Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-08-09, 19:30   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kongresi i Dibres (23-29 korrik 1909)
Ngjarjet ne Shqiperi e vune qeverine xhonturke ne nje pozite te veshtire, nga e cila ajo u perpoq te dilte duke thirrur nje kongres ne Diber me 23 korrik 1909, diten e pervjetorit te shpalljes se kushtetutes.
Kongresi u organizua me nismen e Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", i cili per te krijuar pershtypjen se ky tubim ishte thirrur nga shqiptaret, ia ngarkoi shperndarjen e ftesave nje komisioni kushtetues vendas, te formuar posacerisht per kete qellim ne Diber. Nderkaq xhonturqit nuk hoqen dore nga synimi per t'i dhene ketij Kongresi nje karakter te pergjithshem osman, prandaj shpallen se qellimi kryesor i kesaj mbledhjeje do te ishte percaktimi i "qendrimit qe do te mbahej kundrejt projekteve te Fuqive te Medha per copetimin e Maqedonise dhe te Shqiperise", si edhe forcimi i "veprimtarise se perbashket per lulezimin e Perandorise dhe per menjanimin e shkaqeve te pakenaqesise dhe te ftohjes" midis elementeve te saj. Ne Kongres u ftuan te marrin pjese jo vetem shqiptaret, por edhe kombesite e tjera te gjashte vilajeteve te Turqise Evropiane.
Ne te vertete, duke thirrur Kongresin e Dibres, xhonturqit synonin te realizonin ate detyre qe nuk munden ta kryenin me ane te ekspeditave ushtarake: te nenshtronin shqiptaret dhe t'i detyronin te hiqnin dore nga lufta per clirimin kombetar ose, sic thuhej ne dokumentet e kohes, "per pavaresine e Shqiperise". Valiu i provinces se Manastirit, Fahri Pasha, vetem dy dite para hapjes se Kongresit, u kumtoi perfaqesuesve te huaj konsullore ne Manastir se "qellimi i thirrjes se Kongresit te Dibres eshte qe te ndikohet me mjete paqesore te shqiptaret per t'i qendruar besnik kushtetutes dhe qeverise turke". Me kete Kongres xhonturqit shpresonin gjithashtu te forconin lidhjet me parine e Shqiperise dhe te krijonin para botes se jashtme pershtypjen se turqit e rinj dhe shqiptaret kishin qellime te perbashketa dhe se ndermjet tyre ishte vendosur nje bashkepunim i ngushte. Ata shpresonin gjithashtu qe me tubime te tilla te fitonin kohe dhe, pasi te stabilizonin gjendjen ne vend, te shtypnin me dhune Levizjen Kombetare Shqiptare.
Per te terhequr ne Kongres vetem perkrahesit e tyre dhe per te mos u dhene kohe klubeve shqiptare, sidomos atyre te viseve te Shqiperise se Jugut, qe ishin me larg Dibres, te dergonin perfaqesuesit e vet ne kete mbledhje, xhonturqit i shpallen ftesat e tyre vetem 5-6 dite para Kongresit. Ftesat iu derguan kryesisht parise e krereve klerike myslimane, nga radhet e te cileve komitetet xhonturke dhe valinjte shpejtuan te zgjidhnin si delegate te Kongresit ithtaret e tyre. Megjithate, klubet shqiptare, sidomos ai i Manastirit dhe i Selanikut, qe ne ate kohe po pergatisnin thirrjen e Kongresit kombetar te Elbasanit, ndonese u gjenden te papergatitur, vepruan ne menyre energjike, zhvilluan nje veprimtari te dendur organizative per te derguar ne Kongresin e Dibres delegatet e tyre nga radhet e intelektualeve atdhetare, disa prej te cileve do te shkonin drejtperdrejt nga Dibra ne Elbasan.
Ne Kongres moren pjese 325 delegate nga qytetet e ndryshme te vilajeteve shqiptare dhe nga viset e tjera te Turqise Evropiane. Shumica e tyre ishin shqiptare, myslimane e te krishtere. Por krahas tyre kishte edhe delegate turq, 16 sllavo-maqedone, 15 greke, disa serbe e vllehe. Perberja e Kongresit qe heterogjene: nje pjese e mire qene klerike te larte dhe cifligare turkomane, nepunes, mesues e drejtore shkollash (turke e te huaja) dhe intelektuale me prirje xhonturke, ndersa disa ishin oficere xhonturq te veshur civile. Por ne Kongres moren pjese edhe mjaft perfaqesues te forcave atdhetare te levizjes kombetare, laike e klerike, te derguar kryesisht nga klubet e shoqerite atdhetare, midis te cileve qene Vehbi efendi Dibra, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, Hafiz Ali Korca, Llambi Kota, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashe Elbasani, Beniamin Nosi, Andrea Ballamaci, Qazim Beu (kryetar i klubit "Bashkimi" te Dibres), Jusuf Karahasani (nga Malesia e Dibres), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj.
Per t'iu pergjigjur qellimeve qe shtruan xhonturqit dhe per shkak te perberjes se tij, kuvendi mori emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman".
Kryetar i Kongresit u zgjodh Vehbi efendi Dibra, myfti i ketij sanxhaku, nje nga personalitetet me ndikim ne trevat shqiptare dhe i njohur njeherazi per atdhetarizmin e tij. Qysh ne fillim te punimeve te Kongresit, xhonturqit u orvaten t'u impononin delegateve programin e vet prej 4 pikash, te pergatitur qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", qe kishte per qellim te detyronte shqiptaret dhe perfaqesuesit e kombesive te tjera joturke te pranonin doktrinen e "osmanizmit", te shprehnin, krahas besnikerise ndaj kushtetutes, edhe gatishmerine per te mbrojtur Perandorine Osmane nga rreziku i jashtem dhe nga cdo levizje e brendshme kryengritese.
