|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
17-08-09, 19:34
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
I nxitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", edhe Shejhylislami i propozoi Ministrise se Arsimit qe te ndalonte futjen e alfabetit latin per shkrimin e shqipes dhe me 5 prill, me anen e nje qarkoreje te vecante u kerkoi te njejten gje gjithe myftinjve te Shqiperise. Shejhylislami dhe fill pas tij shehleret e hoxhallaret fanatike e turkomane mallkuan alfabetin latin, u ndaluan myslimaneve ta perdornin ate dhe kerkuan prej tyre te shkruanin gjuhen shqipe vetem me shkronjat "e shenjta" te Kuranit.
Ne luften kunder shkolles e kultures kombetare shqiptare turqit e rinj paten perkrahjen e dhespoteve ortodokse greke dhe te klerikeve grekomane shqiptare, te cilet, me ndihmen e bandave te andarteve qe vepronin lirisht edhe pas shpalljes se kushtetutes, terrorizonin popullsine e Negovanit, te Bellkamenit dhe te fshatrave te Shqiperise se Jugut e te Mesme, qe kerkonte celjen e shkollave shqipe.
Keto veprime te xhonturqve shkaktuan zemerim te thelle tek atdhetaret dhe te populli shqiptar, qe u ngriten per mbrojtjen e shkolles e te shkrimit shqip dhe te te drejtave kombetare. Ne krye te kesaj qendrese, thuajse te pergjithshme, u vune klubet e shoqerite atdhetare, si klubi "Bashkimi" i Manastirit, klubi "Dituria" i Gjirokastres, klubet e Korces, te Elbasanit, te Pogradecit, te Kolonjes etj. Ato protestuan prane qeverise turke kunder ndjekjeve qe po u beheshin gjuhes shqipe dhe atdhetareve shqiptare.
Paria e Prishtines, ne nje leter qe i dergonte ne fund te dhjetorit te vitit 1909 deputetit te saj, Hasan Prishtina, ne emer te popullsise se kesaj treve, protestonte kunder perpjekjeve qe po beheshin per t'i detyruar shqiptaret te perdornin alfabetin arab, theksonte se alfabeti latin eshte me i pershtatshem per gjuhen shqipe, se perdorimi i tij nuk krijon ndonje shqetesim as nga pikepamja politike, as edhe nga ajo fetare. Ne kete dokument i kerkohej Hasan Prishtines qe te ndermjetesonte prane qeverise qe mesimet ne shkollat fillore te beheshin ne gjuhen shqipe dhe qe ajo te jepej me alfabetin latin.
Orvatjet e qeverise turke ne fillim te vitit 1910 per te futur ne shkolla alfabetin arab per mesimin e shqipes, hasen ne qendresen e vendosur te mesuesve dhe te nxenesve, qe ne shume qytete te Shqiperise, si ne Korce, Berat, Durres, Janine, Shkup e ne vende te tjera, braktisen shkollat turke dhe protestuan kunder autoriteteve shteterore.
Edhe populli i Elbasanit iu pergjigj mitingut te klerikeve fanatike e turkomane myslimane me nje manifestim masiv kunder futjes se alfabetit arab, i cili u organizua me 18 shkurt 1910 ne nje nga sheshet e qytetit, ku moren pjese rreth 7 000 qytetare e fshatare te ardhur nga Shpati dhe nga katundet e tjera te Elbasanit. Ne kete miting populli kerkoi nga qeveria dhe nga parlamenti te pranonin perdorimin e alfabetit shqiptar (latin) per shkrimin e gjuhes shqipe.
