|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
26-12-09, 14:55
|
#1
|
Anėtarėsuar: 24-12-09
Postime: 6
|
Titulli: Islamit i duhet njė revolucion seksual
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi
Me qellim te debatit konstruktiv po e hapi kete teme, eshte intervista e zonjes Ates dhene per Spiegel.
Islamit i duhet nje revolucion seksual
Nė pritje tė hapjes sė Panairit tė Librit nė Frankfurt, shkrimtarja gjermano-turke Seyran Ates diskuton pėr librin e saj mė tė ri, i cili pėrshkruan domosdoshmėrinė e njė revolucioni seksual nė botėn islame, debatin e fundit mbi integrimin nė Gjermani dhe arrogancėn e aktivisteve pėr tė drejtat e grave.
SPIEGEL: Zonja Ates, nė librin tuaj tė ri kontradiktor, ju bėni thirrje pėr njė revolucion seksual nė botėn islamike.
Ates: Ju nuk e dini se sa e nevojshme ėshtė kjo.
SPIEGEL: Por ēfarė saktėsisht mendoni me revolucion seksual?
Ates: Pėrdorimi im i termit ėshtė i bazuar nė Wilhelm Reich dhe librin e tij mbi revolucionin seksual. Besoj se bota islamike duhet tė pėrballet me pasojat e moralit tė ashpėr seksual, jo ndryshe nga mėnyra qė, siē e pėrshkruan ai, ėshtė marrė Bashkimi Sovjetik me rrethanat e veta. Duhet tė gjurmojė shtegun e ndryshimit, mu sikurse ēdo sistem totalitar duhet tė bėjė pėr t’u bėrė shoqėri demokratike. Pjesė e procesit ėshtė ajo qė seksualiteti duhet tė njihet si diēka qė ēdo individ e pėrcakton pėr veten e tij apo tė saj. Institucione si policia religjioze apo morale duhet tė shfuqizohen. Njerėzit qė bėjnė seks para martesės nuk mund tė ndėshkohen apo tė izolohen nga shoqėria. Prindėrit duhet tė pėrballen me pyetjen se pse nuk e lejojnė vajzėn e tyre 16 vjeēare tė ketė tė dashur, derisa djemtė e tyre mund tė mburren rreth asaj se sa tė dashura kanė. Edukata seksuale duhet tė jepet si lėndė nė shkolla. Prindėrit nuk kanė nevojė ta bėjnė kėtė, ata duhet ta pranojnė kur shkolla e bėnė. Tė rinjtė dhe tė vjetrit qė tashmė po e jetojnė seksualitin e vetpėrcaktuar nė botėn islamike duhet tė kenė mė shumė besim nė vete dhe tė bėjnė t’u dėgjohet zėri.
SPIEGEL: Ku i shihni shenjat qė ka ardhur koha pėr njė zhvillim tė tillė?
Ates: Shumė tė rinj bėjnė seks para martesės dhe shumica nuk janė madje besimtarė tė mėdhenj nė institucionin e martesės. Vetėm shikojini ata tė rinj. Ata po vlojnė nga pasioni. Ata kanė njė dėshirė tė madhe pėr jetėn dhe ende janė tė frenuar. Njerėzit nė Lindje tė Mesme janė poetė, qė shkruajnė poezi nga mėngjesi deri nė mbrėmje dhe pėr ēfarė shkruajnė ata? Pėr epshin. Djaloshi i vogėl nė rrugė e bėnė kėtė dhe kėshtu bėjnė edhe punėtori i ndėrtimtarisė edhe akademiku. Ata tė gjithė shkruajnė poezi mbi tė njėjtin subjekt, subjektin qė ėshtė i shtypur mė shumė se gjithēka tjetėr.
SPIEGEL: Ju i pėrmendni njerėzit nė Lindjen e Mesme, por myslimanė ka nė tė gjithė botėn. Shteti mė i madh mysliman ėshtė Indonezia, njė shtet aziatik. Nė fakt, a mundemi t’u referohemi myslimanėve si grup unik?
Ates: Mendoj se ėshtė e mundur. Ekziston njė lidhje e fortė kulturore nė mesin e myslimanėve tė botės: religjioni. Mendoj se ėshtė njė religjion i mrekullueshėm, por interpretimi kulturor i kėtij religjioni ka quar drejt represionit seksual. Nuk ka qenė tmerrėsisht i ndryshėm nė perėndim para pak kohe. Por nuk dua tė jap njė gjykim pėrgjithshėm dhe t’i trajtoj njėjtė tė gjithė gjermanėt dhe myslimanėt.
SPIEGEL: Ėshtė gjithashtu e vėshtirė tė kalohet njė gjykim mbi njė komunitet qė mund tė mos jetė aq homogjen. Thilo Sarrazin, anėtar i bordit nė Bundesbank (banka qendrore e Gjermanisė), u kritikua kohėve tė fundit kur shfaqi pakėnaqėsi pėr myslimanėt gjermanė, veēanėrisht nė Berlin. A ka pasur tė drejtė?
