|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
17-08-09, 19:28
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Ismail Qemali arrinte ne perfundimin se rruga e vetme, per shpetimin e kombit shqiptar nga lakmite e te huajve, do te ishte lufta per autonomine e Shqiperise. "Shpresa e jone, jeta e jone, - shkruante ai, - lipset te jete: Veteurdhrimi i Shqiperise, nen hijen e Perandorise Osmane". Ai parashtroi ne kete dokument programin e vet politik per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, te cilen e shihte ne themelimin e nje shteti autonom shqiptar. Per kete duhej te bashkoheshin te gjitha viset ku flitej gjuha shqipe, te banuara nga popullsia shqiptare, ne nje vilajet te vetem, i cili do te mbante emrin Shqiperi, "Vilajeti Shqiptar" ("Arnautlluk Vilajeti") dhe do te kishte si kryeqytet Ohrin ose Elbasanin. Ne kufijte e Shqiperise autonome do te perfshiheshin nga vilajeti i Janines sanxhaket e qendres (i Janines), te Prevezes, te Gjirokastres dhe te Beratit; nga vilajeti i Shkodres sanxhaku i Shkodres me Malesine dhe sanxhaku i Durresit; nga vilajeti i Manastirit sanxhaku i qendres (i Manastirit), kazaja e Grebenese nga sanxhaku i Selfixhese, sanxhaket Dibres, te Korces dhe te Elbasanit; nga vilajeti i Kosoves sanxhaket e Shkupit, te Prishtines, te Pejes dhe te Prizrenit.
Shqiperia autonome do te qeverisej nga nje guvernator i derguar nga Stambolli, prane te cilit do te vepronte, po si organ ekzekutiv, Keshilli i Pleqve. Mesimi ne te gjitha shkollat do te zhvillohej ne gjuhen shqipe. Shqipja do te perdorej, bashke me turqishten, edhe ne shkollat e larta. Gjithe nepunesit civile e ushtarake do te ishin shqiptare nga kombesia. Ushtria, qe do te perbehej nga shqiptaret, do te sherbente brenda kufijve te Shqiperise. Ashtu si Sami Frasheri, edhe Ismail Qemali mendonte qe organizimi shteteror i Shqiperise autonome te ishte i tille qe, kur Perandoria Osmane te shthurej, Shqiperia te qendronte ne kembe dhe te dilte prej saj si shtet i pavarur.
Ismail Qemali parashtroi ne kete thirrje programin me te plote dhe me te pershtatshem per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, rreth te cilit shpresonte te bashkonte jo vetem krahun radikal te levizjes politiko-kulturore, forcat atdhetare qe drejtonin klubet dhe shoqerite shqiptare, por edhe kryengritesit e Kosoves e te Veriut te Shqiperise, te cilet luftonin kunder ekspeditave ushtarake te Xhavit Pashes dhe kunder qeverise xhonturke qe i kishte organizuar ato.
Nderkaq vijoi ne Kosove qendresa kunderosmane, vater e se ciles u be Ferizaj me rrethinat e tij. Levizja kryengritese ne Ferizaj ishte e lidhur me veprimtarine e nje komiteti te fshehte, qe filloi te vepronte ne kete rreth ne veren e vitit 1909. Me nismen e tij, me 20-22 gusht u mbajt ne Ferizaj nje manifestim i gjere i shqiptareve te armatosur, ku, pervec popullsise se ketij qyteti dhe te rrethinave te tij, moren pjese edhe banore te rretheve te Gjilanit e te Prishtines, qe protestuan kunder taksave te reja, qe vuri ne ate kohe qeveria xhonturke. Me 22 gusht numri i demonstruesve u shtua duke arritur ne 3 000 veta. Po ne kete dite, forcat ushtarake osmane, te derguara nga Shkupi e Selaniku, goditen shqiptaret e tubuar ne Ferizaj dhe vrane 12 prej tyre e plagosen disa te tjere. Konflikte te armatosura ndermjet shqiptareve e ushtrise pati edhe ne rrugen Ferizaj-Gjilan.
Ne ditet e fundit te gushtit levizja u perhap ne rrethin e Pejes, midis Gucise e Beranes. Per te ndeshkuar popullsine e kesaj ane u derguan ato dite nga Peja, Shkupi, Prizreni e Selaniku forca te tjera ushtarake, qe goditen kryengritesit ne hapesiren midis Gucise e Beranes. Ne te njejten kohe vijuan perpjekjet edhe me kryengritesit e Rugoves.
Ne fund te gushtit dhe ne fillim te shtatorit levizja perfshiu Lumen e Podrimen, ne sanxhakun e Prizrenit. Lumjanet, ashtu si shumica e popullsise se sanxhakut te Prizrenit, paten luftuar per shpalljen e kushtetutes turke, ne korrik te vitit 1908. Qendresa e tyre e armatosur nuk drejtohej kunder kushtetutes, por kunder politikes se xhonturqve, te cilet shkelen premtimet qe u kishin bere shqiptareve gjate revolucionit per te kufizuar taksat, per t'u dhene te drejtat kombetare, madje edhe autonomine, dhe kerkonin t'u hiqnin banoreve te ketyre krahinave edhe ato privilegje qe i gezonin prej shekujsh sipas venomeve te tyre, te njohura edhe nga sulltanet osmane.
Me 3 e 4 shtator rreth 700-800 kryengrites lumjane, te udhehequr nga Ramadan Zaskoku, u pergatiten te hynin ne Prizren per t'i paraqitur mytesarifit kerkesat e tyre. Megjithate, per te shmangur konfliktin e armatosur me garnizonin e Prizrenit, qe u pergatit te rezistonte, kryengritesit pranuan te shperndaheshin dhe te dergonin ne Prizren nje komision prej 20-30 vetash, i cili do te paraqiste kerkesat e tyre paqesore, qe duhej t'u percilleshin edhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Por Stambolli ndermori nje fushate te re ushtarake kunder shqiptareve. Me 6 shtator 1909 Xhavit Pasha, ne krye te 8 batalioneve te kembesorise dhe 2 baterive te artilerise malore, u nis nga Mitrovica per ne Prizren. Gjate rruges nga Ferizaj per ne Prizren ushtria turke sulmoi e shkaterroi krejtesisht katundin Duhl dhe rrenoi gjithashtu 60 shtepi te katundit Bllace. Nga Prizreni Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve, u hodh ne Lume, ku dogji e shkaterroi fshatra te tera, duke i lene lumjanet pa shtepi e katandi. Per t'u shpetuar masakrave popullsia e Lumes u terhoq ne Has e ne zona te tjera malore, pertej Drinit te Bardhe.
