Limaj: Dikush po tenton tė mė eliminojė politikisht
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės, qė ėshtė edhe nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, ndaj tė cilit ėshtė lėshuar fletarrestim nga EULEX-i, pa iu hequr fare imuniteti, Fatmir Limaj, ka treguar sesi i ka parė ai tė gjitha ato qė ndodhėn brenda kėsaj jave.
Nė njė intervistė pėr emisionin Rubikon tė KTV-sė, tė enjten, Fatmir Limaj ka treguar se si ka marrė vesh ai pėr arrestimet e ish-bashkėluftėtarėve tė tij, pėr fletarrestimin ndaj tij, pėr mosreagimin e Qeverisė.
Ish-komandanti i brigadės 121 Komandant Kumanova, Fatmir Limaj, ka thėnė se nuk ka pasur asnjė informacion paraprak pėr arrestimet e ish-bashkėluftėtarėve tė tij, e as pėr fletarrestimin ndaj tij.
Limaj madje ka treguar se kur ka dėgjuar pėr arrestimet i ka vizituar edhe disa nga familjarėt e tė arrestuarve.
Kurse rreth orės 16:00, ka thėnė se i ka ardhur njė telefonatė nga njė zyrtar i lartė i EULEX-it.
Diku rreth orės 16:00 kam pasur njė telefonatė nga njė zyrtar i lartė i EULEX-it pėr tė pirė kafe.
Kemi pirė kafe dhe ma ka transmetuar lajmin qė ekziston njė fletarrestim ndaj meje dhe unė i kam thėnė OK, ēdo gjė ėshtė nė rregull dhe vazhdojmė mė tutje.
Normalisht ka kėrkuar bashkėpunim, por ėshtė obligim qytetar qė tė bashkėpunosh me organet e drejtėsisė, ka thėnė ai.
Mė tutje Limaj ka treguar se ka shkuar nė EULEX, sė bashku me avokatin e tij dhe njė zyrtar politik tė EULEX-it, dhe u ka rėnė tė presin rreth dy orė derisa ėshtė liruar prokurori i ēėshtjes, i cili e ka njoftuar pėr fletarrestimin.
Ka thėnė tė mos jetė marrė nė pyetje, madje ēėshtja e imunitetit tė tij si deputet i Kuvendit tė Kosovės, ka thėnė se, ėshtė pėrmendur pikėrisht nga prokurori i EULEX-it.
Qė nga paraqitja nė EULEX ai ka thėnė tė mos jetė kontaktuar mė nga ta.
Jam shumė i ēuditur, jam edhe i befasuar, i shokuar, sepse ne jemi njerėz.
Kjo ēfarė po ndodh nė kėtė vend ... se di kush do ti bjerė nė fije, por kjo ēfarė po ndodh nė ketė vend unė jam duke u habitur, ka qenė vlerėsimi i tij pėr situatėn.
Nė Hagė ka qenė njė skaner pėr mua, ka theksuar Limaj, jo vetėm pėr mua por edhe pėr luftėn ēlirimtare nė rajonin ku ėshtė zhvilluar, qė ka pasur lidhje me mua.
Pėr 33 muaj i gjithė mekanizmi i logjistikės botėrore qė ka qenė nė Tribunalin e Hagės, ka hetuar qė nga lindja e ime e deri nė ditėn kur ėshtė shpallur aktakuza pėr Hagė.
Nuk ka pasur asnjė send qė nuk ėshtė pyetur.
Udhėheqėsit kosovarė tė sillen si burrėshtetas
Me gjithė insistimin e moderatorit Adriatik Kelmendi pėr tė marrė njė opinion nga Limaj se si e sheh ai mosreagimin e kryeministrit Hashim Thaēi rreth fletarrestimit pėr tė, Limaj nė mėnyrė direkte nuk e ka thėnė asnjė fjalė.
Ai ka thėnė vetėm se krerėt e institucioneve tė Kosovės duhet tė fillojnė tė sillen si burrėshtetas.
Nė mėnyrė indirekte kėtė e ka thėnė edhe pėr Thaēin, i cili, sipas Limajt, nuk duhet tė sillet sikur nuk ka ndodhur asgjė dhe tė vazhdojė mė tutje, por duhet ti marrė pėrgjegjėsitė qė i takojnė, si udhėheqės i njė shteti tė pavarur.
Sipas tij, fillimisht drejtorit tė policisė Nexhmi Krasniqit ėshtė dashur ti dėrgohet ftesa pėr nė gjyq, e nėse ai nuk pėrgjigjet atėherė tė ndėrmerren masat e tjera.
Ėshtė dhunim i institucioneve, ėshtė lėndim i bashkėpunimit, ėshtė mosbesim ashiqare nė mes tė dy trupave.
Pra, duhet tė ndėrtohet partneriteti, EULEX-i ėshtė i ftuar nga institucionet e Kosovės.