Me 24 korrik, diten e dyte te Kongresit, kryetari i tij, i detyruar te zbatonte rendin e dites te percaktuar qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", parashtroi rezoluten prej 4 pikash, qe ishte parapare te nenshkruhej pa diskutim nga gjithe delegatet dhe t'i dergohej ne formen e nje peticioni parlamentit turk. Por keto perpjekje te xhonturqve per t'i kufizuar punimet e Kongresit vetem me miratimin e kesaj rezolute, hasen ne kundershtimin e vendosur te atdhetareve shqiptare, "te delegateve nacionaliste", sic thuhet ne dokumentet bashkekohese, te cilet nuk pranuan te nenshkruanin verberisht dhe pa diskutim programin e paraqitur nga Komiteti.
Per shkak te qendreses se atdhetareve shqiptare, xhonturqit dhe perkrahesit e tyre u detyruan te terhiqeshin, pranuan qe punimet e metejshme te Kongresit te vijonin nepermjet nje Komisioni prej 40 delegatesh, te cileve, me qellim qe te neutralizohej grupi i atdhetareve shqiptare, iu shtuan edhe pese funksionare osmane, te caktuar nga Komiteti "Bashkim e Perparim". Komisioni, qe zgjodhi si kryetar Vehbi Dibren, u ngarkua te hartonte vendimet perfundimtare te Kongresit te Dibres.
Punimet e metejshme te Kongresit (te Komisionit), qe zgjaten disa dite me radhe dhe u zhvilluan ne gjuhen shqipe, u karakterizuan nga nje konfrontim i ashper midis dy grupimeve politike, atij proturk, qe perkrahte programin e paraqitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", dhe grupit te atdhetareve shqiptare, qe kerkonin te perfshiheshin ne program kerkesa te tilla kombetare, si futja ne shkolla e mesimit te detyrueshem te gjuhes shqipe dhe themelimi i shkollave shqipe ne gjithe Shqiperine. Keto kerkesa, si edhe ajo e mesimit te shqipes me alfabetin e Kongresit te Manastirit, ndeshen ne kundershtimin e xhonturqve dhe te delegateve turkomane shqiptare, sidomos te disa klerikeve te larte myslimane te derguar nga valiu i Shkodres e i Kosoves.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-08-09, 19:31   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Megjithate, ne saje te kembenguljes se atdhetareve shqiptare, Kongresi, ne mbledhjen e tij te fundit me 28 korrik, miratoi nje program tjeter prej 17 pikash, te pergatitur nga Komisioni e te perbere prej dy pjesesh: pjesa e pare, prej 5 pikash, qe gjate diskutimeve u quajten "nene te bashkimit" ose "bashkimtare", perfaqesonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qe iu bene ne Kongres, nen trysnine e delegateve shqiptare. Ne kete pjese shprehej uniteti i te gjithe osmanllinjve dhe besnikeria e shqiptareve ndaj osmanizmit, vendosmeria e tyre per te respektuar regjimin kushtetues, per te mbrojtur me arme ne dore qeverine kushtetuese, ne rast se do te kercenohej nga jashte ose nga ata qe brenda vendit do t'u sherbenin ideve te huaja; kerkohej gjithashtu qe gjithe shqiptaret te kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak. Kjo pjese e programit, me gjithe ndryshimet qe pesoi ne Kongres, ruajti ne thelb karakterin e saj xhonturk. Ne pjesen e dyte te programit, te perbere nga 12 pika, te cilat gjate punimeve te Kongresit u quajten "nenet dytesore ose te nevojshme" (per shqiptaret - shen. i aut.), megjithese ne menyre mjaft te moderuar, u perfshine disa nga kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesit e rrymes kombetare shqiptare. Nje pjese e mire e masave qe perfshiheshin ketu kishin te benin me zhvillimin e pergjithshem ekonomik e kulturor te vilajeteve te Turqise Evropiane. Parashikohej ndertimi ne keto vilajete i hekurudhave dhe i rrugeve automobilistike; tharja e kenetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi ne Turqine Evropiane i shkollave normale turke per mesues dhe i shkollave te larta per tregti e mjeshteri (profesionale), ne te cilat te mesohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja ne nje nga qendrat e Turqise Evropiane e nje universiteti turk; likuidimi i menjehershem i "Shoqerise se duhanit te Perandorise Osmane" ("Regie des tabacs�?�") etj.
Krahas ketyre perfshiheshin edhe disa masa te vecanta per Shqiperine. Kerkohej qe te "hapeshin ne Shqiperi, ku arsimi eshte me i prapambetur, shkolla fillore, te mesme dhe te larta per tregeti e mjeshteri, ku gjuha shqipe te mesohej lirisht ne kufijte e desheruar". Mesimi i gjuhes shqipe dhe sasia e oreve per te i liheshin per t'i caktuar cdo lokaliteti te vecante. Nje mase e tille, edhe pse krijonte mundesine per mesimin e gjuhes shqipe, ishte larg kerkeses se Levizjes Kombetare Shqiptare per themelimin e shkollave kombetare shqipe dhe per futjen e mesimit te detyruar te shqipes ne shkolla. Vendimi qe u mor ne lidhje me alfabetin e gjuhes shqipe, per te perdorur "lirisht alfabetin turk ose shqiptar", ishte gjysmak dhe u celte rrugen xhonturqve e gjithe kundershtareve te alfabetit shqip per te penguar e per te luftuar perhapjen e shkrimit shqip.
Ne kete pjese te programit, po me kembenguljen e shqiptareve, kerkohej qe "ne emerimin e nepunesve t'u jepet perparesi banoreve vendas qe njihnin karakterin dhe zakonet e vendit", qe te hiqeshin shkollat fetare (te krijuara per shqiptaret ortodokse e per vllehet) nga administrimi i kishes dhe t'i jepeshin Ministrise se Arsimit, si dhe te njihej gjuha e vendit ne komunitetet fetare.
Duke qene i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur ne perberjen e vet nje shumice delegatesh turkomane, si edhe delegate nga kombesite e tjera te Turqise Evropiane, Kongresi i Dibres, me gjithe perpjekjet e atdhetareve shqiptare, sikurse theksohet ne dokumentet bashkekohese, nuk arriti te kthehej ne nje manifestim te pavarur dhe kombetar shqiptar. Ne vendimet e botuara ne formen e nje broshure te vecante ne Manastir me 1909 (1325), ky tubim mbante emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman". Po kete emertim do te kishin edhe kongreset e tjera, te cilat, sipas vendimit qe u mor ne Diber, do te thirreshin cdo vit ne nje nga qytetet e Turqise Evropiane?. Po keshtu, komisionet, qe Kongresi rekomandonte te krijoheshin ne qendra te ndryshme te Rumelise, "per te bashkuar te gjitha kombet e Perandorise Osmane" do te quheshin "Bashkimi i Kombeve" ("Ittihad-i Anasir").
