Pentagoi i kėrkoi faqes informative tė internetit Wikileaks "t'i kthejė menjėherė" mijėra dokumentet sekrete pėr Afganistanin qė ka siguruar dhe t'i heqė ato prej saj, njoftoi zėdhėnėsi i saj Geoff Morrell.
"Departamenti i Mbrojtjes kėrkon qė Wikileaks t'i kthejė menjėherė qeverisė amerikane tė gjitha dokumentet e marra drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė tė tėrthortė nga baza tė dhėnash tė Departamentit tė Mbrojtjes dhe t'i fshijė ato nga faqet, kompjuterat dhe arkivat e saj", bėri tė ditur ai nė njė konferencė shtypi.
"Publikimi nga Wikileaks i njė numri tė madh tė dokumenteve tona i ka vėnė tashmė nė rrezik trupat tona, trupat aleate dhe qytetarėt afganė qė punojnė me ne dhe publikimi i informacioneve tė tjera sekrete vetėm sa mund ta keqėsojė situatėn", shtoi ai, ndėrkohė qė faqja e internetit njoftoi se parashikon tė publikojė 15 000 dokumente tė tjera.
Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar nė vitin 2006 dhe e specializuar pėr zbulimin, ka publikuar tashmė pėrpara rreth 10 ditėve afro 92 000 arkiva sekrete qė japin mė tepėr tė dhėna rreth luftės nė Afganistan, me tė dhėna rreth viktimave civile dhe rreth lidhjeve tė supozuara mes Pakistanit dhe rebelėve.
Publikimi i kėtyre dokumenteve ka sjellė kritika tė ashpra nga Shtėpia e Bardhė, Pentagoni dhe nga Presidenti afgan Hamid Karzai.