Me 27 shkurt u organizua nga klubi "Dituria" nje miting i madh ne Korce ne mbrojtje te abecese shqipe, ku moren pjese rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korces, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Ne emer te popullit te mbledhur ne kete tubim iu derguan telegrame proteste, kunder futjes se alfabetit arab, qeverise turke dhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Nje pjesemarrje te gjere pati edhe mitingu qe u zhvillua ne Berat me 28 shkurt, ku qene te pranishem rreth 15 000 veta, banore te qytetit e te fshatrave te rrethit. Ne telegramet e protestes, qe iu derguan qeverise turke ne emer te popullit te Beratit, theksohej se, duke futur alfabetin arab "qeveria synon t'i lere shqiptaret ne padije si gjer me sot dhe te fute grindje e percarje ndermjet atyre myslimane dhe ortodokse". Mitingje te tilla u mbajten edhe ne Tepelene, ne Permet dhe ne Skrapar.
Telegrame proteste kunder perdorimit te alfabetit arab dhe per mbrojtjen e alfabetit latin iu derguan qeverise e parlamentit turk edhe ne emer te popullit te Gjirokastres (nga Shoqeria "Bashkimi"), te camerise (nga klubi i Filatit), te Shkupit, te Ohrit, te Vlores, te Prishtines, te Mitrovices, te Gramshit, te Permetit, te Frasherit, te Tepelenes, te Konices, te Leskovikut etj.
Duke vene theksin ne permasat e kesaj levizjeje, konsulli francez ne Shkoder i shkruante qeverise se tij, ne shkurt te vitit 1910, se tere Shqiperia eshte ngritur kunder perpjekjeve te qeverise turke per t'i detyruar shqiptaret te perdorin alfabetin arab, si dhe per te mbrojtur alfabetin shqip te vendosur ne Kongresin e Manastirit.
Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare ne shkurt te vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli qe zoteroi ne to, nga permbajtja kombetare e perparimtare e kerkesave te tyre, ashtu edhe nga permasat qe moren, ishin ngjarje te reja per Levizjen Kombetare Shqiptare dhe te rralla e te papara deri atehere, jo vetem per Shqiperine, por edhe per gjithe Perandorine Osmane.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:35
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Kongresi i Dyte i Manastirit (2-3 prill 1910)
Ne kete gjendje te acaruar te marredhenieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit per ceshtjet e kultures shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetaret shqiptare mblodhen nje kuvend tjeter kombetar, Kongresin e Dyte te Manastirit. Ky tubim u thirr me nismen e klubit "Bashkimi" te Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill te vitit 1910.
Ne Kongres moren pjese 20 delegate, qe perfaqesonin 34 klube e shoqeri te vilajeteve te Shkodres, te Kosoves, te Manastirit e te Janines, si edhe klubet shqiptare te Stambollit, te Selanikut e te qendrave te tjera. Kongresit i erdhen telegrame pershendetjeje nga ane te ndryshme te Shqiperise dhe nga shoqerite atdhetare te mergimit.
Ndryshe nga kongreset e meparshme kombetare, ne kete kuvend pati nje numer mjaft te madh delegatesh nga qytetet e vilajeteve te Kosoves dhe te Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuciterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegateve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndersa sekretare Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse deshmon "Zedhenia" qe klubi "Bashkimi" i Manastirit shperndau me kete rast, qellimi i ketij Kongresi ishte te diskutonte ceshtjet qe kishin te benin me mbrojtjen e shkolles, te shkrimit e te kultures kombetare kunder reaksionit xhonturk dhe kunder politikes asimiluese te xhonturqve. Kongresi do te merrte masa te metejshme per zgjerimin e rrjetit te shkollave shqipe dhe per zhvillimin e kultures shqiptare ne teresi.
