|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
20-11-09, 15:21
|
#46
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Njė botė...
Njė kujtim i kohės qė shkon e nuk kthehet mė. Njė botė e mbushur me iluzione... Sakrificė nė emėr tė...Vazhdoj tė shohė tė pakėndshmen...Gjithēka po lėvizė nė mėnyrė tė kundėrt nga e dėshiruara...
Fjala drejtėsi ėshtė e pakuptimt. Dashuria e humbi peshėn e vetė! Vullneti dhe vetėbesimi u venitėn. Mardhėnie tė mira nuk ka...shokėt dhe kolegėt shiqohen nė mes vete me syrin e interesit. Njerėzorja po e humb vlerėn. Kėshtjellat e larta, tė ngritura nga dija dhe shkenca, tani po shkatėrrohen dhe zėvendėsohen me ndėrtesa tė krijuara nga numri i madh i diplomava SHKENCORE.
...Zoti im, mė shto diturinė!(Ta-ha:114)
Hė, njė botė e shiquar nga njė kėnd tjeter, nga kėndi i largėsisė dhe e mbetur e izoluar dhe e vetmuar nga ndikimi i civilizimeve shumė tė pėrfolura...njeriu nė kėtė botė jeton nė hapsirėn e fushės sė polarizuar tensionesh tė krijuara nga antivlera... Ndjenja e paqes dhe sigurisė ėshtė mbėshtjellur nga frika dhe shqetėsimi. Lumturia qė vjen nga brendėsia e shpirtit dhe mendjes sė shėndoshė ėshtė shndėrruar nė hamendje tė kėnaqėsisė sė pėrkohshme, njeriu interesohet pėr tė sotmen si ta kaloje nė dėfrime, kurse pėr tė nesėrmen nuk do tė dėgjojė. Njerėzit veten e gjejnė nė mes luksit. Paraja ėshtė vėnė mbi gjthēka. I varfėri shfytėzohet pa mėshirė, pėr te flitet shumė keq, ai nuk gėzon tė mira, ai pėrbuzet...
Ndihmouni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate dhe armiqėsi. (El-maide:3)
Njė botė qė shiqohet si e pashpirtė, me nje panorame tė zbehtė. Janė tė paktė ata qė mundohen tia japin ngjyrėn e duhur. Mandej, edhe ata pak pėrpjekje i ngjasojne nje pikturimi qė shpie nė nje rrėnim kėrcėnues. Gjithēka ėshtė nė harresė...njė shoqėri me standarde te edukimit tė keq, pa mardhėnie dhe interesa tė pėrbashkėta... Secili shiqon ta shfrytėzojė tjetrin, tė pasurohet nė kurrizė tė tė tjetrit. Shpirti alturist thuajse nuk ekziston. Nuk shiqohet menyra se si tė arrihet deri te pasuria, grada, pozicioni, fama... Tek ta mbisundon ndjenja dhe presioni pėr tė fituar dhe pėr tė pasur gjithēka nė pronėn e vetė... Njė profesor ngacmon seksualisht studentet, njė avokat kurorėzohet me njė biznezmen, njė sportist i cili nuk do tė ballafaqohet me humbjen e njė loje, pėrdorė drogė, njė kėngėtare qė zbulon trupin e vetė...
Kudo qė tė jeni vdekja do tju kapė, po edhe nė pallate tė fortifikuara...(En-Nisa:78)
Njė botė e kundėrshtimeve dhe shpikjeve teknologjike. Njė dhunim i njeriut dhe i natyrės... ēdo kund shkatėrrim, njeriu asgjė nuk vė nė peshė. Probleme nga mė tė ndryshmet. Bėhen projekte vetėm nga jasht, nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Ambienti po shkatėrrohet nga kriza ekologjike dhe tė ngjajshme qė e kanė pėrfshi, e kjo ėshtė si rezultat i sėmundjes sė harresės nga e cila vuan njeriu...
A nuk e sheh se All-llahu nėnshtroi ēdo gjė qė gjendet nė tokė, pėr tė mirėn tuaj... (El-Haxh:65)
Ēdokund po shfaqen mėkate dhe krime, pasiguri, inate, zili e xhelozi, frikė, padrejtėsi, dyshim, pesimizėm, arrogancė, hidhėrim... A ka shpresė?
