|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
17-08-09, 19:00
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Letersia
Ringjallja nacionale, levrimi i shqipes si gjuhe e kultures, organizimi i arsimit kombetar dhe themelimi i letersise kombetare ne rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit te pavarur ne rrafshin politik, keto ishin pikat kyce te programit te levizjes se Rilindjes, prej se ciles lindi shkolla e romantizmit shqiptar te shek. XIX, qe u perurua ne vepren "Kenget e Milosaos" (1836) te Jeronim de Rades per te marre formen e plote ne veprat e Naim Frasherit, Pashko Vases, Ndre Mjedes, Zef Serembes, Gavril Dares (te Riut), Andon Z. cajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtes, Filip Shirokes e te tjereve. Ishte ky nje romantizem tipik ballkanik, i mbrujtur me frymen e clirimit kombetar, me mallin e mergimtarit dhe me patosin retorik te evokimit te mesjetes shqiptare, domethene te lufterave te Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Letersia e Rilindjes u frymezua nga idete e romantizmit nacional dhe te iluminizmit, qe u kultivuan ne rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht ne mergim, ne ngulimet e vjetra shqiptare ne Itali dhe ne ngulimet e reja ne Stamboll, Bukuresht, ShBA, Sofje e Kajro. Kjo shkolle letrare levroi kryesisht poezine. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftetar e me pak njeriu tragjik. Ne procesin e zhvillimit te saj nisen te integrohen gjithnje e me shume ne te edhe idealet shoqerore demokratike te ndikuara nga orientimi ne pergjithesi perendimor i kultures shqiptare te Rilindjes. Kete prirje e shprehu ne menyre poetike, Naim Frasheri, ne vargjet sintetike: "Jak' o dit' e uruar, / Qe lint nga perendon".
Pjese e ketij procesi ishte dhe pasurimi i krijimtarise letrare me idealet humaniste per rilindjen e njeriut dhe lirine e individit, per persosjen e tij morale dhe emancipimin e tij nga prangat e mesjetes, nga mendesia e normat e moralit te saj qe e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante ne padije e erresire. Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letersise shqipe boten shpirterore te individit, dramat e kerkimet e tij morale, nje bote ne levizje e te trazuar, nje shpirt te zgjuar nga gjumi mesjetar qe e mpinte mendjen njerezore.
Nje tipar i rendesishem i kultures dhe i letersise se Rilindjes eshte rigjallerimi dhe rivleresimi i vlerave tradicionale te kultures shqiptare, sidomos lidhja e ngushte e saj me folklorin vendas, riaktivizimi i motiveve dhe i formave poetike te krijimtarise gojore popullore. Gjurmimi i kesaj tradite dhe botimet ne fushe te saj ("Rapsodi te nje poeme arbereshe" me 1866 nga De Rada, "Permbledhje te kengeve popullore dhe rapsodi te poemave shqiptare" me 1871 nga Zef Jubani, "Beleta shqiptare" me 1878 nga Thimi Mitkoja, "Valet e detit" me 1908 nga Spiro Dineja etj.) ishin pjese e programit kulturor te Rilindjes Kombetare per afirmimin e identitetit etno-kulturor te shqiptareve.
Por letersia e kultura e Rilindjes u zhvilluan ne marredhenie te ngushta me kulturat perendimore e lindore, duke marre prej tyre ato elemente qe i pergjigjeshin frymes se tyre dhe duke ruajtur natyren vendase.
Levizja mendore dhe letrare e Rilindjes krijoi nje kulture te re; ajo hapi epoken e kultures moderne te shqiptareve.
