|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
15-04-09, 19:06
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
"NA KA QUA DUDIJA LETĖR..."
S`KA LEZET - PA GAZEPPo, m`kujtohet, tre vllaznit e m`dhej` paten shkua n`Gjermani, e Rrahim agėn e lanė te shpija me ne gratė me punua tokźn e i thanė m`e lvrua fellė. Rrahim agėn s`e kanė pasė bash vlla, po qashi disi. E, i patėm zėnė nuse Rrahim agės - nuk asht qi nuk i patme zanė, po miku qitke kajde. E na, gjenjen e mirė, vaklla . U mushem jo veē traktora po edhe video e televizora... Na u pat ba shpija si radiostanicė pej kabllave.
Paj vjeshtė ish, veē vike era shtalba, kumbulla e pestil. E na shnosh si molla. Kur na thirri Rrahgim aga e tha: hajdeni me pa si rrnojnė gjinja e meēum, i thame: ani valla, edhe na po kena qejf m`i pa qysh rrėnojnė gjinja e meēėm. Rrahim aga i hujdisi kabllat, i shtini gjithėcilin n`vend t`vet, e lėshojė televizijen e ja rrotulloi vidies. Kur ēka me pa? Tė dualen nja tri gra disi si na, e t`i kcyen ni mashkulli disi si Rrahim aga, e ēnuk ato e shtrydhu na. Ishin kanė t`hazdista e copricullak. Si mazujka... Uh, qyqe, niherė m`u terruen sytė. Ēka asht kjo punė k`shtu? Rrahim aga na foli mirė e kadalė: qyre, na jemi katunarė e nuk dimė qysh rrnojnė hallki. Ata ia dinė lezeti kėsaj dynjeje. A p`i shihni ēka po bajnė? Edhe kėta njerėz janė sikur na, veē janė t`meēum, zoti i ka kurtalisė me mend... E fol Rrahim aga e kqyru na, e fol ai e nxeju na. U bame flakė. Dikur Rrahim aga na tha: dishnju edhe ju. Tybe fjala e Rrahim agės ra me vend se unė veē i kisha shpėrthye pullat e xhaketės se flaka nisi me m`dalė. Deshnu, deshnu... ēka t`bajnė dynjeja, bojna edhe na. E t`ja krisme me Rrahim agėn si me i pa krye treqind shkolla bash pėr qasi punėve.
I bame valla do ditė, qashtu disi. Po, po, me lezet. More dita na dukej treqind sahatė e gjatė. Kur e bajke zoti aksham, te trija i ndihmojshim shoqja shoqes `t`i kryejmė punėt sa mė shpejtė, i vejshim thminė n`gjum e turr nė odė te Rrahim aga. Rrahim aga pritke si asht mas mirit: me gisht n`vidie e me kablla... n`dorė.
Po ajo kurva e dreqit, qika e madhe e kunatit, kish pa folė bre zoti e plastė atje ku asht. E na mos di. E erdhen burrat prej Gjermanie, ndejen ni javė e shkuan. Po ēfarė t`shkume. As dej n`Mitrovicė nuk ishin kanė shkua e t`kthehen pak para gjysmės sė natės. Vinė te shpija e u afrohen dritareve t`odės. E shpalojnė pak perden kur ēka me pa: tri gra cullak me Rrahim agėn n`midis. E t`i bajnė gati alltijat e t`qesin tė tretė pėrniherė. Demek, mos tė dihet cili e vrau vllanė e vet. Ra Rrahim aga i pashpirt e na dy kunatat e hangrėm nga njė plumb, njara n`kamė e tjetra n`elė t`bythės, qashtu si na ka zanė puna, de. Nuk e di ti ēfarė zjarrmie ish me t`hi plumi kur s`duhet e ku s`duhet... Qe ku e kam shejėn, a p`e sheh? Po nasht, pasha t`madhin zot nasht se gjithmonė asht kanė: s`ka lezet pa gazep.
Nejse, se e zgata. Shkoi Rrahim aga si mos t`ish kanė. Ai farė djali, e s`u muerr vesh kush e vrau. U mshel ai llaf. Marrja met n`terr.
Shkuen shumė vjet, kur erdh nifarė profesori i madh qi pajtojke gjaqet. Vallahi gjith m`duket qi e ka pasė emnin Anton, po m`vret e s`di pėr llagep... E po. Duel kunati i madh para tan ati hallki e tha: gjakun e vėllavit po ia fali pop`llit e flamurit. Me gojė t`vet tha... Qysh nuk e fal gjakun e Rrahim agės, qė e ka vra me dorė t`vet?
