Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-12-09, 09:57   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Interesat e Fuqive te Medha pas luftes Ruso-Turke- Kongresi i Berlinit

Lufta ruso-turke dhe traktati i Shėn – Stefanit
Rusija pa humbur kohė, filloi planet e veta. Ndėrsa nė njėrėn anė ajo mobilizoi tė gjitha forcat e saja ushtarake, nga ana tjetėr kėrkonte njė marrėveshje diplomatike me Fuqitė e Mėdha qė ta lirojnė me pasė dorė tė lirė pėr tu futur nė luftė me Turqinė. Anglia pėr tė mbrojtur interesat e veta, morri iniciativ ėn pėr mbledhjen e njė konference nė Konstantinopojė, pėr ta mbajtur Rusinė largė Turqisė. Me kushtetutė ose jokushtetutė, fuqitė e mėdha hartuan njė program reformash tė cilat do tė kryesin nė Perandorin Osmane nėn kontrollin evropian; kur sulltani pranoi programin, por jo humbjen e pavarėsisė sė tij nga ndėrhyrja e fuqive tė mėdha, konferenca u nda me dėshpėrim. Tasmė konflikti i armatosur ishte i sigurtė pasi Rusia kishte humb durimin. Veprimi i tilllė zhgėnjeu Anglin dhe i zbehi pėrpjekjet pėr ta shpėtuar Turqin. Tė frymėzuar nga fanatizmi nacionalist qė kishin nė vetvete, ata i denoncuan kushtet e konferencės si njė poshtėrim kombėtar. Nė fakt Turqit kishin fituar luftėn kundėr Serbisė dhe Malit tė Zi, andaj edhe ishin tė mendimit se nuk kanė pėr obligim ti dorėzojn ė territore Malit tė Zi nga kjo u tėrbua rusia e cila u pregadit pėr luftė. Nė fund tė qershorit forcat ruse kaluan Danubin. Mirėpo, suksesi rus si n ė Ballkan ashtu edhe nė Kaukaz pati jehonė n ė ndryshimin e vendimeve te fuqit e mėdha, sidomos te Anlia e cila bėri marrėveshje me Austrinė pėr njė aksion tė pėrbashkėt nė rast depėrtimi dhe pėrfitimeve tė shumta ruse. Meqė fo rcat turke ishin tė shpėrndara nė njė teritor tė gjėrė ushtritė ruse marshuan lirisht deri nė fortesėn e Plevnės. Turqit rezistuan nė kėtė fortesė, e cila ishte pikė strategjike nė malet e Ballkanit. Nė kėtė moment pėrpjekjet e Anglisė janė evidente. Pas disa muajsh garnizoni i Plevnės kapituloi, turqit nuk paraqitėn ndonjė qėndresė tjetėr me ēka rusėt arritėn nė Adrianopojė dhe nė janar arritėn deri te Marmara. Nė kėtė kohė Anglia kaloi nė anėn e viktimės turke me ēka dėrgoi edhe flotė nė Konstantinopojė. Duke qenė plotėsisht i paaftė pėr tė vazhduar luftėn sulltani vendosi tė hynte nė bisedime pėr paqė nė fshatin e vogėl tė Shėn Stefanit. E ndodhur para njė kėrcnimi tė njė lufte tė re me Anglinė nė qoftė se do tė vazhdonte veprimet luftarake, Rusia nėnshkroi mė 3 mars 1878 nė Shėn Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) traktatin e paqes. Ky traktakt u jepte pavarėsinė e plotė Sėrbisė e Malit tė Zi dhe Rumanisė, qė deri atėherė kishin qenė shtete autonome. Me gjithė masat e traktatit tė Shėn Stefanit, vėshtrimi i mprehtė evropian shihte se sundimi i sulltanit nė Europė ishte shkatėrruar. Ky mendim u arrit me krijimin e Bullgarisė sė Madhe e cila pėrfshinte perandorinė mesjetare tė Car Simonit. Sulltanit i mbeten ngushticat me pjesėn tokėsore tė Thrakės si dhe Shqipėria [...] ku Rusia e zėvendėsoi autoritetin e sulltanit me autoritetin e saj. Paqja e Shėn Stefanit ishte njė nga mė tė ashprat qė ishte arritur ndonjėherė nė historinė e Lindjes, andaj ajo ndeshi nė njė qėndresė energjike nga Anglia dhe Austrohungaria qė para se gjithash nuk donin krijimin e njė Bullgarie tė Madhe qė ishte nėn protektoratin e Rusisė. Njė kongres europian duhej tė rishikonte vendimet e diskutueshme. Kėshtu pėrpara se tė mblidej Kongresi qė do tė merreshte me vendimet e diskutueshme, midis fuqive tė mėdha u arrit marrėveshja qė tė mblidhet Kongresi i Berlinit pėr tė vėnė vulėn e kėtyre vendimeve tė parakonferencės dhe tė pėrpunonte detajet.
