|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
17-08-09, 19:26
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Ministria e Arsimit e Turqise qe ne fund te vitit 1908 urdheroi qe ne shkollat e vilajetit te Kosoves shqipja te mesohej me shkronjat arabe. Nje urdher i tille iu dha ne shkurt te vitit 1909 edhe prefektures se Elbasanit. Po keshtu vepruan autoritetet turke dhe komitetet xhonturke ne qytetet e tjera te vendit, ne Janine, ne Filat etj. Atdhetaret shqiptare te ketyre trevave u vune para nje trysnie te dyfishte, te shovinisteve greke dhe te xhonturqve, qe vepronin te bashkuar ne luften kunder shkolles dhe kunder shkrimit shqip. Ne te njejten kohe komitetet xhonturke perkrahnin ne ato dite propaganden asimiluese panhelenike qe disa profesore greke dhe Shoqeria "Etniki Heteria" ("Shoqeria Kombetare") zhvillonin ne ate kohe ne viset shqiptare te vilajetit te Janines.
Per te fshehur veprimtarine e tij armiqesore kunder kultures shqiptare, Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" ne mars te vitit 1909 u kumtoi klubeve shqiptare se "do te qendronte asnjanes dhe nuk do te nderhynte ne ceshtjen e zgjedhjes se alfabetit te gjuhes shqipe".
Klubet e quajten kete deklarate nje perpjekje te re per te mashtruar shqiptaret dhe moren masa per te mbrojtur lirite kushtetuese e per t'i bere balle reaksionit xhonturk. Ne protesten qe klubi "Bashkimi" i Manastirit i dergoi Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim" ne javen e fundit te marsit, i shkruante se, duke luftuar alfabetin shqip ky komitet bie ndesh me kushtetuten turke, e cila ua garanton gjithe popujve te Perandorise te drejten e mesimit dhe te shkrimit te gjuhes amtare. Ne leterkembimin e tij te marsit te vitit 1909 me klubet e Filatit, te Korces etj., klubi "Bashkimi" i Manastirit i quante keto veprime te xhonturqve dhe te turkomaneve shqiptare per t'u imponuar shqiptareve alfabetin arab, si veprime armiqesore kunder kombit shqiptar. Ai udhezonte ne ato dite klubet e tjera kombetare qe "kunder ketyre tradhtareve te mos vepronin vetem me pene, por edhe me arme".
Komiteti "Bashkim e Perparim" u orvat te zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetaret me te njohur, qe drejtonin luften kunder reaksionit xhonturk. Ne maj te vitit 1909 xhonturqit, pasi arrestuan disa nga veprimtaret e klubit "Laberia" te Vlores dhe i detyruan te tjeret te arratiseshin jashte Shqiperise, e likuiduan kete klub, qe ishte nje nga me te rendesishmit ne Shqiperine e Jugut. Po ne ate kohe mbyllen edhe klubin e Ohrit, kryesia e te cilit u cua e lidhur me pranga ne Manastir e pastaj ne Stamboll.
Ne fundin e majit te vitit 1909 vetem ne Oher, ne Pogradec e ne Struge u arrestuan 17 veta, perkrahes te shkolles dhe te shkrimit shqip, qe u akuzuan per propagande reaksionare kunder regjimit kushtetues. Midis te arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, nje nga udheheqesit me ne ze te levizjes kombetare ne kete treve, qe kishte kaluar vite te tera ne burgjet e sulltan Abdyl Hamitit, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit te Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, intelektual dhe perkrahes i shkolles shqipe. Klubet shqiptare protestuan kunder ketij veprimi te dhunshem, derisa i detyruan xhonturqit t'i shpallnin te pafajshem dhe t'i lironin keta atdhetare.
Dite te veshtira kaloi ne veren e vitit 1909 levizja kulturore kombetare ne Tirane. Me 23 korrik, ne pervjetorin e shpalljes se kushtetutes, u zhvillua ne Tirane ceremonia e hapjes se klubit te ketij qyteti. Ishte parapare gjithashtu qe me 24 te ketij muaji te celej nje shkolle shqipe e mbremjes per te rriturit dhe te fillonte ne menyre te organizuar mesimi i gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat shteterore turke te Tiranes. Por pikerisht ne kete dite, me nxitjen e komiteteve xhonturke dhe te klubeve te oficereve te lidhur me ta, nxenesit sulmuan e goditen ne te gjitha shkollat mesuesit atdhetare, sapo keta u njoftuan se nga ai cast do te fillonin mesimin e gjuhes shqipe. Me 27 korrik, po me shtytjen e klubeve te oficereve, hyne ne Tirane me shume se 200 fshatare te armatosur, qe demonstruan ne rruget e qytetit dhe para klubit te oficereve, duke kerkuar mbylljen e klubit shqiptar dhe arrestimin e 64 anetareve te tij. Veprimtare te tille te levizjes kombetare ne Tirane, si Refik Toptani e bashkepunetoret e tij, ose kleriket atdhetare Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga etj., u sulmuan drejtperdrejt dhe u fyen publikisht. Me keto veprime te xhonturqve e te turmave fanatike te ketij rrethi u mbyll klubi kombetar i Tiranes dhe deshtoi orvatja e atdhetareve tiranas per te futur gjuhen shqipe ne shkollat e ketij qyteti. E njejta gjendje u krijua edhe ne Durres, ne kryeqendren e prefektures, ku atdhetaret shqiptare nuk guxonin te hapnin klube e shkolla shqipe, si edhe ne nenprefekturen e Kavajes, ku perpjekjet per hapjen e shkolles shqipe e te mesimit shqip ndeshen ne kundershtimin e reaksionit xhonturk dhe te klerikeve fanatike myslimane.
Aktet e dhunshme te xhonturqve, sidomos ngjarjet e Tiranes, e bene gazeten "Dielli" te shkruante ne ate kohe se "sot punerat ne Shqiperi jane me keq se ne koherat e Abdyl Hamitit. Sot gjuha shqipe ndiqet me teper se kurre ndonjehere" ("ceshtja e Tiranes", 16 shtator 1909). Ishin keto veprime arbitrare te administrates osmane, qe i bene konsujt e huaj, bashkekohes te ketyre ngjarjeve, te arrinin ne perfundimin se turqit e rinj "po mbajne qendrim armiqesor ndaj nacionalizmit shqiptar", se "duke zbatuar traditat hamitiane dhe ne kundershtim me premtimet e tyre solemne, ata po persekutojne cdo shfaqje te ndjenjave kombetare shqiptare", se ne Turqi po shkohej drejt nje diktature ushtarake dhe se kishte rrezik qe kushtetuta te kthehej ne nje iluzion.