Njeriu ėshtė i pajisur me aftėsinė e tė menduarit, tė arsyes dhe te kuptimit...Ai mund tė kontrolloj emocionet... a i mund tė krijojė njė botė nė dritėn e kuptimit tė vlerave...ai pėr tė arritur deri te suksesi duhet ti kuptoj Udhėzimet Hyjnore, tė cilat e drejtojnė drejtė tė vėrtetės. Do tė krijojė njė botė tė pėrpjekjeve intelektuale dhe shpirtėrore, me ēka do tė jetė i aftė tė dije pėr ekzistencėn e tij, lidhjen e tij me universin dhe me krijesat e tjera, qėllimin e krijimit tė tij, se si ka ardhur nė kėtė botė. Nėse respektohet Udhėzimi Hyjnorė do tė krijohet njė botė gjithėka do tė lėvizė nė drejtim tė duhur; dominim i dituris sė shėndoshė, e mbėshtetur nė tė vėrtėn shkencore, njerėzit do tė ndihmohen nė mes vete, fqinji do tė kujdeset pėr fqiun, ndarje nė klasa nuk do tė ketė, profesori do tė jetė edukues i gjeneratave tė ardhshme, pesimizmi do tė zėvendėsohet me shpresė...
...Ai (Kurani) nuk ėshtė bised e trilluar, por vėrtetues i asaj qė ishte mė parė (librave tė shenjta) dhe sqarues i ēdo sendi, edhe udhėrėfyes e mėshirė pėr njė popull qė beson (Junus:111)
Shkruar nga
Agim Jakupi
14.04. 2008
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
22-11-09, 12:10
|
#47
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Islami dhe Demokracia
Islami dhe Demokracia
Ai, i cili demokracin e barazon me mosbesim, nuk e kupton as Islamin, as demokracin
(Jusuf Kardavi)
Nė ditėt e sotme hasemi nė shumė polemika rreth asaj se Islami pėrputhet me demokracin apo jo. Njė numėr I madh orientalistėsh tė mėparshėm, musliman e perėndimor, mendonin se ndėrmjet tyre ekziston njė kontrast i madh. Kėta grupe heterogjene, mesaduket nuk kanė qėndrim tė njejtė dhe nga ajo shkaktohet habi. Kjo me siguri vjen nga ajo se disa grupe intelegjente muslimane, nė fillim ishin tė magjepsur nga Perėndimi, kurse sot janė tė zhgėnjyer nga morali dhe padrejtėsia politike e Perėndimit, andaj edhe mohojnė gjithēka perėndimore, duke pėrfshirė edhe demokracin. Kurse, perėndimoret Islamin e shiqojnė si rrėnues tė nocionit eurocentrik, nocion ky i vlefshėm pėr ta. Sundimi I diktatorėve laik nė vendet Islame ka luajtur rol jashtzakonisht tė madh pėr paraqitjen e demokracisė si joislame. Pėrdorimi I veshjes islame nga ana e diktatorėve, propaganda e demokracisė si e huaj pėrshkak tė veshjes na lė tė kuptojmė pėr qėndrimin e tyre prej Makiaveli. Kundėrshtarėt tradicional tė islamit pėr qėllim tė largojnė edhe mė tej islamin nga mendja e opinionit Perėndimorė, edhe nė media edhe nė rrethe politike nuk lodhen tė pėrshkruarit islamin si njė besim antidemokratik. Ajo ēka ėshtė evidente, ėshtė politika e udhėhequr nga Perėndimorėt qė ju dalin nė mbrojtje udhėheqėsve diktatorė tė vendeve qė veten e quajnė islame. Ne nuk bėjmė krahasime ndėrmjet sistemit islam I cili u formua shumė mė herėt, me institucionet demokratike perėndimore qė u zhvilluan mė vonė. Ėshtė mė se e vėrtetė se edhe demokracitė perėndimore nuk pėrputhen njėra me tjetrėn, ata tė pėrbashkėt kanė vetėm parimin dhe ideologjinė e demokracisė. Me plotė bindje e pranoj thėnien e Radwan Mesoud qė thotė se:Ne nuk e konsiderojmė demokracinė si alternativė tė Islamit ose mė tė mirė se ai. Ne demokracinė e llogarisim