Megjithate, ka rendesi te vecante fakti qe atdhetaret shqiptare e shnderruan Kongresin e Dibres ne nje arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, mbrojten te drejtat kombetare te popullit shqiptar dhe i detyruan organizatoret e tij xhonturq te pranonin disa nga kerkesat e tyre, te cilat, ndonese nuk shprehnin ne menyre te plote aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politiken e osmanizimit te ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe ithtaret e tij ne Shqiperi, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhane popullaritet, me anen e shtypit, te mitingjeve e te mjeteve te tjera, asaj pjese te vendimeve qe bente fjale per unitetin e shqiptareve, si "osmanllinj", me turqit dhe nuk perfillen aspak masat qe parashikonin mesimin, qofte edhe me kufizime, te gjuhes shqipe ne shkolla.
Por as vendimet e Kongresit te Dibres, as propaganda xhonturke per bashkepunimin e shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim" nuk munden te mbulonin kundershtite e kombit shqiptar me regjimin turqve te rinj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:31   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kongresi Kombetar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)
Kongresi i Dibres nuk e ndryshoi vendimin e marre qysh me pare nga rrethet atdhetare per te mbledhur nje kongres kombetar ne Elbasan, i cili do te shqyrtonte ne menyre te vecante problemin e shkolles shqipe qe ishte bere objekt i sulmeve te xhonturqve, pergatitjen e mesuesve, organizimin ne shkalle kombetare te rrjetit te shkollave shqipe, drejtimin e perqendruar te tyre nga nje institucion kombetar dhe sigurimin e mjeteve financiare per mbajtjen e tyre. Thirrja e tij behej e domosdoshme edhe per shkak te rritjes se rrjetit te shkollave shqipe pas Kongresit te Manastirit.
Pak kohe para thirrjes se Kongresit (me 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqise, nen trysnine e kerkesave kembengulese te shqiptareve, u detyrua te njoftonte vilajetet qe te perfshinin ne programin mesimor te shkollave shteterore, qytetese (ruzhdie) dhe ne gjimnazet (idadie), mesimin e gjuhes se vendit (shqipe) dhe qe mesuesit e kesaj gjuhe te paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte nje rethane qe favorizonte punimet e Kongresit te Elbasanit per ceshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismen e klubit shqiptar te Selanikut, i cili, qysh ne fund te marsit njoftoi per kete klubet e shoqerite shqiptare, ndersa me pergatitjen e tij te drejtperdrejte u moren klubet "Bashkimi" e "Vllaznia" te Elbasanit, qe u shperndane ftesat klubeve dhe shoqerive shqiptare brenda e jashte vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap me 2 shtator te vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri me 8 shtator. Ne te moren pjese 35 delegate, perfaqesues te klubeve dhe te shoqerive shqiptare te qyteteve te tilla te Shqiperise, si Tirana, Durresi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korca, Berati, Leskoviku, Permeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, te Skraparit etj. Nuk munden te dergonin delegatet e tyre Vlora, per shkak te terrorit te xhonturqve mbi atdhetaret e ketij qyteti, Shkodra, per arsye te veprimtarise se reaksionit xhonturk, te perkrahur nga kleriket konservatore dhe elementet fanatike turkomane, si edhe vilajeti i Kosoves, po per shkak te pengesave qe nxoren kleriket dhe paria konservatore e fanatike, qe perkrahte alfabetin arab. Megjithate, klubi i Shkupit ngarkoi si perfaqesues te vetin Mithat Frasherin, ndersa atdhetaret shkodrane njoftuan ne menyre paraprake se do t'i njihnin vendimet e ketij Kongresi. Po ashtu nuk u perfaqesuan edhe shoqerite atdhetare te mergimit.
Midis delegateve te Kongresit kishte veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si edhe mesues atdhetare, sic ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frasheri, Dervish bej Bicaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikolle Kacori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimiter Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprencka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomene Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga nje kryesi e zgjedhur nga delegatet dhe e perbere nga Dervish bej Bicaku (kryetar), Mithat Frasheri (nenkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretare).
Ashtu sic ishte parashikuar, ne Kongres u shqyrtuan tri ceshtje themelore: celja e nje shkolle normale dhe masat e nevojshme per te; krijimi i nje qendre te vetme per drejtimin, per organizimin dhe per financimin e shkollave shqipe; masat per bashkerendimin e veprimtarise se klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit te Elbasanit ishin Vendimet ose, sic u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qe u miratua dhe u nenshkrua nga gjithe delegatet. Nje nga masat me te rendesishme te kesaj Rezolute ishte celja ne Elbasan ne vjeshten e atij viti e nje Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashte klasa, e cila do te pergatiste mesues per shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do te mbahej me kontributin e te gjitha klubeve dhe shoqerive shqiptare. Ne Kongres u miratua edhe nje rregullore e vecante e Shkolles Normale, e perpunuar nga nje komision i posacem. Per t'i vene shkollat shqipe nen nje drejtim unik e te perqendruar ne shkalle kombetare, Kongresi vendosi qe te krijohej ne Korce Shoqeria qendrore shkollore "Perparimi". Sipas statutit te saj te vecante ajo do te quhej Shoqeria e mesonjetoreve shqipe "Perparimi" dhe do te kishte per detyre te kujdesej per mbajtjen e administrimin e Shkolles Normale te Elbasanit, per hapjen e shkollave te tjera shqipe dhe per botimin e librave te nevojshem. Prane shoqerise krijohej edhe nje arke e pergjithshme, qe do te plotesohej me kontributin e klubeve, te shoqerive dhe te atdhetareve te vecante. Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarine e saj, Kongresi kerkoi qe ajo te njihej zyrtarisht si "person juridik" nga qeveria turke; u hartua nje rregullore e vecante e kesaj shoqerie, e cila do t'i paraqitej gjithashtu per miratim qeverise. Shoqeria duhej te kerkonte ndihmen financiare te shtetit turk.