Kongresi i Dyte i Manastirit ishte nje manifestim politik e kombetar shqiptar. Si ne fjalimet e delegateve, ashtu edhe ne vendimet e Kongresit u shpreh protesta kunder perndjekjeve qe po u beheshin shkolles e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, qe mbajti edhe fjalen e hapjes ne Kongres, foli "per nevojat e zhvillimit te arsimit, te perhapjes se diturise dhe te perparimit te kombit shqiptar". Ai dhe delegatet e tjere, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror "Bashkim e Perparim", i cili, ne kundershtim me premtimet qe u kishte bere shqiptareve, po u mohonte te drejten e arsimit kombetar dhe te perdorimit te lire te gjuhes shqipe, nderhynte egersisht ne ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, qe ishte nje e drejte e natyrshme e njerezore si per cdo popull. Ky qendrim i xhonturqve u cilesua nga delegatet si nje perpjekje per te percare shqiptaret sipas dasive fetare, per te osmanizuar myslimanet shqiptare dhe per te penguar perparimin kulturor dhe emancipimin politik te kombit shqiptar. "Na kane shpallur lufte ne fushen e shkronjave", theksoi Dervish Hima ne Kongres, prandaj "ne qe jemi mbledhur ketu, bashke me gjithe atdhetaret shqiptare, do t'i mbrojme me cdo mjet shkronjat tona kombetare�?�".
Kongresi terhoqi vemendjen e gjithe atdhetareve shqiptare per rrezikun e shkombetarizimit dhe te aneksimit te territoreve te Shqiperise nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha ne Kongres, duke ndjekur nje politike shoviniste, synon te pushtoje Kosoven, te cilen e ka pagezuar me emrin "Stara Serbia", ndersa qarqet politike te Greqise po perpiqen me te gjitha mjetet, duke perdorur kleriket ortodokse konservatore e progreke, shkollat e mesuesit grekomane, te asimilojne shqiptaret e krishtere dhe te aneksojne territoret e Shqiperise se Jugut. Petro N. Luarasi theksoi ne fjalen e tij se keta klerike fanatike e grekomane, te nxitur nga Greqia, mallkojne e shkisherojne banoret e fshatrave Proger, Negovan e Bellkamen sepse cojne femijet ne shkollat shqipe, ndersa bandat e andarteve greke, te paguar nga Athina, vrasin atdhetaret me te dalluar qe perhapin mesimin e shkrimin shqip. Gjate 5 vjeteve te fundit ishin vrare ne Negovan nga bandat greke 45 shqiptare. Per te paralizuar kete veprimtari Petro Nini Luarasi, pervec te tjerave, i propozoi Kongresit qe te kerkonte qe kisha shqiptare te ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore te Kongresit te Dyte te Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe nje Promemorje prej 4 pikash, qe iu dergua qeverise turke. Ne keto dokumente parashikoheshin masa te rendesishme per zhvillimin e arsimit kombetar, per mbrojtjen e alfabetit te shqipes, per botimin e librave dhe te teksteve shkollore shqipe. Per kete qellim do te ngrihej prane klubit qendror nje komision arsimor-kulturor, qe ne program quhej Akademi, i cili do te merrej me botimin e teksteve shkollore, te veprave letrare dhe te nje fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej te hapej ne Shkup nje shkolle normale me konvikt, e ngjashme me ate te Elbasanit, dhe te themelohej ketu nje gazete e re ne shqip dhe ne turqisht, me anen e se ciles do te informoheshin shqiptaret dhe opinioni publik evropian per ngjarjet e rendesishme qe po zhvilloheshin ne kete vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithe atdhetaret shqiptare qe te punonin per zgjerimin e metejshem te rrjetit te shkollave shqipe, per sigurimin e lokaleve shkollore, te mesuesve dhe te mjeteve te nevojshme financiare.