si njė parim Islam, tė cilin i Dėrguari Muhammed dhe sahabėt e tij e mėsuan dhe e zbatuan, ngase ėshtė e vėrtetė se zbatimi praktik i kėtij parimi cilėsohet si pararendėsin Islam tė demokracisė. Nė Kuran lexohet qartė dhe pranohet parimi i konsolidimit tė ndėrsjelltė (Shura). Pra, qė atėherė muslimanėt qe urdhėruar pėr tė marrė vendime pėrmes procesit tė konsultimit, qė pėrfshin pėrzgjedhjen e drejtuesve pėrmes mandatit publik dhe konsulitimit me ata qė i pėrfaqėson gjatė marjes sė vendimeve qė ndikojnė tek ta. Qeveritė muslimane janė tė detyruara qė tė ndjekin metodologjinė e Shuras. Aty nuk ka vend pėr diktaturė. Kėtė e vėrrejmė qė nga paraqitja e islamit. Shembuj kemi shumė, vetėm nė zotėsinė e vet si profet kur pėrcjellte shpjegimet e marra nga Zoti, si dhe ua bėri tė qartė se ėshtė njeri i zakonshėm qė nuk mund tė parashikonte tė ardhmen dhe nuk thonte se kishte mė shumė njohuri se njerėzit tjerė nė fushat pėrkatėse tė dijes. Shembujt flasin. Ndeshja e parė ushtarake mes muslimanėve dhe idhujtarėve ėshtė njė dėshmi qė flet pėr kėtė. Edhe pse Muhammedi bėri planin e shpėrndarjes sė ushtarėve tė tij, ai plan u ndryshua me sugjerimin strategjik qė e dha njėri nga ndjekėsit e tij. Muhammedi e pranoi kėshillėn, e zbatoi dhe rezultoi me fitore madhėshtore. Rast tjetėr ėshtė edhe Beteja e Uhudit, kur Muhammedi mendonte tė qėndronte nė Medinė dhe aty tė ndeshej me armikun, por diskutimet bėnė qė ajo tė zhvillohet nė Uhud. Nuk dua qė tė flas pėr betejėn e Uhudit ku edhe Zoti dėrgoi nė suren 3 ajetin 159. Siē dihet se Muhammedi ėshtė profet i fundit, pas vdekjes sė tij ai do tė zėvendėsohet nga njė kryetarė shteti. Rasti i Ebu Bekrit ėshtė argument i zgjedhjes sė njė udhėheqėsi tė shtetit me anė tė njė debati tė hapur...
E vėrteta qėndron nė atė se sikur gjėrat tė ishin zhvilluar dhe tė ishte punuar sipas parimeve islame kur u bėnin zgjerimet e perandorive islame dhe me zhvillimin e qytetėrimit tė tyre muslimanėt do tė kishin njė qeverisje qė do tua kalonte demokracive perėndimore dhe muslimanėt nuk do tė ishin zhytėr nė tė metat e tyre. Veēojmė edhe Omerin kur ngriti vetėdijen e mbėshtetjes kur ishte nė tė drejtė dhe qė ta pėrmirėsonin kur ishte nė gabim, qoftė edhe me majėn e shpatės. Ajo qė ndodhi pas sundimit tė Omerit ėshtė shqetėsuese dhe njė nga ngjarjet mė trishtuese tė historisė islame. Akuza pėr nepotizėm dhe vrasja e Osmanit janė pjesė e atij trishtimi. Mandej edhe vrasja e Aliut ėshtė njė goditje e rėndė ngase pas vrasjes sė Aliut lind Shiizmi si lėvizje qė vetėn e konsideronin partizanė tė Aliut. Ngjarjet e pėrmendura ishin momentet ogurzi tė kalimit tė pushtetit nga dora nė dorė, qė fatkeqėsisht nuk ndodhi pėrmes mbėshtetjes sė popullit, por me anė tė shpatės dhe pasurisė. Ngjarjet e mėvonshme, kur kėrkohej dituri, shkėlqente shkenca dhe u krijonte qytetėrim, zbulojmė se tė drejtat kushtetuese tė popullit ishin tė fuqishme. Sot duhet larguar polemikat nė pėrgjithėsi dhe duhet biseduar hapur pėr ēėshtjet i tangojnė muslimanėt. Nėse vendet islame nuk e vėrrejnė dhe nuk e pranojnė lėvizjen islame drejt demokracisė dhe nėse haptazi nuk i publikon mendimet islame, bota islame asnjėherė nuk do tė pranohet nga perėndimi si