Por, i goditur nga kryengritesit lumjane ne perendim te Prizrenit, Xhavit Pasha, pasi shkaterroi me topa Bllacen e fshatrat e tjera te Lumes, u terhoq perseri ne Prizren, ku tashme qene perqendruar rreth 3 500 ushtare, me dy bateri malore.
Per te dale nga gjendja e veshtire, pashai turk dergoi ne Lume nga Shkupi deputetin shqiptar Nexhip bej Draga, nje nga drejtuesit e klubit te atij qyteti, i njohur per ndjenjat atdhetare. Nexhip Draga, ashtu si shume intelektuale te tjere shqiptare, e quante te parakohshme qendresen e armatosur kunder regjimit xhonturk, prandaj hyri ne bisedime me lumjanet dhe i bindi te mos u kundershtonin ushtrive te Xhavit Pashes. Me 11 shtator Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve dhe te nje baterie malore, u dynd ne Lume. Lumjanet nuk e fshehen pakenaqesine e tyre, megjithate ruajten per nje kohe qetesine. Ushtria e tij zuri katundin Bicaj, qendren e kajmekamllekut te Lumes, ku filloi te carmatoste banoret. Me 15 shtator, kur u drejtua per ne Kolesian, u sulmua gjate rruges nga kryengritesit, qe vrane e plagosen disa ushtare dhe e detyruan ate te kthehej perseri ne Bicaj, ku beri raprezalje te medha. Sipas informatave te Xhavit Pashes, kryengritesit lane ne kete perpjekje 100 te vrare, ndersa Bicaj u shkaterrua nga goditjet e artilerise, qe rrafshoi me token 37 kulla.
Me 16 shtator, kur ushtria osmane vazhdoi ekspediten drejt jugut te Bicajt, u godit ne pyjet e Kolesianit nga kryengritesit, qe pas nje perleshjeje te shkurter u terhoqen ne zonen malore. Edhe ketu Xhavit Pasha shkaterroi krejtesisht fshatin Kolesian, duke perfshire edhe kullen e udheheqesit te lumjaneve, Islam Spahiut, si edhe katundet perreth, Nange, Bushat, Gabrice, Mamez, Pobreg etj. Gjate ketyre perleshjeve u plagos edhe drejtuesi tjeter i kryengritesve, Ramadan Zaskoku. Gjithe kryengritesit, qe ishin arrestuar gjate luftimeve dhe qene mbyllur ne kazermat e Bicajt, u pushkatuan pa gjyq, kurse njerezit u varferuan deri ne ate shkalle sa, sikurse pohojne pjesemarresit turq te kesaj ekspedite, "u mbeti vetem shpirti, te cilin e jepnin pa dhimbje".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:29
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Xhavit Pasha nuk arriti te depertonte, sic kishte parashikuar, drejt Drinit, sepse me 19 shtator u sulmua perseri ne Kolesian nga kryengritesit, qe kete here i shkaktuan humbje edhe me te renda dhe e detyruan te terhiqej ne Prizren. Se bashku me ushtrine populli deboi edhe nepunesit e administrates osmane dhe gjykatesit e kajmekamllekut te Bicajt.
Sado qe Xhavit Pasha, ne relacionet qe i conte Stambollit, i zvogelonte se tepermi humbjet e tij, ai pati ne luftimet me shqiptaret shume te vrare e te plagosur. Shtypi shqiptar, duke u mbeshtetur ne deshmite e ushtareve turq, pjesemarres te ketyre luftimeve, shkruante se vetem ne Lume Xhavit Pasha la rreth 1 000 ushtare te vrare ("Dielli", Boston, 24 shtator 1909: "Pa komplimente"). Veshtire eshte te percaktohen demet ne njerez te kryengritesve, megjithate, po te gjykohet nga relacionet konsullore te kohes dhe te dhenat e Xhavit Pashes, arrihet ne perfundimin se kryengritesit kane pasur rreth 300-500 te vrare, midis te cileve edhe 8-10 komandante.
Ne intervisten qe i dha me 20 shtator 1909 gazetes "Le Progres de Salonique" ("Perparimi i Selanikut"), Xhavit Pasha deklaroi se qellimi i ekspedites ishte "te likuidonte disa rebele shqiptare", megjithate e pati te veshtire te justifikonte me kete persekutimet masive e barbare qe beri gjate fushates ushtarake ne Lume e ne vise te tjera te Shqiperise se Veriut. Keto, sic i relatonte qeverise se tij konsulli italian ne Shkup, u kryen "me metodat e lashta te barbarise turke, qe turqit nuk i kishin harruar". Kete egersi te xhonturqve e shprehu edhe Xhavit Pasha, kur u deklaroi gazetareve angleze, franceze etj., se "nuk do te prehej para se t'ua shtypte koken shqiptareve".
Megjitheketo mizori, Xhavit Pasha nuk arriti te shtypte qendresen e shqiptareve dhe te perballonte goditjet e tyre, rrjedhimisht nuk u largua nga Luma si fitimtar. Personalitetet shteterore te kohes arriten, atehere, ne perfundimin se ekspedita e tij pesoi disfate.
Ngjarjet e shtatorit te vitit 1909 ne Shqiperine e Veriut vune ne levizje shqiptaret qe vepronin ne Stamboll e sidomos grupin e deputeteve. Ne promemorjen, qe doktor Ibrahim Temoja nga Struga dhe doktor Zenel Abedini nga Gjilani i drejtuan nga Stambolli ministrit te Brendshem, Talat Beut, me 21 shtator 1909, denohej dhuna ushtarake ndaj shqiptareve te viseve te veriut si nje veprim krejtesisht i paligjshem dhe i paudhe. Me shqiptaret qe ndihmuan per shpalljen e kushtetutes, theksonin autoret e saj, duhet vepruar me keshilla e me urtesi dhe jo sic po ben qeveria, me topa dhe me dyfeke, qe nxisin edhe me shume pakenaqesine e popullsise se Shqiperise. Ne kete dokument thuhej se ishte qeveria ajo qe i detyroi shqiptaret te rrembenin armet, se ata po mbrojne te drejtat e tyre te ligjshme, po ashtu sic luftuan per kushtetuten dhe per lirine e pergjithshme. "Ne vend qe te perdorni armet kunder tyre, - thuhej ne promemorje, - perhapni arsimin dhe zhdukni injorancen". Por ministri i Brendshem, Talat Beu, nuk ua vuri veshin as protestave te atdhetareve shqiptare, as edhe propozimeve te tyre per te ndaluar gjakderdhjen.
