Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-11-09, 09:32   #7
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kur’ani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės”

KUR’ANI - BURIM I UDHĖZIMIT DHE NDĖRTUES I JETĖS”


Botėn e kishte kapluar injoranca, nė tė mbizotėronin mendime tė devijuara dhe drejtime shkatėruese. Krijesa mė e bukur – njeriu gjendeshte nė udhėkryq. Nė te ishte shfaqur ligėsia, ai e humbi rrugėn dhe kishte ra nė humnerėn e frikshme tė skepticizmit. Nuk dinte nga tė orientohet, ai po i djeg duart me zjarrin tė cilin e kishte ndezur pėr tė harruar kush ėshtė ai vetė. Ai nuk ishte nė gjendje t’i lexojė udhėzimet dhe shenjat qė e rrethonin. Vėrtetė ai udhėtonte nė njė horizont tė pashpirtė... Gjendja e tij ishte e tėra nė errėsirė dhe ērregulli e rrėnim, kishte harruar krijuesin e tij, fenė dhe vetėn, thirrja e pejgamberėve qė moti gjė e humbur dhe e padukshme. Rendet e shpikura nga njeriu, qė pėr njė kohė llogariteshin tė suksesshme, me paraqitjen e dobėsive dhe mangėsive tė tyre, po dėshtojnė. Nė kėtė kohė tė paarsimit, ishte njė vend ku errėsira ishte edhe me e dendur se nė vendet tjera. Vendet afėr tij dalloheshin me disa tė arritura, por Arabia ishte vetėm njė vend i izoluar me njė det tė madh ranor. Ajo nuk ishte aspak nėn ndikimin e kulturės. Kandilat e ndezur qė moti ishin fikur. Nuk kishte shkolla, biblioteka, mendja e tyre ishte e mbushur me dyshime, sa qė dituria e tyre ishte e ulėt. Ishte vend pa pushtet , jetonin jetė tė ēuditshme me moral tė degraduar. Jetonin tė pėrēarė ne grupe dhe fise, ku ēdo fis bėnte pėrpjekje qė tė jetė suprimor ndaj fisit tjetėr. Ekzistonte vetėm njė ligj, ligji i xhunglės. Koncepte e tyre pėr moralin, kulturėn dhe civilizimin ishin primitive. Jeta e njeriut, prona dhe nderi gjithmonė ishin tė rrezikuara. Bėnin jetė tė vėshtirė, tė ēoroditur me tradita barbare, kėnaqeshin nė amoralitet, bixhoz, alkool. Vjedhja dhe plaēka ishin moto e tyre, kurse dhuna dhe vrasja, shprehi e tyre. Vajzat e tyre, pėr tė mos pasur dhėndėr, i varrosnin tė gjalla. Kurse sa i pėrket besimit tė tyre i mundonte e njėjta sėmundje qė kishte kapluar tėrė botėn: adhuronin drunjė, gurė, idhujt...
Mirėpo, nė atė kohė dhe nė atė vend u shfaqėn shkronjat kėshilluese. Nė horizont shfaqet drita, udhėzimi pėr njeriun, qė ėshtė shenjė hyjnore, ėshtė fjalė e Krijuesit. Njeriu qė s’dinte shkrim lexim, i zbret shpallja nė shpellėn Hira. Aty filloi tė shpallet Kurani, qė pėrmban mesazhe dhe ligje hyjnore i lindur nė horizontin e njeriut duke zbritur nga lartėsia e lartėsive nė masėn e vlerave tė njeriut, duke pasur parasysh unitetin trup-mendje-shpirt tė tij! Kjo gjė qė ėshtė lidhje e tokės me qiellin dhe qiellit me tokėn, nuk fillon me urdhėrin e adhurimit, nė braktisjen e idhujve dhe putave, vajtimin e injorancės dhe dokeve e zakoneve tė tij, por shpallja fillon me fjalėn “Lexo”. Kjo ishte njė ngjarje madhėshtore qė hapi horizonte tė reja pėr logjikimin e njeriut dhe studimin e mendimtarėve dhe historianėve. Piknisjen e artit, leximit dhe shkencės qė do tė jetė nė emėr tė Zotit, do tė pėrshkruhet me besim dhe njohjen e tij, duke ecur nė rrugėn e tij, nė dritėn e tij dhe udhėzimin e tij, dhe thotė : “ Lexo, me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi” (Alek: 1).
Pra, kjo dritė (Kurani qė shpallet) qė po shfaqej i referohet mendjes sė shėndosh, ngase ai posedon njėfarė urtėsie dinamike qė e provokon mendjen dhe e gjallėron zemrėn. E kjo urtėsi funksionon nė tre dimensione: pėrbrenda, jashtė dhe lartė. Pėrbrenda ai depėrton nė pjesėt mė tė imta tė zemrės dhe i mbėrin thellėsitė mė tė larta tė mendjes.