model, e as qė plotėsisht do tė mund tė zhvillohet brenda tij. Nė kėtė rast vlen tė pėrmendet princi Charles i cili ka thėnė se:Ne jemi duke rrėnė nė njė grackė tė tmershme arogante, kur me modernizim nė vendet e tjera nėnkuptojmė se ata duhet tė jenė sikur ne... Zemra e islamit ėshtė tė perceptuarit e tij integral tė botės... Kėtė vizion integrues perėndimi dalėgadalė ėshtė duke e humbur. Muslimanėve tė cilėt e shtrembėrojnė demokracinė do tju thoja se demokracia nuk ka qenė asnjėherė e huaj pėr muslimanėt, se vuajtjet e tyre e vazhdueshme kanė qenė diktatura. Nė vend tė ofendimeve muslimanėt duhet kuptuar se dėshira themelore e demokracisė do tė thotė tė kesh kontroll sistematik te qeveritė pėr tu ndaluar ēfarėdolloj diktature. Pra, esenca e islamit a nuk ėshtė lufta e diktaturės???! Nė kėtė rast e pėlqej dr. Murat Hofman kur thotė se gurrėthemel i parė e demokracisė islame ėshtė tė pranuarit e Kuranit si kushtetutė mė tė lartė, pėr tė vazhduar me legjislacionet e trupės ligjdhėnėse me baza parlamentarizmi islamik pėr tu biseduar hapur me Shura dhe me zgjedhje tė pėrgjithsme tė lira ku do tė zgjidheshin pėrfaqėsuesit e popullit. Nga ana tjetėr nuk pranoj demokracinė perėndimore ku edhe Zotit i vihet veto. Ėshtė mė se e vėrtetė se kushtetuta nė islam bazohet tek sheriati, nga kjo del se ēdo ligj qė bie ndesh me tė ėshtė jo kushtetues. Dhe brenda kėtij konteksti rrjedh procesi demokratik. Dhe nė fund islami shtrihet pėrtej imazheve edhe pse disa ekstremistė tė zjarrtė dhe qeverisje despotike laike pėrpiqen tja humbin vlerėn. Nė fund tė fundit dijetarėt kanė shpallur se njė shtet qė zbaton drejtėsinė edhe pse ėshtė joislam ėshtė mė i mirė se ai shteti islam i udhėhequr nga tirani dhe padrejtėsia nė te.
Agim Jakupi
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
22-11-09, 15:59
|
#48
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Islami dhe Demokracia
ne islam nuk ka demokraci dhun dhe terror ne po shohim
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-11-09, 16:30
|
#49
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Islami dhe Demokracia
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
ne islam nuk ka demokraci dhun dhe terror ne po shohim
|
Gjynahit .. tė paskan dhunu shumė keq Islamikėt ty.. ēdohere qė shpifesh me fjalėt arogante
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 22-11-09 nė 16:30
|
|
|
22-11-09, 21:39
|
#50
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Islami dhe Demokracia
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
ne islam nuk ka demokraci dhun dhe terror ne po shohim
|
Zoti nuk i udhezon mizoret qe me ane te shprehjes dhe veprimit shkaterrojne cdo gje, shkaterrojne ate qe shume veta me mund dhe djerse e kane ndertuar. Dhe nga ti nuk pres fjale te ngrohta ne kete drejtim. Ky koment nuk eshte se dua ty te komentoj por te mbroje ate qe kam shkruar me larte. Nese flasim me argumente historike do dalesh nje qyqar i vertete dhe per ate nuk dua te te pengoj ne rrugen tende te nje hileqari. Nese flasim ne aspektin diplomatik, aty do dalesh qesharak. Edhe ne kete rast do te le te lire se po te fola ne kete drejtim do te zbulohesh se komunizmi eshte ideologji e ytja.
