Letra e Tadiqit ngrin njohjen e Kosovės
Emisarėt e kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, janė duke dėrguar mesazhe nė 55 vende. Sipas medieve serbe, aksioni diplomatik tashmė ka dhėnė rezultatet e para. B92 raporton se tė dėrguarit e kryetarit serb kanė dorėzuar mesazhin e tij tashmė nė shumicėn prej 55 vendeve tė parapara, tė cilat janė nėn presion tė madh qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
Kjo shuttle diplomaci tash pėr tash ka dhėnė rezultat, ngase qė nga shpallja e Mendimit tė GJND-sė, nuk ėshtė rritur numri i vendeve qė kanė njohur Kosovėn, edhe pse nė ditėt pas vendimit, ėshtė paralajmėruar cunami i vėrtetė i njohjeve.
Letra, nė tė cilėn shpjegohet qėndrimi i Beogradit pas GJND-sė, pėrmban edhe thirrjen qė tė mos ndryshojnė qėndrimin e tyre tė deritashėm pėr Kosovėn.
Mesazhet janė adresuar pos nė 5 vendet anėtare tė BE-sė (Sllovaki, Rumani, Spanjė, Greqi dhe Qipro) dhe nė shtetet e Karaibeve, vendet e Amerikės Qendrore, njė pjesė tė bllokut tė Painkuadruarve, dhe tė vendeve tė ish-kolonive franceze dhe britanike, tė cilave fuqitė e mėdha po i sugjerojnė qė ta njohin shtetėsinė e Kosovės.
Nė rolin e emisarėve janė ambasadorėt, diplomatė serbė tė karrierės dhe ndihmėsministra, por emrat e tyre pėr shkaqe diplomatike nuk zbulohen, raporton B92.
Koha.net
Beogradi kėrkon qė vet tė zbatojė planin e Ahtisarit nė veri
Vendet mė me ndikim tė BE-sė, nė krye me Britaninė e Madhe dhe SHBA kėrkojnė nga Beogradi qė tė heq dorė nga rezoluta e vet nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Ndėrkohė nė New York nė tavolinė ėshtė oferta e Beogradit, qė vet tė zbatojė planin e Ahtisarit nė veri tė Kosovės, ose kėtė ta bėjnė ata, qė ėshtė opsion i keq, shkruan sot gazeta serbe Blic, duke u mbėshtetur nė burime diplomatike nė New York.
Derisa ambasadorėt e vendeve tė Quintit (SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) janė tė vendosur nėpėr vendet, tė cilat nuk e kanė njohur Kosovėn, transmetojnė ofertat e qeverive tė tyre pėr nevojėn e njohjes sė Kosovės, pasi qė GJND-ja ka konkluduar se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, diplomatėt serbė nė misionin e OKB-sė nė New York shpjegojnė tė kundėrtėn e kėsaj pėrfaqėsuesve tė tė njėjta vendeve.
Nė betejėn diplomatike, e cila aktualisht po zhvillohet nė tavolinė, nė njėrėn anė nė OKB ėshtė karrigia pėr Kosovėn, ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė ardhmėria evropiane e Serbisė dhe fati i serbėve nė Kosovė. Karta e vetme nė tė cilėn nė kėtė moment Serbia luan ėshtė fakti se shumica e vendeve nuk e kanė njohur Kosovėn, madje edhe pas Mendimit tė GJND-sė, i cili nė ēastet e para dukej sikur tė legalizohej pavarėsia e Kosovės, por Serbia ka arritur qė shumicės sė vendeve nga tė cilat ėshtė pritur njohja e Kosovės, qė tu sqaroj se vendimi i GJND-sė nuk ka ndryshuar asgjė dhe kėshtu ka zbutur rėndėsinė e mendimit tė gjyqit.
Kjo ėshtė arritur para se gjithash me paraqitjen e rezolutės sė vet dhe mė vonė me takime tė shumta bilaterale, nė tė cilat ka shpjeguar se ēka vėrtetė shkruan nė mendimin e gjyqit. Pėr kėtė, Serbia nuk guxon qė tė heq dorė nga rezoluta e vet, por duhet tė tregtojė, aq mė parė pse BE dhe SHBA nuk ofrojnė asgjė si kompensim, ka thėnė pėr Blic njė burim nga qarqet diplomatike nė New York.
Sipas gazetės serbe, tash pėr tash nė New York nuk pėrmendet mundėsia qė ndonjė vend apo BE-ja tė paraqes rezolutė tė veten. Beogradi nga ana e vet, ofron bisedime me BE-nė pėr tekstin e rezolutės, por kėrkon edhe garancione se do tė fitojė diēka si kompensim.
Tė vetmen qė Qunti dhe SHBA ofrojnė ėshtė qė Beogradi qė zbatojė planin e Ahtisarit nė veri tė Kosovės, por kreu politik i Serbisė kėtė e sheh si ofertė tė papranueshme, e cila do tė barazonte serbėt nė veri me ata nė Prizren e Gjakovė. Ata pyesin (mendohet nė shtetet e Quntit dhe SHBA): Doni ju ta implementoni apo kėtė ta bėjmė ne? Pėrgjigjet qė janė kthyer deri tani nga Beogradi janė negative: Nuk kemi as tė drejtė kushtetuese as morale qė ta bėjmė kėtė, pėrse tashmė tė ndėrrojmė mendimin pėr planin e Ahtisarit, ka thėnė pėr Blic njė burim nė Beograd, i afėrt me kreun shtetėror.