Kongresi i Berlinit
Kongresi i Berlinit ishte njė nga mbledhjet mė tė mėdha diplomatike tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Ai ndryshonte nga Kongresi i Vjenės, sepse kėsaj here fuqit e mėdha nuk bėnė pėrpjekje pėr tė fshehur faktin se ishin ato qė do ti merrnin tė gjitha vendimet. Me rend dite rishikimin e Traktatit tė Shėn-Stefanit. Nė Kongres morėn pjesė 6 Fuqitė e Mėdha tė Evropės (Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia), tė cilat kishin votė deliberative dhe Perandoria Osmane, e cila gėzonte vetėm tė drejtėn e votės konsulative. Sipas parimit tė “koncertit” vendimet e Kongresit tė Berlinit merrnin fuqi ligjore nėse votoeshin njėzėri nga gjashtė fuqit e mėdha. Kundėrshtimet e Perandorisė Osmane regjistroheshin nė proēesverbal, por mund tė mos merreshin parasyshė. Punimet e Kongresit tė Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark. Nė punimet e Kongresit tė Berlinit mori pjesė edhe njė delegacion qeveritar i Perandorisė Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtėm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmės tė parė Mehmet Ali Pashėn, njė mareshal turk me origjinė gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte tė drejta tė barabarta me ato tė Fuqive tė Mėdha. Ai mund tė diskutonte pėr ēdo ēėshtje tė rendit tė ditės, por nuk kishte tė drejtė tė votonte pėr vendimet e Kongresit. Me ftesėn e Fuqive tė Mėdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dėrguan nė Berlin delegacionet e tyre qeveritare, tė cilat parashtruan dhe mbrojtėn nė seanca tė veēanta tė Kongresit kėrkesat e tyre politike e territoriale. Tė mbledhura pėr tė rishikuar Traktatin e Shėn-Stefanit, Fuqitė e Mėdha morėn pėrsipėr qė tė hartonin nė Kongresin e Berlinit njė hartė tė re politike tė Gadishullit Ballkanik. Nė Kongres Fuqitė e Mėdha nuk u udhėhoqėn nga parimi i lirisė sė popujve, por nga interesat e tyre tė veēantė, tė cilėt ishin nė kontradiktė tė thellė ndėrmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte pėr tė sanksionuar kushtet e Traktatit tė Shėn-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinė pėrpiqeshin tė pakėsonin sa mė shumė pėrfitimet e Rusisė dhe t’i pėrforconin pozitat e tyre nė Evropėn Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej tė kėnaqte Austro-Hungarinė pėr tė mos e lėnė qė tė bashkohej me Francėn dhe ta neutralizonte kundėrshtimin e Rusisė, duke provokuar keqėsimin e marrėdhėnieve tė saj me Perandorinė Britanike. Synimi kryesor i Francės ishte izolimi politik i Gjermanisė, kurse Italia, nga ana e saj, kėrkonte zgjidhje tė tilla qė do tė ēonin nė dobėsimin e pozitave tė Austro-Hungarisė nė Gadishullin Ballkanik. Punimet e Kongresit tė Berlinit vijuan plot njė muaj. Ato pėrfunduan mė 13 korrik 1878 me nėnshkrimin e Traktatit tė Berlinit, i cili zėvendėsoi atė tė Shėn-Stefanit. Sipas traktatit tė ri, pėrfitimet politike e territoriale tė Rusisė u pakėsuan si nė Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe nė Azinė e Vogėl. Ideja e njė principate bullgare, nėn sovranitetin e sulltanit, mbeti nė fuqi, por kufijtė e saj u zvogėluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi qė territori i saj tė shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset nė jug tė maleve Ballkan do tė formonin njė provincė autonome tė Perandorisė Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisė, sė bashku me krahinat lindore tė Shqipėrisė, tė cilat me Traktatin e Shėn-Stefanit i jepeshin Bullgarisė, do tė mbeteshin gjithashtu nėn sundimin osman.. ajo qe ndarė nė tre pjesė, secila prej tė cilave mbeti pjesė e perandoris turke. