Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-04-11, 16:33   #1291
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

fatmirsisht disa politikan kan fillue te vedisohen e mos te frigohen nga realiteti

ky esht BAJRAM REXHEPI i cili e ka vlersue realisht EULEXIN edhe e ka fol realitetin

po sa gjat do te qendroj ne ket post ,mvaret nga HASHIM THAQI



------------------------------------------------------------------------------------------------

Rexhepi nuk i luan fjalėt pėr EULEX-in

Publikuar: Sot, mė 28 prill 2011





Prishtinė, Bajram Rexhepi nuk tėrhiqet. Pak kohė pasi kishte kryer sqarimet e nevojshme tek zėvendėsėshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, ai u ka thėnė shkurt gazetarėve se nuk tėrheq asnjė pikė dhe asnjė presje nga ajo qė ka thėnė pėr kėtė mision. “S’ka hair prej EULEX-it. Zot ruana prej tyre”, ėshtė lutur ministri i Brendshėm, nė njė intervistė pėr Kohėn Ditore. Qėndrime tė ngjashme po mban edhe zėvendėskryeministri Hajredin Kuci. Sparkes ėshtė hidhėruar me kėto qėndrime tė zyrtarėve kosovarė dhe kėtė e ka shfaqur njė ditė mė parė nė njė konferencė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-04-11, 16:35   #1292
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Lakimi i autostradės, i paligjshėm dhe i papėrgjegjshėm

Prishtinė, 28 prill 2011 - Opozita ka kritikuar ashpėr sot nė Kuvendin e Kosovės vendimin e qeverisė pėr tė ndryshuar trasenė e autostradės Vėrmicė Merdar, ndėrsa Kryeministri Hashim Thaēi e cilėsoi shqetėsues kundėrshtimin qė i bėhet ndėrtimit tė autostradės. Kryetari i Grupit parlamentar tė LDK sė, Ismet Beqiri, e ka quajtur tė paligjshėm dhe tė papėrgjegjshėm vendimin e Qeverisė sė Kosovės, pėr ndryshimin e trasesė sė autostradės, e cila nuk do tė kalojė nėpėr Shtime, por nga Qafa e Dulės nė drejtim tė Orllatit, pėr t'u lidhur me magjistralen Pejė - Prishtinė. "Vendimi pėr ndryshimin e trasesė pa u shtruar si ēėshtje nė Kuvendin e Kosovės, tregon se kjo qeveri bėn ēfarė tė dojė. Lėre qė ne nuk kemi ide pėr ēmimin e kėsaj autostrade, por gjatė rrugėtimit tė projektit po devijon edhe traseja", theksoi Beqiri. Por sipas Kryeministrit Thaēi, me kėtė devijim tė trasesė do tė kursehen 350 milionė euro, ndėrsa do tė shtohen vetėm shtatė minuta kohė. Edhe deputeti i AAK Daut Haradinaj tha se nėse ky projekt ėshtė transparent ėshtė vetėm pėr Qeverinė, por jo edhe pėr qytetarėt e Kosovės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 28-04-11 nė 16:35
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-11, 16:59   #1293
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Piloti veteran Afgan ushtar vullnetare i Al kaides
Sulmi ne aeroportin e Kabulit 8 ushtare te vrar amerikan dhe nje kontraktues civil.
Zėdhėnėsi i Ministrisė Mbrojtjes Gjenerali Mohammad Zahir Azimi tha se i armatosuri ishte njė oficer i cili kishte shėrbyer si pilot nė ushtrinė afgane pėr 20 vitet e fundit. vrasesi- i identifikuar si Ahmad Gul, 48, i nje qyteti pran Kabulit Vrasesi vdiq nė njė shkėmbim zjarri qė pasoi pas vrasjes se ushtarve amerikan

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 28-04-11 nė 17:02
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-11, 18:32   #1294
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Jakupi ia tregon "dhėmbėt" PDK-sė

Jakup Krasniqi mė i sinqertė se kurrė.
Njėkohėsisht me i paduruar ndaj PDK-sė e veēmas komandant Kamishit.

Dy ditė pasi iu refuzuar nė kryesi kėrkesa qė tė hetohen krimet e pasluftės nė Kosovė, Bekim Haxhiu sėrish nė Kuvendin e Kosovės ka kėrkuar qė tė aprovohet kėrkesa e tij pėr hetime. Pasi ka pėrfunduar me kėrkesėn, pėrgjigjen negative nuk e ka marr nga partitė e tjera por nga Sekretari i Pėrgjithshėm i partisė sė tij, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ai i ka thėnė qė tė gjithė ata qė kanė prova apo fakte pėr ndonjė krim le ti drejtohen Prokurorisė dhe gjykatave kosovare e tė mos e shndėrrojnė Kuvendin e Kosovės nė njė arenė diskutimesh pėr krimin pasi kėtė duhet ta bėjnė organet e tjera.