Ne Promemorjen prej kater pikash, qe iu dergua Portes se Larte, parashtroheshin keto kerkesa: te jepej liri e plote per mesimin e gjuhes shqipe, ne perputhje me te drejtat kushtetuese; te menjanoheshin te gjitha pengesat qe nxirrnin autoritetet shteterore per zhvillimin e lire te kombit shqiptar dhe vecanerisht te mos lejohej asnje lloj nderhyrjeje ne menyren e mesimit te gjuhes kombetare (shqipe), duke ua lene te drejten e zgjedhjes se alfabetit te shqipes, sic qe vendosur ne Kongresin e Dibres, mesuesve (shqiptare); te caktohej nga qeveria nje subvencion per shkollat e te krishtereve shqiptare, per t'i shkeputur ato nga ndikimi i Greqise dhe t'i kerkohej Patrikanes nga qeveria qe te lejonte perdorimin e gjuhes shqipe gjate predikimit ne kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qe te keshillohej me Shejhylislamin rreth "demit" qe gjoja i shkaktohej fese myslimane nga perdorimi i alfabetit latin per mesimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe per forcimin e lidhjeve organizative ndermjet klubeve shqiptare dhe per bashkerendimin e veprimtarise se tyre. U vendos qe klubet shqiptare te kishin nje rregullore te njejte dhe te detyrueshme per te gjithe. Kjo rregullore a kanonizem e pergjithshme do te njihej zyrtarisht edhe prej qeverise turke. Nje vendim i tille ishte marre edhe ne Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vene ne zbatim. Te gjitha klubet do te drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e te cilit tani, ndryshe nga vendimet qe ishin marre ne kongreset e meparshme, do t'i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shperngulur qendren udheheqese te klubeve nga Manastiri ne Stamboll do te krijohej nje udheheqje e vetme e Levizjes Kombetare Shqiptare, ku te bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetet atdhetare shqiptare te parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Keta deputete parashikohej te perfshiheshin edhe ne kryesine qendrore te klubit te Stambollit.
Megjithate, vendimi i Kongresit te Dyte te Manastirit, per te caktuar si klub qendror ate te Stambollit, nuk u pelqye nga rrethet e gjera atdhetare te vendit. Edhe ngjarjet e mevonshme, sidomos qendrimi i udheheqjes se ketij klubi ndaj kryengritjes shqiptare te vitit 1910, kur ajo mori hapur ne mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 19:35
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Po keshtu u vendos qe te thirrej ne korrik te vitit 1910 nje kongres me i gjere ne Janine, i cili, krahas problemeve te tjera, do te zgjidhte perfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njeren prej dy abeceve latine, te miratuara nga Kongresi i Pare i Manastirit.
Ne Kongresin e Dyte te Manastirit, ashtu si ne ato te meparshmet, u mbajten edhe mbledhje te fshehta, ne te cilat u diskutuan ceshtje te tilla politike, sic ishin forcimi i komiteteve te fshehta dhe masat qe duheshin marre per pergatitjen e nje kryengritjeje te pergjithshme. Por, ndersa per komitetet e fshehta u mor vendim qe te zgjeroheshin e forcoheshin me tej, per pergatitjen e kryengritjes se pergjithshme nuk u mor ndonje mase. Kjo ceshtje u la te diskutohej e te vendosej ne kongresin e ardhshem. Sipas te dhenave te bashkekohesve, ne mbledhjet e fshehta u hartua edhe nje program politik, te cilin ata e quanin platforme "te autonomise se Shqiperise", ku, pervec te tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mesimi i gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe njohja e saj si gjuhe zyrtare. Megjithate, ky program nuk u perfshi ne asnjerin nga dy aktet e shpallura boterisht te Kongresit.
Kongresi i Dyte i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qe u zhvilluan ne Shqiperi ne pragun e ketij kuvendi, ne shkurt-mars te vitit 1910, shprehen vendosmerine e shqiptareve per mbrojtjen e shkrimit shqip, te shkolles dhe te kultures kombetare ne terersi. Ato ishin, njeherazi, nje paralajmerim per kryengritjen e armatosur qe do te shperthente ne pranveren e vitit 1910.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 20:07
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Fillimi i kryengritjes. Kuvendi i Verrave te Llukes
Ekspeditat e Xhavit Pashes te vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat per carmatimin me dhune te popullsise, ndjekjet policore kunder klubeve e atdhetareve shqiptare, si edhe reaksioni xhonturk kunder shkolles e shkrimit shqip, i acaruan me tej marredheniet e shqiptareve me qeveritaret xhonturq.