Kongresi ngarkoi "te gjitha klubet dhe shoqerite, si edhe cdo shqiptar, te perpiqeshin te vinin gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat e vendit". Ne menyre te vecante u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qe te "nxirrte lejen qe gjuha shqipe te hynte zyrtarisht ne te gjitha shkollat e Shqiperise", ndersa me piken 8 te Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qe sa me pare te "kerkonte futjen e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie)". Permbushja e ketyre kerkesave do te shenonte nje hap te rendesishem ne shnderrimin e te gjitha shkollave te huaja (turke ose ne gjuhe te tjera) ne shkolla shqipe dhe per themelimin e nje sistemi kombetar shkollor ne Shqiperi. Kongresi ngarkonte gjithe atdhetaret shqiptare qe te kerkonin nga keshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqesore, aq te nevojshme per popullsine e zonave bujqesore te vendit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:33   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Ne Kongres u diskutuan gjithashtu disa ceshtje organizative dhe politike. Per te forcuar bashkepunimin, lidhjet organizative dhe bashkerendimin e veprimeve ndermjet te gjitha klubeve e shoqerive, u vendos qe te gjitha klubet e shoqerite shqiptare te drejtoheshin nga nje klub qendror. Ne pajtim me kete Kongresi zgjodhi si klub qendror (per dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qendronte ne krye te Levizjes Kombetare Shqiptare.
Per te bashkerenduar dhe per te organizuar me mire e ne permasa kombetare veprimtarine politiko-kulturore te klubeve dhe te shoqerive shqiptare, u miratua nje Rregullore e pergjithshme e klubeve dhe e shoqerive shqiptare, ku percaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e te bashkepunimit ndermjet tyre.
Ne mbledhjet e mbyllura e te shpeshta ne Kongres delegatet shprehen mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", te cilet ne shume qytete te Shqiperise, si ne Struge, ne Tirane, ne Gjirokaster, ne Filat etj., nxitnin komitetet lokale qe t'u kunderviheshin aspiratave kombetare te shqiptareve. Ne emer te delegateve te Kongresit iu dergua kryeministrit turk nje telegram, ne te cilin protestohej kunder dhunes mbi atdhetaret shqiptare ne Vlore e ne qendra te tjera dhe kerkohej lirimi i bejlereve atdhetare te arrestuar. Po ne keto mbledhje delegatet u shprehen per nje organizim me te mire te komiteteve te fshehta dhe per forcimin e lidhjeve ndermjet tyre.
Ne Kongres u shfaq mendimi se, ne kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t'i njihnin popullit shqiptar te drejtat me elementare kombetare e njerezore per t'u cliruar njehere e pergjithmone nga arbitrariteti e zgjedha e turqve te rinj, shqiptaret duhej te organizonin luften e armatosur per te siguruar autonomine e Shqiperise dhe per kete qellim populli shqiptar duhej te bashkepunonte me popujt e tjere te shtypur te Turqise Evropiane, me maqedonet, vllehet etj., qe luftonin gjithashtu per clirimin e tyre kombetar.
Kongresi denoi nderhyrjet e fuqive te huaja ne Shqiperi qe ishin forcuar ne fillim te shek. XX, e vecanerisht pas aneksimit te Bosnjes dhe te Hercegovines nga Austro-Hungaria.
Ne kete Kongres u vendos gjithashtu qe pas tri vjetesh, me 1912, te mbahej po ne Elbasan nje kuvend tjeter, qe do te shqyrtonte "nevojat e Shqiperise", programin e te cilit do ta pergatisnin shoqerite e ketij qyteti.
Kongresi i Elbasanit i dha nje shtytje te re levizjes per shkollen dhe per arsimin kombetar ne pergjithesi. Te mbeshtetur ne vendimet e tij, atdhetaret shqiptare ngriten ne Korce, me 20 shtator 1909, Shoqerine qendrore shkollore "Perparimi", ne kryesine e se ciles u zgjodhen atdhetaret e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomene Kosturi e Mihal Gramenoja.
Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte ligjerisht te gjitha kompetencat e saj si nje institucion qendror e drejtues i arsimit kombetar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbeshtetjen e deputeteve atdhetare shqiptare te parlamentit, beri percapje prane Keshillit te Shtetit ne Stamboll per te siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithese kjo kerkese u kundershtua nga qeveria turke, Shoqeria "Perparimi" u kthye ne te vertete ne nje organizate arsimore kombetare dhe dha nje ndihme te cmuar per organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha nje ndihmese te vecante per sigurimin e fondeve te nevojshme financiare per Shkollen Normale te Elbasanit dhe per shkollat e tjera shqipe. Duke iu pergjigjur thirrjes qe shperndau per kete qellim brenda e jashte Shqiperise, dhjetera klube dhe shoqeri atdhetare te vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqerite e kolonive te mergimit dhe qindra atdhetare derdhen ne arken e saj shuma te medha te hollash. Brenda nje kohe te shkurter u mblodhen per nevojat e Shkolles Normale dhe te shkollave te tjera 1 000 lira turke. Ne menyre te vecante rreth 340 atdhetare dhane ndihmen e tyre ne te holla.
Me 1 dhjetor 1909 u cel ne Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qe ishte shkolla e pare e mesme kombetare shqipe. Mesuesit e saj te pare ishin atdhetare te njohur dhe njerez te shquar ne lemin e kultures, si Aleksander Xhuvani (i diplomuar ne Greqi per filologji, i dalluar ne fushen e letersise), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu ne Greqi per matematike-fizike, drejtor i gazetes "Kombi") etj. Drejtor i pare i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri te gjitha forcat dhe aftesite e tij ne sherbim te arsimit kombetar. Ne Shkollen Normale jepnin gjithashtu mesim Peter Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Shkolla Normale kishte gjashte klasa, me nje plan mesimor prej 30 lendesh, humanitare, te shkencave te natyres etj. Ajo dallohej per karakterin e saj kombetar, qe percaktohej nga permbajtja e lendeve dhe nga fakti se pranonte nxenes te te gjitha besimeve fetare, myslimane e te krishtere. Atdhetaret bashkekohes e cmonin ate si nje vater te formimit atdhetar te brezit te ri.