Edhe shtypi patriotik shqiptar e quante qendresen e shqiptareve nje mbrojtje te ligjshme, te provokuar nga dhuna ushtarake e xhonturqve. "U rane me qafe pa ndonje shkak te vertete, - shkruante gazeta "Korca" me 14 shtator 1909, - Xhavit Pasha, sikur ndiqte armiqte, preu e po pret eshtrat e vellezerve tane dhe ka lene shume eter e nena pa bij, shume motra pa vellezer, shume gra pa burra dhe foshnja neper rruge".
Ekspeditat ndeshkimore ashpersuan marredheniet e xhonturqve me shqiptaret ne teresi. Valiu i Kosoves, Masar Beu, i shkruante ato dite Portes se Larte se ekspedita e Xhavit Pashes, ne vend qe ta qetesonte gjendjen ne Lume, e acaroi edhe me shume, shkaktoi pakenaqesine e pergjithshme te popullsise se Kosoves.
Per kete u bind edhe Stambolli, qe urdheroi Xhavit Pashen te merrej vesh me kryengritesit. Me 2 tetor ai pranoi propozimet e Mustafa Lites, njerit prej udheheqesve te kryengritesve, qe ne emer te te gjthe popullsise se Lumes i premtoi se shqiptaret e kesaj zone do t'u nenshtroheshin urdhrave te qeverise, me kusht qe ekspedita e tij ushtarake te terhiqej nga Luma. Pas kesaj ndodhi terheqja e Xhavit Pashes dhe e ushtrise se tij nga Luma e Prizreni, qe shkaktoi habine e bashkekohesve te huaj ne Turqi e jashte saj. Me 5 tetor Xhavit Pasha ishte kthyer tanime ne Mitrovice.
Por, pa perfunduar ende ekspedita ushtarake ne Lume, shpertheu kryengritja ne Malesine e Dibres, ku, pervec popullsise vendase, ishin mbledhur edhe shume nga kryengritesit kosovare. Ketu u mbajt nje tubim i gjere, ku moren pjese rreth 2 000 veta nga Malesia, Dibra e Poshtme, Mati e Mirdita, qe vijoi dy dite me radhe, me 14 e 15 shtator. Ne tubim u kerkua qe shqiptaret te luftonin per veteqeverisjen e atdheut te tyre. Per te penguar shtrirjen e levizjes ne gjithe sanxhakun e Dibres, Porta e Larte, pervec batalioneve qe ndodheshin ne qytetin e Dibres, dergoi me 27 shtator forca te tjera ushtarake nga Selaniku.
Megjithate, levizja u shtri edhe ne Dibren e Poshtme, ku mori permasa edhe me te medha. Shqiptaret braktisen fshatrat e zune grykat malore per t'i bere prite ushtrise osmane. Ketu u perqendruan, ne dhjeteditshin e pare te tetorit, forcat kryesore ushtarake osmane. Komanda e ekspedites kunder Dibres se Poshtme iu besua Xhavit Beut, i cili me 26 tetor 1909, ne krye te 300 ushtareve te pajisur me topa, u fut midis fshatrave Dardhe e Rexhe, qe njihej si zona ku kryengritesit zhvillonin tubimet e tyre, ndersa nje force tjeter ushtarake u dergua ne Mat dhe ne rrethet e tij. Megjithate, Xhavit Beu shume shpejt u detyrua te terhiqte ushtrite e tij nga Dibra e Poshtme dhe nga Malesia, pa arritur ta nenshtronte popullsine e tyre.
Ekspeditat ushtarake e dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha mbi shqiptaret provuan se qellimi i xhonturqve nuk ishte "te mbronin" rendin kushtetues, te kercenuar gjoja nga "reaksionaret shqiptare", por te vendosnin nje regjim te centralizuar te skajshem ne Perandorine Osmane. Me keto masa Komiteti "Bashkim e Perparim" synonte te pengonte gjithashtu zgjerimin e levizjes kombetare, kulturore dhe autonomiste ne Shqiperi, pjese e se ciles ishte edhe kryengritja qe po zhvillohej atehere ne krahinat veriore te vendit.
Ne memorandumin qe kryengritesit e Gegerise i dorezuan qeverise turke, ne fundin e tetorit te vitit 1909, krahas amnistise per pjesemarresit ne kryengritje, parashtroheshin edhe kerkesa me karakter kombetar, si futja e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe emerimi ne Shqiperi i nepunesve qe e njihnin vendin. Shqiptaret e zonave malore u treguan gjithashtu te gatshem te hiqnin dore nga disa prej venomeve te tyre, por kerkuan qe t'i jepej popullsise se zonave te aferta me kufirin me Malin e Zi e drejta per mbajtjen e armeve, qe te ndertoheshin fortifikata ne kufi dhe te ndryshonte menyra e mbledhjes se taksave sipas gjendjes se vendit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:29
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kerkesa te njejta me keto i parashtruan qeverise turke edhe klubi shqiptar i Stambollit se bashku me klubet e tjera te Shqiperise.
Dhuna ushtarake mbi shqiptaret u denoncua boterisht nga shqiptaret e Stambollit. Ne fund te tetorit u formua nje Komitet Nismetar Kombetar, i perbere nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashe Deralla (Tetova), i cili organizoi ne Aksaraj te Stambollit dy tubime te rendesishme, njerin me 27 tetor dhe nje tjeter me 5 e 8 nentor 1909. Si ne mbledhjen e pare, ashtu edhe ne te dyten moren pjese dhjetera veta, intelektuale te profesioneve te ndryshme dhe deputete, qe perfaqesonin te kater vilajetet shqiptare. Ne mbledhjen e nentorit u miratua nje promemorje, ne te cilen pershkruhej gjendja tragjike, qe ishte krijuar ne Shqiperine e Veriut per shkak te operacioneve ushtarake te qeverise. Vihej theksi ne menyre te vecante ne ndihmesen e shqiptareve per shpalljen e kushtetutes me 1908 dhe per mbrojtjen e saj gjate ngjarjeve kunderrevolucionare te 13 prillit 1909. Ishin forcat ushtarake qeveritare, thuhej ne promemorje, ato qe perdoren te parat forcen, qe ngjallen tmerr kudo ku shkelen dhe u bene shkak per armiqesimin e popullsise me qeverine. Ne keto rrethana, shqiptaret u detyruan te ngrene flamurin e kryengritjes. Edhe per ngjarjet e Lumes behej fajtore qeveria qe deshi t'i shtypte ato me ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes, qe perdori armet dhe dogji fshatrat e Lumes e te Prizrenit. Edhe pse ushtria u terhoq, ajo la pas zona te shkretuara dhe urrejtjen e popullit.
