I grabit makinėn, 15 thika shoferit
DHUNA/ Policia ka vėnė nė pranga Andi Dalipajn, i cili qėlloi me thikė njė 21-vjeēar pėr t'i grabitur makinėn
Policia bėn tė ditur se drejtuesi i mjetit, pasi ėshtė qėlluar me thikė, ėshtė hedhur nė mes tė rrugės
DURRĖS - Kanė qenė orėt e mesditės sė tė enjtes kur policia e Durrėsit ka vendosur nė pranga 20-vjeēarin Andi Dalipaj i dyshuar pėr njė grabitje me dhunė, nė tė cilėn ka masakruar me thikė njė tė ri 21-vjeēar.
Pėrpjekja pėr t'i rrėmbyer mjetin tip "Benz" ka qenė shkak i 15 goditjeve me thikė nė bark e nė zemėr. Pasi ėshtė gjetur mjeti dhe thika e pėrdorur pėr grabitjen e mjetit, policia ka gjetur edhe autorin e dyshuar, tė cilin e kanė tradhtuar mjeti, por edhe gjurmėt e gishtėrinjve tė mbetura nė makinė, si dhe nė armėn e ftohtė tė pėrdorur nė pėrleshje.
Ngjarja
Kanė qenė orėt e muzgut tė sė martės kur njė 21-vjeēar i ka marrė makinėn tė atit. Ndėrsa po udhėtonte me tė pėrpara i ka dalė njė i ri, thuajse moshatar dhe i ėshtė lutur ta ēonte deri nė lagjen 14 tė Shkozetit, ku dhe i ka thėnė se banon.
Pasi kanė udhėtuar rreth 15 minuta sė bashku, ndėrsa i janė afruar vendit tė njohur si mbikalimi i Urės sė Dajlanit, pasagjeri ka nxjerrė thikėn qė e mbante tė fshehur nė brez dhe i ka kėrkuar drejtuesit qė tė linte makinėn, nė tė kundėrt do ta vriste. Shoferi, i ndodhur edhe para presionit se makina ishte e tė atit, nuk ka pranuar qė ta lėrė mjetin dhe e ka kundėrshtuar.
Por ky kundėrshtim ka bėrė qė pasagjeri ta qėllonte pa mėshirė disa herė radhazi me thikėn e vet nė kafazin e kraharorit, nė bark, duke i shkaktuar plagė dhe nė zemėr. Pasi e ka gjakosur dhe ai ka humbur ndjenjat, ka hapur derėn e makinės dhe e ka hedhur nė rrugė 21-vjeēarin nė mes tė njė rrebeshi shiu qė binte nė atė kohė.
Mė pas grabitėsi ka marrė makinėn duke e cilėsuar tashmė pronė tė tijėn dhe ėshtė larguar me shpejtėsi. Mjete tė rastit kanė gjetur pa ndjenja viktimėn dhe e kanė dėrguar nė spitalin e Durrėsit ku ndodhet akoma nėn shėrbimin e specializuar mjekėsor. Mjekėt, kur e kanė parė viktimėn, kanė shprehur keqardhjen dhe kanė thėnė se ky rast ka qenė i rrallė pėr nga goditjet e shumta qė ka marrė viktima.
Policia
Policia ka njoftuar se shėrbimet e Seksionit Kundėr Krimeve ndaj Pronės kanė identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar pėr kryerjen e njė ngjarjeje tė rėndė nė qytetin e Durrėsit. Sė bashku me tė dyshuarin ėshtė bėrė i mundur edhe bllokimi i mjeteve tė pėrfshira nė krim. Nė cilėsinė e provės materiale shėrbimet e policisė kanė mundur tė bllokojnė automjetin e vjedhur, si dhe armėn e pėrdorur nė krim.
Policia konfirmon se shtetasi nė fjale quhet Andi Dalipaj, 20 vjeē, banues nė lagjen nr.18 Durrės. Ky shtetas dyshohet se mė datė 16.02.2010, rreth orės 18:30, ka plagosur duke goditur shumė herė me thikė nė pjesen e barkut shtetasin Z.P. 21 vjeē, banues nė lagjen 13 Durrės.
Ngjarja ka ndodhur nė lagjen 14 tė qytetit nė kohėn kur udhėtonin me automjetin tip "Benz" me targa DR 5732 E, pronė e babait tė tė dėmtuarit. Policia thekson se "15 minuta pas nisjes, ai ka goditur disa herė me thikė tė dėmtuarin, tė cilin mė pas e ka hedhur nė rrugė dhe ėshtė larguar me automjetin e tij".
-------------------------------
ja pra shifeni vet se si e ne forme e sa dinak te qmendur ka e kriminela te pa mshirshem
keta njerz jan te krisur te pa logjike e te pa mend me defekte
qrreggullime mendore jan kto
perndryshe si mu d te uqhet normal nje veprim i till kaq barbar
dhe i pa arsyeshem vrses te qmendur jan kta qe veprojn kshtu dhe duhet ashpersuar ligjin ne shqiperi kunder vrasjeve masat duhet te jen terrepta dhe duhet organizuar nje kontroll mental tre shum kuj ku jan shkaqet qe njerzt jan
kaq kriminela kjo me duket ka diqka