Islami, deri me sot eshte kuptuar ne formen devijuese. Diplomati nga gjermania F. Hofman kur bene krahasime rreth sistemeve, Islamin e paraqet ne piadestal duke ua be me dije te gjitheve se ky sistem qendron mbi demokracin.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
22-11-09, 22:55
|
#51
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Islami dhe Demokracia
I nderuar Lapsi
sė pari tė falendėroj pėr hapjen e kesaj teme qė vlen pėr tė kuptuarit dhe e diturit .
dhe e dyta ... dijuria yt nuk vlen tė diskutohesh(ėshtė mėkat) me aq komplimente tė mira pėr njė njeri se ėshtė '' hiē'' e tė harxhon kohėn kot pėr njė person se ėshtė i ngopur me injorime ndaj literaturave ku bahet fjalė pėr fejėn Islame.
kėt faktor i njohi ēysh ma herėt ???
ėshtė provokator.. dhe gjuhet ēdo temės se pėrkasin fejės Islame.
selamealeykum Lapsi .
kerkoj falje se i nderhura fjalėve tė tuaja.
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 22-11-09 nė 22:57
|
|
|
23-11-09, 08:08
|
#52
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Islami dhe Demokracia
Nuk e kam te qarte pse i vendosin te gjitha shkrimet ne nje vend. Secili shkrim eshte teme ne vete, mandej shkrimi :ISLAMI DHE POLITIKA NDĖRKOMBĖTARE eshte shkruar nga Shefqet Krasniqi e jo nga une
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
23-11-09, 08:26
|
#53
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
Kerkoj falje por ketu duhet te kemi kujdese!
Duhet bere ndarjet e duhura sepse ISLAMI eshte dicka tjeter e Demokracia eshte dicka tjeter!
DEMOS -KRATIS (Populli -udheheqe apo sundon) !Por megjitheate mbetet prap nje "aparat i dhunes " Ku dikush sundohet nga dikush!??
Kurse tek ISLAMI kemi krejt dicka tjeter -nese nuk gabohem !!?
Mandej edhe forma e sundimit (udheheqjes) ne shtetet qe i takojn Besimit Islam eshte aq e ndryshme sa qe nuk na mundeson te krijojm nje pasqyre te kjart per kete per te cilen neve po debatojm ketu!
Dikush ne nje teme ,si shembull te Demokracise ne Islam e solli rastin e Benazir Butos si udheheqese e shtetit por harroj se ne Arabine Saudite femra nuk ka drejete vote!!
Jan ceshtje te ndieshme dhe ,mendimi im eshte ,qe te kemi kujdese ne trajtimin e temave te tilla ku do te detyrohemi te perballemi me krahasime.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
23-11-09, 08:44
|
#54
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Kerkoj falje por ketu duhet te kemi kujdese!
Duhet bere ndarjet e duhura sepse ISLAMI eshte dicka tjeter e Demokracia eshte dicka tjeter!
DEMOS -KRATIS (Populli -udheheqe apo sundon) !Por megjitheate mbetet prap nje "aparat i dhunes " Ku dikush sundohet nga dikush!??
Kurse tek ISLAMI kemi krejt dicka tjeter -nese nuk gabohem !!?
Mandej edhe forma e sundimit (udheheqjes) ne shtetet qe i takojn Besimit Islam eshte aq e ndryshme sa qe nuk na mundeson te krijojm nje pasqyre te kjart per kete per te cilen neve po debatojm ketu!
Dikush ne nje teme ,si shembull te Demokracise ne Islam e solli rastin e Benazir Butos si udheheqese e shtetit por harroj se ne Arabine Saudite femra nuk ka drejete vote!!
Jan ceshtje te ndieshme dhe ,mendimi im eshte ,qe te kemi kujdese ne trajtimin e temave te tilla ku do te detyrohemi te perballemi me krahasime.
|
Po Guri, edhe Demokracia ne Islam eshte nje shkrimi imi qe kam shkruar me heret. Ceshtja aty ka te beje me trajtimin e demokracise. Vete muslimanet jane ne dileme ne kete rast. Dikush thote se nuk duhet te dilet ne votime e te tjeret po, ky eshte nje rast qe duhet te diskutohet dhe ti jepet vendi i merituar. Me plot te drejte e shtrove ceshtjen e B. Butos... ajo ishte viktim e mendimeve izoluese. Nuk arrijeti kuptoj te gjithe ata qe ne nje pike behen joreal dhe bejne trajtime sipas qejfit te vete. Ne kete rast Islamin e trajtoj si sitem qe nje nga parimet e tij eshte demokracia (ketu nuk mendoj per demokracin e homoseksualeve)
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
23-11-09, 09:28
|
#55
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
mos tė bazojmė ligjeratėn Islame me ate tė njerzimit ...
njeriu rrėshqet nga binari ., ndersa ligjerata vazhdon me zakonin e predifikume.