Me qellim qe ne te ardhmen te mos ndodhnin ngjarje te tilla, atdhetaret shqiptare te Stambollit i propozonin qeverise te ndermerrte keto masa: te dergohej ne Shqiperine e Veriut nje komision per te bere hetimet ne vend per shkaqet e ngjarjeve qe u parashtruan me lart; te gjithe ata qe kishin bere veprime te keqija te denoheshin sipas ligjeve; te ngriheshin organet e rregullta te drejtesise; te emeroheshin ne ato zona te Shqiperise se Veriut nepunes, qe dinin gjuhen e vendit dhe qe do te ndihmonin ne perparimin e popullsise; te ngriheshin fortifikime ne kufirin me Malin e Zi per t'i mbrojtur ato vise nga sulmet e malazezeve; te mos shtrihej ne vilajetet e Shkodres, te Kosoves e te Manastirit sherbimi i detyrueshem ushtarak, i cili nuk ka qene njohur asnjehere nga popullsia; te ndertoheshin sa me pare rruget, ku te gjenin pune banoret e varfer te atyre viseve, te cilet detyroheshin te shkonin ne emigracion ne Serbi, ne Bullgari e ne Hungari; te hapeshin shkolla fillore ne fshatra e ne ato qytete ku nuk kishte te tilla.
Promemorja iu dorezua me 13 nentor 1909 ministrit te Brendshem, Talat Beut, per t'ia percjelle qeverise. Ajo u nenshkrua gjithashtu nga deputetet shqiptare te parlamentit, te cilet kerkuan qe Xhavit Pasha te largohej nga Rumelia dhe te hidhej ne gjyq si shkaktar i trazirave ne Gegeri.
Mbledhjet, qe u organizuan nga atdhetaret shqiptare e nga grupi i deputeteve, paten jehone ne Stamboll dhe ne opinionin publik ne pergjithesi; ato treguan, sic shkruante gazeta "Lirija" e Selanikut me 12 dhjetor 1909, se "shqiptaret qenkan te zote dhe kur duan mund te mblidhen e te kuvendojne per te miren e kombit".
Dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha dhe nga ushtria osmane mbi shqiptaret e thelloi edhe me shume hendekun midis popullit shqiptar e xhonturqve, forcoi te shqiptaret bindjen se interesat e tyre si komb ishin krejt te vecante nga ata te xhonturqve. Ne nje korrespondence te derguar nga Shkupi dhe te botuar ne gazeten "Dielli" me 26 nentor 1909, thuhej se "kombetaria pati prej sjelljeve te turqve nje fitim te madh", se "pas ngjarjeve te Lumes filloi te gjallerohet edhe me teper levizja kombetare ne Kosove, u perhapen aq shume idete dhe deshirat per veteqeverimin e Shqiperise, sa nuk ishte menduar kurre e qe as me nje propagande 20-vjecare nuk do te kishim mundur t'i arrinim".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:30
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kongresi i Dibres (23-29 korrik 1909)
Ngjarjet ne Shqiperi e vune qeverine xhonturke ne nje pozite te veshtire, nga e cila ajo u perpoq te dilte duke thirrur nje kongres ne Diber me 23 korrik 1909, diten e pervjetorit te shpalljes se kushtetutes.
Kongresi u organizua me nismen e Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", i cili per te krijuar pershtypjen se ky tubim ishte thirrur nga shqiptaret, ia ngarkoi shperndarjen e ftesave nje komisioni kushtetues vendas, te formuar posacerisht per kete qellim ne Diber. Nderkaq xhonturqit nuk hoqen dore nga synimi per t'i dhene ketij Kongresi nje karakter te pergjithshem osman, prandaj shpallen se qellimi kryesor i kesaj mbledhjeje do te ishte percaktimi i "qendrimit qe do te mbahej kundrejt projekteve te Fuqive te Medha per copetimin e Maqedonise dhe te Shqiperise", si edhe forcimi i "veprimtarise se perbashket per lulezimin e Perandorise dhe per menjanimin e shkaqeve te pakenaqesise dhe te ftohjes" midis elementeve te saj. Ne Kongres u ftuan te marrin pjese jo vetem shqiptaret, por edhe kombesite e tjera te gjashte vilajeteve te Turqise Evropiane.
Ne te vertete, duke thirrur Kongresin e Dibres, xhonturqit synonin te realizonin ate detyre qe nuk munden ta kryenin me ane te ekspeditave ushtarake: te nenshtronin shqiptaret dhe t'i detyronin te hiqnin dore nga lufta per clirimin kombetar ose, sic thuhej ne dokumentet e kohes, "per pavaresine e Shqiperise". Valiu i provinces se Manastirit, Fahri Pasha, vetem dy dite para hapjes se Kongresit, u kumtoi perfaqesuesve te huaj konsullore ne Manastir se "qellimi i thirrjes se Kongresit te Dibres eshte qe te ndikohet me mjete paqesore te shqiptaret per t'i qendruar besnik kushtetutes dhe qeverise turke". Me kete Kongres xhonturqit shpresonin gjithashtu te forconin lidhjet me parine e Shqiperise dhe te krijonin para botes se jashtme pershtypjen se turqit e rinj dhe shqiptaret kishin qellime te perbashketa dhe se ndermjet tyre ishte vendosur nje bashkepunim i ngushte. Ata shpresonin gjithashtu qe me tubime te tilla te fitonin kohe dhe, pasi te stabilizonin gjendjen ne vend, te shtypnin me dhune Levizjen Kombetare Shqiptare.
