Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-02-09, 10:35   #5
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)

Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nėnvizon se "Hafiz Aliu ishte njė figurė e shquar e kulturės sonė nė pėrgjithėsi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi e veproi e mė gjėrė".32 Dr. Ruzhdi Ushaku e mg. Nail Draga nė librat33 e studimet e tyre34 nė pėrmasa tė ndryshme, paraqesin aspekte nga jeta e krijimtaria dhe e konsiderojnė "emėr tė nderuar tė kulturės shqiptare, si njė ndėr krijuesit qė u pėrpoq pėr ruajtjen e kultivimin e gjuhės shqipe tė shkruar".35

Shkodranėt i kanė kushtuar vlerėsime tė shumta. Po ndalemi nė disa prej tyre; "Mėsuesi i Popuilit" Hamdi Bushati, nė veprėn e tij tė rėndėsishme "Materiale pėr Shkodrėn" thekson : "Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepėr e dashtun pėr besimtarėt myslimanė tė kohės dhe u prit me entuziazėm tė madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrė vedit me e pasė nė shtėpi nj i kopj e tė kėtij Mevludi. Bile deri ndėr shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mėsim suplementar pėr nxanėsit, djelm e varza".36

Studjues tė ndryshėm e kali vlerėsuar si luftėtar atdhetar, si pjesėmarrės aktiv nė luftrat popuilore pėr mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Ēobani pėr kontributin e gjithanshėm tė Hafiz Aliut, ndėr tė tjera, ka pėrgjithėsuar: "Me punėrt e tij tė palodhur, nė radhė té, parė si leksikograf, si hartues i abetares shqipe nė Lezhė, si pėrkthyes e vjershėtar nė gjuhė shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet pėrkrah figurave tė shquara tė rrethit tė Lezhės qė i kanė dhėnė kulturės kombėtare tė sė kaluarės pėrkrah Frang Bardhit, Pjetėr Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtės etj.37 Artikuj e gjurmime ka bėrė edhe studjuesi i historisė sė arsimit e tė kulturės Cijon Simoni, i cili ka dhėnė vlerėsime pėr punėn e tij si mėsues, si krijues e si njeri me cilėsi tė larta morale e njerėzore, historiani Muhamet Lika pėr rolin e tij pėr mirėkuptimin mes besimeve fetare.38

Jashtė kėtyre qyteteve, tė shumtė janė studjues tė tjerė me autoritet e reputacion tė lartė shkencor qė kanė pasqyruar nė studimet e tyre konsiderata tė favorshme e lavdėruese pėr krijimtarinė e larmishme tė Hafiz Ali Ulqinakut.

Meritėn e parė pėr zbulimin e tė dhėnave pėr jetėn e veprimtarinė e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil nė vitin 1926 nė revistėn "Dituria" ka paraqitur fakte interesante e tė pabotuara pėr Hafiz Ali Ulqinakun.39

Dijetarėt e mėdheni gjuhėtarė: A.Xhuvani, E.Ēabej, Sh.Demiraj etj. nė veprat e tyre e citojnė si poet, si pėrkthyes e si hartues fjalori duke vėnė nė dukje meritat nė kėto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderrizi me njė varg,punimesh tė gjata cilėsore, ndėr tė tjera e vlerėson lart duke thėnė se "Zėvendėsimi i turqishtes nė Mevludin dhe i arabishtes nė hytben kishte rėndėsi, se sillnin me vehte njė konsakrim tė gjuhės dhe tė shkrimit shqip", ndėrsa pėr fjalorin shqip-turqisht pohon se "ky fjalor paraqitet me vlerė tė madhe, se pėrmban shumė fjalė tė rralla, nė mes tė tė cilave edhe terma detarie; Njė pjsė e kėtyre fjalėve pa dyshim do tė kaloje edhe nė fjalorin e pėrgjithshėm tė gjuhės dhe do tė shėrbejė pėr zhvillimin e gjuhės letrare kombėtare".40

Orientalisti tjetėr i shquar, 'Fahir Dizdari, nė veprėn e tij madhore "Fialori i orientalizmave nė gjuhėn shqipe" ēmon tepėr personalitetin e Hafiz Aliut, Pėr Mevludin nėnvizon: "Edhe pse i vjetėr i ka rezistuar kohės, sepse autori ka ditur t'u flasė mirė ndjenjave tė besimtarėve me frymėn poetike qė e dallon ndai tė tjerėve, me shprehje tė pėrmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud ėshtė nė pėrdorim dhe kėrkohet prej njerėzve". Pėr konkretizim tė tertnave hoxhė e hafiz ai shėnon se "Tė denjė pėr t'u pėrmendur krahas Hoxha 'Fahsinit, floxha Kadri Prishtinės radhitet edhe Hoxhė Ali Ulqinaku", iidėrsa pranė Hafiz Ali Korēės vendos Hafiz Ali Ulqinakun.41

Edhe studjues shqiptarė nga Kosova e Maqedonia kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė rėndėsishme pėr njohjen dhe vlerėsimin e figurės sė flafiz Ali Ulqinakut. Studjues tė afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bėjnė parashtrime, analiza e konkluzione me vlerė, ijapin ati . 1 vendin e merituar ndėr intelektualėt e dalluar tė kohės.42

Jehona e studimeve e vlerėsimeve nuk pėrfundon me kaq; ajo shtrihet edhe nė diasporė. Idriz Lamaj, ndonėse vetė njė autor Mevludi shqip nė SHBA, pohon nė njė studim pėr historinė e Mevludeve se "versioni i Mevludit tė H.Aliut ka kalue deri nė ditėt e sotme si ma i pėrsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i pėrhapuni nė gjuhėn shqipe".43

Fama e Hafiz Aliut kapėrcen edhe kufinjtė e Shqipėrisė. Nė Turqi dy nga enciklopeditė me prestigj ndėrkombėtar, si ajo Islamike dhe Inonu i lėnė vend veprave tė Hafiz Aliut si poet e linguist i pėrmendur Edhe orientaliste tė tjerė dhe albanalogė tė huaj nė studimet e'tyre trajtojnė dhe vlerėsojnė punėn e tij pėrkthyese e krijuese letrare, gjuhėsore e fetare.