Fillimet e letersise se Rilindjes lidhen me krijimtarine poetike te nje grupi poetesh nga veriu, te cilet qendrojne ne kapercyell te dy koheve. Nga njera ane ata me shkrimet e tyre fetare zgjasin, pas nje heshtjeje gati trecerekshekullore, traditen e letersise se vjeter klerikale katolike, kurse nga ana tjeter me disa vjersha te tyre, ku u buthtuan motivet e para atdhetare, u bene nismetare dhe pararendes te letersise se re. Keta ishin Preng Doci (1847-1917), abati i Mirdites, Pjeter Zarishi (1806-1866) nga Zadrima, Leonardo de Martino (1830-1923) arberesh i ardhur si misionar franceskan ne Shqiperi dhe Ndue Bytyci (1847-1917) prej Kosove.
Disa vjersha te ketyre poeteve jane te mbrujtura me frymen atdhetare dhe me notat e kushtrimit per lufte kunder pushtuesit, duke i hapur udhen edhe nje levizjeje te gjere artistike letrare, qe do te zhvillohej ne Shkoder ne mbarim te shek. XIX dhe qe pati si perfaqesues te saj Ndre Meden, Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Filip Shiroken.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:03
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Naim Frasheri (1846-1900)
Naim Frasheri eshte figura qendrore e letersise se Rilindjes dhe nje nga perfaqesuesit me te shquar te levizjes kombetare, njeriu qe u pagezua per se gjalli si "apostull i shqiptarizmes" dhe "bilbili i gjuhes shqipe". Lindi ne Frasher te Dangellise, ku mori mesimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpernguljen e familjes ne Janine, prane vellait te madh Abdylit, qe sherbente si nepunes atje, Naimi hyri ne gjimnazin Zosimea te qytetit, ku mori nje kulture te gjere per kohen. Pervec njohjes me kulturat klasike, pervec se persosi njohurite ne persisht dhe mesoi edhe gjuhe te tjera, si greqishten, frengjishten etj., Naimi atje ra ne kontakt me idete e iluminizmit freng, qe i hapi udhen Revolucionit te vitit 1789; lexoi Rusone e Volterin, per te cilet ruajti nje admirim te vecante gjate gjithe jetes, ashtu si e ruajti edhe per shkrimtaret e medhenj te shkolles se romantizmit francez, Hygone, Lamartinin e te tjere. Naimi u ndodh keshtu ne kryqezimin e dy kulturave, te kultures lindore e te kultures perendimore, te cilat lane gjurme ne formimin dhe ne vepren e tij, pa mundur te shtypin natyren e saj vendase.
Pasi kreu me 1870 gjimnazin, Naimi shkoi ne Stamboll per te gjetur pune, por klima nuk i shkoi shendetit te tij te dobet dhe u kthye ne Shqiperi, ku punoi per dhjete vjet si nepunes dogane ne Janine, ne Sarande e ne Berat. Me 1882 u vendos perfundimisht ne Stamboll prane vellait, Samiut, ku edhe mbylli syte me 20 tetor 1900. Atje ai u be shpirti i Shoqerise se Stambollit qe e kryesonte Samiu.
Por ne vitet e Lidhjes se Prizrenit Naimi u ndodh ne Shqiperi dhe mori pjese aktive ne ngjarjet e saj, sidomos ne organizimin e mbledhjeve qe u bene ne Frasher e ne Janine per mbeshtetjen e perkrahjen e Lidhjes. Me 1880 shkroi te paren veper shqip me permbajtje atdhetare, poemthin "Shqiperia", e cila u prit me entuziazem ne rrethet patriotike. Ne kete poeme ai shpalli poetikisht te gjitha idete qe do te formonin me tej trungun e vepres se tij atdhetare dhe te gjithe poezise atdhetare te Rilindjes.
Naimi iu kushtua teresisht veprimtarise atdhetare; ai dha ndihmese te shquar per botimin e revistes "Drita - Dituria", dhe ne nje periudhe te shkurter 13-vjecare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetem ne vitin 1886 botoi ne shtypshkronjen e Bukureshtit 6 libra, "Bageti e Bujqesija", "Vjersha per mesonjetoret e para", "E kendimit te cunave kendonjetoreja" me dy vellime, "Istori e pergjithshme" dhe "Diturite". Me pas do te botonte "Tehajylat" ("enderrimet", 1885), "Lulet' e veres" (1890), "Mesime" (1894), "Parajsa dhe fjala fluturake" (1894), "Gjithesia" (1895), "Fletore e bektashinjve" (1896), "Istori e Skenderbeut" (1898), "Qerbelaja" (1898), "Istori e Shqiperise" (1899) e te tjera.
