Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-01-10, 14:23   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot

Ky ishte Ballkani Otoman. Ne do ta rindėrtojmė atė Ballkan. Njerėzit mė quajnė neo-otoman, ndaj unė nuk dua t’i referohem shtetit otoman si njė ēėshtje e politikės sė jashtme. Ēka po nėnvizoj ėshtė trashėgimia otomane. Shekujt otomanė nė Ballkan ishin histori suksesi. Tani na duhet ta rikrijojmė kėtė. Pėrse erdha nė Bosnjė nė mė pak se 24 orė? Sepse Bosnja ėshtė nė njė fazė shumė tė rėndėsishme transformimi kėto ditė. Dua tė tregoj solidaritet me Bosnjė-Hercegovinėn (BiH). Dua tė tregoj se jemi kėtu. Ne jemi me boshnjakėt dhe do tė vazhdojmė tė jemi me boshnjakėt. Pėrse ėshtė i rėndėsishėm ky tranzicion? Sepse integriteti territorial dhe uniteti politik i BiH duhet mbrojtur me qėllim qė tė ketė siguri nė rajon. Nėse BiH nuk ėshtė e sigurt dhe e qėndrueshme nuk mund tė kemi siguri dhe stabilitet nė Ballkan. Perspektiva turke nė rajon ėshtė tė ndėrtojė njė Ballkan tė ri i cili mbėshtetet nė kėtė kuptim tė dialogut politik, tė intensifikimit tė marrėdhėnieve ekonomike dhe bashkėjetesės kulturore dhe harmonisė.

Gjatė viteve ’90 u pėrballėm me vėshtirėsi tė shumta nė BiH, Kosovė dhe Maqedoni. Kur kėto vėshtirėsi ndodhėn, nga i kthyen sytė boshnjakėt, shqiptarėt, turqit, Maqedonia dhe Kosova? Nga Turqia. Ėshtė njė marrėdhėnie historike. Mė lejoni t’ju jap njė shembull pėr ta bėrė analogjinė qė nga fillimi. Kjo zonė gjeopolitike me karakter zbutėsi tė ndėrmjetėm, bashkėveprimi kulturor dhe transaksionet ekonomike, janė tė njėjtat karakteristika tė Irakut dhe Afganistanit. Pėrse kemi probleme nė Jugosllavi, BiH, nė Irak dhe Afganistan? Sepse kėto shtete janė modele nė miniaturė tė rajoneve pėrkatėse. Bosnja ėshtė njė Ballkan i vogėl. Kemi muslimanė, katolikė, ortodoksė, serbė dhe kroatė qė jetojnė bashkė si njė miniaturė e Ballkanit. Nė mėnyrė tė ngjashme, Iraku ėshtė njė Lindje e Mesme e vogėl: arabė, kurdė, turq, shiitė dhe suni. Afganistani ėshtė njė subkontinent i vogėl nė Azinė Qendrore me taxhikė, pashtunė dhe hazaras. Kėshtu qė kėto vende janė vende kritike. Nėse i menaxhon ato siē duhet, mund tė menaxhosh rajonet. Nėse nuk mundesh t’i menaxhosh kėto vende siē duhet, do tė kesh njė krizė rajonale. Ē’ėshtė Turqia? Turqia ėshtė njė Ballkan i vogėl, njė Lindje e Mesme e vogėl, njė kaukaz i vogėl. Mė shumė boshnjakė jetojnė nė Turqi sesa nė Bosnjė. Mė shumė shqiptarė jetojnė nė Turqi sesa nė Shqipėri, mė shumė ēeēenė sesa nė Ēeēeni, mė shumė abkazė se nė Abkazi. Dhe kemi kurdė, arabė dhe turq bashkė. Pse ėshtė e gjitha kjo? Pėr arsye tė trashėgimisė otomane. Pėr tė gjitha kėto kombėsi myslimane nė kėto rajone, Turqia ėshtė njė parajsė e sigurt. Dhe nė fakt, ju jeni mė se tė mirėpritur sepse Turqia ju pėrket edhe juve vėllezėr dhe motra boshnjake, ashtu si Sarajeva ėshtė e jona. Por a ėshtė mė mirė tė vini nė Turqi pėr tė qenė tė sigurt apo ta bėni Bosnjėn tė sigurt? Ndaj na duhet tė kujdesemi pėr situatėn. Ē’ndodh nė BiH ėshtė pėrgjegjėsia ynė. Nė njė takim me njė diplomat, emrin e tė cilit nuk po e them kėtu, unė theksova rėndėsinė qė ka angazhimi nė Bosnjė. Kur takova Hillari Klintonin mbi ēėshtjen armene nė Zyrih, ngrita sėrish ēėshtjen e Bosnjės dhe diskutuam mė shumė mbi Bosnjėn sesa mbi Armeninė.

