Milionerė nė shtet tė varfėr
Agjencia Kosovare Kundėr-korrupsion ka bėrė tė ditur se njė nga 10 politikanėt qė ishin pretendentė pėr tė hyrė nė Kuvend, ėshtė milioner.
Shoqėria civile vlerėson se pasuria e politikanėve ėshtė e dyshimtė, meqė ėshtė paradoksale tė ketė kaq shumė milionerė nė njė vend, ku gjysma e popullatės ėshtė e papunė dhe e varfėr.
Profesioni mė fitimprurės nė Kosovė duket tė jetė politika. Kjo tė paktėn duke u bazuar nė tė dhėnat e Agjencisė Kundėr-korrupsion, e cila vlerėson se ēdo i dhjeti pretendent pėr tė hyrė nė Kuvend nga partitė mė tė mėdha politike, ishte milioner.
Disa nga ta tashmė janė bėrė pjesė e legjislativit.
Nė Kosovėn, nė tė cilėn paga mesatare ėshtė rreth 270 euro, gjysma e popullatės ėshtė e papunė dhe e varfėr, sipas drejtorit tė Agjencisė Kundėr-korrupsion, Hasan Pretenit, ėshtė shumė e vėshtirė tė arrihet pasuria milionėshe.
Avni Zogiani nga Organizata pėr Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet Ēohu, hedh dyshime mbi ata qė janė pasuruar duke ushtruar funksionet publike.
Ėshtė matematikė e thjeshtė. Sikur me kėto rroga tė mos shpenzonin fare, as atėherė nuk mund tė arrihet kjo pasuri. Fenomeni i abuzimit me paranė publike po ndodh hapur, e shohim tė gjithė dhe nuk ka fuqi askush pėr tė vepruar, sepse edhe Gjyqėsori ėshtė i ndėrlidhur me kėtė politikė dhe krim tė organizuar.
Rrėnja e pėrbashkėt e tė gjitha partive politike bashkė me sektorėt tjerė tė korruptuar janė struktura tė krimit tė organizuar, shprehet Zogiani.
Agjencia Kundėr-korrupsion thotė se nė mesin e 450-460 pretenduesve ka identifikuar mė shumė se 44 milionerė.
Preteni ka thėnė se ka pasur spėrputhje tė shifrave nė deklarimin e pasurisė qė kanė bėrė politikanė sa herė qė ėshtė dashur ta bėjnė.
Ėshtė e qartė qė zyrat publike janė shndėrruar nė ndėrmarrje private tė politikanėve.
Avni Zogiani thotė se nuk ėshtė i befasuar me shifrat nė fjalė. Ai ka njė shpjegim.
Nuk mė befason kurrgjė. Ēdo i dhjeti bodyguard ėshtė milioner.
Ne kemi pėr shembull bodyguard tė kryeministrit qė kanė shtėpi miliona eurosh dhe kėtė e them me pėrgjegjėsi tė plotė dhe mund tė pėrballem me ligj.
Ėshtė e qartė qė zyrat publike janė shndėrruar nė ndėrmarrje private tė politikanėve, thotė Zogiani.
Drejtori i Institutit Kosovar pėr Demokraci, Ismet Kryeziu, vlerėson se pasurimi i elitės politike, e ka varfėruar popullatėn.
Nga keqqeverisja kosovare, qė ėshtė bėrė, duke pėrfshirė edhe procesin e luftės, ku si qytetarė nuk kemi informacione tė mjaftueshme pėr buxhetin qė ėshtė pėrdorur, por edhe pėr periudhėn e para luftės, domethėnė tė sistemit paralel.
Tė gjitha kėto janė indikacione qė kėta njerėz qė kanė qenė tė pėrfshirė nė kėto procese, kanė pasuri marramendėse ose miliona, qė ėshtė nė spėrputhje me realitetin dhe me zhvillimet ekonomike tė Kosovės.
Ėshtė njė zėnie e frymės ekonomike nga keqqeverisja dhe nga kėta njerėz qė duke pasuruar vetveten, kanė varfėruar qytetarėt e Kosovės, vlerėson Kryeziu.
Agjencia Kundėr-korrupsion ka dėrguar njė sėrė rastesh tė dyshimta pėr korrupsion nė prokuroritė kosovare dhe nė atė tė EULEX-it. Megjithatė, rastet kur tė korruptuarit pėrballen me drejtėsinė janė tė rralla, apo dosjet e tyre lihen, arkivohen.
Avni Zogiani thotė se ky ėshtė indikator i korruptimit tė Gjyqėsorit, po ashtu.
Sigurisht se politikani i korruptuar prodhon njė gjyqėsor tė korruptuar. Gjyqėsori nuk pikėn prej qiellit.
Kurdoherė qė nuk funksionin Gjyqėsori, ėshtė pushteti tjetėr qė intervenon. Nė kėtė rast ėshtė, pėr shembull, Parlamenti.
Por, Parlamenti nuk mund tė veprojė, pasi qė vetė ai ėshtė deri nė fyt, shton Zogiani.
Vitin e kaluar EULEX-i nisi hetimet ndaj Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nėn dyshimet pėr korrupsion, por rasti ende nuk ka kaluar nė gjykatė.
Ndėrkohė, Agjencia Kundėr Korrupsionit bėn thirrje qė tė miratohen ligjet, me tė cilat luftohet korrupsioni, si ai anti-mafia dhe ligji mbi konfiskimin e pasurisė.
Radio Evropa e Lirė