Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-09, 15:17   #1
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

e gjithe kjo force duhet dislokuar pergjate kufirit me serbine dhe seline duhet ta kete ne mitrovice


bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-09, 15:34   #2
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
e gjithe kjo force duhet dislokuar pergjate kufirit me serbine dhe seline duhet ta kete ne mitrovice
Mos po e ka "kaqikun" sa te zogut e ....
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-09, 20:11   #3
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Ministri Limaj gjatė inspektimit tė punimeve nė rrugėn Ferizaj - Bazhdarhane

Limaj lidh tri komuna
Rruga Ferizaj - Bazhdarhane ėshtė projekti mė i madh qė ka pasur ndonjėherė komuna e Ferizajt. Ministri Limaj ka premtuar edhe njė lidhje me komunėn e Suharekės

Nga Bardh Frangu mė 18.09.2009 nė ora 17:01

Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka inspektuar punėt nė rrugėn Ferizaj- Bazhdarhane, tė gjatė rreth 10 kilometra.

Ky ėshtė projekti mė i madh i realizuar ndonjėherė nė komunėn e Ferizajt, vlera e tė cilit kalon shumėn prej 2 milionė e 600 mijė euro. Kjo rrugė mundėson lidhjen e fshatrave tė komunės sė Ferizajt, Kaēanikut dhe Shtėrpcės. Ajo jo vetėm qė mundėson lėvizjen mė tė mirė tė 15 mijė banorėve, por krijon edhe njė mundėsi mė shumė pėr t’u lidhur me zonėn turistike tė Brezovicės.

“Kjo rrugė ka plotėsuar kriterin strategjik, integrues dhe ekonomik. Ėshtė me interes edhe pėr zhvillimin e turizmit nė kėto anė”, ka thėnė ministri Limaj, duke premtuar se njė rrugė e ngjashme do tė bėhet edhe nė grykėn e Neredimes.

“Rruga drejt maleve tė Jezercit do tė bėhet gjatė vitit 2010, ndėrsa vazhdimi i saj pėr t’u lidhur me komunėn e Suharekės do tė bėhet mė vonė”, ka thėnė ministri Limaj, duke e vlerėsuar grykėn e Neredimes si njė mundėsi tė mirė pėr zhvillimin e turizmit.

Ministria e tij ka bėrė mbi 6 milionė euro investime nė komunėn e Ferizajt. Pėr kėtė ai ka lavdėruar kryetarin e Komunės, Bajrush Xhemailin.

Ministri Limaj nuk ka mundur tė thotė me saktėsi nga do tė shtrihet autostrada Prishtinė - Shkup, por ka thėnė se ajo do tė jetė njė rrugė krejt e re, nė mėnyrė qė tė mbetet si alternativė magjistralja aktuale. “E di se tė dy autostradat do tė takohen diku ndėrmjet Lipjanit dhe Shtimes”.

Ndėrsa duke komentuar fillimin e hetimeve tė policisė sė EULEX-it nė PTK, ministri Limaj ka thėnė se PTK-ja ėshtė ndėrmarrje publike dhe s’ka lidhje me MTT-nė. “Ne miratojmė vetėm politika tė pėrgjithshme, ndėrsa kėto janė ēėshtje tė Ministrisė sė Financave”, tha Limaj, i cili shtoi se ėshtė i interesuar qė tė hetohet ēdo rast kudo ku dyshohet pėr keqpėrdorime.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-09, 20:13   #4
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Isa vs. Astrit : Nis beteja pėr kryeqytetin
Beteja pėr Prishtinėn, nė balotazh, do tė kushtėzohet nga dy faktorė, sa ėshtė elektorati i LDK-sė i bindur nė performansėn e Isa Mustafės, dhe nga ana tjetėr, sa do t’i bindė votuesit Astrit Salihu, si kundėrkandidat me mė shumė gjasa, se vota pėr te ėshtė votė pėr ndryshime nė Prishtinė, por edhe pėr PDK-nė qė kėrkon rinovimin e identitet.

