Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
- SI E GATUAM(shpikem) GREQIN E LASHTE.
Njė grup historianėsh tė njohur mbajtėn njė konferencė shtypi nė fillim tė kėsaj jave tek National Geographic Society, pėr tė deklaruar se e kanė fabrikuar krejtėsisht Greqinė e lashtė, njė kulturė qė prej njė kohe tė gjatė mendohej se ishte baza intelektuale e qytetėrimit perėndimor.Grupi pranoi se ideja e njė shoqėrie tė sofistikuar dhe nė lulėzim qė ekzistonte nė Greqi mė shumė se dy mijėvjeēarė mė parė ishte e gjitha njė sajesė e krijuar nga njė ekip prej dhjetėra historianėsh, antropologėsh dhe klasicistėsh qė punuan pa ndėrprerje nė periudhėn mes viteve 1971 dhe 1974 pėr tė krijuar dokumente dhe sende greke.
Sinqerisht, asnjėherė nuk e mendonim qė gjėrat do tė shkonin kaq larg, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili ėshtė ofruar qė tė japė dorėheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike nė Universitetin e Georgetown. Ishim tė rinj dhe pėrpiqeshim tė ēonim pėrpara karrierat tona, kėshtu qė nisėm tė sajojmė: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, tė gjithė llojet e kolonave gjithēka. Sigurisht shumė mė tepėr gjėra nga sa do tė kishte qenė nė gjendje tė krijonte njė qytetėrim i vetėm. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit tė njė kulture tė lashtė erdhi kur ai dhe akademikė tė tjerė kuptuan se nuk e kishin fare idenė se ēfarė kishte ndodhur nė fakt nė Europė nė periudhėn 800 vjeēare pėrpara epokės sė krishterė. Tė frustruar nga hendeku qė ekzistonte nė tė dhėnat dhe duke parė qė arkeologėt nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitėn problemin kolegėve qė nė atė kohė ishin duke u pėrpjekur pėr tė gjetur njė mėnyrė pėr tė shpjeguar gjėra tė tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.Brenda pak orėsh u lind qytetėrimi mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjithė kohėve. Njė natė, dikush bėri shaka dhe tha sikur tė marrim tė gjithė kėto ide, ti bėjmė bashkė dhe tė themi qė grekėt kishin bėrė gjithė kėto 2000 vjet mėparė, tha Haddlebury. Kėshtu rodhėn gjėrat njėra pas tjetrės dhe pa e kuptuar as vetė ne mbėrritėm tek gjithēka, qė nga pėrpjestimi i drejtė e deri tek Iliada. Dhe meqė ra fjala, ishte njė tmerr i vėrtetė ta shkruaje atė, vazhdoi ai, duke iu referuar poemės epike qė besohet se ka hedhur themelet e traditės letrare tė Perėndimit. Por gjithėsesi, na eci. Pėrreth tė njėjtės kohė, njė kurator nė institutin Smithsonian kėrkoi ndihmėn e Haddleuryt: Muzeu kishte marrė njė donacion tė majmė pėr tė krijuar njė ekspozitė mbi botėn e lashtė por faktikisht nuk kishte shumė gjėra pėr tė vendosur aty. Historianėt iu futėn menjėherė punės, duke falsifikuar me shpejtėsi prova tė njė qytetėrimi qė i plotėsuar me poetėt dhe filozofėt e tij, perėnditė dhe heronjtė do tė bėhej mė vonė pika qendrore e librave shkollorė, arsimit nė kolegje dhe fushave tė tėra tė shkencave njerėzore.
Emily Nguyen-Whiteman, njė prej akademikeve tė reja, shpjegoi se e gjithė arkitektura e lashtė greke bazohej nė ndėrtesa nė Uashignton, duke pėrfshirė edhe njė bankė qė ndodhej matanė rrugės pėrballė kafenesė ku ata ishin mbledhur pėr tė rrahur idetė mbi mitologjinė e tė tjera si kėto.
Zgjodhėm Greqinė, sepse kuptuam se askush nuk do tė shkonte atje dhe tė kontrollonte, tha ajo. E keni parė ndonjėherė atė vend? Ėshtė si njė varr i braktisur i mbushur me mace. Ajo shtoi: Por, ishte e pashmangshme qė njerėzit tė fillonin tė kėrkonin nga kėto gjėra tė lashta dhe pa kaluar shumė kohė u gjenda nė Athinė gjatė gjithė verės duke ndėrtuar Partenonin pėr tė fshehur gjurmėt. Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra qė tė ndryshonte dokumentet qė varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, pėr tė pasqyruar njė ndikim tė Greqisė sė lashtė njė detyrė qė pėrfshinte gjithashtu krijimin, nga hiēi, tė njė gjuhe tė bazuar nė greqishten moderne dhe qė mund tė kapėrdihej me lehtėsi si paraardhėsja e saj e lashtė.Historianėt u thanė gazetarėve se dise prej ideve tė ashtuquajtura greke ishin nė fakt tė huazuara nga romakėt. Por pėr tė tjerat ata thanė se ishin ide qė i kishin sajuar vetė. Gjeometria? Ishte gjithēka ide e Kevin, tha Haddlebury, duke iu referuar ish-studentit tė sapodiplomuar nė atė kohė, Kevin Davenport. Ai djalė ishte i papėrmbajtshėm nė ato kohė. Nė fakt, po ta mendosh sot mėsojnė gjeometrinė Davenportiane nė shkollat e mesme, qė sigurisht e quajnė gjeometria Euklidiane. Nė njė deklaratė ku shprehen se kėrkojnė falje pėr kėtė gėnjeshtėr tė madhe me temė lashtėsinė, historianėt shprehėn shpresėn se vepra e tyre do tė mbijetojė pėr meritė tė vet. Do tė ishte turp tė shihnim njerėzimin tė braktiste arritje tė tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetėm pėr shkak tė origjinės sė tyre, thuhej nė deklaratė. Veē kėsaj, kemi disa gjėra zhgėnjyese pėr tiu thėnė nė lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinėn, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentė.
Burimi.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-04-11 nė 18:29
|