Sic shihet, nje vend te gjere i dha ai botimit te librave per te cilat kishte nevoje shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vemendje jo vetem pajisjes se brezit te ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte te perparuara pedagogjike. Ai ishte per barazine e djemve dhe te vajzave per te mesuar, per perfshirjen e lendeve shkencore ne programet shkollore, per nje edukate morale te persosur dhe per njesimin e mesimit me edukaten.
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letersise kombetare dhe luajti nje rol te dores se pare per zgjimin e vetedijes atdhetare te bashkekombesit. Ai u be themeluesi i nje letersie te re me permbajtje atdhetare e njerezore, me force artistike dhe me vlera te shquara stili, duke zgjeruar jo vetem tematiken dhe problematiken e saj, por duke i kthyer fjales shqipe forcen e saj estetike, duke i dhene shqipes fytyren e nje gjuhe te levruar te kultures moderne te shqiptareve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i kendoi mallit e dashurise per atdhe, krenarise kombetare dhe te kaluares se lavdishme te shqiptareve. Por ai zbuloi edhe te fshehtat e shpirtit njerezor duke medituar per jeten dhe vdekjen, bukurine dhe dashurine, qenien dhe mosqenien, perendine dhe gjithesine, ne frymen e panteizmit poetik e filozofik qe karakterizon mendimin e tij.
Nje himn te pashoq i thur Naimi dashurise per atdhe e mallit per te, bukurive te natyres shqiptare e krenarise kombetare ne poemen "Bageti e Bujqesija". Me kete veper Naimi krijoi poezine e madhe te atdheut dhe me nje gjuhe magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione qe s'kishte mundur t'i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi te gjitha ndjenjen e krenarise kombetare, permes vargjeve: "Ti Shqiperi me ep ndere, / Me ep emerin shqipetar; / Zemerne ti ma gatove / Plot me deshire dhe me zjarr".
Poema eshte nje shfrim lirik i ndjenjave te poetit te pushtuar nga malli i gjuhes dhe i bukurive te vendlindjes, nga kujtimet e rinise se kaluar ne gji te saj, te poetit te magjepsur nga kulti i tokes dhe i punes, te poetit qe e perjeton dashurine per Shqiperine dhe krenarine per te si nje ndjenje njerezore qe kerkon t'ua percjelle gjithe bashkatdhetareve te vet, me fjalen e vet poetike, me gjuhen e zemres se zjarrte, qe zhuritet nga malli e dashuria per cdo gje shqiptare.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:03
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Naimi pohoi me gjuhen e artit qenien e atdheut e te atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik te memedheut qe u mungonte shqiptareve, qe e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu te bukur e madheshtor, ashtu si e pershkruan poeti, te ringjallur se vdekuri me nje dashuri te pergjeruar prej fjales poetike. Ky imazh i ftonte shqiptaret te ktheheshin ne atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetem ne kete poeme te Naimit, por ne gjithe letersine romantike te Rilindjes, nuk eshte e njejte me endrren romantike per t'u kthyer ne viset ekzotike, ose ne gjirin e jetes se lire e te paperlyer nga semundjet e qyteterimit modern; nuk eshte thjesht nje arratisje romantike larg rremujes e rremetit te jetes urbane, por nje mall per atdheun e humbur dhe nje thirrje qytetare per t'iu kthyer vlerave te vendlindjes, per t'i ringjallur ato e bashke me to per te ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezise se Naimit, i cili u njejtesua ne vetedijen e kombit me qiririn qe digjet per njeriun dhe per lirine.