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 23-11-09 nė 09:32
|
|
|
23-11-09, 11:12
|
#56
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
***
Kėtu po flitet pėr mundėsitė, si duhet tė jet, teoritė
demokracia, islami
Smund ta marrėsh pėr model ndonjė vend/shtet e tė thuash: Ja, ky ėshtė vend demokratik!, apo Ja, ky vend ėshtė model pėr islamin.
Neve mundemi vetėm tė bėjmė krahasime si: Filan vendi ėshtė mė demokratik se Fistek vendi apo Filan vendi i pėrmbahet mė shumė rregullave islame krahas Fistek vendit.
Po ta kishim njė vend/shtet ku islami apo demokracia funksionojnė nė mėnyrė tė pėrkryer, atėherė edhe vendet tjera do ta merrni si shempull pėr ta pasuar atė vend/shtet.
Unė personalisht preferoj ndonje vend apo rend shoqėror tė atillė ku ēdo gjė funksionon siē duhet, ku ka drejtėsi, barazi e pas tyre (barazisė e drejtėsisė) vie edhe paqja
pa marrė parasysh se si quhen ato: demokratike, islame, kapitaliste, komuniste, irredentiste. Pra, shkurt e shqip, nuk mė intereson etiketa/ambalazhi por pėrmbajtja.
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
23-11-09, 11:21
|
#57
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
"Ambalazhet" sunduese qendrojn mbi paqartesi, andaj nuk duhet te bejme krahasime mbi sistemet ne baze te emocioneve. Njerezit nuk e kuptojne nje gje: Sistemi eshte tjeter kurse menyra e sjelljes dicka tjeter. Ne kete rast nuk duhet te hezitojm, te kerkojm ndonje vend islam me demokraci, kjo eshte absurde. Si duket nuk po kuptohemi, Islami eshte sistem qe per parim ka ate qe ne e quajm demokraci ( kete term e perdorim per disa gjera e jo per demokracite qe sundojne ne perendim, ngase Islami nuk lejon homoseksual, leizbejka etj)
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
26-11-09, 17:12
|
#58
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Cfare mesova
Cfare mesova
Agim JAKUPI
Mėsova se njeriu ėshtė i kufizuar nė logjik dhe sa i brishtė nga trupi...
Mėsova qė njeriu kėrkon njė fole qė tė sigurojė shpėtim...
Mėsova se njeriu eshte krijuar pėr tu lartėsuar drejt njė ideali tė plotėsuar dhe nga njė jetė e amshuar...
Mėsova se feja ėshtė shtylla mė e madhe ku mund tė mbėshtetet njeriu e qė tė triumfojė nė luftėrat e jetės, kur tė ndeshet me shumė pengesa, kur tė ndodhet para shumė aksidenteve...
Mėsova se njeriu bėnė qėndres tė fortė kundrejt vuajtjeve dhe punėve tė pasosura...
Mėsova se njeriu pa fe, poshtėrsinė apo ēnderimin e konsideron virtyt...
Mėsova trupi i njeriut mund tė rregullohet duke ia siguruar vetes shėndetin dhe lumturinė edhe ate :duke u ruajtur prej dėmeve e sėmundjeve qė rrezikojnė shėndetin dhe duke pėrdorur ilaēe pėr shėrim pasi tė jetė dėmtuar njė herė shėndeti...
Mėsova se njeriu mund tė jetė i lavdruar, nėse i respekton dhe ti dije shenjat qė ekzistojnė, e rruga ėshtė e mbushur me ta, por i verbėri nuk i shiqon...
Mėsova se njeriu edhe pse i shkruan ligjet, nuk i respekton ata...
Mėsova se njeriu ka njė fuqi, njė aftėsi qė e ndihmon tė dalloj tė mirėn nga e keqja...