Pas kėsaj, Kamishi nuk u bė i gjallė. /indeksonline/
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-11, 18:58   #1295
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH Shiko postimin
Jakupi ia tregon "dhėmbėt" PDK-sė

Jakup Krasniqi mė i sinqertė se kurrė.
Njėkohėsisht me i paduruar ndaj PDK-sė e veēmas komandant Kamishit.

Dy ditė pasi iu refuzuar nė kryesi kėrkesa qė tė hetohen krimet e pasluftės nė Kosovė, Bekim Haxhiu sėrish nė Kuvendin e Kosovės ka kėrkuar qė tė aprovohet kėrkesa e tij pėr hetime. Pasi ka pėrfunduar me kėrkesėn, pėrgjigjen negative nuk e ka marr nga partitė e tjera por nga Sekretari i Pėrgjithshėm i partisė sė tij, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ai i ka thėnė qė tė gjithė ata qė kanė prova apo fakte pėr ndonjė krim le ti drejtohen Prokurorisė dhe gjykatave kosovare e tė mos e shndėrrojnė Kuvendin e Kosovės nė njė arenė diskutimesh pėr krimin pasi kėtė duhet ta bėjnė organet e tjera.

Pas kėsaj, Kamishi nuk u bė i gjallė. /indeksonline/
Mesazhi.com

une nuk po shof pa ndegjushmerin e jakupit ndaj PDKes po kjo esht nji tentativ e jakupt qe mos te flitet per SHIKun ne parlament ,nga frika se populli do te ket ma shum njohuri per ket organizat kriminale


e aktpadia ne prokurori kalon pa kurfar zhurme edhe populli nuk do te ndegjoj shum per ket organizat terroriste kriminale ,kur duhet se punimet e kuvendit deri ne ora 17 jan online


e dihet prokurorin e ka HASHIM THAQI ne duart e veta
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 28-04-11 nė 18:59
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-11, 17:18   #1296
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme Aktuale....

Hiqen taksat me Serbinė, mbahen me Kosovėn

Shkėmbimet tregtare me Serbinė pritet tė rriten akoma e mė shumė, kurse me Kosovėn mund edhe tė pėrkeqėsohen.

Me stadin aktual tė tarifave doganore, Shqipėria ka kryer volume tė mėdha tregtie me shtetin e Beogradit, ndėrsa me vendin mė tė afėrt, Kosovėn, niveli nuk paraqitet aty ku duhej, por me ndryshimin e fundit tė taksave raporti me kėto vende do tė thellohet.

Njė tjetėr marrėveshje e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, nė kuadėr tė CEFTA-s pritet tė miratohet sė shpejti nga Kuvendi i Shqipėrisė.

Gazeta “Shqip” ka mėsuar strukturėn e re tė tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipėria.

Mes kėtyre vendeve do tė shkėmbehen mallra pa paguar tarifė doganore, mbi bazė tė kuotave (nė ton), qė shkojnė deri nė 15 pėr qind.

Mes kėtyre vendeve duhet tė kishte pėrfituar edhe Kosova, por pėr shkak statusit tė njohjes ndėrkombėtare, nuk ka pranuar tė nėnshkruajė protokollin shtesė tė marrėveshjes.

Pakti mes 6 shteteve tė CEFTA-s ėshtė firmosur mė 12 nėntor 2010, nė Beograd tė Serbisė, ku ashtu si Kosova, edhe Bosnjė-Hercegovina nuk ka pranuar tė firmosė marrėveshjen, madje nuk kishte negociuar me asnjė nga shtetet, kurse qeveria e Prishtinės kishte nisur bisedimet prej kohėsh me Kroacinė dhe Maqedoninė, por nė fund u tėrhoq.

Sipas Ministrisė sė Jashtme, marrėveshja e re pėr tregtinė e lirė mes vendeve erdhi pas pėrfundimit tė periudhės tranzitore tė reduktimit tė tarifave doganore pėr produktet industriale.

Pėr kėto mallra tarifat aktualisht janė zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes sė taksave pėr produktet bujqėsore dhe blegtorale, apo tė vezės, verės dhe peshkut.

“Referuar shkallės sė pėrfitimit nga tarifat preferenciale pėr shkak tė origjinės tė produkteve bujqėsore tė importuara (rreth 35-40 pėr qind) dhe tarifės doganore mesatare prej 2.4 pėr qind, qė rezulton nė kėtė periudhė, efekti minus nė buxhetin e shtetit nga reduktimi i taksave nuk shkon mė shumė se 60 milionė lekė”, pohon Ministria e Ekonomisė, ndėrsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkėmbimeve tregtare, do tė ketė zhvillim pozitiv nė arkėtimet e taksės sė TVSH-sė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-11, 18:16   #1297
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH Shiko postimin
Jakupi ia tregon "dhėmbėt" PDK-sė

Jakup Krasniqi mė i sinqertė se kurrė.
Njėkohėsisht me i paduruar ndaj PDK-sė e veēmas komandant Kamishit.

