Plot 400,000 euro dhurate serbeve ne kosove per te formuar republiken e tyre ne veri
Berisha: Tadic mirėpriti ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaroi gjatė takimit me anėtarin e kryesisė sė Kosovės Petrovic se ka ftuar presidentin serb Boris Tadic nė Shqipėri pasi tani marrėdhėniet mes dy vendeve kanė hyrė nė njė kapitulll tė ri. Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp Berisha tha se nė cdo samit ka patur takime me presidentin serb Tadic i cili sipas Berishės ka mirėpritur ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė.
Nė cdo samit takohem me presidentin Tadic dhe ajo cka vlerėsoj shumė ėshtė vullneti i pėrbashkėt pėr tė zhvilluar marrėdhėniet midis dy vendeve tona, pėr tė hapur njė kapitull tė ri nė kėto marrėdhėnie. Presidenti Tadic ėshtė i mirėpritur nė Shqipėri dhe unė dua tu them se po punojmė pėr vizitėn e tij tė ardhshme. Presidenti e ka mirėpritur ftesėn pėr tė ardhur nė Shqipėri u shpreh kryeministri Berisha.
Edhe vizitėn e Petrovic nė vendin tonė, Berisha e ka cilėsuar historike ndėrkaq nė konferencėn pėr shtyp u bė e ditur se qeveria shqiptare ka akorduar njė fond prej 400 mijė eurosh si ndihmė pėr komunėn e Gracanicės.
Petrovic e ka cilėsuar kėtė ndihmė mjaft tė rėndėsishme ndėrsa theksoi se ajo nuk shkon vetėm nė ndihmė tė komunitetit serb.
Ne e vlerėsojmė shumė tė rėndėsishme idenė e qeverisė sė Berishės pėr tė qenė njė nga vendet qė do tė ndihmojė komunat e reja tė formuara nė Kosovė. Ky ėshtė njė xhest mė shumė se simbolik duke ditur se nė vendin tuaj situata ekonomike nuk ėshtė mė e mira. Edhe nė njė situatė tė tillė ju jeni tė gatshėm tu vini nė ndihmė atyre qė kanė nevojė. Jam i sigurtė qė nė kėtė mėnyrė ne cojmė njė mesazh tė qartė qė do tė jetė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, Shqipėrisė dhe rajonit. Miqtė tanė nė Bruksel dhe Ėashington do ta vlerėsojnė shumė kėtė projekt. Dėshiroj tė besoj se dhe vende tė tjera nė rajon do ta marrin shembullin e Shqipėrisė . Kjo ndihmė nuk shkon vetėm pėr komunitetin serb por dhe pėr atė kosovar dhe pėr institucionet e Kosovės. theksoi Petrovic i cili zhvilloi sot njė takim edhe me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.
__________________
love is beautiful and has no price
|