Mėsova se njeriu haron se kjo botė ėshtė si njė gotė me helm, vrapojnė tė pijnė prej saj ata qė se dinė, e ajo pėr Zotin ėshtė vdekjeprurėse...
Mėsova se njeriu ėshtė ndėr krijesat mė tė ēmuara, ėshtė udhėheqės nė faqen e tokės...
Mėsova se njeriu ka njė ēmim, njė dinjitet e njė nder mbi krijesat e tjera, por duhet pasur kujdes se shume shpesh bie nėn ta...
Mėsova se ēdo njeri mendon se populli i tij ėshtė mė i ndershėm, si dhe feja e tij ėshtė fe e vėrtetė...
Mėsova se njeriu e kujton veten njė send tė vogėl, por ēdo gjė qė ėshtė nė rruzullin e madh ka njė shembėlltyrė edhe tek ai...
Mėsova se njeriu jeton me nje stoli, ai ėshtė turpi...
Mėsova se njeriu kur bėnė njė punė tė madhe, ate e fillon me njė hap tė vetėm...
Mėsova se njeriu ėshtė themelues i shumė civilizimeve, por edhe shkatrues i tyre...
Mėsova se njeriu nuk ėshtė krijuar kot, ai nė vete mbartė njė amanet...
Mėsova se njeriu lind pėr tė vdekur, vdes pėr tu ringjallur, ringjallet qė tė jep llogari pėr veprat e bėra nė kėtė botė...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
30-11-09, 09:17
|
#59
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Mbi ēėshtjen Tonė
MBI ĒĖSHTJEN TONĖ
SHKRUAN: AGIM JAKUPI
"Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t’ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Ai ėshtė ngadhėnjyesi, mėkatfalėsi!" (Kur`an, 67: 2).
Sot gjithēka ėshtė e papėrfillshme. Shumė lėkundje dhe turbullira e kanė pėrfshirė botėn. Toka ėshtė e mbėshtjellur me errėsirė… Gjoksi i njeriut ėshtė ngushtuar… I verbėr, i shurdhėr dhe me sėmundje tė zemrės ec nė rrugėn e shembjeve. Ai ndodhet nė njė krizė tė thellė shpirtėrore. Gjėrat shikohen nga largėsisa. Ndjenja e paqes dhe sigurisė ėshtė mbėshtjellur nga frika e plasjeve sė bombave, qė bota merr tiparet e pashpirtėsisė, me nje panoramė tė zbehtė... dhunimin e njeriut. Vlerat e larta njerėzore veē mė kanė marrė trajtė tjetėr, ata po veniten. Njeriu po harron fenė, veten, Zotin. Thirrja e pejgamberėve ėshtė shndėrruar nė lojė. Historia po pėrsėritet. Mesjeta ėshtė bė realitet. Atėherė feja krishtere u shndėrrua ne fe idhujtare, ku njerėzit e fesė u larguan nga jeta e pėrditshme dhe u futėn nėpėr kisha duke ikur nga turbullirat dhe trazirat. Shumė nga ata mbanin anėn e sundimtarėve tė vendit duke i ndihmuar nė mėkat, armiqėsi dhe ngrėnie tė pasurisė sė njerėzve pa tė drejtė. Mirėpo, si atėherė edhe sot - shpresė ka, nė shpirt ka mbetur njė dritė e dobėt qė ndizet nė zemrat e disa njerėzve. Mjafton qė tė mendojmė pėr veten, si erdhėm nė kėtė jetė, a nuk do e vėrejmė se sa tė kufizuar jemi nė logjikė dhe sa i brishtė nė trup? Duhet kėrkuar fole qė ta sigurojmė shpėtimin, duhet t’u kthehemi kėshillave tė Zotit, tė kėrkojmė ndihmė dhe nga NJĖ qė ėshtė i Plotfuqishėm dhe NJĖ qė ėshtė i vetmi Pushtetar, qė tė jetojmė tė qetė.
