Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-12-09, 01:35   #2
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut

Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut

Sadik Krasniqi

Deshmia e Nazim Bllaces ka tronditur gjithė opinionin kosovar. E ka tronditur, sepse pėr herė tė parė drejtohet gishti drejt atyre qė kanė bėrė vrasje, terrorizim, rrahje e shantazhe, plaēkitje masive tė pasurisė publike, pėrdhunime, organizim trazirash duke rrezikuar seriozisht sigurinė dhe integritetin territorial tė vendit…

Ata qė e njohin gjendjen nė Kosovė, keto gjera i kanė ditur por kanė heshtur. Kėtu nuk mund tė akuzojmė organet (drejtėsinė dhe policinė, sepse ato kontrollohen gjithandej nga keqbėrėsit), por nuk mund tė shpjegohet se si kanė heshtur diplomatėt e huaj aty, se si kanė heshtur OJQ-tė, e sidomos mediat, pėr tė cilat ėshtė investuar shumė nga bashkėsia nderkombėtare?

Siē po shihet kjo ka ndodhur pėr shkak tė frikėsimeve dhe kėrcėnimeve shumė konkrete qė ka ushtruar SHIK-u kundėr ēdonjėrit qė i ka dalė nė udhė.

Ja pse aferės sė SHIK-ut duhet t’i shkohet deri nė fund.

Krimet e SHIK-ut nuk datojnė nga ēlirimi i Kosovės e kėtej.

Udheheqja e SHIK-ut, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reēica, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili janė pėrgjegjėsit e drejtpėrdrejtė tė vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Kjo vrasje e njeriut qė paraprakisht iu morėn tė hollat dhe pastaj u eliminua, nuk ėshtė bėrė pa dijen dhe urdhėrin e Hashim Thaēit. Tė gjithė ata qė i dinė rrethanat nė Kosovė e dijnė se asnjė vrasje nuk ėshtė bėrė pa pjesėmarrjen ideore tė Hashim Thaēit.

Dy orė para se tė vritej Ahmet Krasniqi, anėtari i drejtorisė Politike tė UĒK-sė, Bardhyl Mahmuti, atėherėė zedhenes i Hashim Thaēit, e i cili tashmė ėshtė akomoduar nė Maqedoni, deklaroi para 500 shqiptarėve nė Suedi se “ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin”.

Vrasje tjetėr po aq mizore ėshtė edhe vrasja e Behadin Hallaēit, i burgosur politik, i vrarė pabesisht nga tė njėjtit kriminelė dhe nga motive tė pastra politike mė 11 qershor 1999, nė prag tė ēlirimit tė Kosovės. Ai u vra, sepse iu kundėrvu Hashim Thaēit. Sipas dėshmitarėve Behadinin e ka vrarė prapa shpine vetė Azem Syla.

Behadin Hallaēi ishte luftėtar, ai nuk ishte udbash dhe ishte ndėr shtyllat e UĒK-sė. Ishte njeriu mė i ditur e mė i shkolluar nė radhėt e saj.

E tė njėjtės natyrė ėshtė edhe vrasja tinėzare e Ekrem Rexhės, komandant Drinit. Edhe kjo ishte njė vrasje e kulluar politike, e bėrė pa asnjė dilemė me insistimin e Hashim Thaēit. Sepse ky enveristo-komunist nuk mund tė durojė njerėz qė nuk i nėnshtrohen injorancės sė tij.

Komandant Drini u vra ne momentin kur mendonte tė angazhohet politikisht. Dhe ky angazhim do ta izolonte politikisht klanin e Thaēit. Dalja pėr nevoja elektroale e Thaēit para mediave me vėllain e komandant Drinit dhe sidomos fjalėt e tij se paskėsh qenė mik i vjetėr i Ekrem Rexhės, janė kthimi i kriminelit nė vendin e krimit.

Nga kėso motivesh apo tė tjera gjithashtu tė ulėta janė vrarė nga i njėjti grup kriminal pėrplot shqiptarė me profesione dhe bindje tė ndryshme: Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ukė Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, policėt Tolaj e Hadėrgjonaj dhe plot tė tjerė.

Udbashėt qė u vranė, Klokoqi dhe Brosha, ėshtė e vėrtetė se kanė bėrė shumė gjėra tė rėnda, por e keqja ėshtė se ata nuk janė vrarė pėr aktet e tyre antikombėtare, por pėr ta fshehur aktivitetin antikombėtar tė disa personave qė edhe sot janė personalitete tė rėndėsishėm tė SHIK-ut, tė PDK-sė dhe tė ndonjė partie tjetėr.

Nė kėto vrasje njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe mediat e kontrolluara nga SHIK-u, Kosovapress, Epoka e Re, Infopress, Ekspress., etj.

Pėr shembull, pak kohė para vrasjes sė komandant Drinit, shefi i Kosova press, Skėnder Krasniqi, njėherit kuadėr me peshė i SHIK-ut, botoi njė artikull denigrues kundėr kėtij personaliteti madhor…, disa kohė mė vonė te dera e shtėpise e priten dhe e ekzekutuan eskadronet e vdekjes.

Poashtu, me urdhėrin e Muhamet Mavrajt, gjithashtu funksionar i lartė i SHIK-ut, dhe kryeredaktor i fletushkės Epoka e re,u rrah per vdekje Salih Kabashi, kryeredaktor i revistės sė njohur “Republika”… Nė ndėrgjegjen e Mavrajt ka edhe ekzekutime krejt konkrete, tė cilat edhe njė hetim krejt i pėrcipėt do t’i nxjerrte nė sipėrfaqe.

Po kėshtu ka ndodhur edhe me kryeredaktor tė mediave tė «pavarura», pėr shembull Berat Buzhala ėshtė njeri nė duar tė SHIK-ut, mjafton njė lexim sipėrfaqėsor i shkrimeve te kesaj gazete pėr rastin Bllaca pėr ta kuptuar se Buzhala luan rolin e bishtit tė dhelprės qė pėrpiqet t’i zhdukė gjurmėt krejt tė qarta tė mecenve tė tij kriminelė… Sylejman Shaqiri, kryeradaktori i RTK-sė, gjithashtu ėshtė nė shėrbim tė plotė tė SHIK-ut.

SHIK-u, prej vitesh kontrollon ndėrmarrjet kryesore publike: KEK-un, pastaj PTK-nė, prej ku, krahas vjedhjeve kolosale, me vite agjentėt e Thaēit pėrgjojnė telefonat e tė gjithė kundėrshtarėve tė tij, madje edhe atyre brenda PDK-sė, dhe i pėrdorin pėr pasurimin e dosjeve dhe shantazhimin sa ma efikas tė qytetarėve. Nė aeroport veprojnė ekipe tė tėra tė SHIK-ut, tė cilėt plaēkisin tė ardhurat e madje edhe pėrdhunojnė vajzat e punėsuara aty… Pa folur pėr SHPK-nė, policinė, tė cilėn e udhėheq prej vitesh Sheremet Ahmeti, familjar krejt i afėrt i Thaēit… Policia ėshtė histori me vete. Ajo ėshtė e ndarė nė fraksione partiake. Tė marresh grada nė policinė e Kosovės, nuk do tė thotė tė jesh profesionist, i ndershėm e i pėrkushtuar, por tė kesh lidhje tė forta me SHK-un, tė jesh shėrbėtor i tij.

vazhdon
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.