Titulli: Cka mendoni...???
Pėr kėtė shkrim ...
" Dashuria "
Na ishte njėherė njė ishull ku jetonin tė gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerėzve: Gazmendi, Zymtėsia, Dituria, sikurse tė gjitha tė tjerat, pėrfshirė Dashurinė. Njė ditė iu bė e ditur ndjenjave se ishulli do tė shpėrngulej, Atėherė ato tė gjitha pėrgatitėn varkat e tyre dhe u nisėn . Vetėm Dashuria donte tė priste deri nė ēastin e fundit .. kur ishulli pėrfundoi sė shpėrnguluri, Dashuria vendosi tė kėrkojė ndihmė. Pasuria kaloi pranė Dashurisė me njė barkė tejet luksoze dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a mė merr me vete?” “Nuk mundem, kam shumė ar e argjend nė varkėn time e nuk ka vend pėr ty.” Dashuria atėherė vendosi t’i kėrkojė Krenarisė qė po kalonte pranė mbi njė anije tė mrekullueshme: “Krenari, tė lutem, mė merr me vete?”. “Nuk tė ndihmoj dot, Dashuri,“ u pėrgjigj Krenaria, “Kėtu ėshtė gjithēka e pėrkryer, mund tė ma dėmtosh varkėn time.” Atėherė Dashuria i kėrkoi Zymtėsisė qė kalonte pranė saj: “Zymtėsi, tė lutem, lermė tė vij me ty.” “Oh Dashuri,” iu pėrgjigj Zymtėsia, “Jam kaq e trishtė dhe kam nevojė tė rri vetėm ” edhe Gazmendi kaloi pėrbri Dashurisė, Por ishte shumė i kėnaqur qė nuk dėgjonte se dikush po e thėrriste. Papritur e pakujtuar njė zė tha: “Eja, Dashuri, tė marr unė me vete.” Ishte njė plakė ajo qė fliste. Dashuria u ndje pa masė mirėnjohėse dhe plot gėzim Saqė harroi ta pyeste plakėn si e kishte emrin. Kur arritėn nė breg, plaka shkoi nė punė tė vet. Dashurisė i ra ndėrmend se duhej pyetur Dituria: “Dituri, a mund tė mė thuash, kush mė ka ndihmuar?“. “Ka qenė Koha,” tha Dituria. “Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallė mė ka ndihmuar Koha?”. Dituria, plot menēuri, iu pėrgjigj: “Sepse vetėm Koha ėshtė e zonja tė kuptoj sa rėndėsi ka Dashuria nė jetė . "
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Oltiana1 : 19-05-11 nė 11:53
|