Fort selam po t`baj me shkrum t`Rrahim agės nė buzė e me zjarmi andej e kendej. Po e di ti, de.
("Ngucakeqi" nr.5/1998)
|
|
|
15-04-09, 19:08
|
#2
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
REKLAMĖ
Nė dyqanin tonė kemi ēdo gjė qė na ka qėlluar, duke nisur prej specave tė racės ilire, pėrkrye lakrave pellazgo-iliro-thrrakase, nėpėr kollomoqa tė karakterit tė fortė shqipėfolės - dardan, patate qė nė zemėr kanė idenė pėr bashkim tė trojeve shqiptare, kastraveca tė formave kombėtare e karakterit nacional, e deri te qepėt arbėrore, hudhrat arnautase e karrotat arvanitase... Pastaj suxhuktė, oh, suxhuktė! Nga mė tė mirėt qė njeh kjo koqe dhe, suxhuk shqiptarė me mish viēi tė kualifikuar, suxhuk kombėtarė tė punuar nga mishi i lopėve qė veē qė nuk kanė folur shqip, aq tė menēura e tė vetėdijėsuara qė kanė qenė. Qepėt tona nacionale, secila veē e veē, disponon me ēėrtifikatėn e lindjes qė dėshmon se ėshtė nga Kosova Kreshnike me "K" shumė tė madh. Edhe pėr lakrat kemi siguruar dėftesa tė kualiteteve morale e politike dhe edhe ato dėshmohen pėr origjinė qindpėrqind shqiptare. Po, kemi dhe zarzavate tė tjera qė trashėgimia kombėtare i solli brez pas brezi deri nė ditėn tonė. Pasuli ynė ėshtė me dy krerė, sallatat tona janė si emblemat mesjetare tė principatave tė Arbėrit, hudhrave tona u vjen erė shqiptari, feferonkat tona janė tė mbushura barot dhe djegin tamam shqiptarqe. Urdhėroni e ejani nė dyqanin tonė "ARDHMĖRIA SHQIPTARE" dhe do tė gjeni edhe ēka nuk kemi fare, edhe ēka nuk kemi pasur kurrė. Edhe ato i shesim lirė. Etiketat e ēmimeve i keni falė. Ejani vėllėzėr, si u ka hije stėrnipėrve tė... (Nuk po mė kujtohet, bre Selė, stėrnipėr tė kujt thojshim?!)
("Ngucakeqi" nr.3/1998)
|
|
|
15-04-09, 19:09
|
#3
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
DIALOG SHUL SHQIPHASANI: Ulu, Hysen. Ēka po sillesh si pordha n'klina?
HYSENI: Pėrse tė ulėm? Si tė ulėm? Ku tė ulėm?
HASANI: N'bythė ulu, Hysen. Ulu n'bythė, po tė them!
HYSENI: Qyre, mbėshele, se veē je shqiptar, se...
HASANI: Sepse ti s'di tė mendosh nė kėmbė. Ulu nė "mythė"!
HYSENI: Nuk dua tė ulem, Hasan! Kqyri punėt tua!
HASANI: Ulu bre, ulu! Ēka je qua si kari n'darsmė?
HYSENI: Qyre ti... Mbylle se po ta... Ēka po kujton?
HASANI: Ulu Hysen, se tė rrafi e tė bėj... Ulu, thashė!
HYSENI: Po kėnd e rrafė, ti, bre ty ta asihsha... ta kėsihėsha!
HASANI: Ulu po tė them, se tė prisha, Hysen!... Uluuuu!
HYSENI: Po, a di ti bre nėnqimė qi unė jam... a di ti a jo?
HASANI: Shqiptar zemėr dai?!... Zemėr mut je, Hysen.
HYSENI: Qyre, veē po na sheh kush pasha njė zot... Se pasha t'madhin...
HASANI: Ulu n'bythė, Hysen, se unė e di kush muti je; ulu, dhe mos shiko anash se askush nuk po na sheh. Se, pasha njė zot, tė bėj qė tė qanė e zeza nėnė qysh jam hidhėrua n'shka!
HYSENI: Qe bre burrė, u ula.Pse s'po kallxon ēka ke? Pse po hidhėrohesh?... Pėr ty bėj edhe mė shumė... Pse nuk po mė tregon? Hė... A t'u ula?!... A t'u kam ulė mirė?... A t'u kam ulė pėr qejfi, Hasan?