Nga Shkelzen Maliqi mė 14.09.2009 nė ora 13:04

Kandidimi i Dr. Astrit Salihut nga PDK pėr Kryetar tė Prishtinės, sjell disa risi tė rėndėsishme.

E para risi ėshtė pėr vetė partinė qė e kandidoi, sepse tash edhe nė praktikė PDK po dėshmon se nuk ėshtė vetėm parti e UĒK-se dhe e meritokracisė. Duhet tė shihet nėse edhe nė komunat tjera ka pėrzgjedhje tė tilla, por tendenca e inkuadrimit tė personaliteteve dhe intelektualėve vėrehet qė nga vjeshta e vitit 2007 dhe emėrimi i tyre pėr kėshilltarė tė Kryeministrit. Pastaj, edhe nėse do tė ishte vetėm Prishtina test pėr kėtė hapje tė PDK-sė, kjo e ka rėndėsinė simbolike dhe promovuese – bėhet fjalė pėr Kryeqytetin e Kosovės. Leksionet e mėsuara nė zgjedhjet e mėhershme, kur nė Prishtinė kandidonte njeriu i dytė i PDK-sė, Fatmir Limaj, i kanė bindur drejtuesit e PDK-sė, para sė gjithash Hashim Thaēin, se PDK-ja duhet tė dalė nga “baza e Drenicės” dhe tė kėrkojė aleanca tė gjėra ndėr qytetarėt dhe intelektualėt, nėse synon tė bėhet nė kuptimin e plotė tė fjalės - parti kombėtare.

Risia e dytė ėshtė se PDK-ja futet nė garė me ambicie qė tė sfidojė dhe tė mundė LDK-nė qė konsiderohet bastion i fundit i madh i mbetjes sė partisė sė Rugovės. Nė demokracitė me pėrvojė ndodh shpesh qė koalicioni i dy partive nė nivelin qendror, nuk e pengon konkurrencėn e ashpėr nė nivelin lokal. Por, nė kushtet tona specifike, gara pėr Kryeqytetin mes dy partive nė pushtet mund tė jetė me pasoja. Deri mė sot, harmonia e qeverisjes PDK-LDK, qė nė asnjė moment nuk ėshtė trazuar, por tani ka gjasa qė tė dėmtohet, ose edhe tė kthehet nė valėt e dikurshme. Pėr shkak tė kėsaj harmonie, disa kanė menduar se PDK do tė kandidojė vetėm formalisht nė Kryeqytet, pėr tė mos i trazuar raportet me partnerin nė qeverisje. Por, kandidimi i Astrit Salihut, tregon se PDK-ja nuk ėshtė pa ambicie dhe madje shpreson se nė balotazh, edhe do tė mund tė fitonte zgjedhjet. Nė kėtė kalkulim, PDK paraqitet me inkluzivitet, qėllimi ėshtė pėrfitimi i votuesve tė rinj, ndėrkaq qė supozohet se LDK-ja do tė mbetet nė ngėrēin e mbrojtjes sė elektoratit qė po shkapėrderdhet ose bėhet indiferent.

Pėr LDK-nė nė krizė beteja pėr Prishtinėn ėshtė njėfarė dore vendimtare. Nėse humbet Prishtina, shembja e LDK-sė nuk do tė ketė tė ndalur. Edhe nė gjendjen e krizės, kjo parti nuk ka vesh pėr kėshilla, sillet si pacienti qė nuk e dėgjon mjekun por mjekohet vetė.

Po kėshtu, meritokracia nė LDK ėshtė po aq e shprehur sa nė PDK, por LDK-sė, pėr dallim nga PDK-ja, i mungon fare politika e hapjes dhe inkuadrimit. Edhe kryetari aktual i Prishtinės, pėrndryshe i rikandiduar, akuzohet nga rivali i tij Rexhep Osmani, se “pėr 18 vjet ka refuzuar tė anėtarėsohet nė LDK”. Rexhep Osmani, madje, ka ndėrmend tė paraqitet si kandidat i pavarur, duke thelluar avazin e shembjeve tė vogla dhe tė mėdha nė LDK.

