Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-08-10, 17:05   #11
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Thellohet varfėria nė Kosovė?

Pas lėvizjeve tė ēmimeve nė tregun kosovar, ekspertėt e ēėshtjeve ekonomike nė Prishtinė alarmojnė pėr thellim tė varfėrisė nė vend. Ata thonė se ngritja e ēmimeve dhe do tė ketė ndikim negativ te shtresat e varfra tė shoqėrisė kosovare.

Kryetari i Odės Ekonomike Amerikane, Lekė Musa, thotė se thellimi i varfėrisė do tė ndikojė edhe nė tensione sociale tė popullatės kosovare.

“Rritja e ēmimeve dhe ngritja e inflacionit do tė ketė ndikim negativ kryesisht te shtresat e varfra; do tė ketė tensione dhe do tė ketė njė shtytje shtesė nė kėto shtresa tė popullsisė, tė cilat janė afėr varfėrisė sė skajshme dhe pasi qė nuk kemi njė trend tė ngritjes sė punėsimit, atėherė tė gjitha kėto do tė kenė efekte negative sociale nė Kosovė”, vlerėson Musa.

Ngritja e ēmimeve tė produkteve tė konsumit nė Kosovė ēdo herė vjen si pasojė e ngritjes sė ēmimeve nė Evropė, e cila pėrcillet nė Kosovė pasi qė i tėrė konsumi ėshtė i bazuar nė importe.

Ndėrkohė, tė dhėnat e fundit zyrtare tė Entit tė Statistikave tė Kosovės tregojnė pėr njė ngritje tė indeksit tė ēmimeve tė konsumit nė vend. Sipas ESK, indeksi i tėrėsishėm i ēmimeve tė konsumit nė Kosovė ėshtė mė i lartė pėr 0,2 pėr qind nė muajin qershor, krahasuar me muajin maj tė po kėtij viti.

Ngritje e ēmimeve kryesisht vėrehet te perimet, pėrdorimi i pajisjeve pėr transportin personal, pemėt, veshja, furnizimi me ujė dhe shėrbimet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me vendbanimin.

Nė anėn tjetėr, tregtarėt thonė se ēmimet e reja nė veēanti ajo e bukės vjen si pasojė e ngritjes sė ēmimit tė miellit.

Mirsad Bytyēi, pronari i njėrės nga byrektoret nė Prishtinė, tregon se janė dėmtuar shumė nga ngritja e fundit e ēmimit tė miellit. Megjithatė, ai thotė se ende janė duke shitur produktet e tyre me ēmimet e vjetra.

“Ngritja e ēmimit tė miellit na ka dėmtuar shumė. Ēmimet i kemi me tė vjetrėn, punė nuk ka, varfėri ėshtė madhe nė Kosovė. Po i ngritėm ēmimet, nuk do tė ketė punė, po s’i ngritėm - dėmtohemi ne. Nuk dimė se si do tė veprojmė”, shprehet Bytyēi.

Shumė nga prodhuesit e bukės nė Kosovė e kanė rritur ēmimin nga 25 centė sa ishte, nė 30 centė dhe nė shumė raste edhe nė 35 centė.

Nga kjo ngritje, sipas shitėsit Milaim Halili, nė njėrin nga dyqanet e Prishtinės, thotė se qytetarėt vazhdimisht ankohen pėr ēmime tė shtrenjta.

“Blerėsit nuk janė tė kėnaqur me ngritjen e ēmimit tė bukės, por kjo nuk varet prej dyqanit tonė, por prej ēmimit tė furrtarėve. Nuk ėshtė pritur mirė se i bien mbi 20 pėr qind qė ėshtė mė shtrenjtė. Pėr momentin, njė lloj tė bukės jam duke e shitur 30, njė lloj tjetėr 25, por edhe kjo do tė shtrenjtohet javėn tjetėr pėr 25 pėr qind mė shtrenjtė”, thotė Halili.

Sidoqoftė, raportet e organizatave ndėrkombėtare, kanė theksuar se Kosova mbetet njė nga shtetet mė tė varfra nė Evropė. Ndėrsa, sipas tė dhėnave zyrtare, pėrqindja e papunėsisė nė Kosovė mbetet 47 pėr qind, ndėrsa ajo e varfėrisė 25 pėr qind.