Politika turqizuese kunder shkollave e shkrimit shqip dhe konflikti i armatosur me shqiptaret, i nxitur nga administrata ushtarake osmane, zbuloi para popullit shqiptar thelbin reaksionar te regjimit xhonturk.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:27
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes ne Kosove dhe Kryengritja shqiptare e vitit 1909 (maj-tetor 1909)
Me rivendosjen e pushtetit te tij ne kryeqytet dhe ne provinca Komiteti "Bashkim e Perparim", megjithese edhe kete here fitoren mbi forcat e kunderrevolucionit hamitian te prillit 1909, ia detyronte ne nje mase te madhe mbeshtetjes qe i dhane shqiptaret, e vazhdoi me me ngulm e ne menyre te dhunshme politiken e vet nacionaliste, per te forcuar Perandorine "nje e te pandashme" Osmane, duke i mohuar popullit shqiptar dhe popujve te tjere joturq cdo te drejte kombetare.
Krahas goditjeve kunder levizjes arsimore e kulturore shqiptare, ne acarimin e marredhenieve ndermjet shqiptareve e xhonturqve ndikuan fuqishem edhe ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut ne pergjithesi, te ndermarra kryekeput me nismen e qeverise se Stambollit.
Popullsia e Kosoves, edhe pse nuk kishte pranuar te paguante taksat (perfshire edhe ato te prapambetura), te njihte sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe te dorezonte armet, nuk pati ndermarre ndonje qendrese te armatosur kunder pushtetit xhonturk. Megjithate, Komiteti "Bashkim e Perparim", duke synuar t'i nenshtronte shqiptaret e Kosoves, t'i carmatoste per t'i bere te paafte per te kundershtuar, t'i detyronte te paguanin taksat e prapambetura dhe t'i rekrutonte me force ne ushtrine osmane, ndermori ekspedita ndeshkimore te njepasnjeshme, te komanduara nga Xhavit Pasha, qe vazhduan nga pranvera e deri ne muajin tetor te vitit 1909.
Per te menjanuar cdo reagim te opinionit publik evropian dhe te Fuqive te Medha kunder dhunes mbi shqiptaret, qeveria turke deklaroi se ekspeditat ushtarake kishin per qellim te qetesonin elementet "reaksionare", perkrahesit e sulltan Abdyl Hamitit dhe "kundershtaret" e kushtetutes, edhe pse dihej se shqiptaret, duke perfshire edhe ata te Kosoves, kishin luftuar kunder absolutizmit per vendosjen e regjimit kushtetues dhe per mbrojtjen e tij.
Ne fillim te majit te vitit 1909 qeveria xhonturke nisi nga Shkupi drejt Gjakoves nje ekspedite te re ndeshkimore, te drejtuar nga Xhavit Pasha, komandant i Divizionit te 18 te Mitrovices. Ne krye te 10 batalioneve te kembesorise, te pajisura me 32 topa, Xhavit Pasha hyri me 16 maj ne Peje. Pasi la ketu tri batalione "per te mbajtur rregullin", Xhavit Pasha u hodh ne Gjakove, ku kerkoi nga popullsia e qytetit te dorezonte armet, te behej regjistrimi i popullsise, te vileshin taksa te dyfishta per bagetine dhe te zgjeroheshin dritaret e kullave. Meqe kreret e Malesise se Gjakoves qe ishin thirrur ne qytet, i kundershtuan keto kerkesa, Xhavit Pasha u nis me pese batalione kembesorie dhe me dy bateri artilerie drejt Malesise se Gjakoves.
Persekutimi i popullsise dhe shkaterrimi i fshatrave (Ponoshec etj.) shkaktoi zemerimin e malesoreve, te cilet me forca te bashkuara sulmuan me 12 qershor ushtrine e Xhavit Pashes ne Qafen e Morines. I goditur nga te kater anet nga kryengritesit, gjenerali turk u gjend ne kete zone malore ne nje pozite te veshtire, u thye keq dhe u detyrua te terhiqej ne Gjakove.
Per te parandaluar vazhdimin e ekspedites ushtarake ne Shqiperi, deputetet shqiptare Hasan Prishtina e Fuat Pasha, ne fillim te qershorit, paraqiten nje interpelance ne parlament, me te cilen kerkuan nga ministri i Brendshem shpjegime rreth ngjarjeve ne Kosove. Por qeveria turke nuk hoqi dore nga perdorimi i dhunes per nenshtrimin e shqiptareve.
Pasi i erdhen perforcime te reja, Xhavit Pasha, ne fundin e qershorit te vitit 1909, rifilloi ekspediten, kete here kunder popullsise se Pejes dhe te Rugoves. Gjate kesaj fushate te eger ushtrite turke shkaterruan dhe kthyen ne germadha fshatrat ne te dyja anet e Grykes se Rugoves, vrane pleq e femije dhe cnderuan vajza e gra.
Po ato dite levizja u shtri edhe ne treven juglindore te Kosoves. Me nxitjen e krereve te Malesise se Gjakoves, te Pejes, te Ferizajt, te Prizrenit dhe te Lumes u mblodhen ne Ferizaj rreth 3 000 veta, qe kerkuan nga qeveria turke te kthente ne detyrat e tyre gjithe nepunesit shqiptare te debuar si atdhetare, te emeroheshin ne administraten shteterore vetem nepunes shqiptare, te mos paguhej asnje lloj takse e re, te nderpritej carmatimi i popullsise se Lumes dhe t'u lejohej shqiptareve te mbanin arme. Per te shtypur levizjen ne Ferizaj xhonturqit derguan forca ushtarake, me te cilat munden te krijonin vetem nje qetesi te perkohshme.
Ne fillim te korrikut Xhavit Pasha u kthye si "fitimtar" ne Mitrovice se bashku me ushtrine e tij. Por ngjarjet e mevonshme treguan se, me gjithe raprezaljet qe beri, pashai turk nuk arriti t'i nenshtronte shqiptaret. Kthimi i armeve, regjistrimi i popullsise dhe mbledhja e taksave u nderprene sapo u largua ushtria. Nderkaq, shqiptaret rindertuan shume shpejt kullat e shkaterruara.