Beteja pėr Prishtinėn mes LDK-sė dhe PDK-sė, sipas njė spekulimi, mbase ėshtė uverturė e Hashim Thaēit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, qė ndoshta do tė mbahen vitin e ardhshėm, ku do t’i konvenonte nėse LDK-ja do tė humbte Kryeqytetin, ndėrkaq qė PDK-ja do ta kapitalizonte pėr edhe njė mandat edhe mė tė bindshėm, mbase edhe me partnerėt tjerė.
Astrit Salihu nuk ėshtė emėr i panjohur pėr opinionin. Nė fushėn e tij, nė filozofi, ėshtė autori mė i spikatur jo vetėm nė brezin e tij. Astriti ka qenė afėr ose pjesė e shumė projekteve politike dhe mediale nė vitet ’90, pastaj aktiv edhe nė shoqėrinė civile. Nė atė kohė nuk ka treguar ambicie politike, edhe kur kishte oferta serioze. Mirėpo, dy pėrvojat e hidhura nė detyrat publike qė ka ushtruar, e kanė bindur se nė kėtė shoqėri nuk mund tė bėsh asgjė nėse nuk ke pushtet.

Incidenti i parė ka ndodhur nė vitin 2004 kur si zėvendėsdrejtor i RTK-sė kundėrshtoi ashpėr vlerėsimet e komisionerit pėr media Bob Zhilletit dhe tė OSBE-sė, ku pėr ngjarjet e marsit pėrgjegjėsia i atribuohej raportimit tė RTK-ja. Astrit Salihu u detyrua qė tė largohet nga RTK nga janari i vitit 2005.

Incidenti i dytė ndodhi njė vjet mė vonė, kur Astrit Salihu dorėzoi temėn e doktoraturės tė kompletuar nė UP, me procedura paraprake tė rregullta. Por, dikush nga “kolegėt” u kujtua qė tė bllokojė doktorimin e tij duke e kontestuar atė a posterior me faktin se Salihu nuk kishte magjistruar paraprakisht. Ēėshtja kaloi nė arbitrazh nė Rektorat, dhe atje u bė heshtja e thellė, nuk thanė as po as jo, pėr mbrojtjen e doktoratės. Edhe nėse ka qenė e paligjshme, e nuk ka qenė, pėrgjegjėsia i bie UP-sė, jo kandidatit.

Pėr fat, njė vit mė vonė, Astrit Salihut i pranohet tema e doktoratės nė Zagreb, puna vlerėsohet lart dhe pa fije problemi fiton titullin.

Pas kėtyre dy pėrvojave tė hidhura, Astrit Salihu vendosi qė ta katapultonte vetėn nė politikė dhe kėtė jo nė ndonjė parti tė vogėl, - ka pasur edhe oferta tė tilla, - por nė njėrėn nga partitė e mėdha, ku praktikisht nuk ka pas zgjedhje tjetėr pos PDK-sė. LDK-ja e mbyllur dhe nė krizė gjithnjė mbanė mėri ndaj kritikuesve tė politikave tė saj nė vitet ’90 e mė vonė, dhe Astriti shpesh e ka bėrė kėtė nė shkrimet qė botonte nė “Kohėn javore” dhe publikimet tjera.

Astrit Salihu ėshtė njeri qė mendon me kokėn e vet dhe e thotė atė ēka mendon. Nuk do tė jetė thjesht njė vegėl ose “kurban” i Hashim Thaēit, por do tė ēajė vizione dhe shtigje tė reja pėr PDK-nė. Skeptikėt do tė thonė, nėse kjo ėshtė e mundshme.

Pėr Isa Mustafėn dihet mė shumė, edhe pse mandati i tij ka kaluar disi heshtur. Ėshtė punėtor i zellshėm, mirėpritės, nuk bėn shumė zhurmė rreth vetės, por si duket ka qenė i pafuqishėm dhe pa pėrkrahje qė tė nisė zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė Kryeqytetit. Ndoshta i ka munguar edhe bashkėpunimi mė ngushtė me Qeverinė, qė ēėshtjen e kthen sėrish te raportet nė esencė dyshuese PDK-LDK.