HASANI: Merr frymė thellė, nxjerri duart prej xhepave!
HYSENI: Duert i nxjerri, a me marrė frymė s'marr!
HASANI: Merr Hysen. Se ta ngjeshi gojės si me ta pa lėnė baba.
HYSENI: Paj, pėr me i nxjerr prej xhepit, mė duhet tė ngritem apet...
HASANI: Tė duhet, Hysen. Pėr ndryshe, tė hypi shqelma.
HYSENI: Po e nxjerri veē njarėn, Hasan. Pėr hatėr tėnd, se...
HASANI: Pėr zor po e nxjerr, Hysen. Prej tute. E di tutėn, ti.
HYSENI: Hasan, ma ke shtrua zullumin. Nuk tė duroj.
HASANI: Duron Hysen, duron. Se, tė dėrmoj. Tė prishi...
HYSENI: Burrė, kem qėlluar shqiptarė. A jem Mic Sokola?
HASANI: Muta jem, Hysen. Ēfarė Mic Sokolash unė e ti?
HYSENI: Mos e ofendo kombin shqiptarė, Hasan... Mos.
HASANI: Po ēfarė kombi shqiptarė unė e ti, o muti i keq!
HYSENI: Po m'frynė dika. E ka lėnė dikush derėn ēelė...
HASANI: Po t'frynė, Hysen, po t'frynė. Ta ka lėnė dikush derėn e Ēarshisė ēelė, e di. Ja ēfarė Mic Sokolash jemi. O kuku pėr kombin qė na ka, po ēfarė shqiptarėsh jem unė e ti? E pe kur kaloi njė milic shka e ēkulan, si e ulėm kokėn, e gadi u dhiem ndėr veti? A qasi shqiptarėsh jem, a? ...Paj pasha njė zot, veē mė vjen marre e tybe as na pranojnė, se, jau ulim erzin, se pa t'marrė pėr krahu e me dalė n'atė anė tė rrugės. A po i sheh magjuptė? E me hy ndėr ta, e mos me i thanė veti shqiptarė, mė... Veē s'ka hije, se ua prishim rodin edhe atyre... Paj "me ne i shanė tana miletet", thoshte baba im, bre Hysen...
HYSENI: Aaaa, hajgarexhi je ti, Hasan. Tė njoh unė...
("Ngucakeqi" nr.4/1998)
|
|
|
15-04-09, 19:11
|
#4
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
SHQIPTAROLOGJI
SHQIPONJAT NĖ RREZIK!Shqiponjat nuk e kanė natalitetin tonė. Duket se "shqipanat" janė meshkuj pėrtacė. Ndryshe nga ne qė jemi mė pak tė rrezikuar, shqiponjat janė nė rrezik tė madh. Ne do tė rezistojmė edhe ndonjė dhjetėvjetėsh, por ato janė nė zhdukje e sipėr. Sorrat po shtohen vazhdimisht, sidomos sorrat e zeza, ose "sorrat shkina", si u thonė ndryshe, ndėrsa shqiponjat, edhe pak vite e do tė zhduken nga Alpet Shqiptare, nga Ballkani, Evropa, dhe mė gjėrė. Por ne jemi tė brengosur me zhdukjen e shqiponjave nga Alpet Shqiptare - se, ku dhemb dhėmbi, shkon gjuha. Sepse nuk mund tė pėrfytyrojmė ditėn kur nga tė gjitha "shqipet tona" tė mbetet vetėm shqiponja nė flamur! Ajo do tė jetė katastrofė, jo ekologjike (se pėr katastrofa ekologjike nuk na e ndien kalemi!) po katastrofė kombėtare. E nė ndėrkohė, ne "bijtė e shqipeve" ēka leshin po bėjmė? Ēka po bėjmė pėr ardhmėrinė tonė "bukvale"? A i mjaftojnė ardhmėrisė duart nė xhepa, edhe nė qofshin xhepat e shkyer? Kur mos tė dijmė cilėt janė gishtat e cili ėshtė karuci, kombi e ka pisk!
