Titulli: Kah po shkon LDK-ja ?
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės i ka hapur dyert pėr Fatmir Rexhepin, kandidat i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Kryetar tė Gjilanit dhe njė nga figurat kryesore tė kėsaj partie nė Anamoravė.
Mllefi qė shpėrtheu te Fatmir Rexhepi kur Kryesia e LDKsė vendosi ti ēojė komisionarėt nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave nė ditėn kur rinumėroheshin votat e Gjilanit, shtyu zyrtarėt e partisė sė Ramush Haradinajt qė ti bėjnė atij njė ofertė pėr tė aderuar nė AAK.
Burime tė Expressit thonė se gjasat janė tė mėdha qė Rexhepi tė kalojė nė AAK, nėse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ta shpallė fitues tė garės pėr Kryetar tė Gjilanit Qemajl Mustafėn e PDKsė.
Fatmir Rexhepi ka qenė i bindur se LDKja duhet ta injorojė procesin e rinumėrimit tė votave tė Gjilanit, pasi qė nė tė kundėrtėn, pranohej qė tė rrėzohej vendimi i KZAPsė pėr rivotim nė Gjilan, ka thėnė njė zyrtar i LDKsė nė kusht anonimiteti pėr Express, tė mėrkurėn.
Por dikush nė Kryesinė Qendrore tė LDKsė nuk i pėrfilli vėrejtjet e Fatmir Rexhepit dhe dėrgoi disa komisionarė nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave. Ky veprim ka qenė njė goditje e rėndė pėr Rexhepin, ka shtuar burimi i gazetės.
Kjo situatė ka qenė e mjaftueshme pėr zyrtarėt e AAKsė qė ti bėjnė njė ofertė Fatmir Rexhepit, megjithėse zyrtarisht drejtuesit e partisė sė Ramush Haradinajt e mohojnė njė gjė tė tillė.
Ahmet Isufi, i cili nė zgjedhjet e nėntorit nėn siglėn e AAKsė garoi pėr karrigen e tė parit tė Gjilanit, thotė se partia e tij mirėpret Fatmir Rexhepin nė gjirin e saj, mirėpo mohon tė jetė biseduar ndonjėherė pėr kėtė ēėshtje.
Ka njė bashkėpunim shumė tė mirė me Fatmir Rexhepin, sa i pėrket Koalicionit AAK-LDK nė Gjilan. Por se si i ka ai marrėdhėniet me partinė e tij, nuk mund tė flas unė. Ato janė marrėdhėnie tė tyre tė brendshme, qė nė fakt edhe nuk i di, ka thėnė Isufi pėr Express, tė mėrkurėn.
Nė raundin e dytė tė garės pėr Kryetar tė Gjilanit, AAKja doli nė mbėshtetje tė Fatmir Rexhepit.
Nė bazė tė bashkėpunimit qė e kemi pasur me Rexhepin dhe kolegėt e tjerė deri mė tash, absolutisht dyert e hapura janė pėr nė AAK dhe pėr kėtė ne jemi tė interesuar. Ēdo kuadėr qė ka interesim, normalisht qė e mirėpresim. Por deri tani nuk kemi pasur njė qasje tė tillė sa i pėrket Rexhepit, ka shtuar Isufi.
Edhe nė LDK e mohojnė mundėsinė qė kandidati i tyre pėr Kryetar tė Gjilanit, tė kalojė nė AAK.
Nėnkryetari i LDK'sė, Lutfi Haziri, i pyetur pėr kalimin e mundshėm tė Rexhepit nė AAK, tha se nuk ka informacione tė tilla dhe nuk beson se njė gjė e tillė mund tė ndodhė.
I keni tė gabueshme informacionet, deklaroi Haziri, tė mėrkurėn.
Absolutisht nuk ėshtė e mundshme qė tė ndodhė. Unė nuk paragjykoj dhe nuk merrem me paragjykime dhe pėr mua ėshtė e paqėndrueshme, tha Haziri pėr Express, pėrmes telefonit.
Vetė Fatmir Rexhepi, ndėrkaq, nuk ka dashur tė flasė rreth kėsaj teme.
Kush ka thanė se po shkoj nė AAK?, ka pyetur Rexhepi.
Jo, jo tė lutem mos e pėrmendni emrin tim pėr kėtė punė. Bėni ju shkrime, por emrin tim mos e pėrmendi. Unė jam themelues i LDKsė. Kur e bėj njė gjė tė tillė, unė thėrras konferencė, ka deklaruar Rexhepi pėr Express.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK, ka shfaqur gatishmėri tė madhe pėr tė pranuar nė radhėt e saj kuadro tė LDKsė. Para zgjedhjeve tė vjetshme, AAKja mori shumė liderė lokalė tė LDKsė. Pikėrisht pėr kėtė, shumėkush beson se AAKja edhe ia doli qė nė kėto zgjedhje ta dyfishojė elektoratin e saj.
|