Pėr 10 vjet, Prishtina ka qenė bastion i LDK-sė dhe pos problemeve tė trashėguara janė shtuar edhe ato tė qeverisjes “pa plan” tė LDK-sė. Kriza e LDK-sė e ka pėrfshirė edhe Prishtinėn, ku sėrish Isa Mustafa fitoren do ta kėrkojė nė balotazh. Beteja pėr Prishtinėn, nė balotazh, do tė kushtėzohet nga dy faktorė, sa ėshtė elektorati i LDK-sė i bindur nė performansėn e Isa Mustafės, dhe nga ana tjetėr, sa do t’i bindė votuesit Astrit Salihu, si kundėrkandidat me mė shumė gjasa, se vota pėr te ėshtė votė pėr ndryshime nė Prishtinė, por edhe pėr PDK-nė qė kėrkon rinovimin e identitetit.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-09, 20:14   #5
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Kthimi kah komuna
Pėrgatitjet e partive pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit kanė shfaqur njė evoluim tė qartė tė politikės kosovare. Kemi tė bėjmė me njė decentralizim tė mirėfilltė politik, i cili ka ardhur si rezultat i rritjes sė vetėdijesimit tė spektrit politik pėr fuqinė e votuesit kosovar.

Nga Artan Muhaxhiri mė 19.09.2009 nė ora 13:31

“E qet syretin [e Rugovės] aty dhe komunikon me njerėz”.

Ky definicion antologjik, i thėnė nga Eqrem Kryeziu (mjeshtri i ironisė politike), pėr Gazetėn Express, nė tetor tė vitit 2007, njė muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme, ėshtė sublimim i formulės magjike e cila dominoi politikėn kosovare gjatė periudhės sė Ibrahim Rugovės.

Kur njė qasje e tillė thjeshtėzuese, qė nuk ishte e huaj as pėr dy partitė tjera tė mėdha, aplikohej pėr zgjedhjet qendrore, mund tė paramendohet se ēfarė rėndėsie dhe respekti margjinal i ėshtė kushtuar zgjedhjeve lokale. Vėshtirė tė jetė folur pėr to nė Prishtinė pa njė dozė tė lartė cinizmi.

Pastaj erdhi 17 nėntori 2007. Dita kur votuesi kosovar u shfaq. E ndryshoi skenėn politike. Dhe fitoi respektin.

Prej qershorit 1999 deri nė nėntor 2007, imazhokracia politike ishte alfa dhe omega e liderėve kosovarė. Fotografitė e Ibrahim Rugovės, Hashim Thaēit dhe Ramush Haradinajt ishin zėvendėsuese tė projekteve konkrete dhe investimeve kapitale, njėkohėsisht shėnonin edhe mungesėn totale tė pėrgjegjėsisė ndaj qytetarit. Secili protagonist i madh a i vogėl politik, sa herė qė i ofrohej mundėsia pėr tė qenė afėr mikrofonit premtonte pavarėsi, integrim nė strukturat euroatlantike, hapje tė vendeve tė reja tė punės, liberalizim tė vizave, etj., etj. Pėr vite tė tėra u krijua njė inflacion i premtimeve tė cilave s’u besonte askush: as ata qė i jepnin, as ata qė i merrnin. Ishte e lehtė tė thuheshin fjalė tė mėdha, s’kishim gjė nė dorė.

Ndryshimi radikal i raportit tė forcave politike pas nėntorit 2007, ishte leksioni tė cilin politikanėt kosovarė u detyruan ta mėsojnė njėherė e mirė.

Sot shohim diēka tjetėr. Ndonėse shumica dėrmuese e akterėve janė tė njėjtė, mėnyra e tyre e tė menduarit politik nuk ėshtė si mė parė.