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarėsinė Rumanisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mėparshėm pėr t’i dhėnė Rumanisė Dobruxhėn Veriore dhe pėr t’i shkėputur asaj provincėn e Besarabisė nė favor tė Rusisė. Kufijve tė Serbisė e tė Malit tė Zi ai u bėri ndryshime tė rėndėsishme. Me kėmbėnguljen e Austro-Hungarisė u vendos qė Serbia tė mos zgjerohej nga ana jugore (nė drejtim tė Novi Pazarit, tė Mitrovicės dhe tė Prishtinės, tė cilat Vjena i lakmonte pėr vete), por nga ana juglindore, duke i dhėnė asaj krahinat e Pirotit, tė Trenit, tė Vranjės e tė Nishit; kėto, me Traktatin e Shėn-Stefanit, i qenė premtuar Bullgarisė. Pėr tė njėjtėn arsye, me kėmbėnguljen e Vjenės, Malit tė Zi iu pakėsuan sė tepėrmi pėrfitimet territoriale nga ana veriore, nė drejtim tė Hercegovinės dhe tė Novi Pazarit. Sipas Traktatit tė Berlinit, ai do tė zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do tė merrte krahinat e Tivarit, tė Podgoricės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės e tė Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte tė drejtėn qė anijet tregtare malazeze tė lundronin lirisht nė lumin Bunė dhe nė liqenin e Shkodrės. Nė njėfar mėnyre, pėrfitimet e tyre nė Shėn Stefan u reduktuan. Pėrfitime tokėsore nė kurriz tė Perandorisė Osmane patėn sidomos dy fuqi tė mėdha, tė cilat nuk kishin marrė pjesė fare nė luftėn ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi tė drejtėn pėr tė pushtuar ushtarakisht, gjoja pėr t’i administruar, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, pėrveē limanit Spic, nė brigjet jugore tė Dalmacisė, tė cilėn e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi tė drejtėn pėr tė mbajtur garnizone ushtarake nė sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit nė Kongres si mbrojtėsja mė e flaktė e Perandorisė Osmane, i shkėputi kėsaj ishullin e Qipros. Me pėrkrahjen e Anglisė e tė Francės, Kongresi i Berlinit mori nė shqyrtim edhe kėrkesat e Greqisė, e cila gjithashtu nuk kishte marrė pjesė nė luftėn ruso-turke. Athina pretendonte tė aneksonte Thesalinė, Maqedoninė, Kretėn dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinės). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrė parasysh kundėrshtimin qė bėri Anglia pėr Kretėn dhe Rusia pėr Maqedoninė, nuk pranoi qė kėto t’i jepeshin Greqisė, ndėrsa pėr pretendimet greke nė Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do tė ishte i rrezikshėm pėr tė dyja palėt, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisė, ashtu dhe Turqisė. Mė nė fund u vendos qė kufiri nė Thesali dhe nė Epir tė caktohej nga njė komision turko-grek. Megjithatė, Kongresi rekomandonte si vijė kufiri lumin Kalamas nė Epir dhe lumin Selemvria nė Thesali. Nė rast se Greqia e Turqia nuk do tė merreshin dot vesh ndėrmjet tyre, thuhej nė nenin 24, atėherė do tė ndėrhynin Fuqitė e Mėdha. Popujt e Evropės ishin mjaft tė kėnaqur qė njė tjetėr shtet i krishter ishte larguar nga tirania mzslimane dhe i ardhuri i fundit u mirėprit ngrohtėsisht. Po ashtu pritej ngritja e popujve tė tjerė tė Ballkanit.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.