Perballe kesaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bene perpjekje per bashkerendimin e levizjes ne shkalle kombetare. Ne fundin e vitit 1909 u themelua ne Stamboll Komiteti i fshehte shqiptar "Ja Vdekje, ja Liri!", i cili beri thirrje per formimin e nje qendre te vetme drejtuese dhe per nxjerrjen e nje organi qendror shtypi per te gjitha organizatat e shoqerite atdhetare brenda e jashte vendit. Komiteti u perpoq ta shtrinte veprimtarine e tij edhe ne Shqiperi.
Dhuna e eger qe xhonturqit ushtruan per mbledhjen e taksave e te tatimeve, per grumbullimin e armeve e te rekruteve ishte me e fuqishme ne Kosove, ku shpertheu hapur pakenaqesia e shqiptareve. Qysh ne pranveren e vitit 1910 qendresa e shqiptareve te Kosoves merr gjithnje e me shume trajten e nje lufte te armatosur. Te rinjte, per t'iu shmangur sherbimit ushtarak, dilnin ne mal dhe formonin ceta te armatosura. Nderkohe nisen pergatitjet per aksione te armatosura ne permasa me te gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptaret e Kosoves te organizuar ne grupe te armatosura e te pergatitura per lufte kunder regjimit xhonturk.
Veprimet e para kunderqeveritare nisen ne mars ne Gjakove, por qendra e tyre u be ne fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhehequra nga Halil Mehmeti.
Ne muajin mars, me nismen dhe nen drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt ne Gjilan nje mbledhje e shqiptareve te ketij rrethi ku u diskutua rreth masave per organizimin e kryengritjes se re.
Ne fund te muajit mars grupe te armatosura fshataresh e malesoresh te anes se Mitrovices, te Vuciternes dhe te Llapit marshuan ne drejtim te Prishtines per te protestuar kunder caktimit arbitrar te taksave. Ata nderprene rrugen Prishtine-Prepalac. Repartet e garnizonit te Prishtines me 5 prill u ndeshen me kryengritesit ne Babin Most. Pas perpjekjeve qe u zhvilluan ketu dhe qe zgjaten dy dite, kryengritesit rrethuan nje batalion te ushtrise osmane dhe i detyruan forcat qeveritare te terhiqeshin ne Prishtine me humbje te ndjeshme ne njerez dhe ne armatime.
Fitorja e kryengritesve ne Babin Most i vuri ne nje gjendje te veshtire trupat qeveritare qe mbronin Prishtinen. Garnizoni i saj perbehej prej nje regjimenti kavalerie dhe nje batalioni kembesorie, te cilet nuk ishin ne gjendje te mbanin qytetin dhe as te ndermerrnin veprime jashte tij. Me 7 prill u dergua nga Ferizaj ne Prishtine nje kolone e perbere prej 6-7 batalionesh. Me gjithe perforcimet qe i erdhen, garnizoni i Prishtines qe i detyruar te qendronte ne pozita mbrojtese.
Pas fitoreve te para te forcave kryengritese, gjendja ne vilajetin e Kosoves u be e veshtire per autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake te vilajetit ishin te pamjaftueshme per ta shtypur menjehere kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe ne Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit te ushtrise ne Peje, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit te atjeshem, Haki Beu, u pasua nga veprimet qe cetat e Shales dhe te Berishes ndermoren kunder nje batalioni ushtaresh.
Ne te njejten kohe kryengritesit e rrethinave te Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane te mbylleshin ne qytet, ndersa pjesen tjeter te terhiqej ne drejtim te Fushe-Kosoves. Ne fillim te prillit kryengritesit kishin zene te gjitha pikat strategjike ne afersi te qyteteve te Prishtines, te Pejes e te Prizrenit.
E shqetesuar nga keto ngjarje, qeveria xhonturke, ne mbledhjen qe mbajti me 7 prill, vendosi qe te merreshin masa te rrepta ushtarake kunder kryengritesve. Ne mesin e muajit prill ne treven verilindore te Shqiperise qene perqendruar rreth 36-40 batalione kembesorie, qe benin pjese ne korpuset I, II dhe III te ushtrise osmane te vendosur ne pjesen evropiane te Perandorise, si dhe gjashte bateri te artilerise malore e gjashte bateri te artilerise fushore me 50 gryka zjarri.