Burime diplomatike nė New York, siē shkruan Blic kanė theksuar se gjykuar sipas asaj se akoma asnjė shtet nuk e ka njohur Kosovėn pas Mendimit tė GJND-sė, flet se nė favor tė faktit se ka shanse dhe se rezoluta serbe nuk ėshtė mision i pamundur. Nė Beograd llogaritet se nė rast se rezoluta do tė pranohet, askush mė nuk do ta njoh Kosovėn. Nė tė njėjtin rezultat, llogaritet edhe nėse rezoluta nuk do tė pranohej.
Beogradi ėshtė i gatshėm tė pranojė realitetin, por jo me ēmimin qė tė humbet edhe kjo qė kemi tani. Nė biseda tė kėtilla askush nė botė nuk do tė pranonte, thotė pėr Blic burimi i njėjtė.
Koha.net
Polemika rreth bisedimeve tė fshehta
Kanė vazhduar edhe sot polemikat ndėrmjet Qeverisė dhe partisė opozitare Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė lidhje me deklarimet e AAK-sė pėr bisedime sekrete me Serbinė.
Kryeministri Hashim Thaēi edhe sot kėrkoi njė front unik tė faktorit politik tė Kosovės nė prag tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, duke i injoruar deklaratat e AAK-sė pėr kontakte tė fshehta tė zyrtarėve tė Qeverisė sė tij mė ata tė Qeverisė sė Serbisė.
Thaēi tha se Kosova tashmė ka pėrmbushur mbi 90 pėr qind tė obligimeve nga Pakoja e Ahtisarit dhe se ēėshtjet qė kanė mbetur tė pazbatuara, kryesisht kanė tė bėjnė edhe me veriun e Kosovės. Por, ai tha se pėr ato ēėshtje do tė vendosė Kosova dhe jo Serbia.
Ka mbetur punė pėr tu bėrė edhe nė veri tė Mitrovicės, nė fushėn e sundimit tė ligjit, pėr hapjen e gjykatės, organizimin e zgjedhjeve tė lira nė tri komuna, e po ashtu edhe formimin e komunės sė re tė Mitrovicės dhe angazhimet tona socio-ekonomike.
Pra, do tė ketė bashkėpunim ndėrshtetėror, sikurse me vendet tjera, edhe me Serbinė, por pėr ēėshtjet tona tė brendshme vendosim ne, tha Thaēi.
Ndėrkohė, nėnkryetari i parė i AAK-sė, Blerim Shala, pėrsėriti sot deklaratat e kėsaj partie politike, sipas tė cilave, ekzistojnė fakte pėr bisedime tė fshehta Prishtinė-Beograd.
Mirėpo, ai nuk i zbuloi kėto fakte, duke premtuar se ato do tė bėhen publike javėn e ardhshme.
Blerim Shala tha se Qeveria aktuale, jo vetėm qė ka vendosur kontakte tė fshehta me Serbinė, por ka biseduar pa dijeninė e opinionit dhe medias edhe nė lidhje me ēėshtjet shumė tė rėndėsishme, si autonomia e veriut dhe modelet, qė, sipas AAK-sė, shkelin edhe mbi parimet e Pakos sė Ahtisarit.
Do tė keni fakte, tė dhėna tė bollshme qė do ta konfirmojnė atė qė e kemi thėnė. Qeveria e Kosovės ka pėrgėnjeshtruar se ka fakte tė fshehta, ndėrsa faktet ekzistojnė.
Dje, Qeveria pėrgėnjeshtroi se Tiroli Jugor ėshtė model pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut tė Kosovės, ndėrsa ėshtė fakt i njohur publikisht qė diē e tillė ka ndodhur.
Qeveria, disa ditė para GJND-sė, ka thėnė se diku 35 50 shtete do ta njohin Kosovėn menjėherė pas GJND-sė, por ja qė kanė kaluar tri javė nga GJND-ja dhe nuk kemi asnjė njohje dhe Qeveria po duhet ta pėrgėnjeshtrojė vetveten, tha Shala.
Bisedimet ndėrmjet Kosovės e Serbisė dhe relaksimi i raporteve ndėrshtetėrore janė disa prej parakushteve pėr tė dyja vendet qė tė vazhdojnė tutje nė proceset integruese evropiane.
Nga diplomatėt ndėrkombėtarė, kėto bisedime janė paralajmėruar se mund tė nisin disa muaj pas mendimit tė GJND-sė. Por, ishte AAK-ja, e cila doli me informacione se tė dyja qeveritė po mbajnė bisedime tė fshehta.
Megjithatė, pėrveē deklaratave politike, AAK-ja nuk ka dhėnė ende ndonjė fakt se kush me kė po takohet dhe nė cilin vend janė mbajtur apo po mbahen kėto kontakte dhe bisedime tė fshehta.
Radio evropa e Lirė