|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
12-04-11, 13:05
|
#2
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
*  Gjatė njė konference shkencore ndėrkombėtare tė organizuar me studiues nga gjithė bota nė universitetin "Millersville" tė Pensilvanisė, SHBA ka dalė konkluzioni qė Shqiptarėt e Ēamėrisė kanė pėsuar tė njėjtin fat nė Greqi si edhe hebrenjtė. Nėn okelion "Kujtime mbi Holokaustin dhe Genocidin", nė konferencėn qė organizohet ēdo vit, krahas studiuesve nga shumė vende tė botės ishin tė ftuar edhe studiuesit shqiptarė Hajredin Isufi, Blerina N. Sadiku dhe Agron Alibali. Sesioni i tretė i kėsaj konference, i titulluar "Holokausti dhe Shqipėria"mbijetesės", u pėrqendrua mbi shqiptarėt. Johanna Neuman, studiuese nė muzeun mbi Holokaustin nė SHBA parashtroi sjelljen kurajoze tė shqiptarėve gjatė pushtimit nazist, duke nėnvizuar faktin historik se shqiptarėt mbrojtėn jo vetėm hebrenjtė rezidentė nė Shqipėri, por u bėnė strehė edhe pėr qindra tė tjerė qė erdhėn nga vendet e Ballkanit. Ndryshe nga Shqipėria qė hapi dhjetėra shkolla pėr minoritetin grek, Greqia bėri tė kundėrtėn, duke dashur tė mbyste edhe pėrpjekjet e vetė ēamėve pėr arsimim nė gjuhėn shqipe. Sipas studiueses, "mjetin kryesor pėr asimilimin e etnive tė huaja tė pėrfshira progresivisht nė kufijtė e shtetit grek, Athina e shihte tek mosnjohja e minoriteteve, e gjuhėve tė tyre kombėtare dhe tek helenizimi i tyre nėpėrmjet shkollės dhe politikave sociale. Historiani i njohur Hajredin Isufi, me temėn "Komunitetet e dėmtuara - hebrenjtė dhe shqiptarėt: 1820-1944", pėrmes dokumenteve historike argumentoi pėrpjekjet pėr spastrim etnik dhe fetar nė Greqi. Sipas tij, kjo politikė shkaktoi tragjedi pėr komunitetet jogreke si hebrenjtė, shqiptarėt, vllehtė etj. Sipas H. Isufit, nga njė prej varrezave mė tė mėdha hebraike nė Ballkan dhe Evropė, asaj tė Selanikut, tashmė nuk ekziston asnjė gjurmė. Ndėrsa Agron Alibali, nga universiteti i Massachusetts, Boston, trajtoi temėn "Aspekte tė prezencės ė hebrenjve nė Shqipėri", duke e vėnė theksin tek toleranca dhe bashkėjetesa e shqiptarėve me pakicat me etni dhe besim tjetėr nga vendasit.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-04-11 nė 13:09
|
|
|
12-04-11, 18:30
|
#3
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Vllenjtė, pseudogrekėt e fundit nė Shqipėri Vllehet ne zor prej grekut ne SHQIPERI
Prej vitesh, popullsia vllehe ėshtė tentuar tė pėrdoret nga qarqe tė caktuara pėr t’i dhėnė udhė njė teorie tė rreme se ata janė grekė.
Siē zbuloi reportazhi i edicionit qėndror tė lajmeve, “Shqipėria Tjetėr”, plani ėshtė vėnė nė jetė nė mėnyra tė ndryshme, jo vetėm nė trajtė deklaratash mediatike.
Qėllimi ėshtė i njėjtė si me shqipėtarėt ortodoksė, tė cilet sė bashku me vllehėt synohet t’i shtohen artificialisht numrit tė minoritetit grek nė Shqipėri.
Udhėtimi i kamerave tė Top Channel nisi nga Boboshtica e Korēės , fshati aq shumė i trazuar pas dhunimit tė varreve tė banorėve tė zonės dhe betonizimit tė tyre nė emėr tė njė memoriali tė ngritur nga Omonia pėr dy ushtare grekė, tė vrarė diku nė pyjet pėrreth 71 vjet mė parė.
Pavarėsisht se tė bezdisur nga zhurma e kohėve tė fundit qė i ka vėnė nė fokus tė gjerė, sidomos pas deklaratave tė konsullit grek tė Korēės, Ikonomu, banorėt vllehė tė Boboshticės nuk druhen tė flasin mbi prejardhjen e tyre, pėrkundrazi ata thonė hapur se shtet mėmė kanė Greqinė dhe jo Shqipėrinė, e aq mė pak Rumaninė a ndonjė vend tjetėr.