Perballe zhvillimit te shpejte te ngjarjeve ne rrethet e Prishtines, te Pejes e te Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa per te penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak te sulltan Mehmet Reshatit V u shpall ne zonen e kryengritjes gjendja e jashtezakonshme; urdherohej te shperndaheshin sa me shpejt forcat kryengritese; te arrestoheshin dhe te nxirreshin para gjykates ushtarake organizatoret e kryengritjes; te behej regjistrimi i popullsise dhe i pasurise se patundshme; te zbatohej sherbimi i detyrueshem ushtarak; te mblidheshin me force taksat etj. Porta e Larte urdheroi Ministrine e Luftes qe te pergatiste sa me shpejt ekspediten ndeshkimore, ne krye te se ciles do te vihej Shefqet Turgut pasha, njeri nga gjeneralet me te zote te ushtrise osmane aso kohe.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 20:08
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Per te perballuar ekspediten e madhe ushtarake qe Porta po pergatiste kunder Kosoves, u pa e nevojshme te merreshin masa organizative e ushtarake, te cilat do te vendoseshin ne tubimet e udheheqesve shqiptare. Nje tubim i tille u mbajt ne mesin e prillit ne vendin e quajtur Verrat e Llukes, ne afersi te Decanit. Autoritetet xhonturke, me gjithe perpjekjet qe bene, nuk arriten ta pengonin mbledhjen e ketij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlere te Pejes, nuk arriti gjithashtu te qetesonte dhe te shperndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nen drejtimin e Shaban Binakut, te Isa Boletinit, te Sulejman Batushes dhe te krereve te tjere.
Ne Kuvend u vendos pajtimi i te gjitha gjaqeve deri ne Shen Miter. Me pas pjesemarresit lidhen besen e vendosen qe te gjitha viset e perfaqesuara prej tyre te bashkoheshin me kryengritjen. U percaktuan gjithashtu me hollesi masat organizative dhe ushtarake per perballimin e ekspedites se Shefqet Turgut pashes. Kuvendi parashikonte edhe masa ndeshkuese per ata qe do t'i kunderviheshin beses se lidhur.
Kuvendi i Verrave te Llukes nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kerkesa ne rrafsh kombetar. Me sa duket, organizatoret e tij mendonin se keto do te ishin objekt i nje mbledhjeje shume me te gjere dhe me perfaqesues ne shkalle kombetare. Megjithate, tubimi pati rendesi per zhvillimin e metejshem te kryengritjes, per organizimin dhe per bashkerendimin e veprimeve te saj te armatosura. Aty u hodhen themelet e bashkimit luftarak te shumices se krahinave te vilajetit te Kosoves, kryesisht te pjeses perendimore e qendrore.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 20:09
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Perkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputeteve shqiptare ne parlament u vu ne mbrojtje te saj. Me 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 qe perfaqesonin popullsine shqiptare ne ate organ) i paraqiten parlamentit nje relacion per gjendjen e veshtire te krijuar ne Shqiperi si rrjedhim i politikes nacionaliste te Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne deklaraten qe deputeti i Kosoves, Nexhip Draga, beri me 10 prill ne emer te grupit te deputeteve shqiptare e quajti te padrejte dhe e denoi vendimin e qeverise per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne vilajetin e Kosoves. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputete te tjere shqiptare sollen prova qe deshmonin se ngjarjet e Prishtines ishin pasoje e administrimit te keq te vendit, e sjelljeve arbitrare te nepunesve vendore, si dhe e karakterit anakronik te menyres se qeverisjes qe zbatonin xhonturqit.
Deputetet shqiptare folen posacerisht per arbitraritetin ne vjeljen e detyrimeve shteterore nga autoritetet vendore. Ne kete ndikonte mungesa e legjislacionit perkates, si edhe formulimet e erreta e te papercaktuara mire te ligjeve ekzistuese. Ne Shqiperi filluan te vileshin edhe tatime te tilla, sic ishte ajo e oktroves, nje takse doganore, e cila nuk vilej ende as ne rajonet me te zhvilluara te Perandorise, si ne Stamboll, ne Izmir, ne Selanik.