Dy ditė pasi iu refuzuar nė kryesi kėrkesa qė tė hetohen krimet e pasluftės nė Kosovė, Bekim Haxhiu sėrish nė Kuvendin e Kosovės ka kėrkuar qė tė aprovohet kėrkesa e tij pėr hetime. Pasi ka pėrfunduar me kėrkesėn, pėrgjigjen negative nuk e ka marr nga partitė e tjera por nga Sekretari i Pėrgjithshėm i partisė sė tij, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ai i ka thėnė qė tė gjithė ata qė kanė prova apo fakte pėr ndonjė krim le ti drejtohen Prokurorisė dhe gjykatave kosovare e tė mos e shndėrrojnė Kuvendin e Kosovės nė njė arenė diskutimesh pėr krimin pasi kėtė duhet ta bėjnė organet e tjera.

Pas kėsaj, Kamishi nuk u bė i gjallė. /indeksonline/
Mesazhi.com
Po normal qe eshte i hapur Jakupi...
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-11, 19:17   #1298
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Limaj e sheh vetėn viktimė

Publikuar: Sot, mė 29 prill 2011

  • Limaj e sheh vetėn viktimė

Prishtinė, 29 prill - Ka kaluar njė vit nga bastisjet e bujshme tė EULEX-it nė Zyrat e Ministrisė sė Transportit qė atė kohė udhėhiqej nga Fatmir Limaj. Edhe pas kalimit tė kėsaj kohe, asgjė konkretisht nuk ka ndodhur. Fatmir Limaj, i cili vetėn e konsideron viktimė nė kėtė rast kėrkon shpjegime nga EULEX-i, pse ky spektakėl siē ai e quan, nuk solli diēka konkrete.
“S’ka mo tjera fakte, s’ka mundėsi me pas fakte, po tė kishte fakte do tė ishte kryer, por thjesht ēka do qė shtyhet dhe mbahet ėshtė pėr kalkulime tė imazhit politik. Tash unė e shoh vetėn viktimė. Absolutisht viktimė tė tyre”, citon Telegrafi Limajn sipas emisionit Info Magazina nė “Klan Kosova”.

Ai thotė se ėshtė i bindur qe EULEX, nuk ka asnjė fakt, prandaj sipas tij nuk ka edhe ēka tė thotė. Limaj mes tjerash deklaroi se nuk ėshtė marrė kurrė nė pyetje pėr kėtė ēėshtje, pėr keqpėrdorimin e tij tė dyshuar, transmetojnė mediat.

“S’ka ministri qė nuk hetohet, por tani vendoset nga vullneti i tyre, p.sh dikon e ka jaran dikush nga bosat e EULEX-it dhe thotė qė kėto zbon me prek”, shtoi Limaj, sipas tė cilit EULEX ka dėmtuar imazhin e Brukselit duke filluar hetimet bazuar nė njė veti tė njerėzve tė ligė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-11, 18:08   #1299
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Partnerėt e ”Mabetexit” lypin nga Pacolli kthimin e borxheve nė vlerė 3,6 milionė euro

Disa kompani qė janė kontraktuar nga “Mabetexi” pretendojnė se pronarėt e tij kanė ndaj tyre borxhe qė kalojnė shifrėn prej 3 milionė e 600 mijė eurosh.

Partneri i “Mabetexit”, kompania “Maber”, qė ishte kontraktuar pėr furnizim me pajisje elektrike, pretendon se kėto borxhe janė grumbulluar nga punėt qė janė kryer nė projekte ndėrtimore nė Kosovė e Kazakistan.

Nga tenderi 15 milionėsh qė kompania “Mabetex” e kishte fituar nga Qeveria e Kosovės pėr renovimin e Pallatit tė Medieve, (“Rilinjdes”) njė shumė prej 150 mijė eurosh nuk i ėshtė paguar firmės “Maber”, thotė pronari i saj Claudio Vanini.

Njė shumė prej 100 mijė eurosh ky biznesmen e lyp nga Behxhet Pacolli, pėr shkak tė punėve qė ka kryer nė ndėrtimin e shtėpisė rezidenciale nė Hajvali, ndėrkaq 320 mijė euro tė tjera kėrkohen pėr shkak tė ndėrtimit tė njė fabrike nė Kosovė.

Mbi dy milionė euro, sipas Vaninit, janė borxhe nga angazhimi i kompanisė sė tij nė ndėrtimin e dy spitaleve nė Kazakistan.

Po ashtu, gjatė punimeve nė kėtė shtet ai pretendon se Pacolli i ka mbetur borxh 250 mije euro pėr pistėn me akull nė Kazakistan, ku janė mbajtur lojėrat aziatike, si dhe 200 mijė euro pėr teatrin presidencial.

Po ashtu, sipas tij, “Mabetexi” ka borxhe edhe nėpėr projekte tė tjera ku ka qenė i angazhuar si furnitor.

Ndėrkaq drejtuesit e firmės “Caloi Industria” pretendojnė se Pacolli duhet t’ia paguajė njė borxh qė kap vlerėn e 150 mijė eurove, pasi kishte furnizuar me karrige kompaninė “Mabetex”, nė projektin pėr ndėrtimin e teatrit presidencial nė Kazakistan.