Ates: Besoj se vėrejtjet e Z. Sarrazin kanė qenė me vend. Ne kemi probleme serioze nė shoqėrinė tonė multikulturore. Z. Sarrazin nuk ėshtė i pari qė i ka shfaqur kėto pakėnaqėsi.
SPIEGEL: Me fjalė tė tjera, ai ka pasur tėrėsisht tė drejtė?
Ates: Jo, ėshtė shumė mė e ndėrlikuar se aq. Z. Sarrazin ėshtė gjerman dhe kur njė gjerman i njė profili tė lartė publikisht u referohet turqve, qė nuk kanė ‘funksion produktiv’, atėherė aty ka mundėsi tė mėdha pėr keqinterpretim. Njoh turq nėpėr rrugė qė thonė gjėra tė tilla, por atyre u lejohet. Z. Sarrazin jo – pa marrė parasysh sa e mirė ka qenė pjesa tjetėr e artikullit tė tij. Por ne myslimanėt duhet t’i udhėheqim kėto diskutime, pėr shkak se ato bėhen pėr ne.
SPIEGEL: Nė rregull, atėherė na tregoni ēfarė keni pėrjetuar. Ju keni qenė mė sa duket njė prej atyre vajzave tipike qė keni jetuar me prindėrit nė Berlin dhe jeni mbajtur larg dashurisė.
Ates: Seksi nuk ėshtė diskutuar nė familjen time. po ashtu ishin ndėrmarrė hapa pėr t’u siguruar qė unė tė kem sa mė pak tė jetė e mundshme kontakte me djem. Natyrisht, nuk mė ėshtė lejuar tė kem dashnor. Asnjėra prej kėtyre nuk ėshtė diskutuar. Ata nuk janė ulur pėr tė thėnė: e dashur bijė, ti je vajzė dhe kjo ėshtė arsyeja pse nuk mund tė kesh tė dashur, sepse ne nuk dėshirojmė qė ti tė flesh me njė djalė para martesės. Apo: e dashur bijė, ti ke njė cipė tė virgjėrisė dhe ne duhet tė jemi tė sigurt qė ajo cipė e virgjėrisė tė mbetet e paprekur deri nė martesėn tėnde. I tėrė sistemi ėshtė i pėrcaktuar nė atė mėnyrė qė gjithkujt i jepen instruksione tė pashprehura pėr atė ēfarė duhet apo ēfarė nuk duhet tė bėjė.
SPIEGEL: Pse ėshtė kaq e rėndėsishme cipa e virgjėrisė?
Ates: Pėr shkak se ka qenė gjėja kryesore, gjėja kryesore ndėrmjet kėmbėve tė mija.
SPIEGEL: Si mendojnė ta zbatojnė prindėrit myslimanė kėtė bindje qė e pėrshkruat? Shumė prindėr gjermanė nuk mund madje t’i detyrojnė fėmijėt e tyre t’i bartin pjatat e tyre nga tavolina deri nė pjatalarėse.
Ates: Prindėrit gjermanė kanė harruar se sa shumė mund tė mbėshteten tek dashuria e fėmijėve tė tyre. Fėmijėt janė besnikė. Qė prej momentit qė kanė lindur, ata rriten nė njė sistem nga i cili ata dėshirojnė pranim, dashuri dhe falėnderim. Shumė turq gjermanė ashpėrsisht e izolojnė veten prej botės pėrreth tyre. Kjo gjithashtu krijon njė ndjenjė tė komunitetit.
SPIEGEL: Sidoqoftė, nė librin tuaj ju e pėrshkruani njė botė qė sė brendshmi ėshtė e ndarė nė disa mėnyra. Ju pajtoheni se aty ėshtė njė standard i dyfishtė, njė mospėrputhje ndėrmjet pamjes sė jashtme dhe jetės sė brendshme.
Ates: Po, kjo ėshtė mėnyra si e shoh unė. Kam pėrcjellė intervista pėr librin tim. Shumė djem tė rinj qė i kam intervistuar janė ankuar se mund tė bėjnė vetėm seks anal, pėr shkak tė cipės sė virgjėrisė. Prindėrit dyshojnė dhe e dinė pėr kėtė dhe ende ata nuk i lirojnė fėmijėt e tyre nga kėrkesat e tyre absurde. Nėse ky nuk ėshtė standard i dyfishtė, ēfarė ėshtė?
|
ti qe po poston revulicion i duhet krishterizmit qelejon marrinat e islam eshte drit fe e pastert e garantuar nuk di se si shkenca e parashef nje njeri te shkterruar e te prishur si ju me ket tem frigoju zotit dhe ke maturi ne shkrime sepse aj eshte qe te hakmirret ty dhe juve e atehere te behet von ooo armik i zotit.