Qysh ne vitin e pare te themelimit te saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxenes te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise. Disa prej tyre, rreth 50 nxenes, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, te derguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibres etj. dhe me kujdesin e vecante te atdhetareve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
Shkolla shqipe u hapen ne kete periudhe pas Kongresit te Elbasanit edhe ne vende te tjera te Shqiperise. Ne fund te shtatorit u be ne Korce perurimi i shkolles se riorganizuar te djemve (i mesonjetores se pare shqipe te vitit 1887), celur qysh ne pranveren e vitit 1909, e cila ishte nje nga shkollat me te plota me pese klasa dhe pese mesues. Ne tetor u hapen shkolla shqipe ne Proger, ne Cukaj te Martaneshit, ne Verlen te Bilishtit, ne Margellec, ndersa ne muajin dhjetor u cel shkolla shqipe ne Negovan (nen drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe ne fshatin Koshtan te Tepelenes.
Me perpjekjet e Klubit Arsimor te Shkupit, te Hasan Prishtines e te atdhetareve te tjere kosovare, ne vjeshten e vitit 1909 u hapen shkolla shqipe ne vilajetin e Kosoves, ne Morave, ne Gjilan dhe ne fshatin Pozharan, ku mesonin edhe femijet e katundeve perreth. Shkolla shqipe kane qene ngritur ne kete kohe edhe ne Prizren, ne Gjakove, ne Peje dhe ne Vuciterne. Ne janar te vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti nje shkolle private shqipe ne kete qytet, ndersa ne shkurt u hap shkolla shqipe ne Mitrovice.
Ne mars-prill te vitit 1910 u celen shkolla shqipe ne Mesare te Leskovikut, ne Laboven e Poshtme (nga klubi "Drita" i Gjirokastres), ne fshatra te camerise, si ne Ninat, Konispol, Koske, Janjar, Konice, Mazarek etj. Ne veren e atij viti u hapen shkolla shqipe ne Tepelene, ne Tirane, ne Vlore, ne Zerqan, ne Kanine, ne Leskovik etj. U bene percapje per ngritjen e shkollave te tjera shqipe pothuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Ne fillim te vitit 1910 klubi i Dibres mori nismen per hapjen e nje numri te madh shkollash shqipe ne kete rreth.
Gjate vitit shkollor 1909-1910, pervec qyteteve te tjera, gjuha shqipe u fut edhe ne gjimnazet turke te Elbasanit, te Vlores, te Beratit dhe te Shkupit (ku jepte mesim Bedri Pejani). Shqipja filloi te mesohej gjithashtu ne shkollen "Edep" te Shkupit, qe mbahej nga klubi "Rinia patriotike" ("Shubani vatan") te ketij qyteti. Sipas te dhenave te shtypit shqiptar te kohes, ne vjeshten e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lende pothuajse ne te gjitha gjimnazet (idadijet) turke te Shqiperise dhe ne shume shkolla qytetese (ruzhdie). Meqe Ministria e Arsimit, qysh ne korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mesimin e gjuheve te vendit ne gjimnazet turke, mesuesit e gjuhes shqipe ne keto shkolla u emeruan nga organet e saj.
Por keto shkolla ndiqeshin nga nje numer i kufizuar nxenesish, prandaj atdhetaret shqiptare vijuan te kerkonin qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat fillore te vendit, rrjeti i te cilave ishte me i gjere. Ne fundin e vitit shkollor 1909-1910 mesimi i shqipes u fut edhe ne shkollen qytetese te Prevezes, ne ate te Lurosit, ne shkollat fillore turke te Kolonjes, te Oparit, te Devollit, te Permetit, te Elbasanit dhe te disa qendrave te Kosoves. Ne fillim te vitit 1910 perfaqesues te popullsise se Ohrit kerkuan nga parlamenti qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat shteterore te kesaj prefekture.
Me gjithe pengesat e shovinisteve greke, atdhetaret shqiptare gjate vitit 1910 arriten te fusnin mesimin e shqipes edhe ne shkollat e tjera greke, si ne ato te Elbasanit, te Beratit, te Kavajes dhe te Laboves se Poshtme.
Por perhapja e metejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua per shkak te shperthimit te reaksionit xhonturk kunder kultures dhe Levizjes Kombetare Shqiptare ne pergjithesi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:33   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Reaksioni xhonturk dhe qendresa kunder tij (1909-1910)
Megjithese Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" kishte deklaruar se nuk do te perzihej ne ceshtjen e zgjedhjes se alfabetit te gjuhes shqipe, ne te vertete ai mobilizoi kunder Levizjes Kombetare Shqiptare dhe ne menyre te vecante kunder klubeve e shkollave shqipe gjithe administraten shteterore, qendrore e lokale, kleriket fanatike myslimane dhe ekspeditat e gjeneraleve osmane.
Xhonturqit u mbeshteten ne kete veprimtari ne ligjin mbi "Bandat", qe parashikonte masa shume te rrepta per te gjithe ata qe merrnin pjese ne cetat e armatosura dhe per te afermit e tyre, si dhe ne ligjin "Mbi shoqerite", qe ndalonte te gjitha organizatat kombetare, pervec atyre osmane. Keto dy ligje u miratuan nga parlamenti turk ne vjeshten e vitit 1909, me gjithe kundershtimin e deputeteve te kombesive joturke.
Ne shtator te vitit 1909 me urdher te valiut te Kosoves u mbyll shkolla shqipe e Pejes, ndersa ne janar u demtua dhe me pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit. Ne shkurt te vitit 1910 valiu i Kosoves urdheroi te mbyllen te gjitha shkollat shqipe te ketij vilajeti dhe te hiqej mesimi i gjuhes shqipe nga shkollat shteterore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetare te tjere kosovare protestuan menjehere kunder ketyre veprimeve dhe kerkuan nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova.