Pėrgatitjet e partive pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit kanė shfaqur njė evoluim tė qartė tė politikės kosovare (me pėrjashtim tė barazisė gjinore). Pėr herė tė parė ėshtė duke iu dhėnė rėndėsi e madhe zgjedhjeve nė kėtė nivel, i cili ka qenė skajshmėrisht i injoruar. Asnjėherė nuk ka qenė i pranishėm njė mobilizim kaq i madh i partive pėr zgjedhjet lokale, pėrfshirė lobimet pėr kandidatura dhe debatet nė media. Nuk ka pasur pėrplasje tė hapura brendapartiake dhe kėrcėnime serioze pėr bojkot tė ndonjė kandidati nga kundėrkandidatėt, as anėtarėsime partiake tė nivelit tė lartė enkas pėr zgjedhje lokale, e as koalicione parazgjedhore midis partive tė rėndėsishme parlamentare.

Pozitat e kryetarėve tė komunave ishin dhurata qė partitė (kryesisht LDK’ja) ua jepnin personave tė caktuar, nė bazė tė kronizmit tė institucionalizuar. Kėsaj radhe kemi tė bėjmė me njė decentralizim tė mirėfilltė politik, i cili ka ardhur si rezultat i rritjes sė vetėdijesimit tė spektrit politik pėr fuqinė e votuesit kosovar.

Janė tri arsye kryesore pėr kėtė ndryshim.

1. Pėrfundimi i politikės sė mbizotėruar ekskluzivisht nga Kulti i Individit, qė ndodhi me vdekjen e Ibrahim Rugovės dhe ndryshimin e spektrit politik nė 2007. Asnjė lider aktual nuk ėshtė aq i fuqishėm dhe i guximshėm qė tė futet nė zgjedhje (qendrore apo lokale) duke u mbėshtetur vetėm nė peshėn e imazhit tė vet. Lideri i mirė, me shokė shumė.

2. Mbarimi i procesit tė pavarėsimit tė Kosovės (bisedimet nė Vjenė, Plani i Ahtisaarit, shpallja e Pavarėsisė), i cili e zhvleftėsoi krejtėsisht argumentin universal tė shfajėsimit politik pėr mungesėn e projekteve, keqpėrdorimet dhe keqmenaxhimin: “Ēėshtjen e Statusit”. Fjala “Pavarėsi” mė nuk ėshtė pjesė e fjalorit politik.

3. Niveli lokal ėshtė terren shumė mė i pėrshtatshėm se ai qendror pėr arritjen e suksesit politik. Pas pavarėsimit tė Kosovės, puna nė nivelin qendror ėshtė mė komplekse nė krahasim me qeverisjet e kaluara, prandaj edhe projektet e rėndėsishme varen nga shumė faktorė, kryesisht ndėrkombėtarė. Nė nivelin lokal, frytet e punės shihen shumė mė shpejt dhe suksesi mund tė shndėrrohet nė trampolinė pėr pozicione tė larta nė nivelin qendror. Gjithashtu, kryetarėt e suksesshėm tė komunave mund t’i krijojnė vetes njė autonomi tė konsiderueshme nė raport me liderin dhe strukturat qendrore tė partisė.
Beteja pėr Prishtinėn ka filluar muaj mė parė, me pėrmendjen e pjesėmarrjes sė mundshme tė Behgjet Pacollit dhe Blerim Shalės. Isa Mustafa ishte i sigurt. Nė fund, AAK’ja dhe AKR’ja vendosėn pėr kandidatė tjerė, kurse ishte PDK’ja ajo qė me kandidaturėn e Dr. Astrit Salihut bėri njė hap drejt sfidimit tė skemės me tė cilėn identifikohet si parti - “Drenicė dhe/ose UĒK”. Fitorja e tij nė Prishtinė do t’i krijonte rrugė Thaēit pėr hapje tė mėtejme strukturore tė PDK’sė. Dhe anasjelltas.