Por, se si mund tė kalohet nga kjo gjendje e vėshtirė ekonomike, kryetari i Odės Ekonomike Amerikane, Lekė Musa, shprehet:

“Ne, vazhdimisht kemi bėrė thirrje qė tė bėhet njė ekonomi mė e orientuar drejt investimeve tė huaja, investitorėt e huaj janė ata, tė cilėt krijojnė vende tė reja pune dhe qė kanė ndikim drejtpėrdrejt nė rritjen e eksportit dhe rritjen e tė ardhurės nė vend”.
Radio Evropa e Lirė

Nė liqenin e Peruēacit gjendet motori i kamionit qė mbante kufomat e shqiptarėve

Policia e ka gjetur nė liqenin Peruēac motorin dhe njė pjesė tė kamionit frigorifer, i cili nė vitin 1999 ishte hedhur nė ujė bashkė me kufomat e 50 shqiptarėve nga Kosova, ka njoftuar televizioni i Serbisė.

Bėhet e ditur se aktualisht nė Peruēac po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se mund tė gjenden edhe mbetjet mortore tė shqiptarėve tė Kosovės.

Nė deklaratėn pėr televizionin serb, prokurori pėr krime tė luftės Vladimir Vukēeviq nuk i ka bėrė publike detajet e hetimeve, por ka theksuar “gatishmėrinė e organeve shtetėrore pėr tė hetuar edhe gjurmėt mė tė vogla tė ēfarėdo krimi tė luftės”.
Koha.net
Serbėt kanė gėrmuar nė vend tė gabuar?

Shefi i zyrės sė Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare nė Prishtinė, Bekim Blakaj, ėshtė habitur nga informacioni se nė lokalitetin te Rashka nuk gjendet asnjė provė e trupave tė varrosur tė shqiptarėve nga Kosova, transmeton agjencia serbe FoNet.

Blakaj pėr radion KiM ka thėnė se dyshon se autoritetet serbe kanė kryer gėrmimet nė vend tė gabuar.

“Mendohet se aty gjenden 250 trupa tė shqiptarėve nga Kosova. Sa kujtoj, edhe vitin e kaluar, gėrmimet janė bėrė nė njė vend tjetėr. A ėshtė e mundur qė pėrsėri ėshtė gėrmuar nė vendin e gabuar dhe aty nuk ka asnjė trup”, ka pyetur Blakaj.

Gėrmimet e terrenit te Rashka kanė filluar para dhjetėra ditėve.

Pas analizės sė tokės ėshtė zbuluar se nė lokalitetin Rudnicė-Majdan, nė pjesėn para ndėrtesės sė administratės sė kompanisė “Kosmet Put” nė Rashkė , nuk ka gjurmė tė materieve organike.
Koha.net

Konfirmohet aktakuza ndaj Xhabir Zharkut e tė tjerėve

Gjyqtari i procedurės paraprake i EULEX-it, Charles Smith III, e ka konfirmuar aktakuzėn kundėr kryetarit tė komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharkut dhe tė tjerėve, shkruan sot e pėrditshmja “Zėri”.

Sipas kėsaj gazete, Xhabir Zharku, Arsim Kolshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani, Afet Dalloshi, Nysret Cena dhe Nesim Currit, u konfirmohet aktakuza pėr pikėn 1, pėr veprėn penale tė detyrimit, pėr pikėn 2, pėr veprėn penale tė kėrcėnimit, kurse Xhabir Zharkut dhe Arsim Kolshit edhe pėr veprėn penale tė pronėsisė, kontrollit, posedimit apo pėrdorimit tė paautorizuar tė armėve.

Xhabir Zharku dhe tė tjerėt, siē shkruan sot “Zėri”, akuzohen se nė bashkėveprim, si pjesė e njė grupi kriminal, nė data tė ndryshme prej 26 korrikut deri mė 1 gusht 2006, kanė kryer veprėn penale tė detyrimit, duke pėrdorur kėrcėnime ndaj Sheket Lurit, Xhelil Sumės dhe Azem Sumės, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė financiarisht.

Rreth datės 27 korrik 2006, sipas aktakuzės, ata kėrcėnuan se do tė vrasin palėt e dėmtuara, nėse kėta tė fundit nuk tėrhiqen nga tenderi i fituar nga AKM, Vala e 16-tė pėr fermė delesh nė sipėrfaqe prej 32 hektarėsh nė fshatin Raka, komuna e Ferizajt.