Per te terhequr ne Kongres vetem perkrahesit e tyre dhe per te mos u dhene kohe klubeve shqiptare, sidomos atyre te viseve te Shqiperise se Jugut, qe ishin me larg Dibres, te dergonin perfaqesuesit e vet ne kete mbledhje, xhonturqit i shpallen ftesat e tyre vetem 5-6 dite para Kongresit. Ftesat iu derguan kryesisht parise e krereve klerike myslimane, nga radhet e te cileve komitetet xhonturke dhe valinjte shpejtuan te zgjidhnin si delegate te Kongresit ithtaret e tyre. Megjithate, klubet shqiptare, sidomos ai i Manastirit dhe i Selanikut, qe ne ate kohe po pergatisnin thirrjen e Kongresit kombetar te Elbasanit, ndonese u gjenden te papergatitur, vepruan ne menyre energjike, zhvilluan nje veprimtari te dendur organizative per te derguar ne Kongresin e Dibres delegatet e tyre nga radhet e intelektualeve atdhetare, disa prej te cileve do te shkonin drejtperdrejt nga Dibra ne Elbasan.
Ne Kongres moren pjese 325 delegate nga qytetet e ndryshme te vilajeteve shqiptare dhe nga viset e tjera te Turqise Evropiane. Shumica e tyre ishin shqiptare, myslimane e te krishtere. Por krahas tyre kishte edhe delegate turq, 16 sllavo-maqedone, 15 greke, disa serbe e vllehe. Perberja e Kongresit qe heterogjene: nje pjese e mire qene klerike te larte dhe cifligare turkomane, nepunes, mesues e drejtore shkollash (turke e te huaja) dhe intelektuale me prirje xhonturke, ndersa disa ishin oficere xhonturq te veshur civile. Por ne Kongres moren pjese edhe mjaft perfaqesues te forcave atdhetare te levizjes kombetare, laike e klerike, te derguar kryesisht nga klubet e shoqerite atdhetare, midis te cileve qene Vehbi efendi Dibra, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, Hafiz Ali Korca, Llambi Kota, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashe Elbasani, Beniamin Nosi, Andrea Ballamaci, Qazim Beu (kryetar i klubit "Bashkimi" te Dibres), Jusuf Karahasani (nga Malesia e Dibres), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj.
Per t'iu pergjigjur qellimeve qe shtruan xhonturqit dhe per shkak te perberjes se tij, kuvendi mori emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman".
Kryetar i Kongresit u zgjodh Vehbi efendi Dibra, myfti i ketij sanxhaku, nje nga personalitetet me ndikim ne trevat shqiptare dhe i njohur njeherazi per atdhetarizmin e tij. Qysh ne fillim te punimeve te Kongresit, xhonturqit u orvaten t'u impononin delegateve programin e vet prej 4 pikash, te pergatitur qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", qe kishte per qellim te detyronte shqiptaret dhe perfaqesuesit e kombesive te tjera joturke te pranonin doktrinen e "osmanizmit", te shprehnin, krahas besnikerise ndaj kushtetutes, edhe gatishmerine per te mbrojtur Perandorine Osmane nga rreziku i jashtem dhe nga cdo levizje e brendshme kryengritese.
Me 24 korrik, diten e dyte te Kongresit, kryetari i tij, i detyruar te zbatonte rendin e dites te percaktuar qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", parashtroi rezoluten prej 4 pikash, qe ishte parapare te nenshkruhej pa diskutim nga gjithe delegatet dhe t'i dergohej ne formen e nje peticioni parlamentit turk. Por keto perpjekje te xhonturqve per t'i kufizuar punimet e Kongresit vetem me miratimin e kesaj rezolute, hasen ne kundershtimin e vendosur te atdhetareve shqiptare, "te delegateve nacionaliste", sic thuhet ne dokumentet bashkekohese, te cilet nuk pranuan te nenshkruanin verberisht dhe pa diskutim programin e paraqitur nga Komiteti.
Per shkak te qendreses se atdhetareve shqiptare, xhonturqit dhe perkrahesit e tyre u detyruan te terhiqeshin, pranuan qe punimet e metejshme te Kongresit te vijonin nepermjet nje Komisioni prej 40 delegatesh, te cileve, me qellim qe te neutralizohej grupi i atdhetareve shqiptare, iu shtuan edhe pese funksionare osmane, te caktuar nga Komiteti "Bashkim e Perparim". Komisioni, qe zgjodhi si kryetar Vehbi Dibren, u ngarkua te hartonte vendimet perfundimtare te Kongresit te Dibres.
Punimet e metejshme te Kongresit (te Komisionit), qe zgjaten disa dite me radhe dhe u zhvilluan ne gjuhen shqipe, u karakterizuan nga nje konfrontim i ashper midis dy grupimeve politike, atij proturk, qe perkrahte programin e paraqitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", dhe grupit te atdhetareve shqiptare, qe kerkonin te perfshiheshin ne program kerkesa te tilla kombetare, si futja ne shkolla e mesimit te detyrueshem te gjuhes shqipe dhe themelimi i shkollave shqipe ne gjithe Shqiperine. Keto kerkesa, si edhe ajo e mesimit te shqipes me alfabetin e Kongresit te Manastirit, ndeshen ne kundershtimin e xhonturqve dhe te delegateve turkomane shqiptare, sidomos te disa klerikeve te larte myslimane te derguar nga valiu i Shkodres e i Kosoves.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:31
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Megjithate, ne saje te kembenguljes se atdhetareve shqiptare, Kongresi, ne mbledhjen e tij te fundit me 28 korrik, miratoi nje program tjeter prej 17 pikash, te pergatitur nga Komisioni e te perbere prej dy pjesesh: pjesa e pare, prej 5 pikash, qe gjate diskutimeve u quajten "nene te bashkimit" ose "bashkimtare", perfaqesonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qe iu bene ne Kongres, nen trysnine e delegateve shqiptare. Ne kete pjese shprehej uniteti i te gjithe osmanllinjve dhe besnikeria e shqiptareve ndaj osmanizmit, vendosmeria e tyre per te respektuar regjimin kushtetues, per te mbrojtur me arme ne dore qeverine kushtetuese, ne rast se do te kercenohej nga jashte ose nga ata qe brenda vendit do t'u sherbenin ideve te huaja; kerkohej gjithashtu qe gjithe shqiptaret te kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak. Kjo pjese e programit, me gjithe ndryshimet qe pesoi ne Kongres, ruajti ne thelb karakterin e saj xhonturk. Ne pjesen e dyte te programit, te perbere nga 12 pika, te cilat gjate punimeve te Kongresit u quajten "nenet dytesore ose te nevojshme" (per shqiptaret - shen. i aut.), megjithese ne menyre mjaft te moderuar, u perfshine disa nga kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesit e rrymes kombetare shqiptare. Nje pjese e mire e masave qe perfshiheshin ketu kishin te benin me zhvillimin e pergjithshem ekonomik e kulturor te vilajeteve te Turqise Evropiane. Parashikohej ndertimi ne keto vilajete i hekurudhave dhe i rrugeve automobilistike; tharja e kenetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi ne Turqine Evropiane i shkollave normale turke per mesues dhe i shkollave te larta per tregti e mjeshteri (profesionale), ne te cilat te mesohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja ne nje nga qendrat e Turqise Evropiane e nje universiteti turk; likuidimi i menjehershem i "Shoqerise se duhanit te Perandorise Osmane" ("Regie des tabacs�?�") etj.