Nė pėrgjithėsi, AAK’ja ishte mė energjikja nė angazhimet pėr kėto zgjedhje (kandidaturat e Blerim Kuēit, Bislim Zyrapit dhe Muharrem Shabanit, sė bashku me fushatėn disamujore tė anėtarėsimeve tė reja); disa ish-ministra do tė tentojnė rikthimin nė bazė (Kuēi, Isufi, Veliu, Rexhepi); AKR’ja befasoi me Mimoza Kusari-Lilėn nė Gjakovė, kurse PDK’ja i bėri ftesė nėnkryetarit tė ORA’s, Gazmend Muhaxherit, pėr Pejė.
LDK’ja ballafaqohet me rrezikun mė tė madh. Nėse nė kėto zgjedhje ajo nuk arrin ta ruajė fuqinė e tashme, ose tė bėjė ndonjė lėvizje pėrpara, definitivisht do tė dėshmohet se humbja traumatike nė 2007 ia ka zhdukur ēdo forcė pėr rimėkėmbje. Vazhdimi i mungesės sė ndryshimeve nė lidership, i cili nuk ka fuqi tė ballafaqohet me realitetin, do tė rezultojė me humbje tė mėtejshme tė elektoratit.

PDK’ja rrezikon humbjen e dy komunave ku ka pasur probleme tė mėdha me zgjedhjen e kandidatit (Prizren dhe Gjilan), po ashtu edhe Mitrovicėn, pas moskandidimit tė Bajram Rexhepit. Mirėpo, fitorja nė Prishtinė do t’ia ēimentonte pushtetin.

AAK’ja planifikon fitimin e qeverisjes nė dy komunat e shėnjestruara qėmoti (Therandė dhe Vushtrri), sė bashku me ruajtjen e pushtetit nė Gjakovė dhe Pejė. Ky skenar do t’i jepte shpresė pėr sukses nė zgjedhjet e ardhshme qendrore. Nė tė kundėrtėn, do tė dėshmohej se bagazhi i keqqeverisjes ėshtė tepėr i madh pėr t’u larguar nga kujtesa e qytetarėve kosovarė.

Zaret janė hedhur. Pikėt do tė numėrohen nė mbrėmjen e 15 nėntorit.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-09, 22:00   #6
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Krejt ne rregull osht o fadil! Mos i bon reklam te madhe Astrit Salihut,sepse nuk eshte figure ne Prishtine! Bilem ne nje debat parazgjedhor ne 2007,Keshilltari i Isa Mustafes na doli me i afte se vet Astriti si kshilltare i Fatmir Limes!!

Nejse,s'na e the naj fjale per qit punen e Mitrovices veriore,pse ska zgjedhje n'ate pjese,perderisa serbet mbajn zgjedhje andej sa her qe tju teket??
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-09, 07:12   #7
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Krejt ne rregull osht o fadil! Mos i bon reklam te madhe Astrit Salihut,sepse nuk eshte figure ne Prishtine! Bilem ne nje debat parazgjedhor ne 2007,Keshilltari i Isa Mustafes na doli me i afte se vet Astriti si kshilltare i Fatmir Limes!!

Nejse,s'na e the naj fjale per qit punen e Mitrovices veriore,pse ska zgjedhje n'ate pjese,perderisa serbet mbajn zgjedhje andej sa her qe tju teket??

MemphiSx ,mos ia le seri edhe ti!
A nuk po e shehe qe ne tere kete hallakame ,bile edhe nga analist e expert po del se keto zgjedhje jan te rendesishme vetem per Prishtinen, demek qaty ku jan paret .Per pjeset tjera te Kosoves nuk bahet nami kush i merr.Sikur ne Mesjete ,kryesore Kalan mos me e marr kundershtari se per ARA e LIVADHE nuk eshte edhe " PUNE E MADHE" !
A nuk po e vrene ti se kurrkush e as analistet nuk e prekin ceshtjen e autoriteteve udheheqese neper komuna qe ngarkohen me vepra penale.
Nuk dij ,ketu a eshte ne pyetje KUSHTETUTA (ligji) a KUSH PO TUTET !!
E tash dy fjale per analistet !
Krahasimi i "Komandateve" dhe Filozofit eshte fyerje per kandidatet tjere ne PDK,eshte fyerje per pjeset tjera jasht Prishtines eshte fyerje per vet A.Salihun!! Por faji ne kete rast bije mbi keta "super analista "
Kurse sa per Doktoraturen pa magjistru nuk eshte far problemi .Neve kemi plot Dr qe nuk e kan kry as gjimnazin !
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.