Ardhmėrisė nuk i mjaftojnė spermatozoidet. Nuk ėshtė njėsoj ku hudhen ata "plisbardhė tė vegjėl". Nėpėr W.C.-tė e stacioneve evropiane tė trenit nuk mund tė sigurohet nataliteti. As nėpėr Hajme. E sidomos nėpėr gryka tė mitrave tė evropianeve tė etshme pėr karuc. Nataliteti sigurohet nė truall tėnd, nė arė tėnde, brenda pragut tėnd (bėnė edhe nė fqinjėsi). Dhe kot e thotė shkenca: ardhmėria ėshtė nė trupat qiellorė, nė udhėtime kozmike. Jo, ardhmėria jonė ėshtė nė mitrat tona. "Bijtė e shqipes" duhet t'i vėnė nė lėvizje koēet, nė lėvizje dhe nė drejtimin e duhur, se spermėn nuk e vė nė lėvizje era siē e vė polenin e luleve. Ose, "ta pastrojmė" pak fjalorin sa s'na kanė rėnė dhėmbėt nga fjalėt e pista?!
Shqiponjat vėrtetė kanė qenė krenaria e majave tė bjeshkėve. Shkėmbinjtė e thepisur nuk kanė kuptim pa shqiponjat, gadi si edhe flamuri qė "ėshtė mėsuar me tė" dhe nuk di tė valojė ndryshe. Me kohė, historia krijon harmonitė e veta, dhe harmonia, gjegjėsisht harmonitė janė - zoti vet. Ēdo gjė ėshtė prodhim i harmonisė. Edhe njeriu, edhe virusi, edhe piruni. Gjėrat e kėrkojnė njėra - tjetrėn, e gjejnė, dhe krijojnė vazhdimėsinė. Civilizim do tė thotė - kontinuitet. Prandaj shkenca provon mundėsitė, prandaj religjioni provon dogmat, prandaj fati profon krajatat. Antropologėt mendojnė se qė nga fillimi i racės njerzore, nė planetėn tonė kanė marrė frymė rreth 80 miliardė njerėz. Merreni me mend: 80 miliardė. Po ēka janė 7-8 milionė shqiptarė sot, ose - 70-80 milionė gjithėsejt? Ē'fat ishte ai kur 100 milionė ilir u reduktuan nė 6 milion shqiptarė? Domethėnė, shqipet po ēalojnė. "Bijtė e shqipeve" po shterrin duke pritur ardhmėrinė nė vend qė ta krijojnė. Sepse ardhmėri ėshtė njeriu. Qoftė edhe shqiptarė, qė do ta shquajmė prioritet. Pse mos tė shkruajmė shqip kur mendojmė shqip? Ose shul shqip: mos u shpenzoni kot. Sepse shkenca thotė: njė mashkull, nė jetėn normale e tė shėndoshė prej meshkulli, "nxjerr nė treg" pikėrisht 80 miliardė spermatozoidė tė gatshėm qė nė rrethana normale tė shndėrrohen nė njerėz. Qofshin edhe shqiptarė, pse jo? Civilizimi mbrohet nėpėrmjet njė populli, numrat mbrohen pėrmes njė tipi. Tetėdhjetė miliardė, aq sa do tė ketė pasur njerėz planeta jonė e lodhur dhe e dėrmuar me kėta rrathė civilizues?!
Shqiponjat vėrtetė janė nė rrezik. Po zhduken shqiponjat. Sorrat po shtohen gjithnjė, sidomos sorrat e zeza, veēmas ato. Dhe i keni parė: shqiponja rri vetėm, sorrat rrijnė bashkė. A t'i fajsojmė shqiponjat pėr egoizėm?! Jo, nuk kemi kohė. Duhet tė brengosemi, qoftė edhe nė njė gazetė pėr "humor e satirė". Sepse, a mund tė mirret me mend data (qė nuk ėshtė larg) kur, nga tė gjitha shqiponjat e Alpeve Shqiptare, do tė mbetet vetėm ajo qė ėshtė nė flamur?
Atėherė as asaj nuk do t'i mjaftojnė "dy krerė qė ka", ore ju, budallenjtė mė tė menēur nė botė!
("Ngucakeqi" nr.8/1998)
|
|
|
15-04-09, 19:13
|
#5
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
LETRA PA ADRESĖ
Populli nuk ka adresė. Sidomos populli ynė e ka adresėn e ēaprapikėt, mė tė shprisht se gjakun. Nėse u drejtohesh atyre tė Shqipėrisė, nuk tė marrin vesh ata tė Kosovės, nėse u drejtohesh atyre tė Kosovės nuk tė lexojnė nė Shqipėri, nėse u drejtohesh shqiptarėve tė Maqedonisė, hidhėrohen ata nė Mal tė Zi... Nėse u drejtohesh "tė gjithė shqiptarėve nė trojet tona" tė hidhėrohen 7-8 qind mijė nė diasporė, nėse u drejtohesh me "shqiptarė tė botės" ka rrezik qė ndonjė refugjat yni tė ngelet jashtė kontekstit sepse ka arritur nė ndonjė planetė tjetėr... Nėse u drejtohesh me "vėllezėr shqiptarė" hidhėrohen motrat, nėse u drejtohesh me "vėllezėr e motra" hidhėrohen hallat, e kėshtu - pėrherė dikush mbetet jashtė fonisė kombėtare, gjė qė shkakton kakofoni. Por kjo edhe nuk ėshtė qenėsore: kjo vetėm dėshmon - pėrse problemi qė duam tė shtrojmė, venalohet nė kontekstin melodramatik "letra pa adresė" dhe asgjė mė shumė as mė mirė...
