Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-01-09, 19:52   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Letersia e Rilindjes...

Bagėti e Bujqėsia (analizė)

Poema "Bagėtia e bujqėsia" u botua mė 1886. Ėshtė njė nga veprat mė tė bukura e mė tė frymėzuara jo vetėm tė Naimit, por edhe tė krejt letėrsisė sė Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kėnduar dashurisė e mallit pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe bukurisė sė natyrės shqiptare me njė patos aq tė zjarrtė e me njė gjuhė poetike aq tė ėmbėl e tė bukur.
Me kėtė poemė Naimi krijoi poezinė e madhe tė Atdheut e tė natyrės shqiptare. Kjo vepėr jo vetėm u bė e dashur pėr bashkatdhetarėt, por krijoi njė traditė tė pasur edhe pėr poetėt qė erdhėn mė pas.
Siē e tregon edhe titulli, poema pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė flitet pėr punėt e blegtorisė, pėr jetėn dhe punėn e bariut, kurse nė pjesėn e dytė pėr punėt e bujkut. Megjithatė, kjo s'ėshtė aspak njė vepėr pėr kėto fusha tė jetės.
Prej tyre poeti vetėm sa merr pikėnisje pėr tė shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Nė tė vėrtetė, vepra ėshtė njė himn poetik i frymėzuar, kushtuar Atdheut, natyrės dhe njerėzve tė tij.
Poema hapet me njė apostrofė madhėshtore, e cila me njė qartėsi tė habitshme na sjell para syve bukuritė e natyrės shqiptare, larminė dhe ngjyrat e saj, njė peizazh tė pafund plot dritė e gjallėri.

O malet e Shqipėrisė e ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera me lule q'u kam ndėr mend dit `natė,
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar,
do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni
o vendėthit e bekuar ju mendjen ma dėfreni.

Motivi i mallit pėr atdhe zė fill qė nė kėto vargje dhe e pėrshkron gjithė poemėn. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netėve tė magjishme dhe mėngjeseve plot zhurma jetėsore, poeti ndien njė mall zhuritės pėr ēdo gjė shqiptare. Nė atdhe gjithēka ėshtė e bukur, ndaj dhe dėshira pėr t'u kthyer ėshtė e papėrmbajtur.
Kjo dėshirė pėr tė fluturuar drejt Shqipėrisė ėshtė shprehur me mjete poetike nga mė tė ndjerat. Poeti dėshiron tė ketė "vrapin e veriut… krahė pėllumbi…, nxitimin e lumit me valė". Me apostrofa plot drithėrim ai i drejtohet "fluturės krahėshkruar" ose "dallėndyshes bukuroshe" qė t'ia marrin zemrėn e pėrmalluar e t'ia shpien nė Shqipėri. Veēanėrisht e goditur ėshtė similituda, e ndėrtuar mbi bazėn e pėrfytyrimeve popullore tė marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:


Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e lė qingji kopenė
blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
e ta trembin ai s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė.
Ashtu dhe zemra ime, mė lė kėtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dėshirė aty, nė viset e tua.

Njė tjetėr motiv i fuqishėm, qė e bėn poemėn tė dashur e frymėzuese edhe pėr ne sot, ėshtė krenaria pėr Shqipėrinė, krenaria pėr emrin shqiptar. Me dashurinė dhe krenarinė e flaktė atdhetare, Naimi shprehu njė nga idetė mė tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare. Ai synonte tė ngjallte tek bashkatdhetarėt ndėrgjegjjen kombėtare, t'i bėnte tė vetėdijshėm se ishin bij tė njė vendi me vlera tė gjithanshme, tė njė atdheu qė priste shumė prej tyre. Zėri i poetit buēet:

Ti Shqipėri, mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar,
zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

Ishte e para herė nė letėrsinė tonė qė njė gjė e tillė shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e pėrkushtim. Nė kėto dy vargje Naimi mishėron njė ide tė madhe e tė pėrjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e vendlindjes, e gatuar me gjak e djersė, me historinė e me traditat, me fisnikėrinė, bujarinė e gjithė vlerat e tjera morale; lumturinė, gėzimin dhe kuptimin e jetės njeriu mund ta gjejė nė atdhč, nė vatrėn e vet, mes njerėzve tė vet.
Kėto vargje tė pavdekshme patėn njė ndikim tė jashtzakonshėm tek bashkatdhetarėt, aq mė tepėr qė shumė shqiptarė, tė mėsuar nėpėr shkolla tė huaja e tė verbuar nga propogandat antishqiptare, e kishin pėr turp tė pohonin kombėsinė e tyre tė vėrtetė. Vargjet e Naimit i prekėn nė zemėr, ua drejtuan sytė dhe shpirtin nga Atdheu, u kujtuan detyrėn si bij tė tij.
Poema e Naimit ėshtė njė vepėr tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dėshira pėr t'u arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrėmuja e qytetit anadollak, krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. Por romantizmi i Naimit ėshtė aktiv. Poeti nuk tėrhiqet nė gjirin e natyrės pėr tė lėnguar nė vetmi e pikėllim. Pėrkundėrazi duke u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtė dhe e ndershme nė vendin e tij, nga fisnikėria e njerėzve tė punės, ai ka dashur t'i nxisė shqiptarėt ta duan Atdheun, tė kthehen nė vatrėn e tyre dhe lumturinė ta gjejnė nė punė .
Motivi i punės mund tė themi se shtrihet nė gjithė poemėn, e cila ėshtė kėshtu njė himn pėr punėn dhe pėr njerėzit e punės, pėr bujqit dhe barinjtė. Poeti tregon nė skena tė bukura e plot lėvizje veprimtarinė e pėrditshme tė bariut, tė stopanit qė bėn bulmet, tė bujkut qė vė qetė pėrpara menatė; madje, edhe shpendėt, kafshėt dhe kandrat janė nė punė e nė lėvizje tė pėrhershme. Nė kėtė himnizim tė njerėzve tė thjeshtė e jo tė pėrfaqėsuesėve tė klasave tė larta parazitare, gjejmė edhe njėherė ndjenjat demokratike tė Naimit.

vazhdon....




natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.