Ne gjysmen e pare te korrikut te vitit 1909, kur ne Shqiperine e Veriut vijonte ende qendresa e armatosur kunder ekspeditave te Xhavit Pashes, Ismail Qemali, ate kohe i arratisur ne Itali, publikoi thirrjen drejtuar "Vellezerve shqiptare!", e cila, e botuar ne forme manifesti ne mijera kopje, u shpernda ne te gjitha anet e Shqiperise?. Shqiptaret, vinte ne dukje Ismail Qemali ne kete thirrje, kane 100 vjet qe po luftojne per te drejtat njerezore dhe per lirine, megjithate sot rrezikohen te humbasin si komb. Duke njohur thelbin nacionalist te regjimit xhoturk, Ismail Qemali perpiqej te bindte shqiptaret te mos i mbeshtesnin shpresat te Komiteti "Bashkim e Perparim". Pas shpalljes se lirise (kushtetutes), theksonte ai, shqiptaret me shume se cdo komb tjeter shpresuan se do te kishin mundesi te punonin per perparimin e gjuhes se tyre, por u genjyen. Si deshmi per kete permendeshin dhunimet ne Shqiperine e Poshtme, vrasjet qe po bente Xhavit Pasha ne Shqiperine e Siperme, si edhe percarjet qe xhonturqit po mbillnin midis shqiptareve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:28
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Ismail Qemali arrinte ne perfundimin se rruga e vetme, per shpetimin e kombit shqiptar nga lakmite e te huajve, do te ishte lufta per autonomine e Shqiperise. "Shpresa e jone, jeta e jone, - shkruante ai, - lipset te jete: Veteurdhrimi i Shqiperise, nen hijen e Perandorise Osmane". Ai parashtroi ne kete dokument programin e vet politik per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, te cilen e shihte ne themelimin e nje shteti autonom shqiptar. Per kete duhej te bashkoheshin te gjitha viset ku flitej gjuha shqipe, te banuara nga popullsia shqiptare, ne nje vilajet te vetem, i cili do te mbante emrin Shqiperi, "Vilajeti Shqiptar" ("Arnautlluk Vilajeti") dhe do te kishte si kryeqytet Ohrin ose Elbasanin. Ne kufijte e Shqiperise autonome do te perfshiheshin nga vilajeti i Janines sanxhaket e qendres (i Janines), te Prevezes, te Gjirokastres dhe te Beratit; nga vilajeti i Shkodres sanxhaku i Shkodres me Malesine dhe sanxhaku i Durresit; nga vilajeti i Manastirit sanxhaku i qendres (i Manastirit), kazaja e Grebenese nga sanxhaku i Selfixhese, sanxhaket Dibres, te Korces dhe te Elbasanit; nga vilajeti i Kosoves sanxhaket e Shkupit, te Prishtines, te Pejes dhe te Prizrenit.
Shqiperia autonome do te qeverisej nga nje guvernator i derguar nga Stambolli, prane te cilit do te vepronte, po si organ ekzekutiv, Keshilli i Pleqve. Mesimi ne te gjitha shkollat do te zhvillohej ne gjuhen shqipe. Shqipja do te perdorej, bashke me turqishten, edhe ne shkollat e larta. Gjithe nepunesit civile e ushtarake do te ishin shqiptare nga kombesia. Ushtria, qe do te perbehej nga shqiptaret, do te sherbente brenda kufijve te Shqiperise. Ashtu si Sami Frasheri, edhe Ismail Qemali mendonte qe organizimi shteteror i Shqiperise autonome te ishte i tille qe, kur Perandoria Osmane te shthurej, Shqiperia te qendronte ne kembe dhe te dilte prej saj si shtet i pavarur.
Ismail Qemali parashtroi ne kete thirrje programin me te plote dhe me te pershtatshem per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, rreth te cilit shpresonte te bashkonte jo vetem krahun radikal te levizjes politiko-kulturore, forcat atdhetare qe drejtonin klubet dhe shoqerite shqiptare, por edhe kryengritesit e Kosoves e te Veriut te Shqiperise, te cilet luftonin kunder ekspeditave ushtarake te Xhavit Pashes dhe kunder qeverise xhonturke qe i kishte organizuar ato.
Nderkaq vijoi ne Kosove qendresa kunderosmane, vater e se ciles u be Ferizaj me rrethinat e tij. Levizja kryengritese ne Ferizaj ishte e lidhur me veprimtarine e nje komiteti te fshehte, qe filloi te vepronte ne kete rreth ne veren e vitit 1909. Me nismen e tij, me 20-22 gusht u mbajt ne Ferizaj nje manifestim i gjere i shqiptareve te armatosur, ku, pervec popullsise se ketij qyteti dhe te rrethinave te tij, moren pjese edhe banore te rretheve te Gjilanit e te Prishtines, qe protestuan kunder taksave te reja, qe vuri ne ate kohe qeveria xhonturke. Me 22 gusht numri i demonstruesve u shtua duke arritur ne 3 000 veta. Po ne kete dite, forcat ushtarake osmane, te derguara nga Shkupi e Selaniku, goditen shqiptaret e tubuar ne Ferizaj dhe vrane 12 prej tyre e plagosen disa te tjere. Konflikte te armatosura ndermjet shqiptareve e ushtrise pati edhe ne rrugen Ferizaj-Gjilan.
Ne ditet e fundit te gushtit levizja u perhap ne rrethin e Pejes, midis Gucise e Beranes. Per te ndeshkuar popullsine e kesaj ane u derguan ato dite nga Peja, Shkupi, Prizreni e Selaniku forca te tjera ushtarake, qe goditen kryengritesit ne hapesiren midis Gucise e Beranes. Ne te njejten kohe vijuan perpjekjet edhe me kryengritesit e Rugoves.
