|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
16-08-09, 23:59
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės
Rivendosja e marrėdhėnieve dhe vrasja e Ceno begut nė Pragė
Njėzet ditė mė vonė katėr fuqitė e mėdha: Anglia, Italia, Gjermani dhe Franca detyrojnė Shqipėrinė ta lirojė nga burgu Gjurashkoviqin, ndėrsa detyrojnė edhe Jugosllavinė qė ta tėrheqė notėn, e cila ēoi nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve bilaterale nė mes tė dy vendeve. Mė 4 gusht 1927, rivendosen marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Ambasador i Shqipėrisė nė Beograd emėrohet Tahir Shtylla, njeriu qė kishte zbuluar lidhjet e Ceno begut me Beogradin, ndėrsa nė Tiranė emėrohet ambasador, Milivoje Milēiē. Pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, ambasadori i Shqipėrisė Tahir Shtylla premton se sė shpejti nė Beograd do tė kthehet Ceno begu, i cili ndėrkohė kishte shkuar nė Pragė, ku do tė dorėzonte letrat akreditive pėr Ēekosllovakinė dhe ku pritej tė emėrohej ambasador.
Mė 14 tetor tė vitit 1927, derisa po dilte nga njė restorant i Pragės, Ceno begun e vret me revole, studenti, Alkibijad Bebi, njė bursist shqiptar, i cili kishte ndjekur dhe kishte ndjekur hap pas hapi Ceno begun edhe gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd, duke u paraqitur si kandidat pėr t u regjistruar nė ndonjė fakultet. Agjentėt serbė e kishin arrestuar si tė dyshuar mirėpo e kishin liruar nė mungesė tė fakteve, meqė ai nuk e zbulon qėllimin e tij. Pas kryerjes sė atentatit nė Pragė, Alkibijad Bebi nuk ikė, por iu dorėzohet organeve policore. Nė pyetjen pėr se a e kishte kryer atentatin dhe kush qėndronte pas tij, ai pėrgjigjet:
E kam vrarė Ceno begun, sepse ai ėshtė serbofil, i cili ka bėrė pėrpjekje pėr tia shitur Shqipėrinė Jugosllavisė.
Pashiqi kishte planifikuar dhe organizuar hakmarrjen pėr mikun e tij besnik dhe tė devotshėm. Kishte gjetur nė Kosovė njė bastard tjetėr, tė cilin e kishte paguar me dukat, dhe tė cilin e kishte dėrguar me aeroplan special nė Pragė. Me ndihmėn e agjentėve ēekė, agjentėt serbė e kishin futur nė sallė Zijah Vushtrrinė, apo Zeqirin ( sipas Avramovskit), pėr tė cilin thuhej se kishte qenė truproje e Ceno begut. Nė kohėn kur kishte filluar seanca e gjykimit kundėr Alkibijad Bebit, i cili nuk e kishte ndėrruar deklaratėn as para trupit gjykues i afrohet afėr me revolen e mbushur, vegla e verbėr e Pashiqit. Derisa Alkibijad Bebi para trupit gjykues ripohonte se veprėn e kishte kryer nga patriotizmi dhe jo i shtyrė nga askush, nė njė moment, vegla ēorre e Pashiqit nxjerr revolen dhe para trupit gjykues vret Alkibiad Bebin. Autoritetet jugosllave intervenojnė tek autoritetet ēekosllovake dhe pėrnjėherė e lirojnė nga arresti vrasėsin, tė cilin nėn masa tė rrepta sigurie e kthejnė nė Kosovė, pėr tė kryer edhe shėrbime tė tjera bastarde.