Historia, sidomos epoka e Skenderbeut, perbente per rilindesit nje trashegim te cmuar dhe nje deshmi te identitetit e te se drejtes se shqiptareve per te jetuar te lire ne atdheun e tyre. Me vetedijen e ndikimit te madh te se kaluares per formimin e ndergjegjes kombetare dhe per zgjimin e ndjenjave liridashese, Naim Frasheri krijoi poemen epike "Istori e Skenderbeut", e cila, pikersht per keto arsye, u be nje nga veprat me te lexuara gjate Rilindjes. Me kete veper ai realizoi nje enderr te lashte te shqiptareve, per te pasur edhe ata si popujt e tjere eposin e tyre historik. Poema evokoi me nje patos te ngritur atdhetar e romantik qendresen peseshekullore te shqiptareve kunder vershimit osman dhe heroin e kesaj qendrese, figuren e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Naim Frasheri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte ne vetvete idealet politike qytetare te rilindjes se kombit dhe idealet humane te rilindjes se njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit ne mendimin e Naimit eshte e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirine e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirteror, me persosjen e tij morale. Ne kete veshtrim perjetimet lirike te Naimit te shprehura ne vjershat e "Luleve te veres" synojne te afirmojne nje bote te re ndjenjash njerezore, aspiraten e poetit per emancipimin e njeriut dhe per pohimin e individualitetit e te personalitetit te tij.
Keto motive i sollen nje risi e nje pasuri artistike te panjohur me pare poezise shqipe; me to Naim Frasheri themeloi stilin e mirefillte lirik ne letrat shqipe dhe ngriti fjalen shqipe ne rrafshin e poezise e te artit te vertete.
Vepra e Naim Frasherit sintetizoi prirjet me te mbara te zhvillimit historik e kulturor kombetar te shqiptareve dhe beri epoke duke e nxjerre ne nje udhe te re letersine e tyre.
Disa shekuj te shqipes se shkruar para Naimit kishin krijuar nje tradite, ne thellesi te se ciles gjellinte dashuria per gjuhen shqipe dhe gjente shprehje prirja e nje zhvillimi te mevetesishem kulturor te nje kombi qe e dallonte veten nga te tjeret edhe ne kete rrafsh, sado qe trysnia e gjuheve dhe e kulturave te huaja mbi te ishte e madhe. Por rendesine e kesaj tradite e kufizonte fakti qe shpirti i shqipes ndrydhej ne te brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, te letersise se shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti qe ajo nuk kishte arritur te fitonte vazhdimesine e njesine e brendshme.
Vepra e Naimit kaperceu keto kufizime, prandaj ajo shenoi nje ndryshim epokal ne kulturen shqiptare duke krijuar nje letersi te nje tipi te ri qe shprehu shpirtin e kombit e te kohes me nje gjuhe poetike, ne te cilen fjala shqipe tingelloi me te gjitha vlerat e saj te shprehjes plastike e veterefleksive.
Duke vene ne baze te gjuhes se poezise gjuhen popullore, Naim Frasheri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i cliroi fjalet nga inercia e nje tradite te ngurtesuar prej gjuhes se konsakruar te librave te dogmes, ose prej trysnise se modeleve te huaja poetike. Me vepren e Naimit letersia shqiptare mohoi ne thelb traditen e zhvillimit te saj te varur nga ndikimi i letersive dhe i kulturave te tjera; ajo nisi te zhvillohej ne menyre te pavarur si letersi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi keshtu letersine me proceset e zhvillimit shpirteror e kombetar te shqiptareve dhe e beri shprehese te njemendte te ndergjegjes se tyre morale e estetike.