Kur Presidenti Haris Silajdžić erdhi nė Ankara javėn e shkuar, ai mori pjesė nė njė sėrė aktivitetesh. Unė ndryshova axhendėn time. Vendosa tė vija nė Sarajevė dhe mė pas do tė shkoj nė Armeni.

Njė diplomat perėndimor pyeti se pėrse unė papritur po e hidhja kėtė ēėshtje si me parashutė. Pėrgjigja ime ishte: “Ne nuk shkuam nė Bosnjė me parashutė. Shkuam nė kalė dhe qėndruam atje me boshnjakėt duke ndarė tė njėjtin fat!”

Po, ēfarėdo ndodh nė Ballkan, nė Kaukaz, nė Lindje tė Mesme, ėshtė ēėshtje e jona. Njė ditė do tė jem nė Irak, njė ditė tjetėr nė Azerbajxhan, njė tjetėr nė Bosnjė si ministėr i Punėve tė Jashtme. Ēfarėdo qė ndodh ėshtė nė axhendėn tonė tė politikės sė jashtme. Sėrish me sekretaren Klinton patėm njė ndodhi nė Qershor. Vizatova njė rreth prej 1000 kilometrash rreth zyrės sime nė Ankara. Bėhet fjalė pėr 23 vende. Tė gjithė ata janė tė afėrmit tanė dhe presin diēka prej nesh. Mė pas vizatova njė rreth tjetėr prej 3000 kilometrash, ku pėrfshiheshin 72 vende dhe ēdo ditė nė ministrinė tonė vijnė lajme prej kėtyre vendeve qė na ndryshojnė axhendėn e punės. Ky ėshtė borxhi ynė historik. Ndaj kur unė flas pėr borxh strategjik, i referohem nė fakt, kėtij borxhi historik.

Po nė qershor, shkova nė Afganistan nė zonat e Mazari-Sharif, Balkh dhe Jouzjan. Vizituam gjashtė qytete dhe zakonisht diplomatėt e huaj vizitojnė Kabulin dhe marrin avionin mbrapsht pėr t’u kthyer nga kanė ardhur. Vetėm ministrat turq mund tė vizitojnė gjashtė qytete afgane pa kurrfarė vėshtirėsie. Unė nuk ndihem i huaj nė Afganistan. Kur ishim nė Mazari-Sharif, guvernatori i Balehut u ul pranė meje dhe mė tha: “Z. Ministėr, na duhet njė shkollė, njė spital dhe njė park”. Thirra koordinatorin e TIKA-s dhe i thashė tė merrte shėnim. Gazetarėt tanė u ēuditėn dhe mė thanė: “Ai po e bėnte kėrkesėn sikur ju tė ishit ministėr i Afganistanit”. Po, nė fakt ai ishte shumė i qetė. Ai mendonte se unė e kisha pėr detyrė diēka tė tillė. Pėr atė, Turqia ėshtė madhėshtore dhe njė ministėr turk ka kapacitete tė pakufizuara dhe duhet t’i pėrmbushė nevojat qė i parashtrohen. Ėshtė njė falje historike.
Dy javė mė pas shkova nė Sandzak nė Novi Pazar me njė delegacion. Atje ndodhi e njėjta histori. Njerėzit po thonin na duhen shkolla, njė spital etj. etj. Ata mendojnė qė po, turqit kanė pėrgjegjėsinė pėr t’i bėrė tė gjitha kėto. Tė shkretėt turq! Unė nuk di se ēfarė mund tė bėjmė, por na duhet ta bėjmė ama. Ata kanė tė drejtė. Nė sytė e tyre, Turqia ėshtė qendra. Pėr ta Turqia ėshtė njė vend ku mund tė shkojnė pėr tė gjetur strehim. Janė turqit ata qė duhet tė gjejnė njė zgjidhje. Sipas kėndvėshtrimit tė tyre, ne nuk mund tė kemi ndonjė dobėsi. Ndaj, politika jonė e jashtme, duhet tė jetė proaktive. Nuk mund tė injorojmė ēfarė ndodh. Njerėz nga vende tė ndryshme, janė shumė larg gjeografikisht nga njėri-tjetri, por nė Turqi ata jetojnė nė tė njėjtėn shtėpi si rrjedhojė e kėsaj lidhjeje historike.