Veprime te njejta kunder shkollave shqipe u ndermoren ne vilajetin e Janines, ku drejtoria e arsimit ne fillim kundershtoi kerkesat per hapjen e shkollave te reja shqipe (ne Leskovik, Filat etj.), ndersa ne mars te vitit 1910 urdheroi te ndalohej mesimi i gjuheve te tjera ne shkolla, pervec turqishtes.
Ne fillim te vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se "qeveria turke do te qendroje neutrale ne punet e alfabetit, por ne shkollat shteterore do te vere ne zbatim alfabetin arab". Pas kesaj administrata osmane filloi te fuste me force ne te gjitha shkollat e vendit alfabetin arab per mesimin e shqipes. Sikurse theksonte ato dite kryeministri turk, Ibrahim Haki pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte ceshtjen e alfabetit shqip si nje problem politik, shihte ne perdorimin e alfabetit latin per shkrimin e shqipes hapin e pare per shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
Ne perpjekjet e tyre per te penguar perhapjen e shkolles e te shkrimit shqip xhonturqit u mbeshteten te kleriket konservatore dhe tek elementet e tjere turkomane nga radhet e shqiptareve. Kjo i dha mundesi Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim" ta paraqiste konfliktin rreth alfabetit shqip si nje ceshtje te brendshme te shqiptareve.
Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, qe ishte autor i njeres prej tri abetareve shqipe me shkronja arabe, bente propagande kunder alfabetit shqip te Kongresit te Manastirit ne vise te ndryshme te Shqiperise se Mesme dhe te Jugut (deri ne Vlore), duke mobilizuar per kete qellim edhe klubet xhonturke te oficereve. Po keshtu vepronin myftinjte e Korces, te Gjirokastres, te Kavajes etj., ndersa ai i Prishtines dhe i Dibres nxoren qarkore, ne te cilat u benin thirrje gjithe klerikeve myslimane te organizonin mitingje per te perkrahur alfabetin arab.
Te nxitur nga xhonturqit, nje grup prej 14 deputetesh te parlamentit, qe u paraqiten si shprehes "te ndjenjave te popullit shqiptar", edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin te shkruanin e te lexonin shqip, kerkuan nga kryeministri turk ne janar te vitit 1910 qe te perdorej alfabeti arab per shkrimin e shqipes dhe te ndalohej ai latin. Kishte midis tyre edhe deputete shqiptare te njohur per qendrimet e tyre antikombetare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali Elbasani, Fuat Pasha i Prishtines, Sait Efendiu (Idrizi) i Shkupit, Hasan Basriu i Dibres, Riza Efendiu i Shkodres etj.
Perkundrazi, deputetet atdhetare, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., te zemeruar nga veprimet e parlamentareve turkomane, i derguan kryeministrit nje leter proteste, ku kerkuan qe te respektoheshin te drejtat e ligjshme te shqiptareve, te liheshin ata te lire te perdornin alfabetin qe deshironin dhe qe administrata qeveritare te mos nderhynte.
Ne bashkepunim me elementet turkomane, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj., valiu i Kosoves, Masar Beu, me 2 shkurt te vitit 1910 organizoi nje miting ne nje nga xhamite e Shkupit, ne te cilen kleriket fanatike i shpallen shkronjat latine ne kundershtim me fene islame dhe kerkuan qe te ndalohej perdorimi i tyre per gjuhen shqipe. Me 6 shkurt u mbajt nje miting tjeter ne nje nga xhamite e Manastirit, ku u kerkua te hiqej alfabeti latin per gjuhen shqipe dhe te futej ai arab, me te cilin ishin shkruar edhe librat e shenjte. Mitingje te tilla ne perkrahje te alfabetit arab u mbajten ne shkurt te atij viti edhe ne Elbasan, ne Gjakove, ne Korce, ne Gjilan, ne Vuciterne, ne Mitrovice e ne qendra te tjera, ne te cilat, sipas deshmive te bashkekohesve, moren pjese vetem kleriket konservatore myslimane dhe nje grusht fanatikesh turkomane.
Disa nga kreret turkomane shqiptare, duke pasur perkrahjen e xhonturqve, formuan ne Stamboll me 4 mars 1910 shoqerine me emrin "Rrethi arsimor shqiptar" ("Arnavud mahfel mearifi"), te kryesuar nga kleriku e senatori Haxhi Ali Elbasani, qe ishte edhe deputet i parlamentit, Mahmut Bedriu, deputet i Pejes etj. Shoqeria ose "Mahfeli", sic u quajt ne ate kohe, filloi te punonte per te perhapur ne Shqiperi arsimin me shkronja arabe, duke botuar libra e gazeta me kete alfabet, qe te forconte keshtu "lidhjet e shqiptareve me atdheun osman".
Me gjithe perpjekjet e xhonturqve per ta shtrire veprimtarine e "Mahfelit" ne vilajetin e Kosoves e ne viset e tjera shqiptare, ajo u kufizua kryesisht ne Stamboll. Edhe ketu iu kundervune atij shume atdhetare te Stambollit, qe formuan "Shoqaten e intelektualeve shqiptare", e cila mbronte alfabetin shqip te Kongresit te Manastirit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:34   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

I nxitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", edhe Shejhylislami i propozoi Ministrise se Arsimit qe te ndalonte futjen e alfabetit latin per shkrimin e shqipes dhe me 5 prill, me anen e nje qarkoreje te vecante u kerkoi te njejten gje gjithe myftinjve te Shqiperise. Shejhylislami dhe fill pas tij shehleret e hoxhallaret fanatike e turkomane mallkuan alfabetin latin, u ndaluan myslimaneve ta perdornin ate dhe kerkuan prej tyre te shkruanin gjuhen shqipe vetem me shkronjat "e shenjta" te Kuranit.
Ne luften kunder shkolles e kultures kombetare shqiptare turqit e rinj paten perkrahjen e dhespoteve ortodokse greke dhe te klerikeve grekomane shqiptare, te cilet, me ndihmen e bandave te andarteve qe vepronin lirisht edhe pas shpalljes se kushtetutes, terrorizonin popullsine e Negovanit, te Bellkamenit dhe te fshatrave te Shqiperise se Jugut e te Mesme, qe kerkonte celjen e shkollave shqipe.