Claudio Vanini nga kompania “Maber”, si dhe Cartulo Curtolo nga “Caloi Industria” kanė bėrė publike nė njė medium italian “La tribuna di Treviso”, para disa ditėsh, pretendimet e tyre se ish-presidenti i Kosovės nuk i ka kryer obligimet ndaj tyre dhe se shifra totale e borxheve e kalon shumėn prej 3,6 milionė eurosh.

Ndėrkaq zyrtarėt e “Mabetex Group” nė Lugano tė Zvicrės kanė deklaruar se problemet me kompaninė “Maber”, e cila lyp t’i paguhen 3,6 milionė euro, kanė nisur gjatė punimeve nė renovimin e ish-ndėrtesės sė “Rilindjes” pėr nevoja qeveritare.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-05-11, 23:12   #1300
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Qosiq, tani ndarja e Kosovės shumė mė vėshtirė

Beograd, 29 prill 2011 - Idenė e hedhur kohėve tė fundit pėr ndarjen e Kosovės e ka komentuar edhe shkrimtari i njohur nacionalist serb Dobrica Qosiq, i cili ka qenė i pari qė ėshtė angazhuar pėr ndarjen pėrkatėsisht copėtimin e Kosovės para tridhjetė vjetėsh. Qosiq thotė se atėherė ideja e tij ka qenė mė lehtė e realizueshme, ndėrsa tani ėshtė "shumė mė vėshtirė". "Idenė pėr ndarjen e Kosovės e kam propozuar pothuajse para 30 vjetėsh. Atėherė kjo ishte shumė mė lehtė tė realizohet. Dhe atėherė kam thėnė ēfarė kam pasur pėr tė thėnė pėr kėtė. Por atėherė (ideja) nuk kaloi. Tani kjo ėshtė edhe mė vėshtirė", ka thėnė Qosiq pėr revistėn e pėrjavshme autoritative beogradase NIN, pas qė shefi i ekipit negociator serb "zbuloi" pėr shtypin se Beogradi ėshtė i gatshėm pėr bisedime pėr tė gjitha temat pėrfshirė ndarjen e Kosovės nė dialog me Prishtinėn. Revista nė fjalė rikujton se Dobrica Qosiq ka vizatuar hartėn e parė tė ndarjes sė Kosovės dhe planin pėr rindarjen e territorit nė proporcion 33 ndaj 77 pėr qind nė dobi tė Serbisė. Linjat e ndarjes tėrhiqeshin nga Prishtina ndrejt Pejės, pa Drenicėn, pėrfshirė Prizrenin, Gjakovėn dhe Deēanin. I vjetėr 20 vjet, as nė rrethanat e atėhershme, ai plan nuk ėshtė realzuar, pohon revista. Situata nė terren nė atė kohė? Rreth 200 mijė serbė mė shumė nė Kosovė. Nė duart serbe ishte administrata komplete, ushtria dhe policia. Mbėshtetja solide e komunitetit ndėrkombėtar pro Serbisė. Palėn e kundėrt e pėrrbinin shqiptarėt e paorganizuar, me ėndrrėn raomantike pėr pavarėsinė, por pa vizion tė qartė se si tė realizohet. Tani nė vitin 2011, pothuajse ēdo gjė ėshtė pėrmbysur si tabloja nė pasqyrė. Dhe ideja pėr ndarjen duket e tejkaluar, kur dy decenie mė herėt kjo nuk kaloi sepse nuk ekzistonte koncensusi nė elitėn politike serbe. Vemendjen nga Kosova, pas vizatimit tė hartės asnjėherė tė realizuar, e tėrhoqėn luftėrat nė Slloveni dhe Kroaci dhe shumė shpejt hartėn pėr ndarjen e Kosovė e mbuluan hartat e ndarjes sė territoreve tė tjera tė RSF Jugosllavisė. Kufijtė, ndėrkaq, u vizatuan ashtu si i lejoi komuniteti ndėrkombėtar, shkruan revista NIN me njė dozė rezignacioni nė numrin mė tė ri. qik

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 01-05-11 nė 23:13
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-11, 07:02   #1301
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli:Bin Laden eshte vrare!

Shefi i Alkaides ,Osama Bin Laden ,eshte vra ne afersi te kryeqytetit te Pakistanit!
__________________
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-11, 20:18   #1302
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kostoja e “Thaēit 2” mbi 6 milionė euro