Pastrimin e zemrės dhe pastėrtinė e shpirtit njeriu duhet ta kėrkojė dhe ta synojė ta fitojė, ashtu siē e ka sqaruar Zoti nė Librin Hyjnor. Njeriut i mjafton tė mendojė pėr vetveten, tė shikojė librin e rruzullimit qė tmerron mendjen, tė hedhė hapat nė udhėn e kėrkimit dhe tė kureshtjes, qė tė arrijė qė ta shuajė ndjenjėn e shpirtit dhe tė largohet nga ligėsia qė mos ta humbė mė rrugėn e tė bie nė humnerėn e frikshme tė skepticizmit. Ka mbetur njohja e mėnyrės me tė cilėn bėhet pastrimi i zemrės dhe qetėsia e shpirtit- ajo ėshtė dituria. E ai qė pėrgatitet pėr dituri, zemra e tyre duhet tė jenė tė pėrgatitura, ashtu siē pregaditet toka pėr mbjellje, nė mėnyrė qė ēdo mėngjes dhe mbrėmje tė kėrkoje falje Zotit…
“… E ata qė nuk pendohen, janė mizorė!” (Kur`an, 49: 11).
Zoti kur i ka pėrshkruar besimtarėt dhe besimtaret e devotshme, ata qė e ruajnė veten prej gabimeve, ka pėrmendur se prej cilėsive tė tyre ėshtė se ata bien nė mėkat, ose sė paku nuk mund t’iu ikin mėkateve tė vogla. Mirėpo, dihet se jemi krijesa qė bėjmė gabime, sepse tė kėtillė na krijoi Allahu i Lartėsuar. Pejgamberi, alejhi selam, thotė: "Tė gjithė bijtė e Ademit janė gabimtarė, por mė tė mirėt prej tyre janė ata qė pendohen!". Njeriu nė kėtė botė ėshtė vetėm njė udhėtar. Qė tė ketė sukses nė kėtė rrugė ai duhet tė bėjė sakrifica dhe tė ketė bindje tė fortė. Duhet stolisur nė shkallė tė lartė me urtėsi dhe prirje pėr vazhdimėsi tė rrugės, ngase pėr shkak tė sprovave ai mund tė heqė dorė… dhe duke gjykuar mund tė lirohet tepėr dhe tė krekoset, duke u krenuar dhe kėshtu tė humbet.
Njė poet thotė: "O ju qė kėnaqeni me tė mirat e kėsaj bote/Dijeni se ato janė kalimtare/Dhe se ėshtė marri tė mashtroheni me freski kalimtare!
Ja, pra, ēėshtja jonė ėshtė e tillė. Ndodhemi para gjendjes: tė jemi apo tė mos jemi! Ndėrkaq, thelbėsore ėshtė qė, pas gjithė kėtyre ndodhive qė na pėrcjellin, struktura e re tė mund tė pėrgatitet nė mėnyrė mė tė pėrsosur, me themel dhe nė pėrputhje me parime tė shėndosha qė burimin e kanė te Libri Hyjnor, qė janė parime tė palėkundshme. E kjo ėshtė rruga mė e mirė qė tė dilet nga kjo vorbull, me njė arsye e vetėdije tė thellė, tė themelohet bota e projektuar nga tė gjithė ne. Nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė paqe dhe qetėsi… kjo ėshtė rruga mė e shkėlqyeshme, qė tė obligon nė bindje, respektim dhe pėrmbushje tė obligimeve ndaj Tij…qė gjoksi i njeriut tė zgjerohet, zemrat e pėrēara tė pajtohen dhe Toka e mbėshtjellur me errėsirė tė ndriēohet.
Ashtu qoftė!
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 30-11-09 nė 09:17
|
|
|
02-12-09, 06:45
|
#60
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kurani - Burim I Udhėzimit Dhe Ndėrtues I Jetės
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi
"Ambalazhet" sunduese qendrojn mbi paqartesi, andaj nuk duhet te bejme krahasime mbi sistemet ne baze te emocioneve. Njerezit nuk e kuptojne nje gje: Sistemi eshte tjeter kurse menyra e sjelljes dicka tjeter. Ne kete rast nuk duhet te hezitojm, te kerkojm ndonje vend islam me demokraci, kjo eshte absurde. Si duket nuk po kuptohemi, Islami eshte sistem qe per parim ka ate qe ne e quajm demokraci ( kete term e perdorim per disa gjera e jo per demokracite qe sundojne ne perendim, ngase Islami nuk lejon homoseksual, leizbejka etj)
|
Tė lutem , vetem kėto tė nenvizuarat nga une tė i sqarosh me gjatė.
Flm
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:39.
|
|