Funksioni i jashtėm i pėrfshin tė gjitha sferėt e jetės dhe i mbulon parimet e tė gjitha fushave tė veprimtarisė njerėzore, duke filluar nga ēėshtjet personale deri te marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Funksioni i lartėsuar i Kura’nit pėrqėndrohet nė Njė Zot Fuqiplotė. Ēdo gjė qė ka qenė, qė ėshtė apo qė do tė jetė, duhet tė analizohet nė kėtė fokus: nė praninė aktive tė zotit nė Gjithėsi. Duke i pasur kėta pėr bazė i dėrguari i Zotit qė ishte i pashkolluar, fliste me aq dituri dhe urti saqė askush para tij nuk kishte folur kėshtu dhe askush pas tij nuk do tė flasė mė. Morali i tij ishte Kur’ani. Ai u fut nė kopshtin e bukurisė ku si tė vetmin udhėrėfyes dhe udhėzues do ta pranoje Kur’anin Fisnik. Andaj paraqitet para popullit tė vetė si filozof, reformator dhe modelues i kulturės dhe civilizimit; politikani i famshėm, udhėheqės i madhė, gjykatės dhe si gjeneral i pacėnueshėm. Ky transformim i madh ndodhi njė herė, shembullin e tė cilit historija nuk ka mundur ta pėrsėrisė edhe njė herė tjetėr; shpėrthimi nė formė tufani kur njeriu vėrtitej nė vėrbullėn e egėrsisė sė injorancės. Shumėkush pyeste ē’kėrkon Kur’ani prej nesh tė punojmė, si kėrkon tė jetė besimi i jonė, morali, gjendja dhe sistemi ynė i vėrtetė nė jetė? Gjėja mė e rėndėsishme tė cilėn ia solli Kur’ani njerėzimit ėshtė parimi i tolerancės, duke e njohur tjetrin, me ē’rast nuk ka dhunė nė fe. Nėn hijen e kėtij parimi i cili u jetėsua nė praktikė, kjo shpallje u manifestua me parime tė madhėrishme, ai u referua mendjes e jo motiveve, pasi Kur’ani ėshtė pėr popullin i cili logjikon, mendon, ai iu drejtohet njerėzve tė cilėt dijnė. Parimi i tij ėshtė ligj, kurse mrekullija e Kur’anit ėshtė e pėrhershme, ēudirat e tė cilit janė tė pafundėta.
Duke qenė Kur’ani libri qė mėson njeriun, me ekuilibrat mė tė imta, nė kuptimin e esencės e jetės, tė vėrtetėn dhe urtėsinė, bėri qė populli i cili ishte luftėdashės, i paarsimuar, i padiciplinuar dhe i fundosur nė luftėra fisnore tė pėrgjakshme t’i bashkoj nėn njė flamur, ligj, fe, kulturė e civilizim. Rregullat Kur’anore ndėruan mėnyrėn e tė menduarit tė tyre, shprehitė dhe moralin e tyre. Natyra e tyre jo e nėnshtruar dhe krenare u kthye nė nėnshtrim dhe pėrulje ndaj ligjit tė Zotit. Barbarėt u bėnė njerėz tė civilizuar, mizorėt nė njerėz tė drejtė dhe tė pėrulur ndaj Zotit. E gjithė kjo e arritur ėshtė meritė e Kur’anit Fisnik qė urdhėron drejtėsin e vėrtetė, lirinė e vėrtetė, barazinė e vėrtetė, nderin, vyrtitin, ndalon dhunėn, politeizmin, padrejtėsinė, injorancėn, kamatėn, gėnjeshtrėn, dėshminė e rremė. Pėrsėri ėshtė vetėm Kur’ani, libri qė i merr nė mbrojtje bonjakun, tė varfėrin dhe viktimėn, i ul nė tė njėjtėn karrige mbretin me skllavin, komandantin me ushtarin, akuzuesin me tė akuzuarin, dhe i gjykon.
Padyshim, ura e cila solli deri kėtu ėshtė intelekti. Intelekti i pasur ėshtė ai qė i pranon udhėzimet dhe kėshillat hyjnore, sepse ato janė nga i Urti pėr tė menēurit dhe pėr tė zotėt e mėndjes. Rendi qė u formua nga udhėzimet e Kuranit, nuk ėshtė rend i dalur pėr njė vend tė caktuar dhe pėr zgjidhje tė njė problemi , por ėshtė rend i cili u pėrgjigjet problemeve njerėzore nė ēdo kohė dhe ambient. Burimi i tij ėshtė hyjnor. Andaj vetėm nėse i marrim pėr bazė parimet dhe udhėzimet Kuranore do jemi tė aftė ti largojmė kontradiktat qė na kanė kapluar. Ngase Kurani ėshtė busull e sigurt jetėsore... Ėshtė libėr mbi gjithė librat , udhėzues dhe kėshillues, ndėrtues i jetės, qė flet pėr konceptet e jetės(familjare,ekonomike, sociale, pastertisė, veshjes), paqes, moralit, lirisė, barazisė, besimit, mirėsisė, devotshmėrisė, vėllazėrisė...
Historia mjafton si dėshmitare pėr kėtė!





Agim JAKUPI- Shkup


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.