Publikuar: Sot, mė 02 maj 2011





Prishtinė, 2 maj - Qeveria e “ristrukturuar” e Kosovės, e apostrofuar si Thaēi 2, e pėrbėrė nga gjashtė zėvendėskryeministra, nėntėmbėdhjetė ministra dhe e “dizajnuar” pėr 36 zėvendėsministra, do tė rėndojė buxhetin e varfėr tė Kosovės me rreth 6 milionė euro, vetėm pėr paga, mallra dhe shėrbime pėr stafin politik, shkruan sot “Zėri”.
Shpikja e disa dikastereve tė reja qeveritare dhe shtimi enorm i numrit tė zėvendėskryeministrave, nga opozita dhe shoqėria civile, shihet si “llastik politik qeveritar” pėr plotėsimin e ambicieve partiake. Pavarėsisht kėtyre kritikave, kryeministri Hashim Thaēi ka vendosur qė ta shtojė edhe njė ministri, atė pėr Diasporėn.
Analisti, Avni Zogiani thotė se 6 zėvendėskryeministra e 19 ministri, nuk i kanė as shtetet me dhjetėra miliona banorė. “Kjo puna e gjashtė zėvendėskryeministrave dhe e 19 ministrive nuk do as koment, ėshtė absurditet qė tregon tepėr shumė se shteti po u pėrshtatet partive dhe qė po e zgjasin shtetin si plastikė pėr me iu ra tamam”, ka thėnė Zogiani, duke shtuar se me kėto veprime qeveria shpenzon si ia do qejfi.
Glauk Konjufca thotė se qeveria nuk duhet ta harrojė fjalėn e urtė “qė zullumi kėputet prej sė trashi”. Sipas tij, kjo ėshtė skandaloze qė vetėm stafi politik tė bėjė shpenzime sa bėn Kuvendi i Kosovės.
“Tė gjithė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pėr paga nė vit i harxhojnė afro 4 milionė euro, por edhe kjo ėshtė shumė. Nga ana tjetėr, qeveria vetėm me staf politik harxhon mė shumė se krejt kuvendi”, ka thėnė Konjufca, duke shtuar se qeveria kontrollon gjithēka e atė nuk e kontrollon askush. Sipas tij, pushteti ėshtė shndėrruar nė pazarllėk pėr t’i plotėsuar ambiciet e dikujt, krijohen ministri tė reja.
“Ministria nuk krijohet pėr nevojėn e diasporės, por qė tė mos prishet koalicioni ata krijojnė ministri pėr diasporėn. Ky ėshtė njė model shumė i keq”, ka thėnė Konjufca.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė edhe nga partitė tjera ka pasur ide pėr krijimin e kėsaj ministrie pėr diasporėn.
“Me miratimin e Ligjit pėr Qeverinė sigurisht do tė ketė nevojė pėr njė ridizajnim tė tėrėsishėm qeveritar. Pas miratimit tė ligjit do tė ketė ridizajnim tė dikastereve. Gjatė mandatit qeverisės njerėzit e kanė tė vėshtirė ndoshta tė bėjnė zvogėlime apo ndryshime tė dikastereve, por njė mandat i ri sigurisht gjithsesi se do tė kėrkonte zvogėlim tė ministrive”, ka thėnė Kuēi.
Rritja e kabinetit qeveritar edhe pėr njė ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovės shihet me shqetėsim. Sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie, Ismet Beqiri ka thėnė se rritja nė 19 ministri ėshtė pėr t’u shokuar.
“Do tė na e kenė lakmi vendet e ndryshme, se sa jemi tė zotėt tė kemi njė qeveri me kaq ministra, po shtohen pėr ditė. Ne nuk jemi kundėr krijimit tė ministrisė, por edhe ministritė aktuale qė kanė fushėveprim qė kanė tė bėjnė me diasporėn nuk e kryejnė punėn e tyre. Sa herė tė bjerė nė krizė qeveria, kėta bėjnė ministri tė reja dhe njė qeveri me 19 ministri, ėshtė pėr t’u shokuar dhe kjo ndodh vetėm nė Kosovėn, tė cilėn qeveri dhe vend pretendon dhe e thotė se e udhėheq zoti Thaēi”, ka thėnė Beqiri.
Ndėrkohė, Ardian Gjini nga AAK, ka thėnė se ėshtė “lajm i keq” pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj, formimi i njė ministrie tė re. Sipas tij, kjo rritje numrit tė ministrave, zėvendėsministrave dhe zėvendėskryeministrave, ėshtė barrė e popullit tė Kosovės.
“Kjo ėshtė kultura dhe karakteri i kėsaj qeverie, dhe fatkeqėsisht Kosovėn nuk e presin ditė tė mira nė tė ardhmen, pėrderisa kėta njerėz janė nė pushtet. Mund t’u them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit tė problemeve tė vogla me probleme tė mėdha”, ka thėnė Gjini.
Nga ana tjetėr, ish-ministėr i Ekonomisė dhe Financave nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Haki Shatri, thotė se ngarkimi i Qeverisė me zėvendėskryeministra, ministra e zėvendėsministra pa ndonjė arsye, dėmton imazhin e shtetit, por edhe dėmton vetė buxhetin.
“Ėshtė totalisht e panevojshme qė tė ketė mė shumė se 18 zėvendėsministra. Ėshtė e paarsyeshme qė militantėt politikė tė rehabilitohen nė pozita politike e qė rroga marrin nga arka e shtetit”, tha ai.
Totali i pagave mujore dhe vjetore
Ministra 19 X 1270,50 = 24, 139. 5 euro X 12= 289, 674
Zėvendėskryeministra 6 X 1356,30 = 81,378 X 12= 976, 536 euro
Zėvendėsministra 36 X 1182,50 = 42 570 X 12= 510, 840 euro
Kėshilltarė 120 X 577,50 = 69. 300 X 12= 831.600 euro
Shoferė 55 X 214,50 = 11. 797 X 12= 141.570 euro
Asistentė 55 X 214,50 = 11.797 X 12= 141. 570 euro
Shpenzime mujore pėr paga nė total 240.981 euro
Shpenzime vjetore pėr paga nė total 2. 591.610 euro
Shpenzime pėr derivate brenda njė viti mbi 1 milion euro
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-11, 19:20   #1303
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Obama: Kufiri Izrael-Palestinė, sipas marrėveshjes sė 1967

