KQZ: Mustafa 58%, Rexhepi 42%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur tė hėnėn, nė orėt e hershme tė mėngjesit, rezultatet preliminare tė zgjedhjeve pėr kryetar tė komunės sė Gjilanit qė nxjerrin fitues me 58% tė votave (20.071) kandidatin e PDK-sė Qemajl Mustafa, kundruall 42% tė votave (14.506), sa ka fituar kandidati i LDK-sė, Fatmir Rexhepi.
Nė rezultatet preliminare, siē ka bėrė tė ditur kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta, nuk hyjnė votat me kusht ndėrsa pas numėrimit tė tyre, kah fundi i javės, pritet tė jepen rezultatet pėrfundimtare.
Lushta ka vlerėsuar se nė raundin e tretė tė zgjedhjeve pėr kryetar tė Gjilanit nuk ka pasur parregullsi qė do tė mund tė kishin ndikuar nė rezultatin e pėrgjithshėm. Megjithatė, ajo tha se parregullsitė eventuale do tė shqyrtohen nga KZAP-i.
Ende pa dalė KQZ-ja me rezultate zyrtare pėr zgjedhjet e mbajtura tė dielėn pėr raundin e tretė nė komunėn e Gjilanit,
Partia Demokratike e Kosovės e kishte shpallur fitoren nė Gjilan, tė dielėn, ende pa dalė KQZ-ja me rezultate zyrtare. Simpatizues tė kėsaj partie kishin dalė nėpėr rrugėt e Gjilanit pėr tė festuar fitoren e vetėshpallur.
Ndėrkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr kryetar tė Gjilanit, Fatmir Rexhepi, e ka pranuar humbjen. Nė njė konferencė pėr media, ai i falėnderoi qytetarėt qė i besuan vizionit tė tij, mirėpo nuk e uroi fituesin. Kėsaj radhe nuk ka fituar demokracia, por ka fituar PDK, ka thėnė Rexhepi.
Rivotimi nė kėtė komunė u vendos pas regjistrimit tė parregullsive ne raundin e dytė tė zgjedhjeve, qė u mbajtėn mė 13 dhjetor tė vitit tė kaluar dhe trajtimeve tė ēėshtjes edhe nga Gjykata e Lartė e Kosovės. /Telegrafi/