Nga parashtrimi i mėsipėrm i fakteve pėr jetėn, veprat e vlerėsimet pėr Hafiz Ali Ulqinakun nxjerrim disa pėrfundime:

Sė pari, Hafiz Ali Ulqinaku shkriu nė nj ė nė personalitetin e tij kompleks cilėsitė e tij tė dalluara atdhetare, fetare, shkencore, kulturore, arsimore e qytetare, duke shfrytėzuar pėr formimin e tij shkollėn e kryer, studimin individuel dhe mjedisin intelektual, patriotik e progresist tė kohės.

Sė dyti, Hafiz Aliu qe njė figure shumėplanėshe, punoi e krijoi si pėrkthyes, poet, leksikograf, leksikolog, hartues abetareje, mėsues, hoxhė dhe drejtues fetar.

Sė treti, Autoriteti i Hafiz Aliut qe gjithnjė nė rritje, nga njė njohje lokale, kapėrceu kufinjtė e njė qyteti, tė njė krahine, duke u bėrė i pėrmendur nė mbarė vendin, nė tė gjitha trevat shqiptare, nė diasporė e nė vendet e huaja, duke u vlerėsuar si njė personalitet i merituar dhe i padiskutueshėm i kulturės kornbėtare.

Sė katėrti, Pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut janė aktivizuar me studime, citime, analiza, krahasime e konkluzione akademikė, studiues tė letėrsisė, tė historisė sė gjuhės, tė leksikografisė, tė leksikologjisė, tė dialektologjisė, tė historisė sė Shqipėrisė, tė historisė sė arsimit, tė kulturės islame, teologė, enciklopedistė, specialistė tė Arkivit tė Shtetit, gazetarė, bibliografė dhe albanologė tė huaj.

Sė pesti, Figura dhe veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut ėshtė cituar, pasqyruar e vlerėsuar nė monografi, vepra madhore, libra e pėrmbledhje tė veēanta, nė revista, nė gazeta, nė enciklopedi, nė Fjalorin Enciklopedik shqiptar, nė albumin "Nė gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn Marubi", nė bibliografinė "Kontribute pėr bibliografinė shqipe", nė parathėniet e studimet hyrėse tė Mevludeve, nė tema dizertacionesh pėr histori arsimi, nė leksione e seminare tė lėndės 'Historia e gjuhės shqipe" nė Universitetin "L.Gurakuqi" etj.

Sė gjashti, Pėr kontributin e H. Ali Ulqinakut janė zhvilluar veprimtari tė shumėllojshme, qė kanė shpalosur mė mirė vlerat e tij tė gjithanshme. Pėr kėtė ėshtė organizuar "Tribuna shkencore" nė Ulqin, ėshtė pėrfshirė nė kumtesė nė Simpoziumin e parė ndėrkombėtar tė mbajtur nė Prishtinė me temė "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", ėshtė cituar ndėr kumtesa nė sesionin shkencor nė Shkodėr kushtuar pėrkujtimit tė 100 - vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe nė seminarin e parė ndėrkombėtar nė Shkodėr me temė "Shkodra ndėr shekuj", ėshtė folur nė rubrikėn "Kujtesė" tė RTSH, ėshtė hartuar emision i veēantė nė Radio Shkodra nė rubrikėn "Kontribute pėr gjuhėn shqipe", janė programuar fragmente tė veprės sė tii nė koncertin festiv me rastin e festės sė Bajramit nė teatrin "Migjeni" nė Shkodėr, janė organizuar e sesione shkencore nė Shkodėr e nė Lezhė dhe Mevludi i tij ka qenė dhe ėshtė materiali bazė i ceremonive pėrkujtimore tė ditėlindjes sė Profetit Muhamed a.s.

Sė fundi, Hafiz Ali Ulqinaku ėshtė njė nga ata figura tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare qė dhanė shembullin frymėzues tė zhvillimit tė njėkohshėm e tė bashkėrenditur tė veprimtarisė atdhetare, shkencore arsimore, e fetare duke ēuar mė pėrpara traditėn pozitive tė krijuar nė vendin tonė nė kėtė fushė.44

Duke pėrfunduar kėtė vėshtrim tė pėrmbledhur tė jetės, tė veprimtarisė e tė vlerėsimeve pėr Hafiz Ali Ulqinakun kuptohet sa i drejtė ka qenė propozimi dhe miratimi pėr dekorimin e tij me titullin e lartė nderues "Mėsues i Popullit" dhe sa i bukur i pėrshtatet atij motivacioni pėrkatės : "Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mėsues dhe edukator i nderuar i rinisė dhe i masave popullore, hartues e pėrkthyes i veprave fetare e shkencore ".45"

Kiel-Gjermani
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.