Publikuar: Sot, mė 19 maj 2011


Washington, 19 maj - Nė njė fjalim gjithėpėrfshirės pėr Lindjen e Mesme, Obama tha se kryengritjet nė rajon tregojnė se represioni nuk do tė funksionojė mė.
“Pėr gjashtė muaj, ishim dėshmitarė tė ndryshimeve tė jashtėzakonshme qė ndodhėn nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Veriore. Shesh pas sheshi, qytet pas qyteti, shtet pas shteti, njerėzit u ngritėn qė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre bazike”, tha Obama.
Ai theksoi se SHBA-ja i mbėshtet kėto thirrje pėr ndryshime dhe shtoi se SHBA-ja kundėrshton pėrdorimin e dhunės kundėr njerėzve nė rajon dhe mbėshtet tė drejtat e tyre universale.
Obama tha se protestuesit pro demokracisė arritėn pėr gjashtė muaj atė qė terroristėt nuk mundėn ta arrijnė pėr dekada.
Presidenti Obama po ashtu tha se Osama bin Laden - lideri i Al Qaedas, i cili u vra nga forcat speciale amerikane nė fillim tė kėtij muaji, nuk ishte martir, por njė “vrasės i madh”, transmeton Radio Evropa e Lirė.
“Bin Laden nuk ishte martir, por njė vrasės i madh qė ofroi mesazhin e urrejtjes, insistoi qė myslimanėt tė kapin armėt kundėr Perėndimit, kurse dhuna kundėr burrave, grave e fėmijėve ishte rruga e vetme e ndryshimit. Ai refuzoi demokracinė dhe tė drejtat individuale pėr myslimanėt, nė favor tė ekstremizmit tė dhunshėm. Agjenda e tij fokusohej nė atė se ēka mund tė shkatėrronte, jo ēka mund tė ndėrtonte”, tha Obama, duke shtuar se agjenda e ekstremizmit tė Al Qaedas nė botėn arabe tashmė shihet si e vdekur. Presidenti tha se lideri i Sirisė, Bashar al-Assad ka zgjedhur rrugėn e vrasjes dhe paralajmėroi atė qė ta ndryshojė kursin, ose ta lėrė pushtetin. Ai u bėri thirrje izraelitėve dhe palestinezėve qė tė kuptojnė se “paqja nuk mund tė imponohet”.
Obama tha se procesi i paqes duhet tė rezultojė me dy shtete me “kufij tė pėrhershėm palestinezė me Izraelin, Jordaninė dhe Egjiptin, si dhe kufij tė pėrhershėm izraelitė me Palestinėn. Kufijtė mes Izraelit e Palestinės, sipas tij, duhet tė bazohen nė marrėveshjen e vitit 1967.
Presidenti Obama premtoi ndihmė ekonomike pėr shtetet qė pėrqafojnė reformat demokratike. Ai nėnvizoi se SHBA-ja do t’i lehtėsojė borxhet Egjiptit dhe se Washingtoni sė shpejti do tė lansojė njė fond prej 2 miliardė dollarėsh pėr mbėshtetjen e investimeve private nė kėtė rajon.
Obama, po ashtu, ritheksoi njė plan pėr tė riorientuar Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim qė tė mbėshtesė rajonin e Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės Veriore, ashtu siē i ka ndihmuar ish-shtetet komuniste nė Evropėn Qendrore dhe Lindore.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-11, 19:23   #1304
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kompania e njerėzve tė SHIK-ut pėrfitoi jashtėligjshėm nga Qeveria