Krahas ketyre perfshiheshin edhe disa masa te vecanta per Shqiperine. Kerkohej qe te "hapeshin ne Shqiperi, ku arsimi eshte me i prapambetur, shkolla fillore, te mesme dhe te larta per tregeti e mjeshteri, ku gjuha shqipe te mesohej lirisht ne kufijte e desheruar". Mesimi i gjuhes shqipe dhe sasia e oreve per te i liheshin per t'i caktuar cdo lokaliteti te vecante. Nje mase e tille, edhe pse krijonte mundesine per mesimin e gjuhes shqipe, ishte larg kerkeses se Levizjes Kombetare Shqiptare per themelimin e shkollave kombetare shqipe dhe per futjen e mesimit te detyruar te shqipes ne shkolla. Vendimi qe u mor ne lidhje me alfabetin e gjuhes shqipe, per te perdorur "lirisht alfabetin turk ose shqiptar", ishte gjysmak dhe u celte rrugen xhonturqve e gjithe kundershtareve te alfabetit shqip per te penguar e per te luftuar perhapjen e shkrimit shqip.
Ne kete pjese te programit, po me kembenguljen e shqiptareve, kerkohej qe "ne emerimin e nepunesve t'u jepet perparesi banoreve vendas qe njihnin karakterin dhe zakonet e vendit", qe te hiqeshin shkollat fetare (te krijuara per shqiptaret ortodokse e per vllehet) nga administrimi i kishes dhe t'i jepeshin Ministrise se Arsimit, si dhe te njihej gjuha e vendit ne komunitetet fetare.
Duke qene i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur ne perberjen e vet nje shumice delegatesh turkomane, si edhe delegate nga kombesite e tjera te Turqise Evropiane, Kongresi i Dibres, me gjithe perpjekjet e atdhetareve shqiptare, sikurse theksohet ne dokumentet bashkekohese, nuk arriti te kthehej ne nje manifestim te pavarur dhe kombetar shqiptar. Ne vendimet e botuara ne formen e nje broshure te vecante ne Manastir me 1909 (1325), ky tubim mbante emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman". Po kete emertim do te kishin edhe kongreset e tjera, te cilat, sipas vendimit qe u mor ne Diber, do te thirreshin cdo vit ne nje nga qytetet e Turqise Evropiane?. Po keshtu, komisionet, qe Kongresi rekomandonte te krijoheshin ne qendra te ndryshme te Rumelise, "per te bashkuar te gjitha kombet e Perandorise Osmane" do te quheshin "Bashkimi i Kombeve" ("Ittihad-i Anasir").
Megjithate, ka rendesi te vecante fakti qe atdhetaret shqiptare e shnderruan Kongresin e Dibres ne nje arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, mbrojten te drejtat kombetare te popullit shqiptar dhe i detyruan organizatoret e tij xhonturq te pranonin disa nga kerkesat e tyre, te cilat, ndonese nuk shprehnin ne menyre te plote aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politiken e osmanizimit te ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe ithtaret e tij ne Shqiperi, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhane popullaritet, me anen e shtypit, te mitingjeve e te mjeteve te tjera, asaj pjese te vendimeve qe bente fjale per unitetin e shqiptareve, si "osmanllinj", me turqit dhe nuk perfillen aspak masat qe parashikonin mesimin, qofte edhe me kufizime, te gjuhes shqipe ne shkolla.
Por as vendimet e Kongresit te Dibres, as propaganda xhonturke per bashkepunimin e shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim" nuk munden te mbulonin kundershtite e kombit shqiptar me regjimin turqve te rinj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:31
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kongresi Kombetar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)
Kongresi i Dibres nuk e ndryshoi vendimin e marre qysh me pare nga rrethet atdhetare per te mbledhur nje kongres kombetar ne Elbasan, i cili do te shqyrtonte ne menyre te vecante problemin e shkolles shqipe qe ishte bere objekt i sulmeve te xhonturqve, pergatitjen e mesuesve, organizimin ne shkalle kombetare te rrjetit te shkollave shqipe, drejtimin e perqendruar te tyre nga nje institucion kombetar dhe sigurimin e mjeteve financiare per mbajtjen e tyre. Thirrja e tij behej e domosdoshme edhe per shkak te rritjes se rrjetit te shkollave shqipe pas Kongresit te Manastirit.
Pak kohe para thirrjes se Kongresit (me 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqise, nen trysnine e kerkesave kembengulese te shqiptareve, u detyrua te njoftonte vilajetet qe te perfshinin ne programin mesimor te shkollave shteterore, qytetese (ruzhdie) dhe ne gjimnazet (idadie), mesimin e gjuhes se vendit (shqipe) dhe qe mesuesit e kesaj gjuhe te paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte nje rethane qe favorizonte punimet e Kongresit te Elbasanit per ceshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismen e klubit shqiptar te Selanikut, i cili, qysh ne fund te marsit njoftoi per kete klubet e shoqerite shqiptare, ndersa me pergatitjen e tij te drejtperdrejte u moren klubet "Bashkimi" e "Vllaznia" te Elbasanit, qe u shperndane ftesat klubeve dhe shoqerive shqiptare brenda e jashte vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap me 2 shtator te vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri me 8 shtator. Ne te moren pjese 35 delegate, perfaqesues te klubeve dhe te shoqerive shqiptare te qyteteve te tilla te Shqiperise, si Tirana, Durresi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korca, Berati, Leskoviku, Permeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, te Skraparit etj. Nuk munden te dergonin delegatet e tyre Vlora, per shkak te terrorit te xhonturqve mbi atdhetaret e ketij qyteti, Shkodra, per arsye te veprimtarise se reaksionit xhonturk, te perkrahur nga kleriket konservatore dhe elementet fanatike turkomane, si edhe vilajeti i Kosoves, po per shkak te pengesave qe nxoren kleriket dhe paria konservatore e fanatike, qe perkrahte alfabetin arab. Megjithate, klubi i Shkupit ngarkoi si perfaqesues te vetin Mithat Frasherin, ndersa atdhetaret shkodrane njoftuan ne menyre paraprake se do t'i njihnin vendimet e ketij Kongresi. Po ashtu nuk u perfaqesuan edhe shoqerite atdhetare te mergimit.