Ne fund te gushtit dhe ne fillim te shtatorit levizja perfshiu Lumen e Podrimen, ne sanxhakun e Prizrenit. Lumjanet, ashtu si shumica e popullsise se sanxhakut te Prizrenit, paten luftuar per shpalljen e kushtetutes turke, ne korrik te vitit 1908. Qendresa e tyre e armatosur nuk drejtohej kunder kushtetutes, por kunder politikes se xhonturqve, te cilet shkelen premtimet qe u kishin bere shqiptareve gjate revolucionit per te kufizuar taksat, per t'u dhene te drejtat kombetare, madje edhe autonomine, dhe kerkonin t'u hiqnin banoreve te ketyre krahinave edhe ato privilegje qe i gezonin prej shekujsh sipas venomeve te tyre, te njohura edhe nga sulltanet osmane.
Me 3 e 4 shtator rreth 700-800 kryengrites lumjane, te udhehequr nga Ramadan Zaskoku, u pergatiten te hynin ne Prizren per t'i paraqitur mytesarifit kerkesat e tyre. Megjithate, per te shmangur konfliktin e armatosur me garnizonin e Prizrenit, qe u pergatit te rezistonte, kryengritesit pranuan te shperndaheshin dhe te dergonin ne Prizren nje komision prej 20-30 vetash, i cili do te paraqiste kerkesat e tyre paqesore, qe duhej t'u percilleshin edhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Por Stambolli ndermori nje fushate te re ushtarake kunder shqiptareve. Me 6 shtator 1909 Xhavit Pasha, ne krye te 8 batalioneve te kembesorise dhe 2 baterive te artilerise malore, u nis nga Mitrovica per ne Prizren. Gjate rruges nga Ferizaj per ne Prizren ushtria turke sulmoi e shkaterroi krejtesisht katundin Duhl dhe rrenoi gjithashtu 60 shtepi te katundit Bllace. Nga Prizreni Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve, u hodh ne Lume, ku dogji e shkaterroi fshatra te tera, duke i lene lumjanet pa shtepi e katandi. Per t'u shpetuar masakrave popullsia e Lumes u terhoq ne Has e ne zona te tjera malore, pertej Drinit te Bardhe.
Por, i goditur nga kryengritesit lumjane ne perendim te Prizrenit, Xhavit Pasha, pasi shkaterroi me topa Bllacen e fshatrat e tjera te Lumes, u terhoq perseri ne Prizren, ku tashme qene perqendruar rreth 3 500 ushtare, me dy bateri malore.
Per te dale nga gjendja e veshtire, pashai turk dergoi ne Lume nga Shkupi deputetin shqiptar Nexhip bej Draga, nje nga drejtuesit e klubit te atij qyteti, i njohur per ndjenjat atdhetare. Nexhip Draga, ashtu si shume intelektuale te tjere shqiptare, e quante te parakohshme qendresen e armatosur kunder regjimit xhonturk, prandaj hyri ne bisedime me lumjanet dhe i bindi te mos u kundershtonin ushtrive te Xhavit Pashes. Me 11 shtator Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve dhe te nje baterie malore, u dynd ne Lume. Lumjanet nuk e fshehen pakenaqesine e tyre, megjithate ruajten per nje kohe qetesine. Ushtria e tij zuri katundin Bicaj, qendren e kajmekamllekut te Lumes, ku filloi te carmatoste banoret. Me 15 shtator, kur u drejtua per ne Kolesian, u sulmua gjate rruges nga kryengritesit, qe vrane e plagosen disa ushtare dhe e detyruan ate te kthehej perseri ne Bicaj, ku beri raprezalje te medha. Sipas informatave te Xhavit Pashes, kryengritesit lane ne kete perpjekje 100 te vrare, ndersa Bicaj u shkaterrua nga goditjet e artilerise, qe rrafshoi me token 37 kulla.
Me 16 shtator, kur ushtria osmane vazhdoi ekspediten drejt jugut te Bicajt, u godit ne pyjet e Kolesianit nga kryengritesit, qe pas nje perleshjeje te shkurter u terhoqen ne zonen malore. Edhe ketu Xhavit Pasha shkaterroi krejtesisht fshatin Kolesian, duke perfshire edhe kullen e udheheqesit te lumjaneve, Islam Spahiut, si edhe katundet perreth, Nange, Bushat, Gabrice, Mamez, Pobreg etj. Gjate ketyre perleshjeve u plagos edhe drejtuesi tjeter i kryengritesve, Ramadan Zaskoku. Gjithe kryengritesit, qe ishin arrestuar gjate luftimeve dhe qene mbyllur ne kazermat e Bicajt, u pushkatuan pa gjyq, kurse njerezit u varferuan deri ne ate shkalle sa, sikurse pohojne pjesemarresit turq te kesaj ekspedite, "u mbeti vetem shpirti, te cilin e jepnin pa dhimbje".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:29
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Xhavit Pasha nuk arriti te depertonte, sic kishte parashikuar, drejt Drinit, sepse me 19 shtator u sulmua perseri ne Kolesian nga kryengritesit, qe kete here i shkaktuan humbje edhe me te renda dhe e detyruan te terhiqej ne Prizren. Se bashku me ushtrine populli deboi edhe nepunesit e administrates osmane dhe gjykatesit e kajmekamllekut te Bicajt.
Sado qe Xhavit Pasha, ne relacionet qe i conte Stambollit, i zvogelonte se tepermi humbjet e tij, ai pati ne luftimet me shqiptaret shume te vrare e te plagosur. Shtypi shqiptar, duke u mbeshtetur ne deshmite e ushtareve turq, pjesemarres te ketyre luftimeve, shkruante se vetem ne Lume Xhavit Pasha la rreth 1 000 ushtare te vrare ("Dielli", Boston, 24 shtator 1909: "Pa komplimente"). Veshtire eshte te percaktohen demet ne njerez te kryengritesve, megjithate, po te gjykohet nga relacionet konsullore te kohes dhe te dhenat e Xhavit Pashes, arrihet ne perfundimin se kryengritesit kane pasur rreth 300-500 te vrare, midis te cileve edhe 8-10 komandante.
Ne intervisten qe i dha me 20 shtator 1909 gazetes "Le Progres de Salonique" ("Perparimi i Selanikut"), Xhavit Pasha deklaroi se qellimi i ekspedites ishte "te likuidonte disa rebele shqiptare", megjithate e pati te veshtire te justifikonte me kete persekutimet masive e barbare qe beri gjate fushates ushtarake ne Lume e ne vise te tjera te Shqiperise se Veriut. Keto, sic i relatonte qeverise se tij konsulli italian ne Shkup, u kryen "me metodat e lashta te barbarise turke, qe turqit nuk i kishin harruar". Kete egersi te xhonturqve e shprehu edhe Xhavit Pasha, kur u deklaroi gazetareve angleze, franceze etj., se "nuk do te prehej para se t'ua shtypte koken shqiptareve".