Publikuar: Sot, mė 19 maj 2011


Prishtinė, 19 maj - Miliona euro nga Qeveria e Kosovės ka pėrfituar kompania private “Ada Consulting Group”, qė ishte themeluar nga ish-zyrtarė tė SHIK-ut. Ish-punonjės tė kėsaj organizate kanė punuar si zyrtarė tė lartė nėpėr ministritė tė cilat i jepnin tenderė kėsaj kompanie. Auditorėt kanė evidentuar shkelje ligjore nėpėr tenderėt qeveritarė qė i ka pėrfituar kjo kompani. Pronari i kėsaj kompanie, Avni Kastrati, nuk ka dashur tė komentojė rreth fitimit tė tenderėve nga ministritė ku kanė punuar ish-kolegėt e tij tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK).
“Me tenderė e me procedura ka shkuar gjithēka nė rregull”, citon “Koha Ditore” Kastratin.
Ndėrkaq, Latif Gashi, ish-drejtor i pėrgjithshėm i SHIK-ut, ka thėnė se nuk ka pasur mundėsi tė ketė asnjė ndikim nė tenderė gjatė kohės sa ka qenė zyrtarisht i emėruar si kėshilltar politik nė Ministrinė e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor.
“Nuk kam ndikuar e as nuk kam pasur mundėsi tė ndikoj pėr tenderė”, ka thėnė Gashi.
Sipas tij, pronari i firmės “Ada Consulting Group” ka punuar nė SHIK, por kur ėshtė shuar kjo organizatė ka mundur tė krijojė firmė e tė merret me biznes.
Ish-zyrtari tjetėr i SHIK-ut, Fadil Demaku, tash deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės, ka thėnė se ishte punėsuar nė kompaninė “Ada Consulting” nga Prishtina, pėr tė marrė njė rrogė, pasi kishte mbetur pa punė.
“Unė kam punuar sa pėr rrogė aty pėr njė vit. Ka qenė kohė kur kam mbetur pa punė dhe jam punėsuar, por asnjėherė nuk jam marrė me tenderė se ku i fiton kompania”, ka thėnė Demaku.
Pozita e tij nė kėtė firmė, sipas Demakut, ka qenė koordinator, ndėrsa nė SHIK kishte drejtuar Departamentin Antiterror.
“Ada Consulting Group”, qė kishte tė punėsuar deputetin e PDK-sė, Fadil Demakun, nė gusht tė vitit tė kaluar ishte shpallur fitues nė njė tender publik tė Komunės sė Drenasit, qė udhėhiqet nga vėllai i tij, Nexhat Demaku. Oferta e konsorciumit ku bėnte pjesė kjo kompani kishte qenė 35 mijė e 387 euro dhe kishte tė bėnte me hartimin e planit rregullues pėr Lagjen e Dėshmorėve.
Raportet e Zyrės sė Auditorit tė Pėrgjithshėm kanė gjetur shkelje ligjore nė tenderėt qė kjo kompani ka fituar nė Ministrinė e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor, si dhe nė Ministrinė e Forcės sė Sigurisė. Sipas auditorėve nė tenderin “Rregullimi i varrezave tė dėshmorėve nė Mitrovicė”, me vlerė 171 mijė e 503 euro, punėt nuk ishin tė kryera nė pajtim me kontratėn, ndėrsa pagesat ndaj kompanisė ishin bėrė.
“Ekipi i auditimit tė ZAP-it sė bashku me kryetarin e Komisionit pėr pranimin e punėve qė ishte caktuar nga Ministria bėnė njė ekzaminim fizik pėr tė vėrtetuar nėse punėt ishin kryer nė pajtim me kontratėn. Punėt nuk ishin kryer ashtu siē kėrkohet”, thuhet nė raportin e auditimit tė Ministrisė sė Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor pėr vitin 2009. Sipas auditorėve, dimensioni i skajoreve sipas kontratės ishte paraparė tė jetė 10/20 cm, ndėrsa ishin vendosur skajore tė dimensionit 8/20 cm.
“Vendosja e skajoreve ishte dashur tė jetė 3,000 m qė nga 10.5 euro bėjnė 31.500 euro, ndėrsa ishin vendosur 2 mijė e 602 m., qė nga 10.5 euro kushtojnė 27 mijė e 321 euro. Punė tė pakryera kishin mbetur 4 mijė e 179 euro, por qė ishin paguar”, theksohet nė kėtė raport tė auditimit.
Shkelja tjetėr sipas auditorėve kishte tė bėnte me vendosjen e rigolave. Sipas kontratės duheshin vendosur 3 mijė m qė nga 8 euro pėr njėsi kushtonin 24 mijė euro, ndėrsa ishin vendosur 1 mijė e 296 m qė nga 8 euro i bie 10 mijė e 368 euro apo pėr 13 mijė e 632 euro punė tė pakryera e qė ishin paguar.
“Po ashtu dimensioni i rigolave sipas kontratės ėshtė dashur tė jetė me dimensione 40/40 cm, ndėrsa ishin vendosur me dimensione 30/20 cm”, thuhet nė kėtė raport tė auditimit.
“Ada Consulting Group”, sipas auditorėve, po ashtu ka bėrė ndryshime tė specifikacionit teknik.
“Sipas specifikacionit teknik dhe kontratės lokacioni duhej shtruar nė asfalt, ndėrsa ishte bėrė me kubėza betoni”, kanė evidentuar auditorėt.
Ndėrkaq, sipas raportit tė auditimit pėr Ministrinė e Forcės sė Sigurisė kjo kompani nuk i kishte plotėsuar kushtet e parapara me dosje tė tenderit, por ishte shpėrblyer me kontratė nga kjo ministri. Ofertėn e kėsaj kompanie prej 919 mijė e 353 eurosh MFSK-ja e kishte vlerėsuar me 100 pikė. Sipas auditorėve kompania qė kishte fituar tenderin pėr riparimin e kuzhinės nė kazermėn e Mitrovicės nuk kishte prezantuar kopjet e faturave mė tė reja tė pagesės sė shėrbimeve tė ujit si dhe tė mbeturinave.
“Kėto dokumente janė kėrkuar nė mėnyrė eksplicite me dosje tė tenderit dhe operatori fitues i tenderit pėr riparimin e kuzhinės nė kazermėn e Mitrovicės nuk ka sjellė as polisat e sigurimit pėr punėtorėt e pėrfshirė nė projekt para nėnshkrimit tė kontratės. Polisat e sigurimit pėr punėtorėt e pėrfshirė nė projekt janė kėrkuar me nenin 18 tė kontratės”, kanė konstatuar auditorėt nė raportin pėr vitin 2009 tė kėsaj ministrie.
Kjo ministri edhe pėrkundėr vėrejtjeve tė auditorėve, mė 16 dhjetor tė vitit 2010 ka shpallur fitues kompaninė “ADA Consulting Group Sh.p.k”, e cila ishte nė konsorcium me kompaninė “Alb- Architect sh.p.k“, nė tenderin pėr ndėrtimin e objektit tė kuzhinės nė Pomazetin. Oferta e kėtij konsorciumi peshonte 908 mijė e 852 euro. Kjo kompani vitin e kaluar ishte shpallur fituese edhe nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė. Oferta e kėsaj kompanie pėr ndėrtimin e objektit tė njė shkolle nė Vushtrri ishte 1 milion e 922 mijė e 210 euro. Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale e kishte shpallur fitues nė tenderin pėr ndėrtimin e Qendrės pėr Banim Social nė Klinė pėr tė cilin projekt “Ada Consulting Group”, kishte lypur 443 mijė e 823 euro. Po ashtu edhe Komuna e Vushtrrisė vitin e kaluar e kishte shpallur fitues nė njė tender pėr asfaltim rrugėsh ku e kishte vlerėsuar si mė tė favorshme ofertėn e kėsaj kompanie, e cila peshonte 246 mijė euro.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-11, 11:33   #1305
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....







