Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: Letersia e Rilindjes...
Jetėn nė atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat mė tė bukura e me tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesė plagėt dhe kundėrshtitė e mėdha tė jetės nė fshatin shqiptar tė asaj kohe dhe kjo bėhet me qėllim, qė t'ua bėjė sa mė tė dashur vendlindjen shqiptarėve. Megjithatė, aty-kėtu depėrton edhe ndonjė hollėsi qė tėrthorazi flet pėr ato plagė: varri i njė udhėtari tė vdekur larg shtėpisė, njė plakė e drobitur, njė lypės. Mbi tė gjitha plaga e madhe e robėrisė, padituria, pėrēarjet, nuk i shpėtojnė nga sytė. Ai i prek tėrthorazi nė vargjet qė mbyllin poemėn, kur shpreh dėshirėn qė Shqipėria tė hyjė nė rrugėn e mbarėsisė
Tregomu dhe shqiptarėt udhėn e punės sė mbarė,
bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqiptarė.
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardhė tė lirisė,
udhėn e vėllazėrisė, vahn e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesh, paskėtaj tė mbretėrojė,
errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtra tė pushojė.
Vlerat artistike tė poemės janė tė gjithanshme, ndaj dhe idetė e saj janė aq tė prekshme. Figuracioni ėshtė aq i pasur, i larmishėm e i vetvetishėm sa tė krijon njė ngazėllim tė papėrmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrės shqiptare, enumeracionet e shumta qė japin larminė e saj dhe tė punėve, krahasimet dhe semilitudat e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bėjnė atė njė nga veprat mė tė frymėzuara tė letėrsisė sonė. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mėmave tė tyre, Naimi krijon dhe simbole shprehėse: fjala "mėmė" pėrsėritet aq shpesh, sa bėhet simbol, qė pėrgjihtėson pėrkushtimin e poetit ndaj tokės mėmė, Shqipėrisė.
Nė kėtė vepėr Naimi pėrdor njė shqipe tė kulluar dhe, mbi tė gjitha, arrit tė zbulojė me forcėn e talentit poetik vlerat dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė gjuhės sonė. Ai e ngriti atė nė rrafshin e gjuhės sė poezisė sė vėrtetė, qė mund tė shprehte ndjenja nga mė tė hollat. Nė poemė gjejmė njė leksik shumė tė pasur baritor e fshatarak, thirrorė e pasthirrma plot efekt, gjejmė prapashtesat pėrkėdhelėse zvogluese: -zė, -thė, -osh (e), qė sjellin aq ngrohtėsi:
Vashė bukuroshe e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,
me zemėr tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur
nė sythit tėnd shoh gazė
,
Pėr t'u dhėnė jetė ideve e ndjenjave tė zjarrta, Naimi krijoi njė varg tė ri nė poezinė shqiptare, vargun 16-rrokėsh.
Vetėm ky varg i gjerė dhe i qetė mund tė jepte atė tabllo madhėshtore tė natyrės shqiptare dhe ndjenjat e pėrflakura tė poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
"Bagėti e bujqėsia" ėshtė poemė liriko-epike, boshtin e sė cilės e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave qė i vlojnėnė shpirt poetit. Bota romantike e Naimit pėrmblidhet nė ekzaltimin nga bukuritė e natyrės shqiptaree tė jetės baritore e fshatarake, nė dashurinė dhe krenarinė pėr kombin, nė optimizmin dhe ngazėllimin pėr ditėn e bardhė tė lirisė. Poema mbetet njė nga faqet mė tė bukura tė poezisė sė Rilindjes, me ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona.
Bagėti e Bujqėsia (pjesa e parė)
malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.
Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.
Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.
Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!
Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė,
Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė!
Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas,
Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė,
E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė
Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė
vazhdon...
|