E problemi qė duam tė sheshojmė ėshtė i ashpėr. I rreptė. Dikush do ta quaj edhe antishqiptarė. Por shqiptari ka nevojė tė jetė pakėz antishqiptarė nė momente tė caktuara, jo nė nivel tė tradhtisė po nė nivel tė komunikimit jashtė kanuneve. Jashtė shablloneve tė traditės. Jashtė formulave nacionale.
Pėr shembull: katėr virtytet tona kombėtare (mes tjerash) janė: mėshira, burrnija, mikrėpitja dhe besa. Mėshira - nė kuptimin e "mirėsisė" demek, zemrės njerzore, humanizmit!
Sė pari: MĖSHIRA!... a ka gjė mė tė tmerrshme se mėshira nė luftė? Ajo ėshtė katastrofa vetė. Pikėrisht nė mėshirė - humbet lufta. Dhe kėsaj duhet hypur shqelma sa mė parė. Nėse don tė keshė mėshirė nė luftė, lere edhe luftėn dhe mos e bė fare!
E dyta: BURRĖRIJA! Ēka tė duhet burrėrija nė diplomaci? Politika ėshtė arti i rrenės, diplomacia ėshtė arti i mashtrimit. Ēka i duhet kėsaj burrėrija? Qė ta falimentojė? Lere tė gjorėn pėr oda burrash se nė diplomaci, burrėrija ėshtė dekor i rremė!
E treta: MIKĖPRITJA. Po sa shumė bukė i dhamė tė huajit e sa shumė dajak e robėri na dha si kundėrshpėrblim! Hudhe nė bėrrlog tė traditės mikėpritjen, sepse atė e kemi pasur pėr tė huaj (mė shumė), dhe duke u ofruar kafshatėn kemi dashur t'u hyjmė nė zemėr tė tjerėve, e kemi harruar se kafshata nuk shkon nė zemėr por nė lukth. Del nga zorra e trashė! (mikėpritja, jona!)
E katėrta: BESA. Ēfarė institucuioni ėshtė ajo? Nė njė botė krejtėsisht tė pabesė (tė pabesė, sepse tė gjithė luftojnė pėr ekzistencė), ne e kemi shpikur besėn. Po duket se na e kanė shpikur tė huajt dhe na e kanė ngjeshur qė me tė tė na e pijnė gjakun mė mirė. Ēka tė duhet besa nė kėtė botė tė pabesė, o shqiptari im? Po a sheh ku tė solli besa qė e deshe dhe me tė cilėn u krenove. Po a di se dymijė vjet po tė presin tė tjerėt nė besė, e ti po shet mend se je i besės, ta hangėrt dreqi besėn. Atė qė s'mund ta keshė pėr veti, mos e ruaj pėr tė huajin, o fara e dreqit! Se u rrope duke rėnė viktimė e besės e burrėrisė, urtėsisė e butėsisė tėnde nėpėr shekuj tė pamėshirė, tė egėr, tė ashpėr e tė pabesė.
Ti je viktimė e zemrės sate, shqiptari im i mirė!
("Ngucakeqi" nr.14/1999)
|
|
|
15-04-09, 19:22
|
#6
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: ecje Bulevardesh
|
|
|
15-04-09, 20:53
|
#7
|
Banned
Anėtarėsuar: 08-06-07
Vendndodhja: In the battle of Love...
Postime: 2,082
|
Titulli: ecje Bulevardesh
Sa deshta me kqyren kush tekoka tu shetiten qitu ne Bulevard
Ev zhade be, sha zoten nuk po hecka qisajde se te e paskan mushen qete bulevardin pordhe qaj Hasani edhe Hyseni. Ev shoq po a nuk paten ku me ja lshue a pa qare me ardhen ne bulevard me krisen a.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:08.
|
|