Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-04-10, 08:21   #2
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Skenderbeu Ne Burimet Osmane

2.Kronikat Anonime Osmane.*




Ėshtė fjala pėr veprėn me titull “Tevarih El Osmaan” e cila pėrmbėledh njė numėr tė shumtė kronikash anonime tė shkruara nė fund tė sh.15 dhe fillimi i sh.16. Kėto kronika janė analizuar dhe botuar nga Franc Giese,me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.


Nė faqe 65 tė kėsaj vepre pėrmendet principta e Gjon Kastriotit si tokė shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II ….bėri njė luftė tė shenjtė dhe tė madhe ku sulmoi tokat dhe kėshtjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fethun Etedin).


Nė vazhdim ne faqe 66 thuhet se Ali Beu, djali i Evrenoz Beut sulmoi dhe grabiti Vilajetin e shqiptarėve. Edhe kronikat anonime osmane, Skėnderbeun e quajnė si “Sundimtar shqiptar”. Ja se ēka thonė kronikat nė faqe 70: “Sulltan Murat Hani kreu njė fushatė kundėr tokave tė Juvanit dhe vilajeteve tjera tė shqiptarėve. Ai pushtoi kėshtjellėn e Sfetigradit. Pushtoi pastai edhe dy kėshtjella tjera. Sundimtari shqiptar- Iskenderi nuk u pa se ku ishte”.


Kronikat kur flasin pėr sulmet e viteve1450, 1466, 1467 dhe rrethimet e Krujės , jėnė shumė decide dhe tė kjarta se lufta ėshtė bėrė kundėr shqiptarėve tė udhėhequr nga sundimtari i tyre shqiptar- Iskenderi.


Faqe 125 thuhet se “shqiptarėt nė tokat e tyre kishin ngritur kulla nė vendet e thepisura dhe nė majat e maleve. Rrugėt ishin aq tė pakalushme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do tė mund tė hynte nė tokat e tyre”. Qėllimi im ėshtė qė tė hedh poshtė pohimet e disa historianėve sllavomaqedonė se Skėnderbeu ishte me origjinė slave. Autorėt qė unė i kam analizuar e potencojne kjartė origjinėn e tij dhe se ai ishte komandant shqiptar dhe mbret i Shqipėrisė






3.Ashik Pasha Zade.*




Ėshtė njė nga kronistėt e hershėm osman i cili jetoi gjatė shekullit 15. Veprėn e tij e ka botuar Ali Beg , me titull “Ashik Pashazade tarihil Osman”, Istambull 1332 hixhri.


Pėr kėtė kronist ka shkruar edhe Sami Frasheri nė Kamusul al-lam, vl, IV.


Nė faqen 63 tė veprės sė tij Pasha Zade thotė se njeriu qė e vrau Sulltan Muratin – I - quhej Milush Kuble ose Bilush Kuble, e jo Milosh Obiliq si qė e kanė emruar serbet dhe nuk e cek perkatėsinė kombėtare, por thotė se ishte njė i pa fe nga toborri kundshrshtar i osmanėve.




Faqe 124-125, thotė se : “Isa Beu hyri nė vendet e padepėrtueshme tė shqiptarėve dhe prej andej bėnte sulme. Ndėrkaq ata i ja bllokuan rrugėt. Njė arnaut i pa fe me emrin Iskender qė ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, qė kishte qenė iēogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundėr tij, dhe ua kishte bllokuar rrugėn akinxhijėve”.


Pra Ashik Pasha Zade jo qė e dokumenton nė kronikėn e tij se Iskenderi ishte shqiptar por ai informon se ai ishte i biri i njė sundimtari tė shqiptarėve. A ka argumente mė tė forta historike se sa kėto tė dhėna qė na jep Pasha Zade e qė Petar Poposki dhe disa autorė tjerė serbė qė shkruajnė pėr pėrkatėsinė kombėtare tė Skėnderbeut, nuk i kanė lexuar ose nuk dėshirojnė ti lexojnė dhe tė binden se ai ishte shqiptarė dhe bir shqiptari. Argumentet jėnė edhe mė tė forta kur kihet parasyshė se kėto fjalė i thotė njė autor osman dhe nuk i thotė nga dashuria qė ka pasur ndaj Skėnderbeut por nga urrejtja.






4.Mehmet Neshri.*




Ka qenė njė poet shumė i njohur i kohės sė Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar nė vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botės), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.


Nė faqe 71 tė veprės sė tij Mehmet Neshri tregon pėr pjesmarrjen e shqiptarėve nė Betejėn e Kosovės. Ai thotė se: “Llazarit i shkuan nė ndihmė hungarezėt, vllehėt, ēekėt shqiptarėt dhe bullgarėt.


Faqe 79...ndėr ta ishte njė i pa fe me emrin Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili kishte 90 mijė ushtarė. Kur Lazari tha qė turqit tė sulmoheshin natėn ai tha: “ O zotėri, mė mirė ti sulmojmė nė mėngjez dhe tė gjithė ti kapim tė gjallė”. Ushtria e Llazarit kishte pirė aq shumė raki sa qė tė gjithė ishin tė dehur kur hynė nė luftė.


Shumica e dietarėve mendojnė se kėtu ėshtė fjala pėr Gjergjin e II Balsha, kurse Johan Von Hammer mendon se ėshtė fjala pėr gjyshin e Skėndrbeut ose babain e Gjonit sipas tė cilit, emrin e ka pasur “Gjergj Kastriori” dhe jo “Pal Kastrioti” si qė e permendin disa autorė, dhe se emri “Gjergj” qė e ka pasur Skėnderbeu ka qenė emri i gjyshit tė tij.


Nė kapitullin e veprės sė Neshriut “Lufta me shqiptarėt” (gazaul arnevud) faqe 201 thuhet se Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhėtoi padishahun.


Pastai truri i tij i brumosur me djallėzi e bėri atė qė tė jepej pas ngatėrresave. Ai si hakėmarrje, shkoi dhe grabiti shumė bagėti tė osmanėve nė malet e Tetovės (Kallkandelen) .


Kur sulltani iu drjtua vendit tė shqiptarėve, Iskenderi u arratis nga Durrėsi nė drejtim tė frengut (Italisė). Ėshtė fjala kur Skėnderbeu shkoi nė Itali pėr tė kėrkuar ndihmė dhe disa burime osmane atė e paraqisin si ikje tė tij qė tė shpėtonte kokėn. Mė duhet tė potencoi edhe njiherė thėnioen e Neshriut “Iskender arnavud begi” Skėnderi, begu shqiptar.
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.