feja e zotiti eshte islami e le ti kryqalit qe e perbuzen dhe e ndryshuan edhe biblen ku vet popat e tyre sa ne vit hyn ne islam duke treguar se me te vertet bibla ndrron gjdo vit dhe shenojhet aty sipas deshirave njezore , pasi nuk e din fen islamwe se qka eshte pse flet kur te gjith dijetaret ma te lart qe jan hyn ne islam ti nuk ke ide se qka flet kur nuk e njef islamin
kisha proferu te ti ta mbulleq gojen se paku e mos fol per islamin ooo i pa fe se do te pendohesh po do te behet von
|
|
|
26-12-09, 20:18
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Islamit i duhet njė revolucion seksual
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga muslimani
ti qe po poston revulicion i duhet krishterizmit qelejon marrinat e islam eshte drit fe e pastert e garantuar nuk di se si shkenca e parashef nje njeri te shkterruar e te prishur si ju me ket tem frigoju zotit dhe ke maturi ne shkrime sepse aj eshte qe te hakmirret ty dhe juve e atehere te behet von ooo armik i zotit.
feja e zotiti eshte islami e le ti kryqalit qe e perbuzen dhe e ndryshuan edhe biblen ku vet popat e tyre sa ne vit hyn ne islam duke treguar se me te vertet bibla ndrron gjdo vit dhe shenojhet aty sipas deshirave njezore , pasi nuk e din fen islamwe se qka eshte pse flet kur te gjith dijetaret ma te lart qe jan hyn ne islam ti nuk ke ide se qka flet kur nuk e njef islamin
kisha proferu te ti ta mbulleq gojen se paku e mos fol per islamin ooo i pa fe se do te pendohesh po do te behet von
|
I nderuari Musliman, intervisten nuk e kam be une dhe nuk e di pse me je drejtuar si armik i Zotit?!!! Te kuptoj, nuk je i vetmi qe llomotit gjoja per Islam. Po ta them troc, nuk ke lidhje me Islamin edhe nese ne koke i ve 5 kapuca. Islami eshte nje bahce e madhe qe kush sa ka dituri munde me marre, kurse ti paske mbet vetem me nje kastravec. Dituria ne Islam eshte obligim, atehere pse nuk merre hapin qe ta permbushesh kete obligim? Sharjet leri dhe qasju temes. Tema nuk ka te beje as me biblen e as me te krishteret, por ka te beje me jeten seksuale, ka te beje me temat e nxehta... qe ne fillim, ne komentin e pare qe kam dhene kam qene kunder idese se zonjes Ates, siduket ti e ke anashkaluar. Islami per mua eshte sistem i jetes, me karakter Hyjnor qe i pergjigjet cdo kohe dhe vendi...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
26-12-09, 20:58
|
#3
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Islamit i duhet njė revolucion seksual
Simbas ketyre komenteve tė dhėna nga tė tre antarėt , sa mujta me vrejt eshte kriju nje fare mosmarveshje .
..sepse kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė pėr ēdo musliman. E mbaj mend, shumė vite mė parė, ishte e pabesueshme se njė ditė bashkėsia fetare Islame do tė ketė fakultet tė shkencave Islame. madje ishte e pamundur qė tė besohej njė gjė e tillė.
-Kur njeriu tė vendos tė dalloj tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, duhet tė studioj gjithėsinė dhe tė zbuloj nėse ajo ėshtė e amshuar apo e krijuar: mundet qė dikush mendon se ai nuk ka nevojė pėr kėtė lloj dije, por, sidoqoftė ka nevojė tė mendoj pėr ligjet qė sundojnė botėn tone, pjesėrisht ose tėrėsisht. Kjo e bėn atė tė njoh tė vėrtetėn pėr to dhe hap rrugėn pėr tė njohur Qenien, qė drejton dhe kontrollon gjithėsinė dhe atributet e Saj. Kjo ėshtė, nė fakt e vėrteta qė Zoti ua ka urdhėruar robve tė Tij tė ditur ta kėrkojnė dhe Allahu ka folur tė vėrtetėn kur ka thėnė :“…dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė Tokės (duke thėnė): Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot.
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 26-12-09 nė 20:59
|
|
|
29-01-10, 21:59
|
#4
|
Legend is back
Anėtarėsuar: 28-01-10
Vendndodhja: n'shqiptari
Postime: 65
|
Titulli: Islamit i duhet njė revolucion seksual
more sma ka marr mendja se ka ekstremista ne kosov , po qe kokna gabue se paska boll.
__________________
Bonu shok me armiqt tu per me m'sulmu..
|
|
|
07-02-10, 10:44
|
#5
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Islamit i duhet njė revolucion seksual
[Inparator
jo bre shoki nuk jemi ekstremista ,, por talibana !!!)))
__________________
pause
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 07-02-10 nė 10:45
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:17.
|
|