Megjitheketo mizori, Xhavit Pasha nuk arriti te shtypte qendresen e shqiptareve dhe te perballonte goditjet e tyre, rrjedhimisht nuk u largua nga Luma si fitimtar. Personalitetet shteterore te kohes arriten, atehere, ne perfundimin se ekspedita e tij pesoi disfate.
Ngjarjet e shtatorit te vitit 1909 ne Shqiperine e Veriut vune ne levizje shqiptaret qe vepronin ne Stamboll e sidomos grupin e deputeteve. Ne promemorjen, qe doktor Ibrahim Temoja nga Struga dhe doktor Zenel Abedini nga Gjilani i drejtuan nga Stambolli ministrit te Brendshem, Talat Beut, me 21 shtator 1909, denohej dhuna ushtarake ndaj shqiptareve te viseve te veriut si nje veprim krejtesisht i paligjshem dhe i paudhe. Me shqiptaret qe ndihmuan per shpalljen e kushtetutes, theksonin autoret e saj, duhet vepruar me keshilla e me urtesi dhe jo sic po ben qeveria, me topa dhe me dyfeke, qe nxisin edhe me shume pakenaqesine e popullsise se Shqiperise. Ne kete dokument thuhej se ishte qeveria ajo qe i detyroi shqiptaret te rrembenin armet, se ata po mbrojne te drejtat e tyre te ligjshme, po ashtu sic luftuan per kushtetuten dhe per lirine e pergjithshme. "Ne vend qe te perdorni armet kunder tyre, - thuhej ne promemorje, - perhapni arsimin dhe zhdukni injorancen". Por ministri i Brendshem, Talat Beu, nuk ua vuri veshin as protestave te atdhetareve shqiptare, as edhe propozimeve te tyre per te ndaluar gjakderdhjen.
Edhe shtypi patriotik shqiptar e quante qendresen e shqiptareve nje mbrojtje te ligjshme, te provokuar nga dhuna ushtarake e xhonturqve. "U rane me qafe pa ndonje shkak te vertete, - shkruante gazeta "Korca" me 14 shtator 1909, - Xhavit Pasha, sikur ndiqte armiqte, preu e po pret eshtrat e vellezerve tane dhe ka lene shume eter e nena pa bij, shume motra pa vellezer, shume gra pa burra dhe foshnja neper rruge".
Ekspeditat ndeshkimore ashpersuan marredheniet e xhonturqve me shqiptaret ne teresi. Valiu i Kosoves, Masar Beu, i shkruante ato dite Portes se Larte se ekspedita e Xhavit Pashes, ne vend qe ta qetesonte gjendjen ne Lume, e acaroi edhe me shume, shkaktoi pakenaqesine e pergjithshme te popullsise se Kosoves.
Per kete u bind edhe Stambolli, qe urdheroi Xhavit Pashen te merrej vesh me kryengritesit. Me 2 tetor ai pranoi propozimet e Mustafa Lites, njerit prej udheheqesve te kryengritesve, qe ne emer te te gjthe popullsise se Lumes i premtoi se shqiptaret e kesaj zone do t'u nenshtroheshin urdhrave te qeverise, me kusht qe ekspedita e tij ushtarake te terhiqej nga Luma. Pas kesaj ndodhi terheqja e Xhavit Pashes dhe e ushtrise se tij nga Luma e Prizreni, qe shkaktoi habine e bashkekohesve te huaj ne Turqi e jashte saj. Me 5 tetor Xhavit Pasha ishte kthyer tanime ne Mitrovice.
Por, pa perfunduar ende ekspedita ushtarake ne Lume, shpertheu kryengritja ne Malesine e Dibres, ku, pervec popullsise vendase, ishin mbledhur edhe shume nga kryengritesit kosovare. Ketu u mbajt nje tubim i gjere, ku moren pjese rreth 2 000 veta nga Malesia, Dibra e Poshtme, Mati e Mirdita, qe vijoi dy dite me radhe, me 14 e 15 shtator. Ne tubim u kerkua qe shqiptaret te luftonin per veteqeverisjen e atdheut te tyre. Per te penguar shtrirjen e levizjes ne gjithe sanxhakun e Dibres, Porta e Larte, pervec batalioneve qe ndodheshin ne qytetin e Dibres, dergoi me 27 shtator forca te tjera ushtarake nga Selaniku.
Megjithate, levizja u shtri edhe ne Dibren e Poshtme, ku mori permasa edhe me te medha. Shqiptaret braktisen fshatrat e zune grykat malore per t'i bere prite ushtrise osmane. Ketu u perqendruan, ne dhjeteditshin e pare te tetorit, forcat kryesore ushtarake osmane. Komanda e ekspedites kunder Dibres se Poshtme iu besua Xhavit Beut, i cili me 26 tetor 1909, ne krye te 300 ushtareve te pajisur me topa, u fut midis fshatrave Dardhe e Rexhe, qe njihej si zona ku kryengritesit zhvillonin tubimet e tyre, ndersa nje force tjeter ushtarake u dergua ne Mat dhe ne rrethet e tij. Megjithate, Xhavit Beu shume shpejt u detyrua te terhiqte ushtrite e tij nga Dibra e Poshtme dhe nga Malesia, pa arritur ta nenshtronte popullsine e tyre.
Ekspeditat ushtarake e dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha mbi shqiptaret provuan se qellimi i xhonturqve nuk ishte "te mbronin" rendin kushtetues, te kercenuar gjoja nga "reaksionaret shqiptare", por te vendosnin nje regjim te centralizuar te skajshem ne Perandorine Osmane. Me keto masa Komiteti "Bashkim e Perparim" synonte te pengonte gjithashtu zgjerimin e levizjes kombetare, kulturore dhe autonomiste ne Shqiperi, pjese e se ciles ishte edhe kryengritja qe po zhvillohej atehere ne krahinat veriore te vendit.
