Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-12-08, 23:08   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Muzakajt e Beratit, zotėrit qė themeluan Voskopojėn

Muzakajt me Skėnderbeun, kundėr turqve



Nė vitin 1438, mbas kryengritjes sė Arianitėve, turqit sulmuan Beratin, kryeqytetin e Muzakisė, por ai i qėndroi rrethimit dhe komandanti turk Tuhran Pasha e la Shqipėrinė, mbas shkatėrrimit tė vendit dhe pas maskrimit tė popullatės. Qė nga kjo kohė Muzakajt, ashtu si zotėrinj tė tjerė shqiptarė, u pajtuan me Sulltanin dhe shumė prej tyre u kthyen nė myslimanė, duke bėrė karrierė nė klasat sunduese turke. Njėri prej muzakajve mori emrin Jakup Bej dhe nė vitet '30 tė shek. XV u bė Sanxhakbej i Sanxhakut Shqiptar. Nė vitin 1443, Muzakajt do tė marrin pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.

Mbas humbjes qė pėsuan shqiptarėt nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut, nė vitin 1468, Gjin Muzaka, pjesėmarrės i Lidhjes sė Lezhės, vazhdoi sė bashku me princėr tė tjerė shqiptarė tė luftonte edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjon Muzaka vazhdoi luftėn pa pėrfilluar pėrpjekjet e Sulltan Mehmetit II, pėr ta bėrė tė hiqte dorė nėpėrmjet premtimeve dhe dhuratave.

Mbas rėnies nė duart tė turqve tė fortesave tė fundit shqiptare, shumė familje tė kėsaj toke gjetėn strehė nė Itali. Edhe Gjon Muzaka emigroi nė Itali, nė Napoli, ku shkroi mė 1510-ėn "Historia e gjenealogja e shtėpisė sė Muzakajve", tė cilit i referohet edhe Emanuel Polito, nė librin "I Musachi di Berat" (Muazakajt e Beratit). Muzakajt u stabilizuan nė krahina tė ndryshme tė Italisė, midis tė cilave, nė Venecia gjejmė Kostandin Muzaka, qė thuhet se ėshtė pinjoll i kėsaj dere.

Sipas Gjon Muzakės nė librin "I Musachi di Berat", fq. 74, "Andrea Muzaka mbante titullin despot dhe qyteti i Beligradit (Beratit) ėshtė kryeqyteti i Muzakisė (Muzeqesė) me tė gjithė Muzakinė. Kufiri i kėsaj krahine fillon nga fshati Karakua (Kavaja e sotme) kalonte nėpėr fshatin Xhiosit (Muriqani i sotėm) dhe nga ky tek ai i Bastit (Bishqėmi i sotėm), nė krahinėn e Selenicės, zona qė pėrfshinte pjesėn midis Ballshit dhe Vlorės, deri nė breg tė detit, ku gjenden shumė fshatra, krahina e Tomoricės, Skraparit, krahina e Devollit tė madh (zonė nė lindje tė Korēės), qytetin e Kosturit dhe ngulini mirė sytė, aty ėshtė qyteti i quajtur Voskop, Voskopoja", fq.76.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.