Ahmet Zogu dėrgon njerėzit e vet, dhe nga Praga e sjell nė Tiranė motrėn e vet dhe djalin e Ceno begut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 00:02
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės
Njė akt tjetėr i tradhtisė sė madhe
Kuvendi i Prizrenit 8-10 gusht 1945, njė tradhti tjetėr nė dėm tė interesit kombėtar
Nė Kuvendin e Prizrenit, mbajtur mė 8-10. korrik 1945, Kosova u aneksua edhe zyrtarisht nga Serbia. Vija komuniste e ndodhur para presionit tė madh tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, u detyrua tė heqė dorė nga Rezoluta e Konferencės sė Bujanit, e cila parashikonte qė pas luftės tė bėhej bashkimi i trojeve shqiptare. Nė kushtet ekzistuese, kjo vijė artikuloi qėllimin e vet, i cili ishte mė pak konfliktuoz me qėllimin serb, pasi qė parashikonte integrim tė shqiptarėve nė jetėn politiko-shoqėrore tė shtetit jugosllav. (Fadil Kajtazi)
Nė kuvendin e Prizrenit qė u mbajt mė 8-10 korrik 1945, u hodh poshtė Rezoluta e Mbledhjes sė Bujanit. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė 137 delegatė ( 33 ishin shqiptarė, 24.08 %, 71 serbė e malazezė, 52. 82 %). Pėr 33 delegatė (24.08%) nuk ėshtė dhėnė pėrkatėsia kombėtare.
Referatin e mbajti Xhavit Nimani, ku shtrohej pyetja: Pėrse masat e gjera popullore nga Kosova dėshirojnė tė Bashkohen me Serbinė Federale? Pėrgjigja ishte kjo: Para sė gjithash pėr arsye se populli serb, duke u ngritur i pari nė luftė kundėr okupatorit, njėkohėsisht ka luftuar edhe hegjemonistėt serbomėdhenj, kundėr atyre qė janė mė sė shumti fajtorė pėr tė gjitha tė kėqijat qė u janė bėrė popujve tė Kosovės. Nė Kuvend u mor vendimi: Kėshilli Popullor i Kosovės deklaron nė mėnyrė tė njėzėshme se banorėt e kėtij qarku, po ashtu si gjithė popujt e Jugosllavisė, nuk kanė pranuar kurrė copėtimin e qarkut tė vet, as tė Jugosllavisė, tė bėrė nga okupatorėt dhe se shpreh dėshirėn qė Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit ti bashkohen Serbisė Federale.
Njė nga organizatorėt kryesorė tė Konferencės sė Bujanit dhe tė Kuvendit tė Prizrenit, Fadil Hoxha, asokohe ėshtė shprehur decidivisht: Mė 10 korrik 1945
ligjėrisht dhe nė mėnyrė demokratike njėherėsh anulohet dhe pjesa e gabueshme e Rezolutės, e miratuar nė Konferencėn e Bujanit.
Duke marrė parasysh vendimin e Kuvendit tė Prizrenit, nė Rezolutėn e miratuar nė seancėn e parlamentit jugosllav (KANCJ), tė mbajtur mė 7-10 gusht 1945, thuhet: Kosova dhe Dukagjini nė mbledhjen e zhvilluar dhe 10 korrik 1945 nė Prizren, kanė miratuar rezolutėn, nė tė cilėn territori i Kosovės dhe Dukagjinit i bashkohet Serbisė Federale.
Dokumentin e nėnshkroi Ivan Llolla Ribar, i cili ka qenė kryetar i parlamentit mbretėror nė vitet 1920-1923, kur u dogjėn 182 fshatra shqiptare nė Kosovė dhe u vranė 40.000 shqiptarė. ( Skėnder DEMALIAJ: KONFERENCA E BUJANIT NGJARJE E NDRITSHME NĖ HISTORINĖ E KOSOVĖS.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 00:06
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės
Kur flasin viktimat e tradhtisė serbe
Mė 28 qershor 1990 nė Institutin e Historisė, nė Prishtinė vazhdoi punimet Kuvendi shkencor me temė "Kuvendi i Prizrenit i vitit 1945"... Pjesėmarrėsit e Kuvendit nė memorien e tyre mbas 45 vitesh diskredtitojnė tashmė "besėn" dhe "premtimet" serbe.