Ne memorandumin qe kryengritesit e Gegerise i dorezuan qeverise turke, ne fundin e tetorit te vitit 1909, krahas amnistise per pjesemarresit ne kryengritje, parashtroheshin edhe kerkesa me karakter kombetar, si futja e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe emerimi ne Shqiperi i nepunesve qe e njihnin vendin. Shqiptaret e zonave malore u treguan gjithashtu te gatshem te hiqnin dore nga disa prej venomeve te tyre, por kerkuan qe t'i jepej popullsise se zonave te aferta me kufirin me Malin e Zi e drejta per mbajtjen e armeve, qe te ndertoheshin fortifikata ne kufi dhe te ndryshonte menyra e mbledhjes se taksave sipas gjendjes se vendit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:29
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kerkesa te njejta me keto i parashtruan qeverise turke edhe klubi shqiptar i Stambollit se bashku me klubet e tjera te Shqiperise.
Dhuna ushtarake mbi shqiptaret u denoncua boterisht nga shqiptaret e Stambollit. Ne fund te tetorit u formua nje Komitet Nismetar Kombetar, i perbere nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashe Deralla (Tetova), i cili organizoi ne Aksaraj te Stambollit dy tubime te rendesishme, njerin me 27 tetor dhe nje tjeter me 5 e 8 nentor 1909. Si ne mbledhjen e pare, ashtu edhe ne te dyten moren pjese dhjetera veta, intelektuale te profesioneve te ndryshme dhe deputete, qe perfaqesonin te kater vilajetet shqiptare. Ne mbledhjen e nentorit u miratua nje promemorje, ne te cilen pershkruhej gjendja tragjike, qe ishte krijuar ne Shqiperine e Veriut per shkak te operacioneve ushtarake te qeverise. Vihej theksi ne menyre te vecante ne ndihmesen e shqiptareve per shpalljen e kushtetutes me 1908 dhe per mbrojtjen e saj gjate ngjarjeve kunderrevolucionare te 13 prillit 1909. Ishin forcat ushtarake qeveritare, thuhej ne promemorje, ato qe perdoren te parat forcen, qe ngjallen tmerr kudo ku shkelen dhe u bene shkak per armiqesimin e popullsise me qeverine. Ne keto rrethana, shqiptaret u detyruan te ngrene flamurin e kryengritjes. Edhe per ngjarjet e Lumes behej fajtore qeveria qe deshi t'i shtypte ato me ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes, qe perdori armet dhe dogji fshatrat e Lumes e te Prizrenit. Edhe pse ushtria u terhoq, ajo la pas zona te shkretuara dhe urrejtjen e popullit.
Me qellim qe ne te ardhmen te mos ndodhnin ngjarje te tilla, atdhetaret shqiptare te Stambollit i propozonin qeverise te ndermerrte keto masa: te dergohej ne Shqiperine e Veriut nje komision per te bere hetimet ne vend per shkaqet e ngjarjeve qe u parashtruan me lart; te gjithe ata qe kishin bere veprime te keqija te denoheshin sipas ligjeve; te ngriheshin organet e rregullta te drejtesise; te emeroheshin ne ato zona te Shqiperise se Veriut nepunes, qe dinin gjuhen e vendit dhe qe do te ndihmonin ne perparimin e popullsise; te ngriheshin fortifikime ne kufirin me Malin e Zi per t'i mbrojtur ato vise nga sulmet e malazezeve; te mos shtrihej ne vilajetet e Shkodres, te Kosoves e te Manastirit sherbimi i detyrueshem ushtarak, i cili nuk ka qene njohur asnjehere nga popullsia; te ndertoheshin sa me pare rruget, ku te gjenin pune banoret e varfer te atyre viseve, te cilet detyroheshin te shkonin ne emigracion ne Serbi, ne Bullgari e ne Hungari; te hapeshin shkolla fillore ne fshatra e ne ato qytete ku nuk kishte te tilla.
Promemorja iu dorezua me 13 nentor 1909 ministrit te Brendshem, Talat Beut, per t'ia percjelle qeverise. Ajo u nenshkrua gjithashtu nga deputetet shqiptare te parlamentit, te cilet kerkuan qe Xhavit Pasha te largohej nga Rumelia dhe te hidhej ne gjyq si shkaktar i trazirave ne Gegeri.
Mbledhjet, qe u organizuan nga atdhetaret shqiptare e nga grupi i deputeteve, paten jehone ne Stamboll dhe ne opinionin publik ne pergjithesi; ato treguan, sic shkruante gazeta "Lirija" e Selanikut me 12 dhjetor 1909, se "shqiptaret qenkan te zote dhe kur duan mund te mblidhen e te kuvendojne per te miren e kombit".
Dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha dhe nga ushtria osmane mbi shqiptaret e thelloi edhe me shume hendekun midis popullit shqiptar e xhonturqve, forcoi te shqiptaret bindjen se interesat e tyre si komb ishin krejt te vecante nga ata te xhonturqve. Ne nje korrespondence te derguar nga Shkupi dhe te botuar ne gazeten "Dielli" me 26 nentor 1909, thuhej se "kombetaria pati prej sjelljeve te turqve nje fitim te madh", se "pas ngjarjeve te Lumes filloi te gjallerohet edhe me teper levizja kombetare ne Kosove, u perhapen aq shume idete dhe deshirat per veteqeverimin e Shqiperise, sa nuk ishte menduar kurre e qe as me nje propagande 20-vjecare nuk do te kishim mundur t'i arrinim".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:30
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kongresi i Dibres (23-29 korrik 1909)
Ngjarjet ne Shqiperi e vune qeverine xhonturke ne nje pozite te veshtire, nga e cila ajo u perpoq te dilte duke thirrur nje kongres ne Diber me 23 korrik 1909, diten e pervjetorit te shpalljes se kushtetutes.
Kongresi u organizua me nismen e Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", i cili per te krijuar pershtypjen se ky tubim ishte thirrur nga shqiptaret, ia ngarkoi shperndarjen e ftesave nje komisioni kushtetues vendas, te formuar posacerisht per kete qellim ne Diber. Nderkaq xhonturqit nuk hoqen dore nga synimi per t'i dhene ketij Kongresi nje karakter te pergjithshem osman, prandaj shpallen se qellimi kryesor i kesaj mbledhjeje do te ishte percaktimi i "qendrimit qe do te mbahej kundrejt projekteve te Fuqive te Medha per copetimin e Maqedonise dhe te Shqiperise", si edhe forcimi i "veprimtarise se perbashket per lulezimin e Perandorise dhe per menjanimin e shkaqeve te pakenaqesise dhe te ftohjes" midis elementeve te saj. Ne Kongres u ftuan te marrin pjese jo vetem shqiptaret, por edhe kombesite e tjera te gjashte vilajeteve te Turqise Evropiane.
