SHQIPTAROLOGJI
HERONJTĖ DHE TĖ TJERĖT
Lindja dhe vdekja, rėndom janė tė vėna largalargė qė njeriu tė bėjė diēka me jetė tė vet nė ndėrkohė. Sypozojmė diēka tė mirė, tė nevojshme po se po e tė vlershme, sidomos. Nė atė diēkaje, dikush identifikohet me hobin, dikush me ndjonjė marrėzirė tė veten, po dikush me njė tė arritur ose me njė heroizėm. Janė biografitė ato qė definojnė ose provojnė tė definojnė nerėz, jo pėr ndonjė katalogizim, po pėr tė shembėllyer. Sepse dikur miti shėrbente pėr harmonizimin e natyrės njerėzore, e tash nė kėtė "shėrim" janė ligjet, kodi moral, estetika, dhe do marifete tė tjera. Por ky shkrim nuk pretendon tė shabllonizojė kualitetet njerėzore. Pėrpiqet vetėm tė meditojė rreth mundėsive divergjente njerėzore. Nuk ėshtė prandej ndonjė befasi qė vėllau i ndonjėrit nga Luigjat tė ketė qenė i krisur, ose vėllu i ndonjė nga sulltanėt tė ketė qenė infantil. Bota njeh fate tė ndryshme dhe do tė jetė e detyruar tė vazhdojė me fate po aq tė ndryshme. Thjeshtė, kjo botė vlenė vetėm pėr faktin se nuk na detyron tė gjithėve tė bėhemi heronjė.
Pikė sė pari, qė mos tė lėmė mundėsi keqkuptimi, lavdi heronjėve, qė fundja janė model i ēdo njeriu normal, por modelet kryesisht gjenden jashtė sferės sė mundėsive. Pėr ndryshe koncepti gjeni nuk do tė kishte kuptim. Sidomos nėse gjysma nesh do tė qemė tė tillė. Por falė zotit qė nuk jemi.
E tashi mė nėpėr tokė.
Keni vėrejtur se sa tė pakėnaqur jemi me tjetrin, se sa shumė vėrejtje mund t'i bėjmė, se sa shumė tė meta ia gjejmė qoftė edhe vetėm duke pritur autobusin nė stacion lokal. Shkurt, tė gjitha ato qė do tė kishim dėshiruar t'i kemi, ne i hetojmė tė mungojnė tė tjetri, ama nuk e themi dot se nuk i kemi as vetė. E pėrse? Se, vjen autobusi e nuk kemi kohė?!
Jo. Po, sytė tanė kanė njė optikė tė gabuar: shohin jashtė. E prapa syve, nė thellėsi, ėshtė njė masė e pėrhitur qė nganjėherė, ose bukur shpesh ose fare shpesh harron se ėshtė atje prapa dhe se optika e asaj mase do tė duhej tė shihte brendinė. Dhe pėr kėtė duhet provokimi. Po pėrse njeriu jashtė nuk e provokon shtazėn tonė tė vogėl qė kemi nė brendėsi, nė mėnyrė qė ne, brenda vetės tonė tė venerojmė se sa pak shqiptarizėm na ka qėlluar, sa pak morali e sa pak vetėdija kombėtare, megjithėse vetėdija ėshtė vetėdije e nuk do tė duhej tė kanalizohet sipas nevojave urgjente qė shfaqen nė sferėn e interesit tė ēastit.
Jo or, jo, tė gjithė nuk jemi tė detyruar tė jemi heronjė. Edhe po tė jemi tė detyruar, tė gjithė nuk mundemi. Disa nesh nuk guxojmė. Nga kush? Nga frika jonė, natyrisht. Dhe frika na ėshtė e nevojshme, apo jo? Ēka do tė bėnim ne pa tė? Ose ta thjeshtojmė tezėn. Dhe tė deklarohemi haptas: po qe, jemi frikacak. Prandej mos na detyroni, sidomos mos na e shihni pėr tė madhe. Nėse kėrkoni prej nesh qė tė jemi heronjė, ne do tė bėhemi ēkado tjetėr, por jo heronjė.Edhe tradhtarė. Po, thonė se tradhtarėt shkaktohen nga nevoja e mbrendshme pėr heroizėm tė domosdoshėm, por mundėsitė e vullneti nuk pėrkojnė me faktorin historik. Megjithėse edhe tradhtari ėshtė - figurė historike.
Mirė, fjala ishte pėr heronjtė. Tradhtarėt do t'i lėmė nė njė vathė tė posaēme. Heronjtė do t'i respektojmė, do tė sillemi me pietet qė e meritojnė, edhe dėshmorėve do t'u kėndojmė lavd, por ne jemi njė shumicė e njerėzve tė rėndomtė, qe pėr tė qenė heronjė nuk kemi kaēik, e pėr tė rėnė dėshmorė nuk kemi pasur fat as guxim. Pos nėse kjo ngjet rastėsisht, nė ē`gjė nuk besoj. Prandaj, na duroni si tė tillė ēfarė jemi, ju lutėm. Se ne e dijmė se koha kėrkon trima, heronjė, rrotela. Po le tė kėrkojė ajo, dhe le t'i gjejė, lirisht.
Ne, shumica jemi krejtėsisht tė rėndomtė. Dhe, ta dini: poqėse jemi tė gjithė heronjė, vaj halli pėr ne. E, mos e dhashtė zoti qė tė gjithė tė biem dėshmorė, sepse nėse biem tė gjithė, nuk mund tė jemi as dėshmorė mė. S`ka kush ta bėjė vlerėsimin. Njeriu ėshtė e vetmja njėsi pėr matjen e vlerave njerėzore.
("Ngucakeqi" nr.5/1998)