Synimi aktual i yni tha dr. Esat Stavileci duhet tė jetė e drejta pėr vetė organizimin e Kosovės, nxjerrja e kushtetutės se re, mėvetėsia ekonomike, marrėdhėniet me botėn, dhe subjektiviteti i plotė e i barabartė i Kosovės me federatėn pėrkatėsisht konfederatėn jugosllave. Nė diskutim morėn pjese edhe dr.Seit Lipa, dr.Qazim Lleshi Xhevdet Hamza, Zija Bylykbashi, Nexhmi Ganiu, Ali Jakupi dhe Zijadin Gashi, tė cilėt pėrkrahėn kėrkesat gjithėpopullore pėr subjektivitet tė plotė tė Kosovės nė federatė apo konfederaten jugosllave dhe ndryshuan aspekte te ndryshme tė rrjedhės dhe tė pasojave tė Kuvendit tė Prizrenit tė vitit 45, kur Kosova u bashkua pa vullnetin e plotė tė popullit me Serbinė. Duke e marrė fjalėn nė kėtė tubim ish udhėheqėsi kosovar, Xhavit Nimani, theksoi se tėrė kjo ishte rezultat i rrethanave tė brendshme e tė jashtme, pastaj edhe ne faktin se ne tė gjitha udhėheqjet e atėhershme pėrbėrja ishte nė favor tė serbėve dhe tė malazezėve e vihej re edhe njė mosbesim ndaj ( disa) kuadrove shqiptare. Duke u pėrgjigjur nė shumė pyetje qe ia bėnė tė pranishmit rreth Masakrės sė Tivarit, Xhavit Nimani theksoi se pas kthimit nga Shqipėria nė vitin 1944, kishte marrė vesh se nė Kosove janė bėrė pushkatime tė tė mobilizuarve dhe nė Prizren, ku sidomos gjendja ishte alarmuese. Ai tha se lidhur me kėtė ka intervenuar te Predag Ajtiqi dhe ka kėrkuar qė tė ndėrpriten menjėherė pushkatimet e njerėzve.
Xhavit Nimani ka sjellė nė kujtesė edhe njė bisedė me Drazha Markoviqin, e cili e kishte pyetur atė se ishte pėr republikė nė kuadėr tė Serbisė apo Jugosllavisė, Xhaviti ishte pėrgjigjur: Jam pėr republikė nė kuadėr tė Serbisė. ( Tė dhėna tė shkėputura nga shtypi i kohės, dhe Gazeta 55", 13. 5. 1999).
Nga njė dokument tjetėr bėhet e ditur se Xhavit Ninami jo vetėm ka ditur por ka larguar nga radhėt, qė shkonin drejt Tivarit tė gjitha ata robėr, tė cilėt ishin nga Gjakova me rrethinė. Historiani, Zekeria Cana, nė librin e tij Ditari i Robėrisė 1998-1999 shkruan se nė Masakrėn e Tivarit nuk u pushkatua asnjė gjakovar, sepse ata i shpėtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti tė gjithė ata qė ishin duke shkuar pėr pushkatim. Vetė kjo tė bėnė me dije se komunistėt shqiptarė tė Shqipėrisė dhe Kosovės e dinin se po ndodhė kjo masakėr.
Kėto janė vetėm disa nga shumė dokumente tė kohės, tė cilat hedhin dritė mbi momentet e tradhtisė, nė shkallė kombėtare. Tradhtia e Esat Pashė Toptanit, e Ahmet Zogut u pasua me tradhtinė e kryezinjve tė Gjakovės dhe tė shumė bajraktarėve dhe kryetarėve tė komunave nė Kosovė dhe nė trojet e mbetura nėn pushtimin jugosllav, pėr tė arritur mė nė fund te tradhtia mė e kobshme e komunistėve shqiptaro-jugosllavė, tė cilėt me besnikėri i shėrbyen Jugosllavisė sė Titos edhe pas Titos.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:42.
|
|