Ne te vertete, duke thirrur Kongresin e Dibres, xhonturqit synonin te realizonin ate detyre qe nuk munden ta kryenin me ane te ekspeditave ushtarake: te nenshtronin shqiptaret dhe t'i detyronin te hiqnin dore nga lufta per clirimin kombetar ose, sic thuhej ne dokumentet e kohes, "per pavaresine e Shqiperise". Valiu i provinces se Manastirit, Fahri Pasha, vetem dy dite para hapjes se Kongresit, u kumtoi perfaqesuesve te huaj konsullore ne Manastir se "qellimi i thirrjes se Kongresit te Dibres eshte qe te ndikohet me mjete paqesore te shqiptaret per t'i qendruar besnik kushtetutes dhe qeverise turke". Me kete Kongres xhonturqit shpresonin gjithashtu te forconin lidhjet me parine e Shqiperise dhe te krijonin para botes se jashtme pershtypjen se turqit e rinj dhe shqiptaret kishin qellime te perbashketa dhe se ndermjet tyre ishte vendosur nje bashkepunim i ngushte. Ata shpresonin gjithashtu qe me tubime te tilla te fitonin kohe dhe, pasi te stabilizonin gjendjen ne vend, te shtypnin me dhune Levizjen Kombetare Shqiptare.
Per te terhequr ne Kongres vetem perkrahesit e tyre dhe per te mos u dhene kohe klubeve shqiptare, sidomos atyre te viseve te Shqiperise se Jugut, qe ishin me larg Dibres, te dergonin perfaqesuesit e vet ne kete mbledhje, xhonturqit i shpallen ftesat e tyre vetem 5-6 dite para Kongresit. Ftesat iu derguan kryesisht parise e krereve klerike myslimane, nga radhet e te cileve komitetet xhonturke dhe valinjte shpejtuan te zgjidhnin si delegate te Kongresit ithtaret e tyre. Megjithate, klubet shqiptare, sidomos ai i Manastirit dhe i Selanikut, qe ne ate kohe po pergatisnin thirrjen e Kongresit kombetar te Elbasanit, ndonese u gjenden te papergatitur, vepruan ne menyre energjike, zhvilluan nje veprimtari te dendur organizative per te derguar ne Kongresin e Dibres delegatet e tyre nga radhet e intelektualeve atdhetare, disa prej te cileve do te shkonin drejtperdrejt nga Dibra ne Elbasan.
Ne Kongres moren pjese 325 delegate nga qytetet e ndryshme te vilajeteve shqiptare dhe nga viset e tjera te Turqise Evropiane. Shumica e tyre ishin shqiptare, myslimane e te krishtere. Por krahas tyre kishte edhe delegate turq, 16 sllavo-maqedone, 15 greke, disa serbe e vllehe. Perberja e Kongresit qe heterogjene: nje pjese e mire qene klerike te larte dhe cifligare turkomane, nepunes, mesues e drejtore shkollash (turke e te huaja) dhe intelektuale me prirje xhonturke, ndersa disa ishin oficere xhonturq te veshur civile. Por ne Kongres moren pjese edhe mjaft perfaqesues te forcave atdhetare te levizjes kombetare, laike e klerike, te derguar kryesisht nga klubet e shoqerite atdhetare, midis te cileve qene Vehbi efendi Dibra, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, Hafiz Ali Korca, Llambi Kota, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashe Elbasani, Beniamin Nosi, Andrea Ballamaci, Qazim Beu (kryetar i klubit "Bashkimi" te Dibres), Jusuf Karahasani (nga Malesia e Dibres), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj.
Per t'iu pergjigjur qellimeve qe shtruan xhonturqit dhe per shkak te perberjes se tij, kuvendi mori emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman".
Kryetar i Kongresit u zgjodh Vehbi efendi Dibra, myfti i ketij sanxhaku, nje nga personalitetet me ndikim ne trevat shqiptare dhe i njohur njeherazi per atdhetarizmin e tij. Qysh ne fillim te punimeve te Kongresit, xhonturqit u orvaten t'u impononin delegateve programin e vet prej 4 pikash, te pergatitur qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", qe kishte per qellim te detyronte shqiptaret dhe perfaqesuesit e kombesive te tjera joturke te pranonin doktrinen e "osmanizmit", te shprehnin, krahas besnikerise ndaj kushtetutes, edhe gatishmerine per te mbrojtur Perandorine Osmane nga rreziku i jashtem dhe nga cdo levizje e brendshme kryengritese.
Me 24 korrik, diten e dyte te Kongresit, kryetari i tij, i detyruar te zbatonte rendin e dites te percaktuar qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", parashtroi rezoluten prej 4 pikash, qe ishte parapare te nenshkruhej pa diskutim nga gjithe delegatet dhe t'i dergohej ne formen e nje peticioni parlamentit turk. Por keto perpjekje te xhonturqve per t'i kufizuar punimet e Kongresit vetem me miratimin e kesaj rezolute, hasen ne kundershtimin e vendosur te atdhetareve shqiptare, "te delegateve nacionaliste", sic thuhet ne dokumentet bashkekohese, te cilet nuk pranuan te nenshkruanin verberisht dhe pa diskutim programin e paraqitur nga Komiteti.
Per shkak te qendreses se atdhetareve shqiptare, xhonturqit dhe perkrahesit e tyre u detyruan te terhiqeshin, pranuan qe punimet e metejshme te Kongresit te vijonin nepermjet nje Komisioni prej 40 delegatesh, te cileve, me qellim qe te neutralizohej grupi i atdhetareve shqiptare, iu shtuan edhe pese funksionare osmane, te caktuar nga Komiteti "Bashkim e Perparim". Komisioni, qe zgjodhi si kryetar Vehbi Dibren, u ngarkua te hartonte vendimet perfundimtare te Kongresit te Dibres.