Tė vijė edhe tė bėjė veprime tė tilla me ftesėn tonė.
Tash shtrohet pyetja se kush ėshtė EULEX-i kėtu, a jemi ne shtet i pavarur. Nuk ėshtė Kosova mė nė kohėn e UNMIK-ut.
Ne nuk jemi mė protektorat, ka thėnė Limaj.
Rexhepi e Kuēi ėshtė dashur tė merrnin pėrgjegjėsi
Duke u ndalur nė reagimet e institucioneve tė Kosovės, por pa folur direkt pėr kryeministrin Thaēi, Limaj ka thėnė se tė dy ministrat qė lidhen me segmente tė policisė dhe gjyqėsisė, ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, dhe ai i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, ėshtė dashur tė merrnin pėrgjegjėsinė si burrėshtetas tė njė shteti tė pavarur.
Nuk mjafton qė ne vetėm tė themi se jemi vend i pavarur, por institucionet e Kosovės duhet tė fillojnė tė sillen tė pavarura, ka vlerėsuar ai.
Sipas tij, deklarata e ministrit Rexhepi se nuk ka pasur informacion dhe e ministrit Kuēi ėshtė e besueshme.
Ne tė kemi nxjerrė ty si ministėr atje, stė ka pyetur kush.
Qe po tė besojmė se ske ditur.
Por pse ti rri atje, pse sshkon ti me i thanė: unė kukull kėtu nuk jam, ju jeni nė njė shtet tė pavarur, keni bėrė njė veprim qė sėshtė dashtė me e ba pa u konsultua me neve ... ju keni treguar njėanshmėri totale dhe unė nuk rri ma kėtu si ministėr, ka vlerėsuar ai.
Por nuk shkon kėshtu, burrėshtetasi nuk bėn kėshtu.
Unė mendoj se ėshtė nė interesin e shtetit tė veprohet kėshtu se ne jemi shtet i pavarur.
Limaj ėshtė shprehur i hidhėruar shumė me kolegėt e tij nga partia, saqė ka akuzuar ata edhe pėr servilizėm.
Ne duhet tė fillojmė tė sillemi si shtet, e tė mos jemi servilė, se nuk bėhet nami me e lėshu atė karrige tė ministrit nėse ėshtė e nevojshme, ka thėnė ai.
Mė tutje Limaj ka vlerėsuar se dikush ėshtė duke u munduar ta eliminojė politikisht, sepse ai nuk u ėshtė nėnshtruar shantazheve tė ndryshme.
E kanė parė qė smund tė mė shantazhojnė dhe kanė menduar se tė mė largojnė nga politika, ta shtiem nė burg nja dy a tri vite e hajt, ka thėnė ai, por ka shtuar se beson nė drejtėsi dhe pret qė sė shpejti tė dalė e vėrteta nė sheh.
Spo hetohen krimet e serbėve
Duke pėrmendur se hetimi i tij ėshtė vetėm pėr qėllime politike, deputeti Limaj ka thėnė se ai ėshtė hetuar njėherė, dhe nuk ėshtė gjetur asgjė te ai.
Pse pikėrisht mua me gjetėn me ma hap njė hetim tė ri, kur dihet se unė e kam kaluar njėherė atė.
Nė Kosovė kanė ndodhur qindra krime nga forcat serbe, tė cilat dihet se kush i ka bėrė e askush nuk po interesohet pėr atė ēėshtje, ka thėnė ai.
Pra, po hetohet njė person dy herė e po tentohet gjithqysh qė ai me u shti nė burg, e nė anėn tjetėr, sa krimet serbe kanė ndodhur e tė mos hetohet askush unė e quaj absurde.
Ata nuk e kanė nė plan me i hetu ato.
Nė vazhdėn e akuzave pėr EULEX-in deputeti ka akuzuar edhe institucionet e Kosovės edhe pėr deklarata patriotike kushedi se ēfarė.
A e patė qė edhe ai serbi, shefi i delegacionit pėr bisedime, ēka tha.
Kurse ne bisedimet i deklarojmė si fitore.
Sa u pėrket bisedimeve ai ka vlerėsuar se me Serbinė asgjė nuk ka teknike.
Tė gjitha vendimet pėr ministra e deputetė i ka marrė Thaēi
Duke folur pėr vendimmarrjen nė PDK, nėnkryetari Limaj ka thėnė se kėsaj radhe tė gjitha emėrimet i ka bėrė kryetari Hashim Thaēi.
99 pėr qind tė listės zgjedhore i ka bo ai, vendimet i ka marrė ai, ministrat i ka zgjedhė vetė, zėvendėsministrat ka me i zgjedhė vetė, ka thėnė Limaj, duke shtuar se nė fund tė mandatit nėse do tė ketė sukses do tė duartrokasė pėr Thaēin, por nėse dėshton do tė kėrkojė nga ai qė tė japė llogari.
Koha.net