Keto veprime te xhonturqve shkaktuan zemerim te thelle tek atdhetaret dhe te populli shqiptar, qe u ngriten per mbrojtjen e shkolles e te shkrimit shqip dhe te te drejtave kombetare. Ne krye te kesaj qendrese, thuajse te pergjithshme, u vune klubet e shoqerite atdhetare, si klubi "Bashkimi" i Manastirit, klubi "Dituria" i Gjirokastres, klubet e Korces, te Elbasanit, te Pogradecit, te Kolonjes etj. Ato protestuan prane qeverise turke kunder ndjekjeve qe po u beheshin gjuhes shqipe dhe atdhetareve shqiptare.
Paria e Prishtines, ne nje leter qe i dergonte ne fund te dhjetorit te vitit 1909 deputetit te saj, Hasan Prishtina, ne emer te popullsise se kesaj treve, protestonte kunder perpjekjeve qe po beheshin per t'i detyruar shqiptaret te perdornin alfabetin arab, theksonte se alfabeti latin eshte me i pershtatshem per gjuhen shqipe, se perdorimi i tij nuk krijon ndonje shqetesim as nga pikepamja politike, as edhe nga ajo fetare. Ne kete dokument i kerkohej Hasan Prishtines qe te ndermjetesonte prane qeverise qe mesimet ne shkollat fillore te beheshin ne gjuhen shqipe dhe qe ajo te jepej me alfabetin latin.
Orvatjet e qeverise turke ne fillim te vitit 1910 per te futur ne shkolla alfabetin arab per mesimin e shqipes, hasen ne qendresen e vendosur te mesuesve dhe te nxenesve, qe ne shume qytete te Shqiperise, si ne Korce, Berat, Durres, Janine, Shkup e ne vende te tjera, braktisen shkollat turke dhe protestuan kunder autoriteteve shteterore.
Edhe populli i Elbasanit iu pergjigj mitingut te klerikeve fanatike e turkomane myslimane me nje manifestim masiv kunder futjes se alfabetit arab, i cili u organizua me 18 shkurt 1910 ne nje nga sheshet e qytetit, ku moren pjese rreth 7 000 qytetare e fshatare te ardhur nga Shpati dhe nga katundet e tjera te Elbasanit. Ne kete miting populli kerkoi nga qeveria dhe nga parlamenti te pranonin perdorimin e alfabetit shqiptar (latin) per shkrimin e gjuhes shqipe.
Me 27 shkurt u organizua nga klubi "Dituria" nje miting i madh ne Korce ne mbrojtje te abecese shqipe, ku moren pjese rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korces, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Ne emer te popullit te mbledhur ne kete tubim iu derguan telegrame proteste, kunder futjes se alfabetit arab, qeverise turke dhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Nje pjesemarrje te gjere pati edhe mitingu qe u zhvillua ne Berat me 28 shkurt, ku qene te pranishem rreth 15 000 veta, banore te qytetit e te fshatrave te rrethit. Ne telegramet e protestes, qe iu derguan qeverise turke ne emer te popullit te Beratit, theksohej se, duke futur alfabetin arab "qeveria synon t'i lere shqiptaret ne padije si gjer me sot dhe te fute grindje e percarje ndermjet atyre myslimane dhe ortodokse". Mitingje te tilla u mbajten edhe ne Tepelene, ne Permet dhe ne Skrapar.
Telegrame proteste kunder perdorimit te alfabetit arab dhe per mbrojtjen e alfabetit latin iu derguan qeverise e parlamentit turk edhe ne emer te popullit te Gjirokastres (nga Shoqeria "Bashkimi"), te camerise (nga klubi i Filatit), te Shkupit, te Ohrit, te Vlores, te Prishtines, te Mitrovices, te Gramshit, te Permetit, te Frasherit, te Tepelenes, te Konices, te Leskovikut etj.
Duke vene theksin ne permasat e kesaj levizjeje, konsulli francez ne Shkoder i shkruante qeverise se tij, ne shkurt te vitit 1910, se tere Shqiperia eshte ngritur kunder perpjekjeve te qeverise turke per t'i detyruar shqiptaret te perdorin alfabetin arab, si dhe per te mbrojtur alfabetin shqip te vendosur ne Kongresin e Manastirit.
Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare ne shkurt te vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli qe zoteroi ne to, nga permbajtja kombetare e perparimtare e kerkesave te tyre, ashtu edhe nga permasat qe moren, ishin ngjarje te reja per Levizjen Kombetare Shqiptare dhe te rralla e te papara deri atehere, jo vetem per Shqiperine, por edhe per gjithe Perandorine Osmane.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:35   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kongresi i Dyte i Manastirit (2-3 prill 1910)
Ne kete gjendje te acaruar te marredhenieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit per ceshtjet e kultures shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetaret shqiptare mblodhen nje kuvend tjeter kombetar, Kongresin e Dyte te Manastirit. Ky tubim u thirr me nismen e klubit "Bashkimi" te Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill te vitit 1910.
Ne Kongres moren pjese 20 delegate, qe perfaqesonin 34 klube e shoqeri te vilajeteve te Shkodres, te Kosoves, te Manastirit e te Janines, si edhe klubet shqiptare te Stambollit, te Selanikut e te qendrave te tjera. Kongresit i erdhen telegrame pershendetjeje nga ane te ndryshme te Shqiperise dhe nga shoqerite atdhetare te mergimit.
Ndryshe nga kongreset e meparshme kombetare, ne kete kuvend pati nje numer mjaft te madh delegatesh nga qytetet e vilajeteve te Kosoves dhe te Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuciterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegateve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndersa sekretare Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse deshmon "Zedhenia" qe klubi "Bashkimi" i Manastirit shperndau me kete rast, qellimi i ketij Kongresi ishte te diskutonte ceshtjet qe kishin te benin me mbrojtjen e shkolles, te shkrimit e te kultures kombetare kunder reaksionit xhonturk dhe kunder politikes asimiluese te xhonturqve. Kongresi do te merrte masa te metejshme per zgjerimin e rrjetit te shkollave shqipe dhe per zhvillimin e kultures shqiptare ne teresi.