Punimet e metejshme te Kongresit (te Komisionit), qe zgjaten disa dite me radhe dhe u zhvilluan ne gjuhen shqipe, u karakterizuan nga nje konfrontim i ashper midis dy grupimeve politike, atij proturk, qe perkrahte programin e paraqitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", dhe grupit te atdhetareve shqiptare, qe kerkonin te perfshiheshin ne program kerkesa te tilla kombetare, si futja ne shkolla e mesimit te detyrueshem te gjuhes shqipe dhe themelimi i shkollave shqipe ne gjithe Shqiperine. Keto kerkesa, si edhe ajo e mesimit te shqipes me alfabetin e Kongresit te Manastirit, ndeshen ne kundershtimin e xhonturqve dhe te delegateve turkomane shqiptare, sidomos te disa klerikeve te larte myslimane te derguar nga valiu i Shkodres e i Kosoves.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:31
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Megjithate, ne saje te kembenguljes se atdhetareve shqiptare, Kongresi, ne mbledhjen e tij te fundit me 28 korrik, miratoi nje program tjeter prej 17 pikash, te pergatitur nga Komisioni e te perbere prej dy pjesesh: pjesa e pare, prej 5 pikash, qe gjate diskutimeve u quajten "nene te bashkimit" ose "bashkimtare", perfaqesonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qe iu bene ne Kongres, nen trysnine e delegateve shqiptare. Ne kete pjese shprehej uniteti i te gjithe osmanllinjve dhe besnikeria e shqiptareve ndaj osmanizmit, vendosmeria e tyre per te respektuar regjimin kushtetues, per te mbrojtur me arme ne dore qeverine kushtetuese, ne rast se do te kercenohej nga jashte ose nga ata qe brenda vendit do t'u sherbenin ideve te huaja; kerkohej gjithashtu qe gjithe shqiptaret te kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak. Kjo pjese e programit, me gjithe ndryshimet qe pesoi ne Kongres, ruajti ne thelb karakterin e saj xhonturk. Ne pjesen e dyte te programit, te perbere nga 12 pika, te cilat gjate punimeve te Kongresit u quajten "nenet dytesore ose te nevojshme" (per shqiptaret - shen. i aut.), megjithese ne menyre mjaft te moderuar, u perfshine disa nga kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesit e rrymes kombetare shqiptare. Nje pjese e mire e masave qe perfshiheshin ketu kishin te benin me zhvillimin e pergjithshem ekonomik e kulturor te vilajeteve te Turqise Evropiane. Parashikohej ndertimi ne keto vilajete i hekurudhave dhe i rrugeve automobilistike; tharja e kenetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi ne Turqine Evropiane i shkollave normale turke per mesues dhe i shkollave te larta per tregti e mjeshteri (profesionale), ne te cilat te mesohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja ne nje nga qendrat e Turqise Evropiane e nje universiteti turk; likuidimi i menjehershem i "Shoqerise se duhanit te Perandorise Osmane" ("Regie des tabacs�?�") etj.
Krahas ketyre perfshiheshin edhe disa masa te vecanta per Shqiperine. Kerkohej qe te "hapeshin ne Shqiperi, ku arsimi eshte me i prapambetur, shkolla fillore, te mesme dhe te larta per tregeti e mjeshteri, ku gjuha shqipe te mesohej lirisht ne kufijte e desheruar". Mesimi i gjuhes shqipe dhe sasia e oreve per te i liheshin per t'i caktuar cdo lokaliteti te vecante. Nje mase e tille, edhe pse krijonte mundesine per mesimin e gjuhes shqipe, ishte larg kerkeses se Levizjes Kombetare Shqiptare per themelimin e shkollave kombetare shqipe dhe per futjen e mesimit te detyruar te shqipes ne shkolla. Vendimi qe u mor ne lidhje me alfabetin e gjuhes shqipe, per te perdorur "lirisht alfabetin turk ose shqiptar", ishte gjysmak dhe u celte rrugen xhonturqve e gjithe kundershtareve te alfabetit shqip per te penguar e per te luftuar perhapjen e shkrimit shqip.
Ne kete pjese te programit, po me kembenguljen e shqiptareve, kerkohej qe "ne emerimin e nepunesve t'u jepet perparesi banoreve vendas qe njihnin karakterin dhe zakonet e vendit", qe te hiqeshin shkollat fetare (te krijuara per shqiptaret ortodokse e per vllehet) nga administrimi i kishes dhe t'i jepeshin Ministrise se Arsimit, si dhe te njihej gjuha e vendit ne komunitetet fetare.
Duke qene i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur ne perberjen e vet nje shumice delegatesh turkomane, si edhe delegate nga kombesite e tjera te Turqise Evropiane, Kongresi i Dibres, me gjithe perpjekjet e atdhetareve shqiptare, sikurse theksohet ne dokumentet bashkekohese, nuk arriti te kthehej ne nje manifestim te pavarur dhe kombetar shqiptar. Ne vendimet e botuara ne formen e nje broshure te vecante ne Manastir me 1909 (1325), ky tubim mbante emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman". Po kete emertim do te kishin edhe kongreset e tjera, te cilat, sipas vendimit qe u mor ne Diber, do te thirreshin cdo vit ne nje nga qytetet e Turqise Evropiane?. Po keshtu, komisionet, qe Kongresi rekomandonte te krijoheshin ne qendra te ndryshme te Rumelise, "per te bashkuar te gjitha kombet e Perandorise Osmane" do te quheshin "Bashkimi i Kombeve" ("Ittihad-i Anasir").
Megjithate, ka rendesi te vecante fakti qe atdhetaret shqiptare e shnderruan Kongresin e Dibres ne nje arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, mbrojten te drejtat kombetare te popullit shqiptar dhe i detyruan organizatoret e tij xhonturq te pranonin disa nga kerkesat e tyre, te cilat, ndonese nuk shprehnin ne menyre te plote aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politiken e osmanizimit te ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe ithtaret e tij ne Shqiperi, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhane popullaritet, me anen e shtypit, te mitingjeve e te mjeteve te tjera, asaj pjese te vendimeve qe bente fjale per unitetin e shqiptareve, si "osmanllinj", me turqit dhe nuk perfillen aspak masat qe parashikonin mesimin, qofte edhe me kufizime, te gjuhes shqipe ne shkolla.
Por as vendimet e Kongresit te Dibres, as propaganda xhonturke per bashkepunimin e shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim" nuk munden te mbulonin kundershtite e kombit shqiptar me regjimin turqve te rinj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:59.
|
|