Deputetet shqiptare deklaruan se do te ishte me e udhes dhe me dobiprurese qe ne Shqiperi ne vend te ekspeditave ushtarake te dergohej nje komision parlamentar. Ata kerkuan qe ne Shqiperi te sendertoheshin hap pas hapi reforma rrenjesore, te caktoheshin nepunes te afte e te ndershem, te cilet te njihnin ligjet dhe drejtesine. Hasan Prishtina nguli kembe qe ky komision te hetonte ne vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu pergjigjur deklaratave te deputeteve shqiptare ne parlament, kryeministri turk u perpoq t'i perligjte e t'i motivonte masat ushtarake te qeverise ne Kosove me poziten e vecante strategjike te kesaj treve dhe te mbulonte shkaqet e verteta te levizjes kryengritese ne Shqiperi, te cilen e quante veper te disa "ngaterrestareve".
Ismail Qemali, nga ana e tij, kerkoi nga qeveria qe te nxirreshin ne shesh shkaktaret e vertete te gjendjes se krijuar ne Shqiperi. Ne nje takim te vecante me ministrin e Luftes te Perandorise ai kerkoi qe te nderpriteshin veprimet ushtarake kunder shqiptareve. Por keto kerkesa rane ne vesh te shurdher. Qeveria pranoi se ishin bere disa gabime nga administrimi i keq prej disa nepunesve vendore dhe premtoi se do te merrte masa per riparimin e tyre. Ne te njejten kohe ajo siguroi miratimin nga parlamenti te kerkeses se saj per dergimin e trupave ushtarake plotesuese ne Kosove.
Orvatjet e deputeteve shqiptare per te penguar dergimin e ekspedites ushtarake te komanduar nga Shefqet Turgut pasha ne Kosove nuk dhane fryt. Edhe propozimet e tyre per te derguar ne Shqiperi nje komision parlamentar per hetimin e gjendjes ne terren dhe ne menyre te vecante te shkaqeve te kryengritjes u hodhen poshte. Qeveria xhonturke ishte tashme e vetedijshme se ngjarjet ne Shqiperi ishin shenje e nje konflikti politik shqiptaro-turk, pas te cilit fshiheshin aspiratat autonomiste te shqiptareve.
Kete realitet u perpoq t'ua bente te qarte Ismail Qemali edhe diplomateve te huaj ne Stamboll. Duke i percjelle ambasadorit austro-hungarez, Pallavicinit, kerkesen qe deputetet shqiptare parashtruan ne parlamentin osman, ai theksoi se shqiptaret kerkonin zbatimin e reformave, te cilat do t'u pershtateshin rrethanave te vecanta te vendit dhe nevojave te tij. Kundershtimi i tyre, theksonte ai, do te conte ne thellimin e metejshem te kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bente te ditur perfaqesuesit te Vjenes ne Stamboll, se me kerkesat e tyre shqiptaret synonin te siguronin "nje ndertese me vete", cka nenkuptonte autonomine e Shqiperise.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-08-09, 20:09
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Sukseset e para te kryengritesve
Ne mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mberriti ne krye te nje ushtrie prej 16 mije forcash ne kryeqendren e vilajetit te Kosoves, ne Shkup.
Ne proklamaten qe i drejtoi popullsise se Kosoves para se te fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta perligjte ate ne syte e popullsise se revoltuar dhe te bindte kosovaret se qeveria ishte shtrenguar te dergonte ushtrine ne kete vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake te komanduara prej tij nuk qene derguar per te shkaktuar gjakderdhje, por per te vendosur rregullin e qetesine dhe per te ndeshkuar te gjithe ata qe mbillnin percarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria deshironte t'i siguronte popullit shqiptar te mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte ne interesin e tij dhe te shtetit qe te gjithe kryengritesit te dorezoheshin.