*
Ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX shfaqen dukuri te reja ne zhvillimin e letersise shqipe, e cila ndonese vijon te mbetet brenda kuadrit te Rilindjes, nis te njohe procesin e dizintegrimit te romantizmit si drejtim letrar. Nje brez me i ri shkrimtaresh qe erdhen pas Naimit, duke ndjekur traditen e Rilindjes ne trajtimin e motivit patriotik, e pasuruan me nje problematike te re shoqerore permbajtjen e letersise, me gjini e forma te reja te shprehjes artistike. Ne krijimtarine e disa syresh u pershenjen shfaqjet e para te realizmit. Ne kete grup shkrimtaresh bejne pjese Andon Z. cajupi, Asdreni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Faik Konica e te tjere. Ata e vazhduan krijimtarine e tyre edhe pas vitit 1912, kur mbyllet epoka e Rilindjes si etape historike. Krijimtaria e dy te fundit i perket me shume fazes se re qe nisi ne zhvillimin e letersise shqipe pas krijimit te shtetit te pavarur shqiptar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:04
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Andon Z. Cajupi (1866-1930)
Andon Zakoja, i njohur me pseudonimin Cajupi, lindi ne Sheper te Zagorise, ku mori edhe mesimet e para. Me pas u shkollua ne nje lice francez ne Aleksandri, kurse studimet e larta per drejtesi i kreu ne Gjeneve. Prej andej u kthye ne Egjipt ku e ushtroi fare pak profesionin per te cilin u diplomua dhe iu kushtua teresisht levizjes patriotike, duke u bere nje nga figurat qendrore te kolonise shqiptare te Misirit.
Shkrimi i pare qe njihet prej cajupit eshte artikulli "Duke kerkuar nje alfabet", botuar ne revisten "Shqiperia" te Bukureshtit. Ne kete artikull te shkruar ne frengjisht poeti i ardhshem mbron idene e perdorimit te alfabetit latin dhe parashtron pikepamjet e tij te perparuara per zhvillimin e levizjes kombetare.
Me 1902 cajupi doli para lexuesit me permbledhjen poetike "Baba Tomori", qe beri jehone dhe u prit mire per frymen luftarake qe mbartte poezia e tij dhe per risine qe ajo sillte ne motivet, ne frymen dhe ne mjetet e shprehjes. Ne vjershat atdhetare ndihet ndikimi i Naimit, vecse poezia e cajupit me kete teme pershkohet nga nota te forta luftarake dhe nga thirrje te hapura per te rrokur armet kunder pushtuesit. "cvish rrobat e Roberise, / Memedhe, / Vish armet e trimerise, / Se ke ne!" shkruan cajupi ne vjershen "Shqipetar".
Ne poezine e tij te zjarrte cajupi u bente jehone zhvillimeve te vrullshme ne levizjen kombetare me agimin e shekullit te ri, qe cuan ne formimin e cetave te lirise dhe ne kryengritjet e medha te viteve 1910-1912.
Poezia e cajupit vinte gishtin edhe ne plagen e percarjes e te vellavrasjes dhe i ftonte shqiptaret te linin pas merite e te bashkonin armet kunder pushtuesit osman e kunder synimeve te shovinisteve fqinje. Demokratizmi i permbajtjes, notat luftarake dhe fryma satirike demaskuese ndaj armiqve te ceshtjes kombetare e bene poezine e cajupit te perhapet shpejt e te kete nje ndikim te madh te lexuesit.
Me nje ndjenje te holle poetike ka trajtuar cajupi edhe motivet dashurore e ato shoqerore ne disa prej vjershave me te mira te "Baba Tomorit". Ne fund te kesaj permbledhjeje ai ka perfshire edhe komedine "14 vjec dhenderr", nje komedi realiste qe zuri vend te sigurt ne repertorin e teatrit shqiptar. Me 1910 ai shkroi komedine tjeter "Pas vdekjes", e cila u botua me 1937, 7 vjet pas vdekjes se poetit. Komedia zhvilloi idene e fejtonit "Klubi i Selanikut", botuar prej tij me 1909, duke demaskuar ata qe ishin bere vegel e xhonturqve ne Shqiperi dhe duke vene ne loje naivet qe binin ne gracken e propagandes xhonturke.
