi ai veproi kur martoi tė bijėn, Komnenen (Komiten) me Balshėn e dytė, njeriun qė bashkoi nėn pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka nė veri e deri nė vijėn Himarė-Kostur nė jug. Nga kjo martesė Balsha II, mori si prikė dy pika strategjike: Vlorėn dhe Kaninėn. Pas vdekjes sė despotit Andrea, zotėrimet e Muzakajve u ndanė midis tre djemve tė tij: Stoja mori Kosturin me rrethinėn, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqenė, ndėrsa Gjini mori pjesėn tjetėr tė shtetit. Nė qershor tė vitit 1389, Theodhor Muzaka me trupat e tij, tė rekrutuar nė Berat dhe Myzeqe, mori pjesė nė betejėn e Fushė-Kosovės, ku mbeti i vrarė prej turqve. Kjo ishte humbja e dytė tragjike pėr tė, sepse katėr vjet mė parė nė Saver (Lushnje) ai kishte pėrjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit tė tij, Balshės sė 2-tė.

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.