Midis delegateve te Kongresit kishte veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si edhe mesues atdhetare, sic ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frasheri, Dervish bej Bicaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikolle Kacori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimiter Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprencka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomene Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga nje kryesi e zgjedhur nga delegatet dhe e perbere nga Dervish bej Bicaku (kryetar), Mithat Frasheri (nenkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretare).
Ashtu sic ishte parashikuar, ne Kongres u shqyrtuan tri ceshtje themelore: celja e nje shkolle normale dhe masat e nevojshme per te; krijimi i nje qendre te vetme per drejtimin, per organizimin dhe per financimin e shkollave shqipe; masat per bashkerendimin e veprimtarise se klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit te Elbasanit ishin Vendimet ose, sic u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qe u miratua dhe u nenshkrua nga gjithe delegatet. Nje nga masat me te rendesishme te kesaj Rezolute ishte celja ne Elbasan ne vjeshten e atij viti e nje Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashte klasa, e cila do te pergatiste mesues per shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do te mbahej me kontributin e te gjitha klubeve dhe shoqerive shqiptare. Ne Kongres u miratua edhe nje rregullore e vecante e Shkolles Normale, e perpunuar nga nje komision i posacem. Per t'i vene shkollat shqipe nen nje drejtim unik e te perqendruar ne shkalle kombetare, Kongresi vendosi qe te krijohej ne Korce Shoqeria qendrore shkollore "Perparimi". Sipas statutit te saj te vecante ajo do te quhej Shoqeria e mesonjetoreve shqipe "Perparimi" dhe do te kishte per detyre te kujdesej per mbajtjen e administrimin e Shkolles Normale te Elbasanit, per hapjen e shkollave te tjera shqipe dhe per botimin e librave te nevojshem. Prane shoqerise krijohej edhe nje arke e pergjithshme, qe do te plotesohej me kontributin e klubeve, te shoqerive dhe te atdhetareve te vecante. Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarine e saj, Kongresi kerkoi qe ajo te njihej zyrtarisht si "person juridik" nga qeveria turke; u hartua nje rregullore e vecante e kesaj shoqerie, e cila do t'i paraqitej gjithashtu per miratim qeverise. Shoqeria duhej te kerkonte ndihmen financiare te shtetit turk.
Kongresi ngarkoi "te gjitha klubet dhe shoqerite, si edhe cdo shqiptar, te perpiqeshin te vinin gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat e vendit". Ne menyre te vecante u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qe te "nxirrte lejen qe gjuha shqipe te hynte zyrtarisht ne te gjitha shkollat e Shqiperise", ndersa me piken 8 te Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qe sa me pare te "kerkonte futjen e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie)". Permbushja e ketyre kerkesave do te shenonte nje hap te rendesishem ne shnderrimin e te gjitha shkollave te huaja (turke ose ne gjuhe te tjera) ne shkolla shqipe dhe per themelimin e nje sistemi kombetar shkollor ne Shqiperi. Kongresi ngarkonte gjithe atdhetaret shqiptare qe te kerkonin nga keshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqesore, aq te nevojshme per popullsine e zonave bujqesore te vendit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:33
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Ne Kongres u diskutuan gjithashtu disa ceshtje organizative dhe politike. Per te forcuar bashkepunimin, lidhjet organizative dhe bashkerendimin e veprimeve ndermjet te gjitha klubeve e shoqerive, u vendos qe te gjitha klubet e shoqerite shqiptare te drejtoheshin nga nje klub qendror. Ne pajtim me kete Kongresi zgjodhi si klub qendror (per dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qendronte ne krye te Levizjes Kombetare Shqiptare.
Per te bashkerenduar dhe per te organizuar me mire e ne permasa kombetare veprimtarine politiko-kulturore te klubeve dhe te shoqerive shqiptare, u miratua nje Rregullore e pergjithshme e klubeve dhe e shoqerive shqiptare, ku percaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e te bashkepunimit ndermjet tyre.
Ne mbledhjet e mbyllura e te shpeshta ne Kongres delegatet shprehen mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", te cilet ne shume qytete te Shqiperise, si ne Struge, ne Tirane, ne Gjirokaster, ne Filat etj., nxitnin komitetet lokale qe t'u kunderviheshin aspiratave kombetare te shqiptareve. Ne emer te delegateve te Kongresit iu dergua kryeministrit turk nje telegram, ne te cilin protestohej kunder dhunes mbi atdhetaret shqiptare ne Vlore e ne qendra te tjera dhe kerkohej lirimi i bejlereve atdhetare te arrestuar. Po ne keto mbledhje delegatet u shprehen per nje organizim me te mire te komiteteve te fshehta dhe per forcimin e lidhjeve ndermjet tyre.
Ne Kongres u shfaq mendimi se, ne kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t'i njihnin popullit shqiptar te drejtat me elementare kombetare e njerezore per t'u cliruar njehere e pergjithmone nga arbitrariteti e zgjedha e turqve te rinj, shqiptaret duhej te organizonin luften e armatosur per te siguruar autonomine e Shqiperise dhe per kete qellim populli shqiptar duhej te bashkepunonte me popujt e tjere te shtypur te Turqise Evropiane, me maqedonet, vllehet etj., qe luftonin gjithashtu per clirimin e tyre kombetar.
Kongresi denoi nderhyrjet e fuqive te huaja ne Shqiperi qe ishin forcuar ne fillim te shek. XX, e vecanerisht pas aneksimit te Bosnjes dhe te Hercegovines nga Austro-Hungaria.
Ne kete Kongres u vendos gjithashtu qe pas tri vjetesh, me 1912, te mbahej po ne Elbasan nje kuvend tjeter, qe do te shqyrtonte "nevojat e Shqiperise", programin e te cilit do ta pergatisnin shoqerite e ketij qyteti.
Kongresi i Elbasanit i dha nje shtytje te re levizjes per shkollen dhe per arsimin kombetar ne pergjithesi. Te mbeshtetur ne vendimet e tij, atdhetaret shqiptare ngriten ne Korce, me 20 shtator 1909, Shoqerine qendrore shkollore "Perparimi", ne kryesine e se ciles u zgjodhen atdhetaret e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomene Kosturi e Mihal Gramenoja.
Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte ligjerisht te gjitha kompetencat e saj si nje institucion qendror e drejtues i arsimit kombetar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbeshtetjen e deputeteve atdhetare shqiptare te parlamentit, beri percapje prane Keshillit te Shtetit ne Stamboll per te siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithese kjo kerkese u kundershtua nga qeveria turke, Shoqeria "Perparimi" u kthye ne te vertete ne nje organizate arsimore kombetare dhe dha nje ndihme te cmuar per organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha nje ndihmese te vecante per sigurimin e fondeve te nevojshme financiare per Shkollen Normale te Elbasanit dhe per shkollat e tjera shqipe. Duke iu pergjigjur thirrjes qe shperndau per kete qellim brenda e jashte Shqiperise, dhjetera klube dhe shoqeri atdhetare te vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqerite e kolonive te mergimit dhe qindra atdhetare derdhen ne arken e saj shuma te medha te hollash. Brenda nje kohe te shkurter u mblodhen per nevojat e Shkolles Normale dhe te shkollave te tjera 1 000 lira turke. Ne menyre te vecante rreth 340 atdhetare dhane ndihmen e tyre ne te holla.
Me 1 dhjetor 1909 u cel ne Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qe ishte shkolla e pare e mesme kombetare shqipe. Mesuesit e saj te pare ishin atdhetare te njohur dhe njerez te shquar ne lemin e kultures, si Aleksander Xhuvani (i diplomuar ne Greqi per filologji, i dalluar ne fushen e letersise), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu ne Greqi per matematike-fizike, drejtor i gazetes "Kombi") etj. Drejtor i pare i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri te gjitha forcat dhe aftesite e tij ne sherbim te arsimit kombetar. Ne Shkollen Normale jepnin gjithashtu mesim Peter Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Shkolla Normale kishte gjashte klasa, me nje plan mesimor prej 30 lendesh, humanitare, te shkencave te natyres etj. Ajo dallohej per karakterin e saj kombetar, qe percaktohej nga permbajtja e lendeve dhe nga fakti se pranonte nxenes te te gjitha besimeve fetare, myslimane e te krishtere. Atdhetaret bashkekohes e cmonin ate si nje vater te formimit atdhetar te brezit te ri.
Qysh ne vitin e pare te themelimit te saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxenes te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise. Disa prej tyre, rreth 50 nxenes, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, te derguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibres etj. dhe me kujdesin e vecante te atdhetareve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
Shkolla shqipe u hapen ne kete periudhe pas Kongresit te Elbasanit edhe ne vende te tjera te Shqiperise. Ne fund te shtatorit u be ne Korce perurimi i shkolles se riorganizuar te djemve (i mesonjetores se pare shqipe te vitit 1887), celur qysh ne pranveren e vitit 1909, e cila ishte nje nga shkollat me te plota me pese klasa dhe pese mesues. Ne tetor u hapen shkolla shqipe ne Proger, ne Cukaj te Martaneshit, ne Verlen te Bilishtit, ne Margellec, ndersa ne muajin dhjetor u cel shkolla shqipe ne Negovan (nen drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe ne fshatin Koshtan te Tepelenes.
Me perpjekjet e Klubit Arsimor te Shkupit, te Hasan Prishtines e te atdhetareve te tjere kosovare, ne vjeshten e vitit 1909 u hapen shkolla shqipe ne vilajetin e Kosoves, ne Morave, ne Gjilan dhe ne fshatin Pozharan, ku mesonin edhe femijet e katundeve perreth. Shkolla shqipe kane qene ngritur ne kete kohe edhe ne Prizren, ne Gjakove, ne Peje dhe ne Vuciterne. Ne janar te vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti nje shkolle private shqipe ne kete qytet, ndersa ne shkurt u hap shkolla shqipe ne Mitrovice.
Ne mars-prill te vitit 1910 u celen shkolla shqipe ne Mesare te Leskovikut, ne Laboven e Poshtme (nga klubi "Drita" i Gjirokastres), ne fshatra te camerise, si ne Ninat, Konispol, Koske, Janjar, Konice, Mazarek etj. Ne veren e atij viti u hapen shkolla shqipe ne Tepelene, ne Tirane, ne Vlore, ne Zerqan, ne Kanine, ne Leskovik etj. U bene percapje per ngritjen e shkollave te tjera shqipe pothuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Ne fillim te vitit 1910 klubi i Dibres mori nismen per hapjen e nje numri te madh shkollash shqipe ne kete rreth.
Gjate vitit shkollor 1909-1910, pervec qyteteve te tjera, gjuha shqipe u fut edhe ne gjimnazet turke te Elbasanit, te Vlores, te Beratit dhe te Shkupit (ku jepte mesim Bedri Pejani). Shqipja filloi te mesohej gjithashtu ne shkollen "Edep" te Shkupit, qe mbahej nga klubi "Rinia patriotike" ("Shubani vatan") te ketij qyteti. Sipas te dhenave te shtypit shqiptar te kohes, ne vjeshten e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lende pothuajse ne te gjitha gjimnazet (idadijet) turke te Shqiperise dhe ne shume shkolla qytetese (ruzhdie). Meqe Ministria e Arsimit, qysh ne korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mesimin e gjuheve te vendit ne gjimnazet turke, mesuesit e gjuhes shqipe ne keto shkolla u emeruan nga organet e saj.
Por keto shkolla ndiqeshin nga nje numer i kufizuar nxenesish, prandaj atdhetaret shqiptare vijuan te kerkonin qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat fillore te vendit, rrjeti i te cilave ishte me i gjere. Ne fundin e vitit shkollor 1909-1910 mesimi i shqipes u fut edhe ne shkollen qytetese te Prevezes, ne ate te Lurosit, ne shkollat fillore turke te Kolonjes, te Oparit, te Devollit, te Permetit, te Elbasanit dhe te disa qendrave te Kosoves. Ne fillim te vitit 1910 perfaqesues te popullsise se Ohrit kerkuan nga parlamenti qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat shteterore te kesaj prefekture.
Me gjithe pengesat e shovinisteve greke, atdhetaret shqiptare gjate vitit 1910 arriten te fusnin mesimin e shqipes edhe ne shkollat e tjera greke, si ne ato te Elbasanit, te Beratit, te Kavajes dhe te Laboves se Poshtme.
Por perhapja e metejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua per shkak te shperthimit te reaksionit xhonturk kunder kultures dhe Levizjes Kombetare Shqiptare ne pergjithesi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:17.
|
|