I perforcuar me trupa te rinj, numri i forcave osmane qe u vune perballe kryengritesve shqiptare, arriti ne rreth 40 mije veta. Me kete ushtri Shefqet Turgut pasha filloi ne mesin e muajit prill 1910 sulmin e pergjithshem kunder forcave kryengritese.
Nderkohe kryengritesit vazhduan veprimet e tyre, te cilat tani i zhvilluan ne tri zona. Luftetaret e Shales, te Llapit e te Drenices, nen komanden e Isa Boletinit, u perqendruan ne Gryken e Carraleves dhe vune nen kontroll vijen Ferizaj-Shtimje-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u perqendrua ne rajonin malor ne perendim te Ferizajt deri ne anen jugore te Carraleves. Grupimi tjeter, i trete, i kryengritesve, qe perbehej nga luftetare te Gjilanit e te Presheves, nen komanden e Idriz Seferit, mori persiper te zoteronte e te mbronte Gryken e Kacanikut dhe rrugen Tetove-Shkup per te mos lejuar depertimin e ushtrise osmane, qe vinte nga qendra e vilajetit ne drejtim te pjeses se brendshme te Kosoves. Emisare te posacem u derguan ne Shkoder, ne Diber e ne Mat me thirrjen per t'u bashkuar me kryengritjen, ndersa agjitatore te tjere filluan te vepronin ne radhet e reparteve turke per t'i bindur ushtaret shqiptare te dezertonin.
Ne fazen e pare te operacioneve ushtria osmane pesoi disfate. Kolona verilindore e saj, e cila kishte per detyre te dilte ne fshatin Pozharan dhe me nje veprim te shpejte t'i rrethonte forcat kryengritese te grupuara ne kete rajon, ndeshi ne nje qendrese te ashper dhe e nderpreu perkohesisht marshimin e metejshem.
Luftime me te ashpra u zhvilluan ne anen perendimore te zones kryengritese. Forcat osmane te perqendruara ketu, me 21 prill, pas luftimesh te rrepta, arriten t'i afroheshin Shtimjes qe mbrohej nga kryengritesit. U nderpre lidhja telegrafike e kesaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan ne Shtimje gjithe diten, me humbje te medha nga te dyja palet. Te nesermen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithe mbeshtetjen e zjarrit te artilerise, nuk mundi ta merrte Gryken e Shtimjes. Ne pritje te perforcimeve te reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua te terhiqej nen goditjet e vazhdueshme te kryengritesve.
Lajmi rreth fillimit te luftimeve ne Shtimje pershpejtoi veprimet e kryengritesve te Gjilanit, te Presheves dhe te viseve perreth, qe u hodhen drejt Kacanikut. Me 24 prill 3 000 kryengrites, nen udheheqjen e Idriz Seferit, shtine ne dore Gryken e Kacanikut dhe dolen ne shpine te ushtrise turke, duke e vene ate ne nje pozite kritike. Kryengritesit vune nen kontroll te plote hekurudhen Shkup-Mitrovice dhe nderprene lidhjen hekurudhore me kryeqendren e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i ketyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, te vendosura ne Ferizaj, u vune ne nje gjendje te veshtire.
Sukseset e kryengritesve ne Gryken e Carraleves dhe shtenia ne dore e Shkalles se Kacanikut perbenin nje fitore ushtarake te rendesishme, e cila ndikoi ne zhvillimin e metejshem te kryengritjes ne Kosove. Forcat kryengritese zoteronin tani nje pjese te mire te territoreve te vilajetit te Kosoves, si dhe disa pika strategjike qe u lejonin te kontrollonin vijat kryesore te komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil te administrates xhonturke. Nderkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar ne qytetet kryesore te Fushe-Kosoves dhe te Rrafshit te Dukagjinit. E pafuqishme per te ndermarre ndonje veprim luftarak jashte tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave te reja.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:31.
|
|