Nė seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės, Zharku dhe tė akuzuarit e tjerė e kanė mohuar se ata kanė tė bėjnė diēka me veprat qė pėrshkruhen nė aktakuzė, shkruan sot ndėr tė tjera “Zėri”.
Koha.net

Paralajmėrohet modifikimi i Pakos sė Ahtisaarit

Pėr autoritetet kosovare zgjidhja e integrimit tė veriut nuk nėnkupton kryekėput formėn e parashikuar nė propozimin gjithėpėrfshirės tė presidentit Martti Ahtisaari.

Kryeministri Hashim Thaēi, tė martėn, ka lėnė tė hapur mundėsinė qė pakoja tė “preket”.

Ai ka theksuar se edhe modalitete tė tjera do tė kihen nė konsideratė, gjatė pėrpjekjeve pėr tė vėnė kontroll nė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės.

“Ne kemi vetėm njė zgjidhje, implementimin e plotė tė dokumentit tė presidentit Ahtisaari, me ide kreative, tė reja, me ide integruese nė kuptimin gjithetnik dhe territorial”, ka theksuar kryeministri Thaēi, pas vizitės bėrė Odės Ekonomike.

“Por duhet tė vazhdohet edhe me formimin e komunės sė re (tė Mitrovicės v.j.) dhe organizimin e zgjedhjeve tė lira nė tri komunat e tjera, dhe me vazhdimin e investimeve socio-ekonomike”.

Muajin e shkuar ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, dhe kėshilltari i kryeministrit Thaēi, Dukagjin Gorani, ishin cituar tė kenė pėrmendur mundėsinė e dhėnies sė njė autonomie pėr veriun.

Mė pastaj ata kishin demantuar ta kenė pėrmendur fjalėn autonomi.

Ndėrkaq kryeministri Thaēi kishte theksuar se autoritetet kosovare “njohin natyrėn e veēantė rajonale tė Kosovės veriore”.

Veriu i Kosovės qė nga pėrfundimi i luftės, mė shumė se dhjetė vjet mė parė, ka vepruar jashtė kornizave ligjore tė autoriteteve tė Prishtinės dhe serbėt e atjeshėm kanė qenė mė shumė tė ndikuar nga Beogradi zyrtar. Shkrimin e plotė pėr kėtė temė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė Kohės Ditore.
Koha.net

Gjini premton fakte pėr takimet sekrete

Zyrtarėt e lartė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės ende nuk janė tė gatshėm qė tė japin detaje pėr pretendimet e tyre se Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė po mbajnė takime sekrete mes vete, mirėpo nėnkryetari i AAK-sė, Ardian Gjini tha se partia e tij i ka tė gjitha faktet pėr kėto takime.


Nėnkryetari i AAK-sė Ardian Gjini nuk ishte i gatshėm tė jap detaje, pėr sipas tij takime sekrete Prishtina dhe Beogradi zyrtar po mbajnė mes vete dhe larg syve tė opinionit tė gjerė.

Gjini i ėshtė kundėrpėrgjigjur deklaratės sė djeshme tė kryeministrit Thaēi, se pohimet e zyrtarėve tė AAK-sė janė qesharake. Gjini ka thėnė se nė vend qė tė bėjė kualifikime, kryeministri duhet tė tregojė se pse zyrtarėt e lartė tė Qeverisė sė tij udhėtojnė nė takime sekrete nė vende tė ndryshme.

Nėnkryetari i AAK-sė pėr Radio Kosovėn gjithashtu ka thėnė se mėnyra e pėrgjigjes sė kryeministrit nuk ėshtė e drejtė, ndėrsa ka premtuar se shumė shpejtė do tė dalė me fakte.

Duke mos dhėnė detaje rreth kėsaj ēėshtjeje, Gjini u ka rekomanduar gazetarėve kosovarė qė tė angazhohen mė shumė dhe ta zbulojnė, sipas tij, kėtė tė vėrtetė. Gjini edhe nė konferencėn e djeshme pėr media, bisedimet sekrete i ka quajtur tė rrezikshme pasi qė, sė paku, agjenda duhet tė jetė transparente.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1163 (0 Anėtarėt dhe 1163 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.