E kesaj periudhe eshte edhe poema satirike ne doreshkrim "Baba Musa lakuriq", nje ritregim parodik i ngjarjeve te bibles. Me kete veper ai e zgjeron shume rrethin e motiveve dhe problematiken e poezise shqipe, peruron kritiken ndaj veseve e thelbit moral te njeriut, duke sjelle ne letersine shqipe nje permase te re, qe do ta thellonte me tej satira e Gjergj Fishtes dhe e Faik Konices.
Me cajupin nis te shfaqet ne jeten e re letrare shqiptare tipi i poetit civik, qe ndjeu nga te paret krizen e idealeve te Rilindjes, edhe pse me ato e lidhnin mijera fije. Ai pati kurajon ta shihte te verteten ne sy, sepse i kishte dale dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marre integralisht, pa nje qendrim kritik dhe vetekritik, nuk i pergjigjej me situates se re historike. Perballe imazhit te nje jete idilike, poetit i vrisnin syte plaget shoqerore e morale ne trupin e kombit, kur demaskoi pa meshire bejleret e feudalet e degraduar. Perballe mitit te harmonise shoqerore ai shihte kundershti e kontraste te mprehta, te cilat i pikasi edhe ne gjirin e levizjes kombetare. Ne ndeshjen midis vetedijes romantike dhe vetedijes realiste, kritike te cajupit po fitonte kjo e fundit, duke i hapur rrugen realizmit ne letersine shqiptare te fillimit te shek. XX.
cajupi u be nje poet popullor edhe sepse e mbrujti poezine e tij sipas modeleve te poezise popullore. Ai mbeti nje shembull klasik i poetit qe shprehu shpirtin e popullit me nje gjuhe poetike te thjeshte e te drejtperdrejte, por shprehese dhe te fresket.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:05
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Asdreni (1872-1947)
Aleks Stavre Drenova - Asdreni lindi ne Drenove te Korces me 1889 dhe mergoi ne moshe fare te re ne Rumani. Atje kaloi nje jete me shtrengesa ekonomike qe s'iu ndane deri ditet e fundit kur mbylli syte ne Bukuresht. Shpejt u aktivizua gjallerisht ne perpjekjet e kolonise se Bukureshtit ne luften per clirim kombetar dhe u be nje nga veprimtaret dhe figurat qendrore te asaj kolonie. Nisi te shkruante poezi e artikuj publicistike ne fillim te shek. XX. Vjershat e para i botoi ne faqet e shtypit shqiptar. Ato i permblodhi ne librin "Rreze dielli" (1904). Poezia e Asdrenit ndiqte traditen e Naimit e te cajupit, lartesonte traditat liridashese te shqiptareve dhe te kaluaren e tyre, himnizonte dashurine per atdhe dhe i grishte bashkatdhetaret te rreshtoheshin ne luften per clirim kombetar. Vepra me e rendesishme e Asdrenit e botuar gjate Rilindjes eshte "endrra e lote" (1912). Kjo permbledhje poezish dallohet per pasurine e motiveve, per frymen atdhetare e demokratike dhe per nje nivel te ri artistik. Ne disa poezi te ketij vellimi poeti demaskon pushtuesit, i thur himn trimerise qe treguan kryengritesit e lirise ne ngjarjet e viteve 1911-1912 dhe fshikullon me nota ironike ate pjese te parise qe iu shmang luftes clirimtare. Ne keto vjersha, si "Zeri i kryengritesve", "Krereve tradhtare", "cperblimi", motivet e luftes per clirim kombetar u gershetuan me motivet e pakenaqesise ndaj padrejtesise shoqerore. Vepra e Asdrenit shenonte keshtu nje hap per kalimin nga romantizmi ne realizem, nga paraqitja e idealizuar e jetes dhe e traditave ne kritiken e realitetit historik e shoqeror te kohes.