Ndaj dhe politika jonė e jashtme synon tė vendosė rregull nė tė gjitha rajonet qė na rrethojnė, nė Ballkan, nė Kaukaz dhe nė Lindjen e Mesme. Sepse nėse nuk ka rregull, ne do tė paguajmė njė ēmim. Pėr njė perėndimor apo diplomat nga ndonjė pjesė tjetėr e botės, ēėshtja boshnjake ėshtė njė ēėshtje teknike me tė cilėn duhet tė merremi, nė nivel tė njė procesi teknik diplomatik. Pėr ne ėshtė njė ēėshtje pėr jetė a vdekje. Ėshtė tejet e rėndėsishme.

Integriteti territorial i BiH ėshtė pėr ne po aq i rėndėsishėm sa integriteti territorial i Turqisė. Siguria dhe prosperiteti i Sarajevės janė po aq tė rėndėsishme sa siguria dhe prosperiteti i Stambollit. Kjo nuk ėshtė thjesht vetėm ndjesia apo pėrgjegjėsia e njė burri shteti. Kjo ėshtė ndjenja apo emocioni qė ndan ēdo turk kudo nė Turqi. Dhe sot po u tregoja udhėheqėsve tanė kėtu se kishte pasur dy demonstrata tė mėdha spontane nė Turqi. Njėra mė kujtohet qė ishte nė 1993, kur nė radio u njoftua se serbėt kishin pėrdorur armė kimike nė Gorazhde. Pėr dy orė, jo mijėra por qindra mijė njerėz u mblodhėn nė mėnyrė spontane. Nėse do u ishte thėnė tė niseshin pėr nė Bosnjė atė natė, ata nuk do mendonin tė ktheheshin nė shtėpi. Do fillonin tė ecnin drejt Bosnjės. Kjo ėshtė se si ne jemi lidhur me njėri-tjetrin. E thėnė shkurt, historia jonė ėshtė e njėjta, fati ynė ėshtė i njėjti dhe e ardhmja jonė do tė jetė e njėjta. Ashtu si nė shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman nė qendrėn e politikės botėrore, ne do ta bėjmė Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme bashkė me Turqinė, qendrėn e politikės botėrore nė tė ardhmen. Ky ėshtė objektivi i politikės sė jashtme turke dhe ne do ta realizojmė kėtė. Ne do tė riintegrojmė rajonin e Ballkanit, Lindjes sė Mesme dhe Kaukazit, mbi parimin e paqes rajonale dhe botėrore nė tė ardhmen. Jo pėr ne tė gjithė, po pėr tė gjithė njerėzimin.

Shumė faleminderit qė mė ftuat dhe Allahimanet!

(2/2)

PS. Ahmet Davutoglu ėshtė, aktualisht, Ministėr i Jashtėm i Turqisė
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.