”Shumica jonė e kemi prejardhje nga Greqia, shumica e vllehėve janė prej andej”, thotė Ilia Petro, njė nga banorėt e zonės.
Nė rrugicat karakteristike tė Boboshticės, duket se Greqia ka hedhur rrėnjė tė forta ndėr vite, duke u bėrė vllehėve apo ēobenjeve, siē njihen ndryshe, njė ofertė tė mirė tė cilėn shumica e tyre nuk e kanė refuzuar.
”Greku na ka quajtur homogjenė dhe na ka dhėnė karta homogjeni”, thotė Thanas Shaka, njė tjetėr banor, ndėrsa pėrgjigja e vllehėve nė fshat duket kudo e njėjtė.
”Unė jam grek dhe tė gjithė vllehėt janė greke. Tė gjithė kėtu janė me pasaportė greke”, shtoi Dine Marku, njė tjetėr rezident i Boboshticės.
Pak minuta udhėtim, nė fshatin e Drenovės, vllehėt i gjejmė shumicėn duke luajtur, ndėrsa pensioni i majmė qė marrin nga shteti grek u lejon tė mos punojnė nė masė.
Mes pensionit 250-300 euro qė marrin vllehėt nga grekėt dhe atij 8 mijė lekėsh qė jep shteti shqiptar pėr pensionistėt e tij, diferenca ėshtė e madhe dhe thuajse ka vėnė vulėn nė zgjedhjen e tyre.
”Ne vllehėt jemi tė gjithė grekė dhe tė gjithė kemi pasaporta greke e marrim pension nga Greqia”, thonė edhe nė Drenovė.
Tek disa, lidhja me Greqinė ka shkuar shumė mė larg, deri tek egzistenca e tė ashtuquajturit “Vorio-Epir”.
”Saranda ėshtė e krishterė, Korēa ėshtė e krishterė dhe tė gjitha kėto janė zona vorioepiriote”, thonė. Pėr ironi, himni i flamurit ka lindur pikėrisht nė kėtė fshat, i shkruar nga njė vlleh siē ishte Asdreni.
Poeti dhe publicisti i shquar qė aq shumė vargje i kushtoi kėtij vendi, vėshtirė se do tė imagjinonte kur vdiq 66 vjet mė parė, se do tė vinte njė kohė kur pasardhėsit e tij do tė ndiheshin grekė.
Nė Floq, njė tjetėr fshat jo larg Drenovės nuk gjejmė qoftė edhe njė familje tė vetme vllehe. Banorėt thonė se ata janė larguar tė gjithė vit pas viti. Megjithatė, edhe nė fshatin musliman tė boshatisur nga arumunet, grekėt kanė lėnė shenjat e tyre.
”U detyrova qė emrin nga Fahri t’a ktheja nė Vangjel kur shkova nė emigracion, pasi greku nuk mė pranonte me emrin musliman, kėshtu qė ndryshova pasaportėn. Dhashė 7 mijė lekė dhe e ndryshova”, rrėfen njė banor i Floqit.
Nga Floqi, ku dikur jepte mėsim edhe kėngetarja vllehe Eli Fara, kamerat udhėtuan drejt Voskopojės shekullore. Nė fshatin aq shumė tė mpleksur mes historive e pretendimeve greke, arumunėve e shqiptarėve, realiteti ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Boboshticės e Drenovės.
”Faktikisht ne jemi shqipėtarė, jemi me kombėsi shqipėtare dhe mbetemi shqipėtarė. Nuk ka sesi te jemi ndryshe”, thotė disi i tėrhequr e i drojtur pėr shkak tė pozicionit si prift i kishės ortodokse tė Voskopojės At Thomai, edhe ai vlleh, lindur e rritur nė Voskopojė.
”Edhe unė jam vllah, por jam shqiptar. Me aq sa di unė, gjuha vllehe ėshtė latine. Jam vllah lindur dhe banues nė Voskopojė dhe kėtu do tė mbetem”.
Menjėherė pas viteve 90, Greqia vrapoi tė kthente nė grekė edhe popullsinė vllehe, sidomos nė fshatrat pėrreth Korēės, Sarandės, Gjirokastrės e mė tej, duke ofruar nė kėmbim pensione tė majme.
Vllehėt e sotėm, nė njė pjesė tė madhe duket se kanė harruar paraardhesit e tyre, Mihal Gramenon, Themistokli Gėrmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon e shumė e shumė tė tjerė qė bėnė histori me pushke e me penė nė emėr tė flamurit tė kombit shqipėtar.
Asnjė nga kėta burra vllehė tė shqiptarizmės nuk ishte grek, ashtu si tė sotmit, qė vetėm pensionin kanė tė tillė./Top-Channel.tv/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-04-11 nė 18:35
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:06.
|
|