Kjo kritike dhe ndjenja e zhgenjimit te njerezve te thjeshte nga rezultatet e luftes qe bene per clirim kombetar e shoqeror, u thellua ne krijimtarine e Asdrenit pas viteve 20 dhe gjeti pasqyrim ne vellimin "Psallme murgu", qe u botua ne vitin 1930. Me kete veper Asdreni bente nje hap te shenuar perpara edhe si artist. Poezia e Asdrenit dhe e disa krijuesve te tjere te kesaj periudhe, tregonte se ideja kombetare po i hapte udhe idese njerezore. Asdreni la shume vjersha ne doreshkrim, midis tyre nje permbledhje poezish me titull "Kambana e Krujes" qe u botua pas clirimit.
Rendesi ne krijimtarine e Asdrenit ka edhe publicistika e tij. Ne artikullin "Dy-tri fjale per oxhakesine" botuar ne revisten "Albania" te Faik Konices me 1902, Asdreni demaskon ate pjese te parise feudale qe merrte neper kembe sakrificat e atyre qe derdhnin gjak per lirine e vendit.
Vend me rendesi ne publicistiken e Asdrenit zene edhe shkrimet qe denoncojne synimet e shteteve shoviniste fqinje dhe pohojne besimin e forcave te verteta kombetare per fitoren e lirise.
Asdreni ka hyre ne historine e letersise shqiptare si nje poet atdhetar e demokrat, qe me vepren e tij ndikoi per zgjimin e ndergjegjes kombetare e shoqerore dhe per pasurimin e poezise shqipe me forma e mjete te reja shprehese.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:06
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Ndre Mjeda (1866-1937)
Motivet atdhetare e demokratike formojne permbajtjen edhe te krijimtarise poetike te Ndre Mjedes, nje poet i lindur ne Shkoder dhe i shkolluar per teologji ne disa vende te Evropes kur u kthye ne atdhe, punoi si famulltar. Iu kushtua qe heret levizjes atdhetare. Me 1901 se bashku me te vellane themeloi shoqerine "Agimi", e cila krijoi nje alfabet te shqipes dhe botoi disa tekste me kete alfabet. Per pergatitjen filologjike qe kishte me 1902 mori pjese ne nje kongres orientalistesh qe u mbajt ne Hamburg, kurse ne Kongresin e Manastirit me 1908 u zgjodh anetar i Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te shqipes. Me 1916-1917 ishte anetar i Komisise Letrare ne Shkoder. Mori pjese aktive ne levizjen demokratike te viteve 1920-1924 dhe u zgjodh edhe deputet. Pas renies se kesaj levizjeje u terhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshte ne Kukel. Vitet e fundit i mbylli si mesues i gjuhes shqipe ne Shkoder.
Krijimtaria poetike e Ndre Mjedes nis heret, por pjesen me te madhe te poezise se tij e botoi pas shpalljes se Pavaresise. Permbledhja e pare qe botoi ne ato vite ishte "Juvenilia" (1917), ku perfshihen vjersha te shkruara ne fund te shek. XIX e ne fillim te shek. XX.
Poema romantike "Vaji i bylbylit", e shkruar me 1887 ne frymen e Rilindjes, pershkohet nga ideja patriotike dhe nga malli i te merguarit per vendlindjen. Por krahas vjershave me tone elegjiake Ndre Mjeda shkroi dhe poezi te mbrujtura me frymen luftarake te poezise se fundit te Rilindjes. Ne poemen "Liria" (1910-1911) gjeti jehone kryengritja e malesoreve te Veriut me 1911, lufta e tyre dhe aspirata per drejtesi shoqerore. Motivet shoqerore dhe fryma demokratike erdhen duke u thelluar ne krijimtarine e Ndre Mjedes. Ne poezine "Mustafa Pasha ne Babune" poeti ka shpotitur qendrimin e lekundshem te asaj pjese te parise feudale qe iu shmang luftes kunder pushtuesit osman. Ndre Mjeda eshte autor edhe i shume krijimeve per femije, te mbrujtura me idete e moralit te Rilindjes, me frymen e dashurise per njeriun, per lirine dhe per natyren.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:07
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
2. LETERSIA DHE ARTET
Shtjefen Gjecovi (1873-1929)
Shkrimtar, etnolog e arkeolog, qe u dallua sidomos ne lemin e zbulimit dhe te afirmimit te traditave etnokulturore te shqiptareve. Pergatiti vepren madhore "Kanuni i Leke Dukagjinit", pjese te se ciles u botuan me gjallje te tij ne revisten "Hylli i Drites"; si liber me vete doli ne vitin 1933 me nje parathenie te Gjergj Fishtes. Kjo veper eshte nje monument i se drejtes zakonore te shqiptareve dhe e beri te njohur autorin ne rrethet shkencore.