http://www.botasot.info/img/1Sheshi-vershimet-Pr-1.jpg


Reagim i KMDLNJ-sė pėr vėrshimet nė Prishtinė

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė ka reaguar lidhur me vėrshimet e djeshme nė qytetin e Prishtinės dhe rrethinė.
Nė reagim thuhet:
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė shprehė shqetėsimin pėr gjendjen e familjeve tė cilat pėsuan nga vėrshimet e ditės sė djeshme nė Prishtinė.
KMDLNj dje ka vizituar disa lagje dhe ka kontaktuar me banorė pėr tė parė pasojat e vėrshimeve tė ditės sė djeshme. Me kėtė rast ka parė se njė numėr i familjeve ka pėsuar dėme materiale nė banesa, biznese dhe bujqėsi.
Nga ajo qė ėshtė parė dje del se dėmet mė sė shumti janė shkaktuar si pasojė e infrastrukturės sė dobėt dhe mungesės sė mirėmbajtjes. Pėr kėtė KMDLNj ka tėrhequr vėrejtjen edhe mė herėt, mė saktėsisht pas vėrshimeve tė vitit 2008.
Vėrshimet kanė shkaktuar dėme nė Lagjen e Spitalit, nė Kodrėn e Trimave, Fshatin Shkabaj, nė disa rrugė tė qendrės sė qytetit etj. Sipas monitoruesve tė KMDLNj gjendja mė e rėndė ėshtė tek ato familja qė kanė pėsuar dėme nė shtėpi banimi. Kjo pėr arsye se shtėpitė e tyre janė bėrė tė pabanuara dhe kėto familje kanė nevojė urgjente pėr strehim.
Monitoruesit e KMDLNj po ashtu kanė parė se nė kėto lagje nevojiten njė reagim urgjent pėr dezinfektimin e rrugėve dhe shtėpive qė kanė pėsuar sepse ujerat e zeza kanė shkaktuar ndotje e cila mund tė paraqet rrezik pėr infeksione nėse nuk ndėrhyhet.
Pas vėrshimeve tė djeshme rrugė tė tėra nė Kodrėn e Trimave qė nga dje janė pa energji elektrike.
KMDLNJ u bėnė thirrje organeve tė komunės sė Prishtinės por edhe tė gjitha organizatave humanitare qė t’u ofrojnė njė ndihmė emergjente kėtyre banorėve. Organet e komunės sė Prishtinės dhe kompanitė publike qė janė pėrgjegjėse pėr shėndetin publik, ujėsjellės-kanalizimet, rrymėn dhe pastrimin e rrugėve duhet tė reagojnė menjėherė. Strukturat komunale duhet tė jenė mė tė pėrgatitura pėr tė pėrballuar fatkeqėsitė natyrore, thuhet nė reagimin e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.