Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-04-10, 11:15   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė Manifest I Qeverisjes Sė Vėrtetė Islame

NJĖ MANIFEST I QEVERISJES SĖ VĖRTETĖ ISLAME

- Urdhėresa e Imam Aliut pėr Malik el-Eshterin -


Hyrje





Kjo urdhėresė u pėrpilua nė vitin 38 pas Hixhrit nga kalifi i katėrt i shtetit islam, Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftė mbi tė), kur ai e emėroi Malik el-Eshterin si guvernator tė krahinės sė Egjiptit. Nė tė, Imam Aliu i shtron principet e qeverisjes sė vėrtetė islame, duke i shpjeguar hollėsisht detyrimet e shtetit ndaj klasave tė ndryshme tė qytetarėve tė tij dhe mėnyrėn mė tė pėrshtatshme, pėr t’i pėrmbushur kėto detyrime. Ky dokument i pashoq, qė lirisht mund tė quhet njė manifest i qeverisjes sė vėrtetė islame, i ngėrthen nė vete tė drejtat themelore qytetare dhe njerėzore, duke e shpallur barazinė e tė gjithė njerėzve:





"...sepse njerėzit janė dy llojesh: ose janė vėllezėrit e tu tė njė besimi ose tė barabartė me ty pėrnga krijimi...”








Trembėdhjetė shekuj pas Imam Aliut, i njejti princip do t’i shpallej sėrish botės nė nenin e parė tė Deklaratės sė Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut:


Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė tė drejta. Ata kanė arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė sillen ndaj njėri tjetrit me frymė vėllazėrimi... 1


Ky dokument s’ėshtė veēse njė dėshmi tjetėr e qartė e universalitetit tė Islamit dhe e madhėshtisė sė tij, si porosia e fundit hyjnore pėr njerėzimin.





Lėvdatat mė tė bukura i takojnė Zotit tė botėve!

Paqja qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhammedin dhe mbi familjen e tij tė dėlirė!
dielli.net






Pėrmbajtja e urdhėresės 2



Me emrin e Zotit, Bamirės dhe Mėshirues...


Kjo ėshtė urdhėresa e robit tė Zotit dhe Prijėsit tė Besimtarėve, Aliut, pėr Malik ibn el-Harith el-Eshterin, me rastin e emėrimit tė tij si guvernator i Egjiptit, pėr t’i mbledhur tatimet e kėtij vendi, pėr t’i luftuar armiqtė e tij, pėr t’u kujdesur pėr punėt e popullit dhe pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e tyre.


Ai i urdhėron t’i druhet e t’i bindet Zotit dhe ta ndjekė atė, qė ėshtė urdhėruar nė Librin e Tij, qoftė nga veprat e detyrueshme, qoftė nga ato zgjedhore, pa tė cilat njeriu s’bėhet dot i virtytshėm dhe s’mund tė mbrohet nga e liga. Ai gjithashtu i urdhėron qė ta ndihmojė Zotin e Madhėruar, me zemrėn, me duart e me gjuhėn e tij sepse Zoti, Emrat e tė cilit janė tė shenjtė, e merr pėrsipėr t’i ndihmojė gjithkujt, qė i ndihmon Atij dhe ta mbrojė gjithkė, qė Atė e pėrkrah.


Ai i urdhėron qė t’i sundojė dėshirat e tija dhe tė pėrmbahet kur ato tė shfaqen, sepse, po tė mos jetė mėshira e Zotit, nefsi (egoja) gjithnjė anon kah e liga.






Cilėsitė e njė guvernatori dhe pėrgjegjėsitė e tij



Dije pra, o Malik, se po tė dėrgoj nė njė tokė, ku ka patur sundues tė tjerė para teje, si tė drejtė ashtu edhe shtypės. Tani njerėzit do t’i ndjekin veprimet e tua, njėsoj siē i ndiqje ti veprimet e atyre para teje. Njėsoj siē i gjykoje ti ata, edhe njerėzit kanė pėr tė tė gjykuar ty tani. Dije se tė virtytshmit njihen nga fjalėt e mira, qė Zoti i vendos nė gjuhėt e robėrve tė Tij. Andaj, le tė jenė veprat e mira, pasuria mė e vlefshme qė do ta mbledhėsh. Nėnshtroi dėshirat e tua! Ji i pėrmbajtur dhe mbaje zemrėn tėnde larg tė ligės!


Mėsoje zemrėn tėnde tė jetė e mėshirshme dhe e dhembshur ndaj popullit. Mos u qėndro mbi krye si njė bishė e uritur, sepse njerėzit janė dy llojesh: ose janė vėllezėrit e tu tė njė besimi ose tė barabartė me ty pėrnga krijimi. Ata domosdo do tė mėkatojnė e do tė bėjnė gabime, pa dashur ose me qėllim. Ti tregohu falės dhe i mėshirshėm, njėsoj siē do tė doje Zoti tė ishte i mėshirshėm me ty. Siē je ti i vendosur nė krye tė tyre, dije se Prijėsi (Imami) yt ėshtė mbi ty dhe Zoti ėshtė i vendosur mbi tė. Zoti t’i ka lėnė nė duar punėt e kėtyre njerėzve dhe po tė sprovon nėpėrmjet tyre.


Mos u mundo ta sfidosh Atė sepse nuk ke fuqi pėr t’iu kundėrvėnė fuqisė sė Zotit dhe nuk mund tė jetosh pa mėshirėn dhe pa faljen e Tij. Mos ki turp tė falėsh dhe tė jesh i mėshirshėm nė tė dėnuar! Mos vepro me ngut gjatė zemėrimit, kur mund tė ketė ndonjė rrugėdalje tjetėr! Mos thuaj“mua mė ėshtė dhėnė autoriteti dhe duhet tė mė bindeni kur tė urdhėroj...” sepse kjo gjė krijon dyshim nė zemra, e dobėson fenė dhe e ēon njeriun drejt shkatėrrimit. Nėse pozita, qė tė ėshtė dhėnė, krijon krenari dhe mendjemadhėsi tek ti, atėherė shihe madhėshtinė e Zotit pėrballė teje dhe fuqinė e Tij, tė cilėn ti s’e ke as mbi vetveten. Kjo do ta shkatėrrojė mendjemadhėsinė tėnde, do ta largojė arrogancėn dhe do t’ta rikthejė urtėsinė, qė e ke humbur.


Ki kujdes tė mos e krahasosh veten me Zotin pėrnga madhėshtia dhe tė mos e ngjasosh fuqinė tėnde me fuqinė e Tij, sepse Zoti e nėnshtron ēdo sfidues dhe e ēnderon secilin, qė ėshtė mendjemadh.


Ji i drejtė me njerėzit, pėr hir tė Zotit! Mos bėj padrejtėsi, kur tė bėhet fjalė pėr tė afėrmit e tu dhe pėr ata, tė cilėt i ke mė pėr zemėr, sepse po e bėre kėtė, do tė jesh shtypės. E kur dikush i shtyp krijesat e Zotit, nė vend tė tyre, Zoti bėhet armiku i tij dhe kur Zoti ėshtė armiku i dikujt, Ai ia prish ēdo punė. Njė njeri i tillė do tė mbetet armik i Zotit derisa tė dorėzohet dhe tė pendohet pėr atė qė ka bėrė. Asgjė nuk i largon tė mirat e Zotit dhe nuk e pėrshpejton dėnimin e Tij, sa kėmbėngulja nė shtypje, sepse Zoti e dėgjon lutjen e tė shtypurve dhe nuk i lė shtypėsit tė shpėtojnė.



__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 27-04-10 nė 11:21
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.