Shtjefen Gjecovi lindi ne Janieve (Kosove) ku mori mesimet e para, kurse te mesmet i kreu ne Kolegjin Franceskan te Troshanit, per te vijuar me pas studimet teologjike ne Bosnje. Sherbeu si famulltar ne vise te ndryshme, si ne Peje, ne Kurbin, ne Gomsiqe etj. Ne Arbenesh te Zares punoi per nje kohe si mesues i shqipes. Mori pjese ne kryengritjet kunderosmane te viteve 1909-1912 dhe me pas ne Luften e Vlores me 1920. Duke jetuar mes njerezve mblodhi traditat gojore, etnografike, te drejten zakonore dhe u interesua per gjuhesine e arkeologjise. Gjithe veprimtarine e tij te shumanshme kulturore e pershkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u be shkak te vihej ne shenje te rretheve shoviniste serbe, te cilat organizuan vrasjen e tij me 14 tetor 1929.
Gjecovi eshte autor i Drames "Dashtunia e Atdheut" (1901), i vepres morale-didaktike "Agimi i Gjytetnise" (1910) dhe i shume artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, sidomos ne revisten "Albania" te F. Konices, ku bashkepunoi me pseudonimin "Lkeni i Hasit". Gjecovi la shume vepra ne doreshkrim, si "Shqiptari ngadhnjyes" (1904), "Princi i Dibrave" apo "Mojs Golemi" (Drame), "Mnera e Prezes" (1902), "Perkrenarja e Skenderbeut" etj. Shumica e ketyre doreshkrimeve ruhen ne Arkivin e Shtetit ne Tirane.
Puna e Gjecovit eshte ne vazhden e veprimtareve te Rilindjes per te mbledhur e per te deshmuar traditat kombetare dhe lashtesine historike te shqiptareve, kulturen e tyre materiale dhe shpirterore, per te levruar fjalen shqipe dhe per te forcuar vetedijen kombetare te popullit te vet.
*
* *
Vitet e fundit te Rilindjes u aktivizua edhe nje brez poetesh te tjere. Filip Shiroka (1859-1935), qe pati botuar nje vjershe luftarake me titull "Ne arme Shqiperi" ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Me 1933 nxori vellimin "Zani i zemres", ku permblodhi vjersha atdhetare te shkruara ne kohe te ndryshme, midis tyre poezine e njohur "Shko dallendyshe", e cila eshte e mbushur me mall per vendlindjen. Ai mbeti ne kujtesen e lexuesve si poet i mallit per atdhe.
Ne fillim te shek. XX ne faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hile Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e te tjere. Luigj Gurakuqi, pervec poezise se tij atdhetare, shquhet edhe ne fushe te mendimit estetik e kritik. Ai mori pjese gjithashtu ne Kongresin e Manastirit. Ne vitet e Revolucionit te qershorit ai u be nje nga figurat qendrore te kohes, perkrah Fan Nolit. Risto Siliqi, vec te tjerave, u be kronikan i kryengritjeve te malesise per liri me vepren "Pasqyra e diteve te pergjakshme" (1912).
Ne kete periudhe hyne ne levizjen kombetare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), te cilet do ta zhvillonin veprimtarine e tyre krijuese kryesisht ne vitet e Pavaresise, duke u bere dy nga figurat qendrore te kultures shqiptare te kohes.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:21.
|
|