Kongresi i Dyte i Manastirit ishte nje manifestim politik e kombetar shqiptar. Si ne fjalimet e delegateve, ashtu edhe ne vendimet e Kongresit u shpreh protesta kunder perndjekjeve qe po u beheshin shkolles e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, qe mbajti edhe fjalen e hapjes ne Kongres, foli "per nevojat e zhvillimit te arsimit, te perhapjes se diturise dhe te perparimit te kombit shqiptar". Ai dhe delegatet e tjere, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror "Bashkim e Perparim", i cili, ne kundershtim me premtimet qe u kishte bere shqiptareve, po u mohonte te drejten e arsimit kombetar dhe te perdorimit te lire te gjuhes shqipe, nderhynte egersisht ne ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, qe ishte nje e drejte e natyrshme e njerezore si per cdo popull. Ky qendrim i xhonturqve u cilesua nga delegatet si nje perpjekje per te percare shqiptaret sipas dasive fetare, per te osmanizuar myslimanet shqiptare dhe per te penguar perparimin kulturor dhe emancipimin politik te kombit shqiptar. "Na kane shpallur lufte ne fushen e shkronjave", theksoi Dervish Hima ne Kongres, prandaj "ne qe jemi mbledhur ketu, bashke me gjithe atdhetaret shqiptare, do t'i mbrojme me cdo mjet shkronjat tona kombetare�?�".
Kongresi terhoqi vemendjen e gjithe atdhetareve shqiptare per rrezikun e shkombetarizimit dhe te aneksimit te territoreve te Shqiperise nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha ne Kongres, duke ndjekur nje politike shoviniste, synon te pushtoje Kosoven, te cilen e ka pagezuar me emrin "Stara Serbia", ndersa qarqet politike te Greqise po perpiqen me te gjitha mjetet, duke perdorur kleriket ortodokse konservatore e progreke, shkollat e mesuesit grekomane, te asimilojne shqiptaret e krishtere dhe te aneksojne territoret e Shqiperise se Jugut. Petro N. Luarasi theksoi ne fjalen e tij se keta klerike fanatike e grekomane, te nxitur nga Greqia, mallkojne e shkisherojne banoret e fshatrave Proger, Negovan e Bellkamen sepse cojne femijet ne shkollat shqipe, ndersa bandat e andarteve greke, te paguar nga Athina, vrasin atdhetaret me te dalluar qe perhapin mesimin e shkrimin shqip. Gjate 5 vjeteve te fundit ishin vrare ne Negovan nga bandat greke 45 shqiptare. Per te paralizuar kete veprimtari Petro Nini Luarasi, pervec te tjerave, i propozoi Kongresit qe te kerkonte qe kisha shqiptare te ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore te Kongresit te Dyte te Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe nje Promemorje prej 4 pikash, qe iu dergua qeverise turke. Ne keto dokumente parashikoheshin masa te rendesishme per zhvillimin e arsimit kombetar, per mbrojtjen e alfabetit te shqipes, per botimin e librave dhe te teksteve shkollore shqipe. Per kete qellim do te ngrihej prane klubit qendror nje komision arsimor-kulturor, qe ne program quhej Akademi, i cili do te merrej me botimin e teksteve shkollore, te veprave letrare dhe te nje fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej te hapej ne Shkup nje shkolle normale me konvikt, e ngjashme me ate te Elbasanit, dhe te themelohej ketu nje gazete e re ne shqip dhe ne turqisht, me anen e se ciles do te informoheshin shqiptaret dhe opinioni publik evropian per ngjarjet e rendesishme qe po zhvilloheshin ne kete vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithe atdhetaret shqiptare qe te punonin per zgjerimin e metejshem te rrjetit te shkollave shqipe, per sigurimin e lokaleve shkollore, te mesuesve dhe te mjeteve te nevojshme financiare.
Ne Promemorjen prej kater pikash, qe iu dergua Portes se Larte, parashtroheshin keto kerkesa: te jepej liri e plote per mesimin e gjuhes shqipe, ne perputhje me te drejtat kushtetuese; te menjanoheshin te gjitha pengesat qe nxirrnin autoritetet shteterore per zhvillimin e lire te kombit shqiptar dhe vecanerisht te mos lejohej asnje lloj nderhyrjeje ne menyren e mesimit te gjuhes kombetare (shqipe), duke ua lene te drejten e zgjedhjes se alfabetit te shqipes, sic qe vendosur ne Kongresin e Dibres, mesuesve (shqiptare); te caktohej nga qeveria nje subvencion per shkollat e te krishtereve shqiptare, per t'i shkeputur ato nga ndikimi i Greqise dhe t'i kerkohej Patrikanes nga qeveria qe te lejonte perdorimin e gjuhes shqipe gjate predikimit ne kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qe te keshillohej me Shejhylislamin rreth "demit" qe gjoja i shkaktohej fese myslimane nga perdorimi i alfabetit latin per mesimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe per forcimin e lidhjeve organizative ndermjet klubeve shqiptare dhe per bashkerendimin e veprimtarise se tyre. U vendos qe klubet shqiptare te kishin nje rregullore te njejte dhe te detyrueshme per te gjithe. Kjo rregullore a kanonizem e pergjithshme do te njihej zyrtarisht edhe prej qeverise turke. Nje vendim i tille ishte marre edhe ne Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vene ne zbatim. Te gjitha klubet do te drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e te cilit tani, ndryshe nga vendimet qe ishin marre ne kongreset e meparshme, do t'i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shperngulur qendren udheheqese te klubeve nga Manastiri ne Stamboll do te krijohej nje udheheqje e vetme e Levizjes Kombetare Shqiptare, ku te bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetet atdhetare shqiptare te parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Keta deputete parashikohej te perfshiheshin edhe ne kryesine qendrore te klubit te Stambollit.
Megjithate, vendimi i Kongresit te Dyte te Manastirit, per te caktuar si klub qendror ate te Stambollit, nuk u pelqye nga rrethet e gjera atdhetare te vendit. Edhe ngjarjet e mevonshme, sidomos qendrimi i udheheqjes se ketij klubi ndaj kryengritjes shqiptare te vitit 1910, kur ajo mori hapur ne mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.